LIVE UPDATES

Kuvendi në kaos, 'ndizet' nga flakadanët! Opozita 'peng' foltoren, Rama voton projektiligjin për Bankën e Shqipërisë dhe largohet

♦Kuvendi është mbledhur në seancë plenare, e cila nisi me tensione të forta. ♦Deputetët e opozitës, me pankarta në duar në mbështetje të studentëve, goditën tavolinat dhe bllokuan foltoren. ♦Kryeparlamentari Niko Peleshi i ka hequr fjalën kreut të PD, Sali Berisha për të gjithë ditën e sotme gjatë gjithë seancës plenare. ♦Shkak për këtë vendim u bë fjala që mbajti kryedemokrati nga foltorja e Kuvendit, e cila u cilësua nga Peleshi si thirrje për dhunë. ♦Ndërkohë, para Kuvendit qëndrojnë makina dhe efektivë Policie për të siguruar mbarëvajtjen e seancës.

5 artikuj për këtë temë.
48 MINUTA ME PARE

Tymuese e flakadanë në Kuvend, përjashtohen 4 deputetë të PS, kalohet në votim direkt

Kuvendi në kaos, 'ndizet' nga flakadanët! Opozita
ndezja e flakadaneve ne kuvend

TIRANË- Kuvendi është përfshirë nga kaosi. Pas bllokimit të foltores, deputetët e PD-së kannë ndezur tymuese dhe flakadanë. Në këto kushte, kreu i Kuvendit kaloi në votim direkt projektligjet. Ndërkohë, pas përplasjeve Peleshi përjashtoi nga seanca 4 deputetë: Blendi Himçin, Ivi Kaso, Bledion Nallbati e Xhelal Mziu.

26 MINUTA ME PARE

Tensionet në seancën plenare, kryeministri Rama në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kuvendi në kaos, 'ndizet' nga flakadanët! Opozita
mberrtija e rames ne kuvend

TIRANË- Tensionet të forta janë shënuar sot në Kuvend që në nisje të seancës. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ndodhet në ambientet e Kuvendit. Në këto pamje jashtë godinës shihet eskorta e kreut të qeverisë.

/ZËRI

15 MINUTA ME PARE

"Blindohet" perimetri i Kuvendit, autobotë uji dhe forca të shtuara policore në terren

Kuvendi në kaos, 'ndizet' nga flakadanët! Opozita
policia jashte kuvendit

TIRANË- Kuvendi ka nisur seancën plenare, ndërsa në ambientet e jashtë qëndrojnë dhjetëra makina dhe efektivë policie për të siguruar mbarëvajtjen e seancës. Në gatishmëri janë vendosur edhe autobotët me ujë me presion, ndërsa perimetri është rrethuar me gardhe metalike. Masat e shtuara të sigurisë vijnë në një kohë kur vendi prej disa ditësh po përballet me protesta dhe tensione./ZËRI

 

2 MINUTA ME PARE

“Plumbat e gomës i meritojnë këta”/ Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës: Kjo është thirrje për dhunë

Kuvendi në kaos, 'ndizet' nga flakadanët! Opozita
sali berisha ne foltore

TIRANË- Seanca plenare ka nisur me tensione të forta. Kryedemokrati Sali Berisha mori i pari fjalën dhe u ndal te protesta, duke thënë se deputetët e mazhorancës meritojnë plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës. Deklarata solli ndërhyrjen e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili i ndërpreu fjalën kreut të opozitës, duke e cilësuar deklaratën si thirrje për dhunë.

Pjesë nga debati:

Berisha: Java dhe ditët që kaluan, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, barbaritë gjatë asnjë pushtimi. Në rrugët e Tiranës u thyen kocka, u çanë kafka, u përshtatën mjetet më të egra kundër të rinjve. Këta parlamentarë që shihni këtu, janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka dhe çajnë kafka. E meritojnë këta gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera.

Peleshi: Kjo është thirrje për dhunim. Ju hiqet fjala. Keni bërë thirrje për dhunë nga foltorja e Kuvendit. S’keni të drejtë fjale për gjithë ditën e sotme.

Peleshi i hoqi fjalën për gjithë ditën Berishës, teksa ndërpreu seancën për 5 minuta pushim./ZËRI

5 MINUTA ME PARE

Nis me zhurmë seanca plenare, deputetët e PD godasin tavolinat e bllokojnë foltoren (VIDEO)

Kuvendi në kaos, 'ndizet' nga flakadanët! Opozita
kuvendi

TIRANË- Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Deputetët e PD me pankarta në duar në mbështetje të studentëve, goditën me duar tavolinat teksa fliste kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. Më pas tensionet vijuan, teksa deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe në kushte të tilla, Peleshi njoftoi 5 minuta pushim.

 

/ZËRI

MOS HUMB