LIVE UPDATES

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS kryeson, e ndjek PD-ASHM, Lëvizja Bashkë surprizon në Tiranë

Numërimi i votave ka nisur në të gjithë vendin. ➤Deri më tani kryeson Partia Socialiste thuajse në të gjithë vendin. ➤Sipas të dhënave të fundit nga KQZ janë numëruar 219 nga 5,225 qendra votimi në total. ➤Deri më tani Partia Socialiste dominon me 26,055 vota, ose ndryshe 53.46% të totalit të votave të numëruara deri më tani. ➤Pas PS renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 16,843 vota, ose 34.56%. Po ashtu, është hapur edhe kutia e parë nga diaspora në qarkun e Kukësit, ku sipas rezultatit dominon PD me 196 vota, ndërsa PS me 52 vota.➤Në Pustec është mbyllur procesi i numërimit dhe Partia Socialiste ka marrë 1054 vota, ndërsa Aleanca Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë më pak se gjysmën e tyre, 458 vota. ➤Në Vorë janë numëruar vetëm një pjesë e kutive të votimit, më pas procesi u bllokuar me kërkesë të Partisë Demokratike dhe rezultati pritet të dalë nesër në mëngjes. ➤Deri më tani Partia Socialiste ka marrë 1902, ndërsa PD 1164. ➤ Në Tiranë janë numëruar 16 kuti votimi. PS kryeson me 1745 vota, ndërsa PD ka grumbulluar 1289 vota, e treta vjen Mundësia me 186 vota. Në Gjirokastër janë numëruar 6 kuti votimi. ➤Nga këto, 554 vota ka marrë Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë madhështore ka marrë vetëm 194 vota, Lëvizja Bashkë 7 vota dhe Partia Socialdemokrate 7 vota ➤Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 11 vota, ndërsa Partia Mundësia 8 vota. Në Devoll janë numëruar katër kuti votimi. ➤ZËRI ka mësuar se në total Partia Socialiste ka marrë 583, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 458 vota. ➤Ndërsa në Fier PS ka marrë 121 vota, ndërsa PD 43. ➤Në Delvinë PS kryeson me 103 vota, ndërsa PD ka siguruar vetëm 43. ➤Në qarkun e Shkodrës dominon PD me 95 vota ndërsa PS me 53 vota, PSD renditet forcë e tretë me 52 vota. ➤Në qarkun e Elbasanit kryeson PS me 2182 vota, ndërsa PD ka grumbulluar 922 vota. Në qarkun e Dibrës kryeson PS me 551 vota, ndërsa PD me 326 vota. ➤Në Mirditë kryeson PD me 95 vota, ndërsa PS me 76 vota. Në Durrës sërish maxhoranca kryeson me 256 vota, ndërsa opozita me 99 vota.➤Dy kuti në Kamëz janë shpallur gjithashtu të pavlefshme pasi rezultuan të dëmtuara në pjesën e kapakut. ➤PD ka pasur pretendime për intimidimin e zgjedhësve në këtë zonë. ➤Numërimi i votave të Diasporës është bllokuar pas disa tensioneve mes palëve. ➤Partia Demokratike pretendon se me votat e Greqisë është bërë masakër pasi kutitë me vota nuk vinin prej ditëhs, ndërsa sot erdhën të gjitha. ➤Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka kërkuar që votat e Greqisë të ndahen veçmas. ➤KQZ vendosi të pezullojë procesin e numërimit të votave nga Greqia, deri në një vendim të dytë.

35 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Fredi Beleri vëzhgon nga afër procesin e numërimit të votave në Himarë

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Fredi Beleri

HIMARË- Eurodeputeti grek Fredi Beleri ka vëzhguar nga afër procesin e numërimit të votave në Himarë. Beleri shfaqet krahë kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.Pas nisjes së procesit të numërimit të votave në Himarë, të dy ata kanë shkuar në qendrën e KZAZ. Deri më tani, PS po kryeson ndaj PD-ASHM.

Kujtojmë se Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.

Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit. Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, Atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Numërohen 219 Qendra Votimi, dominon PS, si renditen partitë e reja

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Pamje nga qendrat e votimit

TIRANË- Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin. Deri në mesnatën e 12 majit janë numëruar 219 nga 5,225 qendra votimi në total.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani Partia Socialiste dominon me 26,055 vota, ose ndryshe 53.46% të totalit të votave të numëruara deri më tani.

Pas PS renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 16,843 vota, ose 34.56%.

Rezultatet paraprake për subjektet e tjera janë:

Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,062 vota (4.23%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 1,576 vota (3.23%)

Partia Mundësia – 1,022 vota (2.10%)

Lëvizja Bashkë – 519 vota (1.06%)

Partia Koalicioni Euroatlantik – 360 vota (0.74%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 120 vota (0.25%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 85 vota (0.17%)

Lëvizja Atdheu – 61 vota (0.13%)

Aleanca Demokracia e Re – 32 vota (0.07%)

/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Nis procesi i numërimit të votave në Durrës, kryeson PS

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Durrës

DURRËS- Ka nisur numërimi i votave edhe në qarkun e Durrësit. Deri më tani janë hapur dy kutitë e para në bashkinë e Shijakut. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe në këtë bashki kryeson Partia Socialiste me 256 vota dhe ndiqet nga Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 99 vota./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Kukësi ngjyroset blu, PD-ASHM dominon ndaj PS, hapet kutia e parë e diasporës

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
FOTO ILUSTRUESE

KUKËS- Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Kukësit, përfshirë edhe ato të diasporës. Deri më tani janë numëruar 9 kuti nga 139 gjithsej në këtë qark. Mes tyre, është hapur edhe kutia e parë e diasporës në Kukës. Sipas rezultateve, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore po kryeson ndaj Partisë Socialiste. Më konkretisht PD-ASHM, ka siguruar 1131 vota, ndërsa PS ka marrë 792 vota. Po ashtu, Partia Socialdemokrate ka marrë 667 vota.

Procesi i numërimit po vijon nën monitorimin e përfaqësuesve politikë dhe vëzhguesve të autorizuar./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Numërohen 6 kutitë e para në Kolonjë, kryeson PS me një diferencë ndaj PD-ASHM

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Foto ilustruese

KOLONJË- Janë hapur 6 kutitë e para në Kolonjë. Sipas rezultateve të para PS kryeson me një diferencë kundër PD-ASHM.

Më konkretisht: PS ka marrë 873 vota, ndërsa PD ka grumbulluar 315 vota./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Nis numërimi në qarkun e Elbasanit, PS kryeson në Belsh

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Elbasan

ELBASAN- Ka nisur procesi i numërimit në qarkun e Elbasanit. Deri më tani është hapur kutia e parë në bashkinë Belsh. Sipas rezultateve të para edhe në këtë bashki dominon PS. Më konkretisht: PS 81 vota, PD 43 vota dhe ndiqet nga Mundësia me 8 vota./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Nis procesi i numërimit të votave në Delvinë, kryeson PS

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Foto ilustruese

DELVINË- Ka nisur procesi i numërimit të votave në Delvinë. Po ashtu, ka dalë edhe rezultati i kutisë së parë, ku PS dominon ndaj PD-ASHM. Më konkretisht rezultati është: PS 103 vota, PD 47, Nisma Shqipëria Bëhet 16 vota dhe Koalicioni Euroatlantik 1 votë dhe PSD me 4 vota.

Pritet që së shpejti të nis edhe numërimi i kutive për ZAZ-të e Bashkisë Vlorë. Ndërsa, mësohet se ka përfunduar edhe procesi i dorëzimit të materialeve në Bashkitë Sarandë Delvinë, Konispol dhe Finiq./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Numërohet kutia e parë edhe në Fushë Arrëz, PS përfundon forcë e tretë

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Fushë Arrëz

FUSHË ARRËZ- Është hapur kutia e parë në Fushë Arrëz. Nga çfarë raportohet, në këtë zonë kryeson gjithashtu koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në kutinë e parë PD-ASHM ka marrë 40 vota. Ajo çfarë bën habi është se forcë e dytë është Partia Socialdemokrate me 29 vota, ndërsa Partia Socialiste është forcë e tretë dhe ka marrë vetëm 168 vota.

1 MUAJ ME PARE

Situata merr kthesë, PD-ASHM kryeson edhe në Mirditë

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Foto Ilustruese

MIRDITË- Situata po ndryshon. ZËRI mëson se janë hapur kutitë e para në qarkun e Lezhës. Në Mirditë, koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me më shumë se 120 vota diferencë. PD-ASHM ndiqet nga Partia Socialiste.

Numërimi ka nisur thuajse në të gjithë vendin. Deri më tani është mbyllur procesi vetëm në Putec ku kryeson Partia Socialiste. Në Tiranë ka surprizuar "Lëvizja Bashkë", e cila deri më tani është renditur forcë e tretë.

1 MUAJ ME PARE

Shkodra ngjyroset me blu, PD kryeson me dyfishin e votave të PS-së

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Foto Ilustruese

SHKODËR- Numërimi i votave ka nisur edhe në Shkodër. Mësohet se forcë e parë në Shkodër është koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore që deri më tani ka marrë 44.4% të votave të numëruara. E dyta renditet Partia Socialiste me 20% të votave. Numërimi ka nisur thuajse në të gjithë vendin. Deri më tani është mbyllur procesi vetëm në Putec ku kryeson Partia Socialiste. Në Tiranë ka surprizuar "Lëvizja Bashkë", e cila deri më tani është renditur forcë e tretë.

1 MUAJ ME PARE

Nis procesi i numërimit të votave në Fier, hapen kutitë e para në Patos

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Patos

FIER- Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Fierit. Deri më tani ka nisur numërimi i kutive në Patos, ndërsa procesi raportohet se po vijon normalisht. Në këtë KZAZ ndodhen edhe vëzhgues të huaj për të monitoruar procesin. Po ashtu, në këtë KZAZ do të numërohen edhe kutitë e votimit të qendrës 3079/3 e Burgut të Fierit.

Në këto zgjedhje parlamentare 403 të dënuar ushtruan të drejtën e tyre të votimit, ndërsa 370 prej tyre nuk u lejuan të votojnë për shkak të ndalimeve nga Kodi Zgjedhor, pasi janë dënuar për krime më të rënda të kryera./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Nis numërimi i votave në Tiranë, PS dominon, Lëvizja Bashkë del forcë e tretë

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Ka nisur procesi i numërimit të votave në Tiranë. Deri më tani janë numëruar 4 kuti. Më konkretisht rezultatet e kutisë së parë janë: PS 176, PD 101, PS, Lëvizja Bashkë 33, Mundësia 26, PSD 9, Lapaj 15. Ndërsa rezultatet e kutisë së dytë janë: PS 199, PD 144 dhe Lëvizja Bashkë 135 vota. Rezultatet e kutisë së tretë janë: PS 116 dhe PD 86 vota. Ndërsa në kutinë e katërt janë: PS 163 dhe PD 143./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Tensionet për votat e Diasporës, Celibashi: Është bllokuar numërimi, do marrim një vendim

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se është bllokuar procesi i numërimit të votave të Diasporës. Në një deklaratë para mediave, Celibashi tha se pas tensioneve mes Opozitës dhe maxhorancës, është marrë vendimi për tu ndërprerë ky proces. Sipas kreut të KQZ-së duhet marrë një vendim, por që aktualisht po vlerësohet situata. 

Pjesë nga fjala e Celibashit: 

Procesi i numërimit tek Parku Olimpik për qarkun e Korçës ëhstë bllokuar momentalisht. Ndërhyrjet në proces janë të papranueshme. Po e vlerësojmë situatën. Do të na duhet që të marrim një vendim përsa i përket qarkut të Korçës. Do pak kohë pasi fillimisht do të duhet që të bëhet ndarja e zarfeve “A” dhe “B”. Askush nuk e sfidon ligjin. Nuk është çështje kohe, është çështje se si do të duhet të vendosim.

Partia Demokratike ka kërkuar që votat e Greqisë të ndahen pasi sipas tyre aty ka ndodhur një krim zgjedhor. PD ka tentuar edhe të futet brenda perimetrit të sigurisë, por është përballur me drejtuesin e Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla. Noka ka urdhëruar numëruesit e PD-së që të ndërpresin procesin. 

1 MUAJ ME PARE

Nis numërimi i votave në qarkun e Beratit, numërohet kutia e parë në Skrapar, dominon PD

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Kuçovë

BERAT- Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Beratit. Ndërsa në Skrapar ka përfunduar numërimi i kutisë së parë, ku Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dalë e para. Më konkretish PD ka marrë 73 vota dhe PS 60 vota. Mësohet se po ashtu janë hapur kutitë e para në Kuçovë, ndërsa prezent është edhe drejtuesi politik i Beratit për Partinë Socialiste Ervin Demo./ZËRI

 

1 MUAJ ME PARE

Numërohet kutia e parë në Kukës, dominon PS

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Procesi i numërimit në Kukës

KUKËS- Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në Kukës. ZËRI ka mësuar se në total Partia Socialiste ka fituar 76 vota, Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore 48 vota, Partia Socialdemokrate 3 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 1 votë.

Më konketisht, renditja e kutisë së parë të votimit:

PS 76

PD 48

PSD 3

Lëvizja Bashkë 1

/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Numërohen 3 kuti në Gjirokastër, PS kryeson me 160 vota

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Gjirokastër

GJIROKASTËR- Janë numëruar tre kuti votimi në Gjirokastër. Nga këto, 260 vota ka marrë Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë madhështore ka marrë vetëm 98 vota. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 11 vota, ndërsa Partia Mundësia 8 vota. Gjirokastra ka gjithsej 198 kuti me vota.

1 MUAJ ME PARE

Tensionet për votat e Diasporës, Noka jep urdhër: Asnjë votë e Greqisë të mos numërohet!

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka është tensionuar për votat e Diasporës. Noka ka urdhruar numëruesit e Partisë Demokratike që të ndërpresin procesin. Ai kërkon që votat e Greqisë të lihen mënjanë e të mos numërohen për momentin.

“Këtu është bërë masakër. Çdo votë e Greqisë të kalojë mënjanë. Do numërohen më vet,e një nga një, kaq. Asnjë votë e Greqisë të mos numërohet. Të gjitha të lihen më vete, që të numërohen në fund,”- dëgjohet të thotë Noka.

Votat e Greqisë kanë sjellë përplasje. PD pretendon se është bërë krim zgjedhor pasi kutitë me vota nuk po vinin prej ditësh, ndërsa sot kanë ardhur të gjitha. Përfaqësuesit e PD-së kanë tentuar edhe të futen brenda perimetrit të sigurisë, por janë përballur me të caktuarin për Diasporën nga Partia Socialiste, Taulan Balla.

1 MUAJ ME PARE

Numërohen katër kuti votimi në Devoll, maxhoranca kryeson sërish

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Foto Ilustruese

DEVOLL- Janë numëruar katër kuti votimi në Devoll. ZËRI ka mësuar se në total Partia Socialiste ka marrë 583 në total, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 458 vota.

Më konketisht, renditja e katër kutive të votimit:

1-          PS: 124  PD-ASHM: 97

2-          PS: 130  PD-ASHM: 134

3-          PS: 160  PD-ASHM: 135

4-          PS: 169  PD-ASHM:92

1 MUAJ ME PARE

Tensione edhe në Kamëz, PD flet për parregullsi: Zgjedhësit janë intimiduar

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Kamëz

TIRANË- Numërimi i votave në Kamëz është duke u zhvilluar me tensione! Përfaqësuesit e Partisë Demokratike pretendojnë se ka pasur parregullsi. Më konkretisht, Asllan Dogjani është shprehur se shumë qytetarë janë intimisuar nga eksponentë të Partisë Socialiste në Kamëz.

Numërimi ka nisur në disa zona të Shqipërisë, në Kukës, Devoll, Pustec dhe Tepelenë. Numërimi i votave të Diasporës ka nisur gjithashtu.

1 MUAJ ME PARE

Tensionohet situata për votat e Greqisë, PD kërkon të futet brenda perimetrit të sigurisë, Balla: Po merrni në qafë numëruesit

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Taulant Balla në Pustec

KORÇË- Sërish tensione në Pustec, Korçë, aty ku po numërohen votat e Diasporës. Për të disatën herë, Partia Demokratike ka kërkuar që votat e Greqisë të ndahen pasi sipas tyre aty ka ndodhur një krim zgjedhor. PD ka tentuar edhe të futet brenda perimetrit të sigurisë, por është përballur me drejtuesin e Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla.

“Ti s’ke të drejtë të shkelësh ligjin. Ti po shkel ligjin, ajo që je duke bërë ti është përtej kompetencave. Unë kam 30 vite që merrem me këtë punë. Kërko një provë. Kush është prova? Shko shqyrto provën që të thonë ata. Kanë humbur, duan alibinë. Je në shpërdorim detyre. S’ka vendim, o zonjë. Kjo është e rëndë. S’ka asnjë bazë ligjore që të kontestosh një zarf. PD po merr më qafë numëruesit e vetë. Dënimi është 3-6 muaj burg për pengim procesi. Nuk mund të kontestosh një zarf, mund të kontestosh një fletë votimi. A keni dëgjuar ndonjë provë?”- u ka thënë Balla pqrfaqësuesve të PD-së.

1 MUAJ ME PARE

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, kryeson Partia Socialiste, sa morën ‘të vegjlit’

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Foto Ilustruese

TEPELENË- Është numëruar kutia e parë në fshatin Sinanaj në Tepelenë. Sipas rezultateve, Partia Socialiste ka marrë 100 vota, Partia Demokratike 24. Në këtë kuti kanë pasur vota edhe partitë e vogla. Më konkretisht, Lëvizja Bashkë ka marrë 2 vota, Partia Social-Demokrate 3. Pesë janë shpallur vota të pavlefshme.

Procesi i numërimit ka nisur edhe në Kamëz e Pustec. Ndërsa në Vorë është ndërprerë procesi i numërimit të votave elektronike. Me kërkesë të Partisë Demokratike, rezultati do të shpallet nesër në mëngjes.

1 MUAJ ME PARE

Shkak adresat! Shqipëria ‘humb’ 15 kuti me vota nga Diaspora

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Votat

TIRANË- 15 kuti me materiale votimi nga Diaspora, konsiderohen të humbura! Kjo pasi këto materiale nuk kanë mbërritur asnjëherë në duart e emigrantëve. Tre herë KQZ i nisi me postën private DHL në adresat e emigrantëve, por posta i ktheu pas.

Kjo pasi adresat e deklaruara në PER kanë rezultuar të gabuara, ose shqiptarët nuk janë gjetur në adresat e deklaruara.

144 783 vota kanë mbërritur gjithsej në vendin tonë. Më së shumti kanë votuar emigrantët nga Italia, Greqia dhe Gjermania. 

1 MUAJ ME PARE

Nis numërimi i votave në Kukës, hapen 6 kutitë e para

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Kukës

KUKËS- Ka nisur numërimi i votave edhe në Kukës. Mësohet se deri më tani janë hapur 6 kutitë e para të votimit. Ndërsa në Tropojë dhe Has ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave. Deri më tani nuk ka një rezultat për kutitë e numëruara në këtë qark./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

ME VIDEO/ Si po numërohet votat në Pustec, prezent dhe Celibashi

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Pusteci

KORÇË- Pamjet që po shikoni vijnë nga Pusteci në Korçë ku ka nisur numërimi i votave. Prezent në këtë proces është edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, pasi këtu ka nisur dhe numërimi i votave të Diasporës. Partia Demokratike ka kërkuar që të ndahen votat e Greqisë dhe kjo gjë ka sjell tensione. 

PD pretendon se në Greqi është bërë një krim zgjedhor, pasi për ditë me radhë kutitë nuk po vinin, ndërsa sot kanë mbërritur të gjitha. Kjo gjë ka bërë që ata të kenë dyshime.

1 MUAJ ME PARE

Çfarë po ndodh në Kamëz? Tjetër kuti votimi e pavlefshme

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Kutia e votimit

TIRANË- Një tjetër kuti në Kamëz është konstatuar e pavlefshme. KQZ ka shpallur të pavlefshme kutinë me numër 1567/1 që i përket zonës së Kamzës. Deri më tani nuk ka informacione rreth këtij vendimi. Nuk dihet nëse edhe kjo ishte e dëmtuar si ajo e Bathores, apo vulat e mbylljes nuk kanë qenë në rregull. Ndërsa, në zonën e Bathorës u shpall e pavlefshme një kuti pasi fletët e votimit kishin dalë jashtë dhe kapaku ishte dëmntuar./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Nis numërimi i votave dhe në Tepelenë, hapen kutitë e tre fshatrave

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Tepelenë

TEPELENË- Ka nisur numërimi i votave edhe në Tepelenë. Mësohet se deri më tani janë numëruar kutitë e fshatrave Progonat, Nivicë dhe Sinanaj. Deri më tani nuk ka një rezultat për kutitë e numëruara në këto zona.

Procesi i numërimit ka nisur edhe në Kamëz e Pustec. Ndërsa në Vorë është ndërprerë procesi i numërimit të votave elektronike. Me kërkesë të Partisë Demokratike, rezultati do të shpallet nesër në mëngjes.

1 MUAJ ME PARE

Nis me tensione numërimi i votave të Diasporës, PD kërkon ndarjen e votave të Greqisë: Është bërë krim zgjedhor

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Votat

TIRANË- Ka nisur me tensione numërimi i votave të Diasporës në qarkun e Korçës. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë. Kjo kërkesë është refuzuare nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Ky i fundit u ka kërkuar përfaqësuesve të PD-së që të vendosin kartën identifikuese në mënyrë që të ndiqej protokolli për të gjitha kutitë.

PD nga ana tjetër pretendon se në Greqi është bërë një krim zgjedhor, pasi për ditë me radhë kutitë nuk po vinin, ndërsa sot kanë mbërritur të gjitha. Kjo gjë ka bërë që ata të kenë dyshime.

1 MUAJ ME PARE

Ishte dëmtuar kapaku, një kuti në Bathore e pavlefshme

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Kutia e votimit

TIRANË- Teksa pritet që të nisë procesi i numërimit të votave në Kamëz, nga 89 të tilla në shkollën “Hillary Klinton”, do të numërohen 88 të tilla, pasi një prej tyre është klasifikuar e parregullt. Gjatë dorëzimit të të kutive në KZAZ 28, një kuti e zonës së Bathores, edhe pse ishte e vulosur dhe sipas procedurave ishte bërë procesverbali, është klasifikuar si e pavlefshme.

Mësohet se ky vendim u mor pasi disa fletë ishin jashtë kutisë dhe ishte dëmtuar kapaku i sipërm. Ende nuk dihen rrethanat nëse ky incident ndodhi gjatë momentit të mbylljes së kutisë apo gjatë transportit. Por, eshe pse qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre është vendosur që të mos numërohet. Edhe dy kuti të tjera të materialeve zgjedhore kanë qenë të dëmtuara, por votat e tyre do të numërohen, pasi janë të vulosura./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

KQZ nxjerr PAMJET LIVE: Gjithçka po përgatitet, pritet të nisë numërimi i votave të diasporës

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Pamjet nga Feti Borova

TIRANË- Votat e diasporës ende nuk kanë nisur që të numërohen ende, por gjithçka është gati. Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve ka hapur kamerat dhe po transmeton live në faqen e tyre zyrtare në Youtube, pamjet nga parku Olimpik i Tiranës "Feti Borova". Në të gjithë hapësirën që do të përdoret, janë ndarë 12 "kampe". Nga një për secilin qark. Në të gjithë këto ishuj do të nisë numërimi për votat e diasporës, të cilat do të nxirren nga zarfet dhe do të numërohen.

144 783 vota kanë mbërritur gjithsej në vendin tonë. Më së shumti kanë votuar emigrantët nga Italia, Greqia dhe Gjermania. Zarfet e ardhura nga kudo do të ndahen sipas qarqeve dhe më pas do të nisë numërimi. Kështu, për herë të parë, emigrantët do të mund të ushtrojnë vullnetin e tyre për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Numërohen 3 kutitë e para në Pustec, dominon PS-ja, thellohet diferenca krahasuar me 2021

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Pustec

KORÇË- Janë numëruar 3 kutitë e para në Bashkinë e Pusteçit, Korçë. Sipas rezultateve të deritanshme në kutinë e parë 130 vota mësohet se janë për Partinë Socialiste, ndërsa për Partinë Demokratike, 52. Po ashtu, edhe në kutinë e dytë 150 vota janë për PS dhe 118 për PD. Në kutinë e tretë janë numëruar 139 vota për PS dhe 38 për PD. Deri më tani është në avantazh PS me 414 vota në raport me 205 që ka marrë PD. Edhe në vitin 2021, sipas rezultateteve të publikuara në atë kohë, ka kryesuar maxhoranca në kutinë e parë me vota, por vetëm me katër vota diferencë. Partia Socialiste kishte 118 vota, Partia Demokratike 114 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 17 vota./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Pustec, nis numërimi i votave, procesi vijon qetësisht dhe pa incidente

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Foto ilustruese

KORCE- Pas mbylljes së qendrave të votimit, ka nisur menjëherë procesi i numërimit të votave në njësinë administrative të Pustecit. Komisionerët dhe vëzhguesit janë të pranishëm në ambientet ku po zhvillohet numërimi, duke ndjekur nga afër çdo hap të procedurës.

Sipas autoriteteve zgjedhore, janë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces të rregullt, transparent dhe në përputhje me standardet. Deri më tani, numërimi po vijon në mënyrë të qetë dhe pa asnjë incident të raportuar.

Rezultatet paraprake pritet të publikohen gjatë orëve në vijim./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

PS shpall triumfin në Vorë: Ruani qetësinë! Jeni dallandyshja e parë e fitores, urime!

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Helena Kaçe

TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar përmes zëdhënëses Helena Kaçe ka shpallur fitoren në Bashkinë e Vorës. Në një deklaratë nga selia rozë, lidhur me vendimin e KQZ për të mos bërë publik numërimin e votave në Vorë, socialistët pretendojnë se vendimi është arbitrar dhe zhgënjyes. Megjithatë u bëjnë thirrje mbështetësve të Partisë Socialiste që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi sipas selisë qendrore, fitorja është mëse e sigurtë.

Deklaratë e Partisë Socialiste:

Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë. Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste. Urime, urime, urime! Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Numërohen 6 kuti në Vorë, kryeson Opozita

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Foto Ilustruese

VORË- Janë numëruar gjashtë kuti në Vorë. ZËRI ka mësuar se Opozita po kryeson bindshëm me 521 vota. Ndërsa maxhoranca ka marrë 501 vota. Në Vorë është kryer votim elektronik dhe hapja e kutive po bëhet me radhë, ndaj ky rezultat mund të ndryshojë nga momenti në moment. Por, deri më tani kryeson koalicioni Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

1 MUAJ ME PARE

Opozita korr fitoren e parë në zgjedhjet parlamentare, kryeson në Domje

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Foto Ilustruese

TIRANË- Opozita ka korrur fitoren e parë në këto zgjedhje parlamentare. ZËRI ka mësuar se është numëruar kutia në Domje që i përket Bashkisë Vorë ku dhe është votuar në mënyrë elektronike. Në këtë kuti, rezultati është 212 vota për PD-në dhe 120 për PS-në. Me këtë rezultat, Opozita ka korrur fitoren e parë. Në kutinë e parë që u numërua po në Vorë, kryesonte bindshëm maxhoranca.  Materialet zgjedhore po shpërndahen në të gjithë Shqipërinë dhe pritet që të nisë numërimi në të gjitha qendrat.

1 MUAJ ME PARE

Numërohet kutia e parë në Vorë me votim elektronik, kryeson PS me 70%

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Foto Ilustruese

TIRANË- Është numëruar kutia e parë në Vorë me votim elektronik. Nga rezultatet e bëra publike, rezulton se Partia Socialiste ka marrë 124 vota, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, 42 vota. Me këto rezultate, në kutinë e parë PS prin me 70% të votave.

11 MAJI/ Numërohet kutia e parë e diasporës, mbyllet Pusteci! PS
Numërimi

Përsa u përket kandidatëve, nga ana e socialistëve kryeson Blendi Gonxhja, ndërsa nga selia, mjeku Ilir Alimehmeti.

Matërialet zgjedhore po shpërndahen në të gjithë Shqipërinë dhe pritet që të nisë numërimi në të gjitha qendrat.

Poll

MOS HUMB