LIVE UPDATES

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me pjesëmarrje të ulët, 5 të arrestuar. PD PËRPLASET me Braçen në Tiranë

➤Ka përfunduar orari zyrtar i votimit! ➤Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 në të gjithë vendin dhe u mbyllën në 19:00. ➤Megjithatë në disa qendra votimi, qytetarët vijojnë të jenë në radhë, ndaj pritet që procesi të shtyhet. ➤Deri në orën 18:00, sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë votuar 40.89% e votuesve. ➤E drejta e votës iu dha 3,713,761 shtetasve shqiptarë, brenda e jashtë vendit. ➤Në disa qendra votimi ka pasur incidente, por procesi teknik i votimit ka vojuar pa probleme. ➤Zonat ‘më të nxehta’ mund të themi se kanë qenë Vora, Miloti dhe Tirana, për shkak të përplasjeve fizike.

95 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

HARTA- KQZ publikon shifrat zyrtare! Sa qytetarë votuan në të gjithë vendin, diaspora me pjesëmarrjen më të lartë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Shifrat

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare rreth pjesëmarrjes në votime të qytetarëve në vend. Sipas informacioneve zyrtare në këto zgjedhje kanë votuar 42.16 përqind qytetarë. KQZ bën me dije se pjesëmarrja më e lartë e votimeve ka qenë në qarkun e Dibrës me 50.10 përqind e qytetarëve. Pas Dibrës, vjen Tirana me 48.73 përqind të qytetarëve që janë drejtuar në qendrat e votimit.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Tabela

Po ashtu edhe në Kukës u shënua një përqindje e lartë votimesh me 46.18 përqind në këtë qark. Ndërsa dy qarqet me pjesëmarrjen më të ulët mbeten Shkodra edhe Vlora.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Tabela

Për qarkun e Vlorës, Partia Socialiste kërkoi të zgjatej orari i votimeve për shkak të garës së Giro d’Italia, ku si pasojë u bllokuan rrugët. Por, kjo kërkesë u rrëzua nga KQZ. Sakaq, një shifër shumë e madhe e votuesve u regjistrua edhe nga diaspora shqiptare me me 79.24%./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Tensione në një qendër votimi në Tiranë, të përfshirë Blushi dhe Kalaja: Po shpërndanin para!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga përplasja

TIRANË- Tensione të tjera janë regjistruar në një qendër votimi në Tiranë, ku është nevojitur edhe ndërhyrja e forcave të Policisë. Në këtë konflikt u përfshi edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Po ashtu, në qendrën e votimit ka mbërritur edhe përfaqësuesja e Partisë Demokratike Adriana Kalaja.

Blushi pretendon se në qendrën e votimit socialistët po shpërndanin para për të blerë votën.

“Ka ndodhur një krim zgjedhor. Patronazhistët në dijeninë tonë po shpërndanin para, çfarë mund të bësh tjetër në një zyrë anonime që mbrohet nga policia e shtetit. Në mes të ditës u bë një krim i shëmtuar zgjedhor”, u shpreh Blushi./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

U vu nën hetim pas përplasjes në Vorë, Noka: Xhoni Asllanaj, nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit, Policia ia njeh skedën

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas u procedua në gjendje të lirë nga Policia, pas përplasjes që pati me anëtarët e familjes Xhabafti në Vorë. Noka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se personi me të cilin u përball në qendrën e votimit në Vorë është Xhoni Asllanaj. Më tej, ai shton se Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit, të cilët sipas tij, janë të skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale "Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".  Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë!

Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në videolajmin e Report TV-së vite më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.

Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. #Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.

Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si "qytetari që u pengua" në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin. Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!”, shkruan Noka.

Çfarë ndodhi sot në Vorë?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa prej anëtarëve të familjes Xhabafti në momentin që është paraqitur për të votuar. Një prej tyre është identifikuar si Berti Xhabafti. Noka ka pretenduar se Xhabafti bashkë me shoferin dhe shoqëruesin e tij, "punojnë" për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe se kanë ushtruar presion kundrejt qytetarëve për vota./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

ME VIDEO/ Braçe përplaset fizikisht dhe kërcënon gazetaren Ambrozia Meta: Mu zhduk po të them! Ti dhe ky banditi

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Ambrozia Meta dhe Erion Braçe

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Marko Boçari” këtë mbrëmje, ku kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përplasur fizikisht me gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta. Meta ka konstatuar një zyre me punonjës të administratës, për të cilt shprehet se ishin në rolin e patronazhistëve dhe duke punuar me vota bashkë me Braçen. Nga ajo zyrë, të gjithë personat kanë dalë dhe janë larguar duke vrapuar, ndërsa deputeti Braçe është përplasur me gazetaren.

Në këtë vendngjarje kanë mbërritur një nga një të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, si Belind Këlliçi, Adriana Kalaja dhe Albi Jahelezi. Më vonë janë parë edhe efektivët e forcae “Shqiponja”. Megjithatë, Kalaja dhe Këlliçi pretendojnë se ardhja e policisë ka qenë shumë e vonuar dhe se çdo material zgjedhor dhe paratë që mund të kenë qenë në atë zyrë, janë ‘zhdukur’ nga vetë socialistët.  

1 MUAJ ME PARE

Përfundon orari zyrtar i votimit!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

TIRANË- Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025! Qytetarët, të cilët nuk kanë votuar nuk kanë më mundësi të votojnë pas orës 19:00, përveç atyre personave që në ato momente ndodheshin brenda në qendrat e votimit. Kutitë me materialet zgjedhore do të merren nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për numërim.

Deri në orën 18:00 u raportua se 40.89 qytetarë kanë votuar, pjesëmarrje kjo më e ulët se ajo e 2021.

Në mbarë vendin u ngritën gjithsej 5,225 qendra votimi. Ndërsa në fletën e votimit, shqiptarët kishin si zgjedhje 11 subjekte politike, ku 3 ishin koalicione, dhe 9 parti që garuan të vetmet./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

SHERR në TIRANË! Braçe PËRPLASET me kandidatët e PD, Këlliçi i tensionuar edhe me Policinë: Kemi konflikt, ejani urgjent!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga përplasja

TIRANË- Situata në Tiranë ka arritur pikën e vlimit! Në Tiranë, në njësinë numër 5 u zbulua një zyrë, ku dyshohet se ishin duke punuar zyrtarë të shtetit që siguronin vota për Partinë Socialiste. Zyra u denoncua nga një qytetar dhe më mbërritjen e kamerave, të gjithë të pranishmit u larguan me vrap. Pak minuta më pas, në zyrë i shoqëruar nga Genci Lulja, mbërriti edhe kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Erion Braçe, i cili pati disa momente përplasje me gazetaren Ambrozia Meta dhe të anëtarët e tjerë të ekipit të medias.

Ekipit të medias i janë bashkuar edhe kandidatë të tjerë të opozitës për deputetë: Belind Këlliçi, Grigles Muçollari, Adriana Kalaja dhe Tedi Blushi. Edhe këta të fundit kanë pasur përplasje me deputetin socialist.

"Mos i jep më gojës,"-i thotë në një moment Këllici-Braçes.

DEBATI MES TYRE:

Genci Lulja: Ik ore copë mishi mos të të shoh këtu. Gangester ti!

Këlliçi-Policisë (telefonata e katërt): Kemi kapur një krim zgjedhor. Unë jam këtu në vendngjarje, është duke u transmetuar live gjithçka!

Braçe: More hiqe dorën ti! Hajde pak, hajde pak!

*një grua: Erion nuk ia vlen! Nuk ia vlen!

Këlliçi: Lëre të rrijë brenda, lëre, lërë!

Këlliçi-Policisë (telefonata e gjashtë): Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral. A do vijë patrullë apo jo? Ça keni njoftu? Fundërrina. Mos i jep gojës më oooo. Qepe gojën.

*futet Sali Lushaj

Genci Lulaj e sqaron: Ke besim tek mua? Më erdhën 3 çuna këtu. Më kanë rraf çunat. Unë jam burrë nuk jam kalama. Erdhën nja 3-4 çuna këtu dhe janë zënë. Nuk i ka prek njëri pra.

Këlliçi: Ti ça ke? Kush je ti? E di shumë mirë kush je. E di për çfarë kë ardhur. As nuk të llogarit njeri ty.

MOMENTI ME VIDEO: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Policia ka mbërritur me vonesë, edhe pse është telefonuar disa herë.

“Jam Belind Këllici është telefonata e gjashtë. Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral në flagrancë. Rruga ‘Marko Bocari’. Është telefonata e gjashtë në 1 orë,"-dëgjohet teksa flet në telefonatë Këlliçi.

Disa minuta më vonë, kandidati Belind Këlliçi foli për mediat duke ngritur pyetjen përse duhet të ikin njerëz me vrap, kur janë duke kryer punën e tyre. Po ashtu, shtoi se për rastin ka telefonuar dy herë Task Forca e SPAK-ut, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Nëse dikush që s’ka shkelur ligjin s’ka pse të vendosë kapuç në kokë dhe t’ia fusë me vrap. Z.Braçe ka pretenduar se është zyra e tij e punës, zyra e tij elektorale. Kam gjetur një situatë të tensionuar mes aktivistëve tanë dhe një personi me precedentë që mbronte z.Braçe. Kemi telefonuar 6 herë Policinë e Shtetit, nuk vinte patrulla! Pasi kam telefonuar drejtorin e Policisë së Tiranës, pas 30 minutash ka ardhur Policia e Shtetit. Kam kërkuar këqyrjen e skenës kriminale. Zyra elektorale është e padeklaruar, pa logo. Në rastin më minimal kemi të bëjmë me një zyrë të padeklaruar, përdorim të administratës publike. Kemi telefonuar dy herë Task Forcën e SPAK-ut, s’më është përgjigjur asnjëri. Cila është arsyeja që z.Braçe thotë s’i njoh kësaj individë, nëse janë stafi i tij. Pse ishin hartat në mur, dhe pse ishin laptopat?!,”-tha Këlliçi.

Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 18:55, ndërkohë që pas mbylljes së procesit të votimit, në zyrë kanë shkuar edhe dy OPGJ, të cilët kanë nisur kontrollin e zyrës dhe marrjen e denoncimeve nga palët./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Zbulohet zyra te 'rruga e Kosovarëve'! Sapo shohin kamerat, marrin laptopët dhe ikin me vrap...

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga zyra

TIRANË- Një zyrë e paligjshme elektorale është zbuluar në rrugën "Marko Boçari" në Tiranë! Pamjet janë publikuar nga media "Syri.net", të cilët pretendojnë se kanë zbuluar një zyrë të patronazhistëve, të cilët vepronin në Tiranë. Brenda në zyrë ishin disa persona, të cilët me kompjutera dhe harta në mure, dyshohet se punonin për të siguruara vota për Partinë Socialiste.

PAMJET BRENDA ZYRËS:

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

Një prej tyre ishte Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës.

Në momentin që qytetari i ka hapur derën për të zbuluar se çfarë po ndodhte brenda, personat e kanë përzënë. Ndërsa në momentin që kanë parë kamerën e televizionit, kanë marrë mjetet e punës dhe janë larguat me vrap. Madje, të gjithë vendosën kapuçët e xhupave në kokë që të mos identifikoheshin nga kamera./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rritje e pjesëmarrjes/ KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40.89% e votuesve

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pjesëmarrja në votime

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit të pjesëmarrjes në votimet për Kuvendin deri në orën 18:00. Deri tani 1 orë larg përfundimit të procesit kanë votuar 40.89% e votuesve.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Tabela

Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vazhdon të jetë Dibra, e ndjekur nga Tirana dhe Kukësi, ndërsa Qarku me numrin më të ulët të votuesve është Vlora, ku duket se ka ndikuar organizimi i “Giro d’Italia”.

Pjesëmarrja deri në këtë orë është më e ulët se ajo e vitit 2021, me të njëjtën orë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike (FOTO)

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga vendngjarja

SARANDË- Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë! Komisioneri i Partisë së Lirisë ka rënë papritur në tokë teksa ishte duke ecur. Sipas “Top Channel”, ai është transferuar menjëherë në spital, ndërsa mjekët bëjnë me dije së pësoi krizë epileptike dhe është jashtë rrezikut për jetën.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga vendngjarja

/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

“Ik se të zhduka!”/ Me lista në duar, sekretarja e Rakip Sulit përplaset me kandidatin e PD, Arjan Hoxhën (VD)

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga videoja

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike në Kamëz, Arjan Hoxha ka nxjerrë një video të sekretares së kryebashkiakut të Kamëz, Rakip Sulit, Rajmonda Leçka. Në videon e publikuar nga Hoxha, sekretarja e kryebashkiakut shfaqet me letra në duar, që për kandidatin demokrat për deputet janë lista votuesish. Madje në një moment kapet duke bërë një shenjë me duar, numrin 5, që përkon me numrin rendor që mban Partia Socialiste në fletën e votimit.

Në momentin që demokratët i janë afruar, ajo kërcënon duke u shprehur: Ik andej se të zhduka fare. O pler!

MOMENTI ME VIDEO: 

Lidhur me videon, Hoxha shprehet se gjatë gjithë ditës së sotme, e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo QV, ndërsa shton se edhe pse ka kontaktuar në telefon kreun e KZAZ Eni Bistri, sërish nuk është marrë asnjë masë.

“Videoja u regjistrua nga një pjesëtar i ekipit tim. Bëhet fjalë për QV e ngritur tek ish kopshti në qendër Kamëz. Njëra ishte sekretarja e Rakip Sulit, Rajmonda Lecka e tjetra punonjëse e policisë bashkiake. Ata janë pjesë e administratës së procesit zgjedhor. Në shkelje të hapur me ligjin bëjnë fushatë për PS-në. Ky nuk është rast sporadik. Gjatë gjithë ditës së sotme e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo QV, brenda ambienteve të tyre në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor duke u përpjekur të intimidojnë e ushtrojnë presion mbi votuesit. Kam njoftuar me telefon kreun e KZAZ Eni Bistri por ai nuk mori asnjë masë. Dhe duke parë që ai nuk mori asnjë masë, pamjet filmike i denoncova.Eni Bistri është dhe punonjës i bashkisë së Rakip Sulit. Gjatë gjithë ditës qytetarët ankohen se janë nënprension të administratës së Kamzës dhe patronazhistëve,”- tha Hoxha.

Po ashtu, lidhur me rastin, nuk ka ende asnjë reagim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Ndërpritet procesi i votimit në Tiranë, Pampuri konfliktohet me zgjedhësit

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

TIRANË- Është ndërprerë procesi i votimit në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”. ZËRI mëson se shkak është bërë një konflikt mes kandidates demokrate Oriola Pampuri dhe votuesve.

Pampuri ka telefonuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi pas incidentit dhe është marrë masa për ndërprerjen e procesit të votimit. Pritet të zbardhen më shumë detaje.

1 MUAJ ME PARE

Tensione në Belsh, vëllai i kandidates së PS në Belsh intiumidon votuesit dhe komisionerët

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Bledar Ferhati

BELSH- Bledar Ferhati, vëllai i kandidatës së Partisë Socialiste në Elbasan Ervina Meta është fotografuar se prej disa orësh qëndron në qendrën e votimit nr 25/87 në Belsh. Qytetarët kanë denoncuar se Ferhati po intimidon votuesit dhe komisionerët.

Në fotografinë e publikuar, ai qëndron me disa persona të ndryshëm në ambientet e qendrës së votimit. Raste të ngjashme janë regjistruar në qendra të ndryshme votimi në vend, ku ka pasur edhe konflikte mes qytetarëve dhe komisionerëve/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rritje e pjesëmarrjes/ KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 38.65% e votuesve

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
GRAFIKU

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit të pjesëmarrjes në votimet për Kuvendin deri në orën 17:00. Deri tani dy orë larg përfundimit të procesit kanë votuar 38.65% e votuesve.

Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vazhdon të jetë Dibra, e ndjekur nga Tirana dhe Kukësi, ndërsa Qarku me numrin më të ulët të votuesve është Vlora, ku duket se ka ndikuar organizimi i “Giro d’Italia”.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Tabela

Pjesëmarrja deri në këtë orë është më e ulët se ajo e vitit 2021, me të njëjtën orë.

1 MUAJ ME PARE

Dyshohet se po blinte vota! Ndalohet një grua në Kavajë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

KAVAJË- Një grua është ndaluar nga Policia e Shtetit në Kavajë, pasi ka dyshime se ishte duke blerë vota. Sipas asaj që bën me dije "AbcNews", gruaja e shoqëruar është identifikuar si Xhuli Duda. Po sipas të njëjtave burime, gruaja është ndjekur nga agjentë civilë teksa është takuar me ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin.

Në dorë ka pasur një listë me emra të familjarëve të saj, votat e të cilëve dyshohet se i ka këmbyer me para. Aktualisht gruaja po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. 

Për më shumë detaje lidhur me atë që ka ndodhur në Kavajë, pritet edhe një njoftim nga ana e Policisë së Kavajës./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Fotografoi votën, arrestohet një tjetër person në qarkun e Elbasanit

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga momenti kur qytetari fotografon votën

LIBRAZHD- Një tjetër person është arrestuar në qarkun e Elbasanit për fotografim vote. Policia arrestoi në fshatin Spathar të Librazhdit një 43-vjeçar, i cili dyshohet se gjatë procesit të votimit fotografoi votën. Bëhet me dije, se efektivët kanë sekuestruar edhe celularin që ai përdori.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Në mëngjes një tjetër 56-vjeçare u arrestua në qarkun e Elbasanit, pasi dyshohet se fotografoi votën e saj. Ngjarja u vu re nga anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, i cili njoftoi Policinë. Në lidhje me problematikat gjatë procesit zgjedhor mësohet se prokurorë të SPAK dhe BKH kanë zbarkuar sot në prokurorinë e Elbasanit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vora "problem" tek Komisioni Rregullator i KQZ, "demokratët" të shqetësuar: Pse nuk po vepron drejtësia?

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Komisioni Rregullator

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e thirrur për të shqyrtuar projektvendimin “Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi në qarkun Vlorë”, ka dështuar pas largimit të anëtarëve të opozitës. Që në nisje të mbledhjes, disa prej anëtarëve të Komisionit kanë kërkuar fjalën duke mos i kursyer kritikat lidhur me rastin e Vorës. Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj nuk kanë denjuar që të kritojnë Komisonin Qendror të Zgjedhjeve për mosmarrjen e masave për të siguruar procesin. Po ashtu, e kanë kritikuar edhe për faktin se nuk i kishte bërë thirrje Policisë së Shtetit që të ishte prezente në të gjitha Qendrat e Votimit. Për shkak të tensioneve dhe parregullsive me "bagde- t", Vora ka mbetur pa vëzhgues. Sa i përket çështjes së shtyrjes së orarit të votimit për 5 Qendra Votimi në Vlorë, kërkesë e Arens Çelës, nuk u mor asnjë vendim. Pasi bënë denoncimin e tyre lidhur me Vorën, anëtarët e zgjedhur nga radhët e opozitës u larguan nga salla, duke e bërë të pamundur vijimin e mbledhjes. Pas tyre, mbledhjen e braktisi edhe juristi i Partisë Demokratike, Franci Nuri.

Ndërkohë, anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca vijuan të qëndronin në sallë, por pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Në këto kushte, u sqarua se pa kuorum nuk mund të procedohej më tej.

PJESË NGA DISKUTIMET: 

Muharrem Çakaj: Dua ta nis diskutimin me ngjarjen e rëndë të Vorës. Për mua është e patolerueshme që ngjarje të tilla të ndodhin edhe me bekimin e KQZ. Unë kam pasur kërkesa për t'u pajisur me karta vëzhguesi. Zonja Allushi më krijoi mua një sërë pengesash për t'u pajisur me kartë vëzhguesi. Ngjarja e Vorës flet vetë. Në gjykimin tim kjo është papërgjegjshmëri nga zoti Celibashi. Disa muaj para zgjedhjeve ne kemi pasur një analizë zgjedhore dhe kemi pasur në fokus krimin zgjedhor dhe pretendimi në këtë diskutim, i kam bërë pyetje përfaqësuesit të SPAK për krimet zgjedhore dhe më ka thënë që është proces dinamik duke shtuar se "po nuk e kape në flagrancë, është është e vështirë më pas". Nuk e kuptoj. Uroj mos të ndodhi krimi zgjedhor në vendet e numërimit të votave.
Helga Vukaj: I bashkohem kolegut për atë ndodhi në Vorë. Dëshmon për apatinë dhe mbylljen e syve të KQZ-së. Falenderoj mediat për pamjet filmike dhe provat e faktet e siguruara. U dëshmua se ky proces është jo i lirë, i ndikuar, i kriminalizuar. Badge në rastin e Vorës flasin vetë. Nuk merren përsipër as nga kryekomisioneri. Efektin dhe dëmin këto persona e dhanë në rastin e Vorës. Shqetësuese është thirrja e KQZ për Policinë e Shtetit.
Dritan Çaka: Jemi në fund të një procesi zgjedhor, gati 1.5 orë nga fundi. Do të doja që përmes kësaj salle ti bëja thirrje subjekteve politike që në këto orë të fundit të respektojnë sa më shumë Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër që normon jo vetëm procesin zgjedhor, por edhe veprimtarinë e përditshme.
Franc Nuri: Bashkohem me shqetësimet që u ngriten në rastin e Vorës. Kam qenë vetë prezent në disa zona në Tiranë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit që të jetë prezente në këto raste dhe në këto ambiente. I bëj thirrje organeve kompetente që të marrin përgjegjësitë e tyre. Po ashtu, u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të ushtrojnë të drejtën e votës. 
Elena Xhina: Presim për një deklaratë për rastin e Vorës. Kjo çështje është në dorën e Komisionerit. Askush nuk e thërret Policinë, ashtu siç nuk e thërret në rastin e Nokës. Sa i përket këndvështrimit tim, zgjedhjet kanë shkuar mirë. 

Pas tensioneve të mesditës, në Vorë momentalisht nuk ka asnjë vëzhgues në gjashtë qendrat e votimit në "KZAZ 27". Sipas kryetarit të KZAZ ka mbërritur një shkresë ku subjektet politike janë ankuar për ndërhyrje të vëzhguesve dhe se kanë pasur ndikim te qytetarët. Sipas PD-së, në KZAZ ishin futur persona të lidhur me grupet kriminale, me të cilët u përplasën deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Për këtë të fundit ka nisur një hetim në gjendje të lirë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Përplasja me Xhabaftin në Vorë, procedohet Flamur Noka, kallëzuesit: Na pengoi të votonim

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është proceduar në gjendje të lirë pas përplasjes që pati me anëtarët e familjes Xhabafti në Vorë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Noka është proceduar për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Procedimi është bërë pasi dy persona kanë pretenduar se demokrati i i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Njoftimi i policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit. Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.

Çfarë ndodhi sot në Vorë?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa prej anëtarëve të familjes Xhabafti në momentin që është paraqitur për të votuar. Një prej tyre është identifikuar si Berti Xhabafti. Noka ka pretenduar se Xhabafti bashkë me shoferin dhe shoqëruesin e tij, "punojnë" për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe se kanë ushtruar presion kundrejt qytetarëve për vota.

1 MUAJ ME PARE

Vizita në Durrës e Fier/ Ambasadori i BE: Kishim informacione për përfshirjen e bandave, do hetohet

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Silvio Gonzato

DURRËS- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, pas vizitës në qendrat e votimit në Durrës, ka zhvilluar takime në Prokurorinë e Fierit. Në një prononcim për mediat, Gonzato sqaroi pse zgjodhi këto dy zona dhe jo Tiranën, ku u shpreh se ka pasur informacione për përfshirjen e bandave në procesin zgjedhor. Gonzato nuk dha më shumë detaje, ndërsa njoftoi se po vëzhgohet situata, ndërsa autoritetet do të hetojnë rastet.

Silvio Gonzato: Kemi një mesazh për zgjedhësit, dita sotme është e rëndësishme. Shqiptarët të dalin dhe të votojnë. Sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor, po shkoj në qendra të ndryshime votimi se si po ecën votimi. Misioni i OSBE/ODHIR po bëjnë vëzhgim të thellë të zgjedhjeve, çdo lloj raportimi do të analizohet. Do të jetë ky raport që do orientojë analizën që do ti bëjmë ne Shqipërisë. Erdha në Fier për tu takuar me Prokurorinë e Fierit dhe SPAK për të parë punën që po bëjnë kjo për arsye sepse doja të shikoja në mënyrë të veçantë se si po ecën zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK por edhe KQZ. Isha i impresionuar nga bashkëpunimi i mirë, këto institucione po bëjnë më të mirën.

Pse zgjodhët pikërisht Fierin?

Silvio Gonzato: Nuk doja të mbeteshim në Tiranë. Isha edhe në Durrës sepse ka pasur informacione sa u përket bandave, ka pasur edhe informacione edhe për në Fier, vendosa që të vija edhe në Fier. Janë autoritetet që do hetojnë, ne po shikojmë situatën.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Dhunë fizike, përplasje dhe incidente, s’ka qetësi as në zgjedhje

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto Ilustruese

TIRANË- Procesi i votimit këtë 11 maj është shoqëruar me përplasje të forta dhe me incidente. Policia e Shtetit ka raportuar se ka pasur shoqërime dhe arrestime të qytetarëve që kanë fotografuar votën apo që kanë votuar në grup. Në Dibër, ka pasur një përplasje mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, e cila ka degjeneruar në dhunë fizike.

Përplasja ka ndodhur mes kandidatit të Partisë Socialiste, Danjel Gjura, i cili ka qëlluar me grusht punonjësin e Ujësjellësit, Florian Lazri. Mendohet se shkak për përplasjen është bërë fakti se Lazri thuhet se ishte në mbështetje të kandidatit gjithashtu socialist, Agron Malaj. Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me një qytetar që e ka akuzuar për lidhje me bandat kriminale. Noka është përplasur edhe me pjesëtarë të familjes Xhabafti në Vorë, të cilët sipas tij kanë hyrë brenda qendrës së votimit për të votuar në emra të qytetarëve të tjerë. Edhe në Lushnje janë shënuar përplasje, ku përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar procesin e votimit me pretendimin se vëzhguesit e procesit zgjedhor kanë filmuar votën e çdo qytetari në këtë QV. Në Pogradec, eksponenti i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, ka goditur me grusht komisionerin e Partisë Socialiste, Entin Gega, pasi ka pretenduar se i ka ngacmuar të bijën. Parregullsi janë denoncuar edhe në Papër të Elbasanit. Ndërsa në Finiq, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa ka denoncuar se kushëriri i kandidatit të PS, Vasil Llajo, ka nxjerrë fletën e votimit jashtë dhe po udhëzon votuesit.

1 MUAJ ME PARE

Përfundon votimi në burgun e Vlorës dhe atë të grave në Pojskë të Pogradecit, vijon ende në Reç

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Burgu i grave në Pojskë

TIRANË-Pocesi i votimit është zhvilluar me sukses edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit. Pas burgut Drenovës, ka përfunduar procesi i votimit edhe në atë të Vlorës. Nga 178 persona, kanë votuar 163 të dënuar. 

Procesi i votimit ka përfunduar edhe në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Në këtë institucion, 36 të dënuara që gëzojnë të drejtën e votës e ushtruan këtë të drejtë pa asnjë pengesë. Votimi u organizua në një qendër të posaçme votimi të vendosur pranë burgut, e cila u pajis me të gjitha kushtet e nevojshme për të garantuar një proces të rregullt, transparent dhe të sigurt.

Procesi i votimit vijon edhe në burgun e Reçit, i cili është institucion i vuajtjes së dënimit me siguri të lartë. Në të ndodhen 645 të dënuar dhe të paraburgosur. Nga 359 të dënuar, 44 kanë të drejtën e votës. Të paraburgosur janë 286 dhe 213 prej tyre kanë të drejtë vote. 

1 MUAJ ME PARE

VD- Tensione në Yzberisht, komisionerët e PD-së bllokojnë qendrën e votimit

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga qendra e votimit

TIRANË- Një situatë e tensionuar është regjistruar në një qendër votimi në Yzberisht, Tiranë. Sipas një videojë të publikuar në “JOQ Albania”, qytetarët janë penguar për të votuar në qendër. Ata janë konfliktuar me vëzhguesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike.

Komisionerët demokratë kanë bllokuar procesin dhe kanë ndërprerë votimin, pa dhënë një shpjegim, por duke thënë se kanë marrë "urdhër për të ndërprerë votimin".


Kjo ka nxitur zemërim dhe reagime të shumta nga qytetarët që kanë shkuar për të votuar./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

'E pëson' 30-vjeçari në Këlcyrë, fotografon fletën e votimit

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
FOTO ILUSTRUESE

GJIROKASTËR-Një tjetër person është arrestuar, pasi ka fotografuar fletën e votimit. Këtë herë bëhet fjalë për një votues 30-vjeçar në Këlcyrë, i cili u kap në flagrancë për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit".

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit". Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM- VIP-at votojnë! Nga mbesa e Berishës tek Jul Deda, ja kush iu drejtua kutive të votimit sot

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Postimi i Dasara Malltezit

TIRANË- Në vendin tonë po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00-19:00. Mes qytetarëve të shumtë dhe politikanëve që kanë votuar, nuk kanë munguar as VIP-at shqiptarë. Përmes “InstaStory”, ata kanë postuar një foto nga momenti i votimit ose pasi kanë votuar. Po ashtu, edhe mbesa e kryedemokratit Sali Berisha, Dasara Malltezi ka votuar. Ajo ka postuar një foto me mbishkrimin: Mos u anko. Çohu dhe voto.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

Edhe VIP-at e tjerë iu kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Korrupsion në zgjedhje/ Policia kallëzon në SPAK administratorin e Xibrës dhe një 57-vjeçar nga Klosi

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Policia e Dibrës ka kallëzuar në SPAK administratorin e njësisë administrative Xhibër dhe një 57-vjeçar nga Klosi për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", "Vetëgjyqësia" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor", në ngarkim të shtetasve : E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos.

1 MUAJ ME PARE

Pjesëmarrja/ KQZ jep shifrat: Deri në orën 16:00 kanë votuar 35,85% e shqiptarëve

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Përqindja

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e të dhënave. Deri në orën 16.00 rezulton se kanë votuar 35,85% e shqiptarëve kanë ushtruar të drejtën e votës. Sërish shifra është më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur deri në orën 13:00 kishin votuar 41.25%. Tashmë jemi vetëm 3 orë larg mbylljes së orarit zyrtar të votimit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

“Mbi 2000 vëzhgues të huaj”/ Mediat ndërkombëtare raportojnë procesin zgjedhor në vend: Rama kërkon mandatin e 4, Berisha rikthimin

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

TIRANË- Sot vendi ynë po mban zgjedhjet parlamentare, votimi ka filluar në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00. Zgjedhjet në vend kanë marrë edhe interesin e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar rreth procesit zgjedhor. Disa nga mediat më me zë si Reuters, RFI, AP, eKathimerini, The WashingtonPost, Al Jazeera dhe të tjera media kanë përshkruar situatën në vend dhe si ka shkuar procesi. Ato nënvizojnë se pritet që rezultati zgjedhor të mësohet ditën e nesërme. Sipas raportimit të tyre, në vend janë më shumë se 2000 vëzhgues të huaj dhe shqiptarë dhe komuniteti ndërkombëtar po e vëzhgon nga afër të gjithë procesin e votimit.

Artikulli i Reuters:

Shqiptarët filluan të votojnë në zgjedhjet parlamentare të dielën, me kryeministrin Edi Rama që kërkon një mandat të katërt të paprecedentë në detyrë, pas një fushate të dominuar nga premtimet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe akuzat për korrupsion të përhapur. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit (05:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes. Rezultatet priten të hënën.  Rama, në pushtet si kreu i Partisë Socialiste që nga viti 2013, është favorit për të fituar kundër rivalit të tij të vjetër, ish-kryeministrit Sali Berisha të Partisë Demokratike, i mbështetur pjesërisht nga një rrjet me ndikim i ndërtuar gjatë 12 viteve në pushtet, një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe një imazh kryesisht popullor jashtë vendit.

Por kundërshtimi ndaj Ramës është intensifikuar vitin e kaluar për shkak të një goditjeje të perceptuar ndaj opozitës, përfshirë Berishën, ndërsa Rama i rezistoi një sërë skandalesh të tij. Këto përfshijnë arrestimin e aleatit të tij, kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, këtë vit me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Rama e ka kaluar javën e fundit duke përsëritur premtimin e tij për t’u bashkuar me BE-në deri në fund të dekadës, megjithëse disa ekspertë dyshojnë se ky afat kohor do të jetë i mundur duke pasur parasysh reformat e kërkuara për t’u bashkuar me bllokun, përfshirë sulmin ndaj korrupsionit.

“Ne do të marrim mandatin tonë të katërt dhe nuk do të humbasim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE”, tha ai në tubimin e tij të fundit të fushatës të premten.

Shumë votues të rinj, veçanërisht, janë të lodhur nga njerëz si Berisha dhe Rama, të cilët e kanë drejtuar vendin në role të ndryshme që nga rënia e komunizmit në vitin 1990. Ata tregojnë pabarazinë e madhe të të ardhurave në Shqipëri, e cila i bën shumë njerëz të ngasin makina të shtrenjta Range Rover rreth kryeqytetit, Tiranës, ndërsa të tjerë jetojnë në banesa të vogla të epokës sovjetike. Sondazhet tregojnë se Rama fiton më shumë se 40% të votave, një epërsi komanduese ndaj Berishës, i cili është dobësuar nga akuzat për korrupsion. Por ai mund të ketë nevojë për ndihmë nga partitë më të vogla për të ruajtur një shumicë të ngushtë prej katër vendesh në parlamentin me 140 vende.

“Do të votoj për politikanë të rinj sepse ata si Rama dhe Berisha kanë qenë këtu për tre dekada dhe vetëm sa zëvendësojnë veten”, tha Arber Qazimi, 21 vjeç.

Një studente e ekonomisë e quajtur Erisa tha se as nuk do të votonte dhe në vend të kësaj po kërkonte një mënyrë për t’u bashkuar me qindra mijëra shqiptarë që kanë emigruar gjatë dekadës së fundit, shumë prej tyre në vendet e afërta të BE-së.

“Ne duam të shohim ndryshime për të ndaluar të rinjtë të dalin nga vendi”, tha Elson Toska, 37 vjeç, pasi votoi. “E ardhmja nuk është Evropa, për të shkuar dhe punuar atje. Ne kemi vendin tonë.”

Me disa masa, Rama ka bërë mirë. Rritja ekonomike vjetore mbi 4% për vitet 2022-2024, e nxitur nga tregtia me BE-në dhe një bum turizmi, i tejkaloi vendet e tjera të Ballkanit, thotë Banka Botërore. Por korrupsioni mbetet një problem i madh, thonë ekspertët, i nxitur nga bandat kriminale që fitojnë miliarda euro nga trafikimi i drogës dhe armëve jashtë vendit dhe i sjellin ato përsëri në Shqipëri për t’u pastruar.

Artikulli i RFI

Zgjedhjet e vendosin Kryeministrin Edi Rama përballë rivalit të tij të përbetuar, Sali Berishës, një të krahut të djathtë i cili kryeson një aleancë partish opozitare. Rama, 60 vjeç, ka qenë udhëheqës i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe po kërkon një mandat të katërt radhazi të paprecedentë me premtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Berisha, 80 vjeç, mezi pret të kthehet në pushtet pas 12 vitesh në opozitë. Koalicioni i ish-presidentit ka miratuar sloganin në stilin e Donald Trump – “Shqipëria e Madhe” dhe po bën fushatë mbi një platformë ringjalljeje ekonomike.

“Ne jemi të vetmit që mund të rilançojmë ekonominë e vendit, të vetmit që janë në gjendje ta çojnë Shqipërinë përpara. Edi Rama po numëron ditët e fundit të regjimit të tij”, tha Berisha.

Disa nga arkitektët e fushatave presidenciale të Trump janë ribashkuar në Shqipëri, për t’i ardhur në ndihmë fushatës së Berishës. Ata përfshijnë Chris LaCivita, i cili shërbeu si bashkë-menaxher i fushatës së përpjekjes së suksesshme të Trump në vitin 2024; anketuesi i Trump, Tony Fabrizio, për një kohë të gjatë, dhe Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës së Trump në vitin 2016 – përpara se të dënohej në vitin 2018 për krime që përfshinin lobim të fshehtë për ish-presidentin pro-rus të Ukrainës.

“Është e vetmja Parti Demokratike për të cilën do të mendoja të punoja ndonjëherë”, tha me shaka LaCivita.

Berisha, i cili shpreson që administrata e re amerikane do të tërheqë sanksionet që e ndalojnë të hyjë në Shtetet e Bashkuara, ka nënshkruar gjithashtu një kontratë dyvjeçare prej 6 milionë dollarësh me Continental Strategy, një firmë republikane konsulence dhe lobimi. Në fund të një fushate të shënuar nga konfrontimi, veçanërisht në mediat sociale, sondazhet e fundit tregojnë një fitore për partinë e Ramës.

Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se kishte “polarizim ekstrem politik” në kombin ballkanik me 2.8 milionë banorë. Berisha akuzon socialistët për “blerje votash, frikësim votuesish, presion, përdorim të fondeve publike nga ministrat dhe kandidatët e shumicës për fushatën e tyre zgjedhore” – pretendime të cilat Rama i ka hedhur poshtë si “asgjë tjetër veçse një justifikim për humbjen”.

Votat e diasporës

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, diaspora është në gjendje të votojë nga jashtë me postë. Kjo po shihet si një provë për zhvillimin e proceseve dhe institucioneve demokratike, në kontekstin e negociatave të pranimit në BE, të cilat filluan në vitin 2022. Sipas të dhënave zyrtare nga komisioni qendror zgjedhor, 245,935 shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri janë të regjistruar për të votuar.

“Shqipëria ka bërë një proces të rëndësishëm në rrugën drejt pranimit në BE, duke demonstruar këmbënguljen e saj në zbatimin e reformave ambicioze në të mirë të qytetarëve të saj”, tha Silvio Gonzato, ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Humbësit kanë sfiduar rezultatet e çdo zgjedhjeje që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990 me arsyetimin e mashtrimit. Këtë herë votimi po monitorohet nga afër dhe, në një rast tjetër të parë, nëpunësit civilë dhe zyrtarët e drejtësisë do të vendosen së bashku me komisionin zgjedhor dhe rreth 300 vëzhgues ndërkombëtarë. Për Brukselin, votimi i së dielës është një provë e madhe për Shqipërinë, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

“Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me normat dhe vlerat demokratike, do të jetë një hap thelbësor për të përforcuar demokracinë shqiptare, për të rritur besimin e qytetarëve tek përfaqësuesit e tyre të zgjedhur dhe për të çuar përpara integrimin evropian të vendit”, tha Gonzato.

Pesë ditë pas zgjedhjeve, Tirana do të presë samitin e Komunitetit Politik Evropian, një forum diskutimi ndërqeveritar rreth të ardhmes së Evropës – i themeluar në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, me iniciativën e Presidentit francez Emmanuel Macron.

Artikulli i medias turke Anadolu Agency

Më shumë se 3.7 milionë votues të regjistruar në Shqipëri do të shkojnë në kutitë e votimit të dielën në zgjedhjet e 11-ta të përgjithshme të vendit që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991. Një total prej rreth 3.71 milionë votuesish kanë të drejtë të zgjedhin anëtarët e parlamentit me 140 vende, me 53 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore që garojnë. Votimi do të zhvillohet nga ora 7:00 deri në 19:00 sipas orës lokale (05:00-17:00 GMT) në 5,225 qendra votimi.

Për herë të parë, gati 246,000 qytetarë të regjistruar jashtë vendit do të jenë gjithashtu në gjendje të votojnë me email ose fletëvotim postar, me këtë proces që mbyllet gjithashtu në orën 19:00 sipas orës lokale të dielën. Sipas ligjit zgjedhor të Shqipërisë, një parti duhet të marrë të paktën 1% të votave kombëtare për të hyrë në parlament.

Në sondazhe, Partia Socialiste në pushtet e Kryeministrit Edi Rama ka qenë në krye, ndërsa Partia Demokratike kryesore e opozitës nën ish-kryeministrin Sali Berishë shihet gjithashtu si një favorite. Blloku i Berishës, Aleanca e Shqipërisë së Madhe, përfshin 25 parti aleate. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të dërgojë rreth 100 vëzhgues për zgjedhjet.

Artikujt e AP News, The Washington Post dhe media greke eKathimerini

Kryeministri Edi Rama po kërkon një mandat të katërt si kryeministër i Shqipërisë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, pasi u përball me armikun e tij politik në një fushatë të zhurmshme të dominuar nga përpjekjet e vështira të vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Partia Socialiste e Ramës thotë se mund të sigurojë anëtarësimin në BE brenda pesë vjetësh, duke iu përmbajtur një premtimi ambicioz, ndërsa përballet me kundërshtarët konservatorë me akuza publike dhe premtime konkurruese për rritje page.

Hapja e zgjedhjeve për votuesit jashtë vendit për herë të parë ka shtuar paqëndrueshmërinë, së bashku me shfaqjen e partive të reja, një zhvendosje në fushatën në mediat sociale dhe një ndalim të kohëve të fundit të TikTok. Dhe kundërshtarët e Ramës kanë punësuar një lojtar të fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara për të drejtuar fushatën e tyre. Vendi me 2.8 milionë banorë, me 3.7 milionë votues të kualifikuar, përfshirë diasporën, që votojnë për herë të parë me postë, do të zgjedhë 140 ligjvënës për mandate katërvjeçare, duke zgjedhur nga 2,046 kandidatë që përfaqësojnë 11 grupime politike, përfshirë tre koalicione. Votimi u hap në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale dhe zgjat deri në orën 7 të mbrëmjes.

Kapele bejsbolli blu dhe të zezë

Rama, 60 vjeç, siguroi fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE tetorin e kaluar dhe po mbështetet shumë në këtë moment. Fushata e tij gjithashtu theksoi arritjet në infrastrukturë dhe reformën në drejtësi. Nën sloganin e partisë, “Shqipëria 2030 në BE, Vetëm me Edin dhe PS-në”, Rama këmbëngul se pranimi i plotë në BE është i mundur deri në vitin 2030 me financim vjetor prej 1 miliard eurosh (1.13 miliardë dollarë) pas anëtarësimit.

Shefeja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, po e shtyn Shqipërinë të vazhdojë reformat, veçanërisht në qeverisje dhe përpjekjet kundër korrupsionit – për të qëndruar në rrugën e duhur për anëtarësim në BE. Komentuesit janë gjithashtu skeptikë. “Është një premtim zgjedhor që është dëshirë e qytetarëve”, thotë analisti i pavarur Aleksander Cipa, duke e përshkruar afatin kohor të Ramës si “të parealizueshëm”. Sfiduesi kryesor i Ramës është Sali Berisha, një mbijetues 80-vjeçar me zë të ngjirur dhe energjik i politikës së trazuar të Shqipërisë. Berisha, një ish-president dhe kryeministër, ka udhëhequr Partinë Demokratike të Shqipërisë konservatore që nga themelimi i saj në vitin 1990, kur protestat studentore shënuan fundin e izolimit komunist.

Ai argumenton se Shqipëria ende nuk është gati për anëtarësim në BE. Lidershipi i Berishës – i mbushur me grindje partiake dhe akuza për korrupsion – dhe mesazhet mbeten të diskutueshme. Ai e filloi fushatën – duke marrë hua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump – sloganin “Ta bëjmë Shqipërinë të Madhe Përsëri”, por përfundimisht vendosi “Shqipëria Madhështore”. Partia Demokratike e Shqipërisë punësoi Chris LaCivita, konsulentin politik veteran republikan dhe arkitektin e fushatës presidenciale të Trump për vitin 2024. Berisha shpesh shfaqet në tubime i veshur me një kapelë bejsbolli blu të shënuar me numrin 1, pozicionin e partisë në fletën e votimit. Në përgjigje, Rama mban një kapelë të zezë të zbukuruar me numrin 5 të Partisë Socialiste.

Premtimet ekonomike dhe të turizmit

Shqetësimet ekonomike kanë qenë qendrore për fushatën. Socialistët thonë se do të përshpejtojnë një bum turizmi, nga 10 milionë mbërritje në vitin 2024 në 30 milionë deri në vitin 2030, duke diversifikuar destinacionet duke zgjeruar projektet e infrastrukturës. Demokratët argumentojnë se performanca e dobët e qeverisë ka shtyrë më shumë se 1 milion shqiptarë të largohen nga vendi gjatë dekadës së fundit. Të dyja partitë kanë bërë premtime të ngjashme: një pension minimal prej 200 eurosh (225 dollarë), një pagë mesatare mujore prej 1,200 eurosh (1,365 dollarë) dhe një pagë minimale prej 500 eurosh (570 dollarë) – rreth 20% ose më e lartë se nivelet aktuale. Kryeministri gjithashtu mbështet një taksë të sheshtë prej 10%, rimbursime të taksës mbi vlerën e shtuar për artikujt bazë ushqimorë, një kartë konsumatori të mbushur me para qeveritare për pensionistët që të blejnë ushqime bazë me çmime të zbritura dhe përfitime të tjera.

Premtimet kanë turbulluar vijat ideologjike dhe politika e dominuar nga dy parti ka inkurajuar krijimin e alternativave. Disa parti të reja – dy nga qendra e djathtë dhe dy nga e majta – mund të dalin si vendimtare, nëse asnjë parti e madhe nuk fiton shumicën. Por analisti Lutfi Dervishi e konsideron këtë skenar të pamundur.

“Është një fushatë pa debat dhe rezultate pa surpriza”, tha ai. “Zgjedhjet nuk do ta trondisin skenën aktuale – as sistemin dhe as aktorët kryesorë.”

Korrupsioni dhe drejtësia

Pavarësisht përmirësimit të ndjeshëm të Shqipërisë në indeksin e korrupsionit të Transparency International – duke u rritur nga vendi i 116-të në vitin 2013 në vendin e 80-të në renditje në vitin 2024 – korrupsioni mbetet thembra e Akilit e vendit dhe një pengesë për integrimin evropian. Reformat rrënjësore gjyqësore të nisura në vitin 2016 me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së çuan në hetime dhe ndjekje penale të zyrtarëve të lartë. Disa ish-ministra, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë janë burgosur, ndërsa të tjerë përballen me hetime të vazhdueshme.

Pavarësisht premtimeve për qeverisje më të pastër, të dy partitë kryesore po paraqesin kandidatë që përballen me akuza për korrupsion. Vetë Berisha është akuzuar për korrupsion dhe është në pritje të gjyqit. Në vitin 2021, qeveria amerikane ia ndaloi atij dhe të afërmve të tij të ngushtë të hynin në vend për shkak të korrupsionit të dyshuar. Tetorin e kaluar, Ilir Meta, një ish-president dhe tani kreu i Partisë së Lirisë së Shqipërisë të krahut të majtë që është aleate me Berishën, u arrestua për akuza për korrupsion. Ai po kandidon për një vend parlamentar në Tiranë.

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, një zyrtar i lartë socialist, u ndalua në shkurt mes një hetimi për korrupsion që përfshinte fondet publike. Ai nuk po kandidon për rizgjedhje. Të gjithë të akuzuarit kanë mohuar shkeljet. Ndërsa socialistët e Ramës marrin meritat për gjyqësorin e reformuar, Berisha është zotuar ta shpërbëjë atë, duke e përshkruar atë si një mjet të drejtësisë selektive të qeverisë Rama.

TikTok dhe “bufi i kënetës”

Mediat sociale janë bërë një mjet kryesor për fushatë. Rama organizon transmetime të përditshme live në Facebook për t’u angazhuar me votuesit. Berisha ka ndjekur shembullin, megjithëse më rrallë. Qeveria ka vendosur një ndalim 12-mujor për TikTok, duke përmendur shqetësime për nxitje dhe ngacmim online. Partitë e opozitës e dënuan këtë veprim si censurë.

Një kod sjelljeje i prezantuar nga avokati i popullit i Shqipërisë për të inkurajuar fushatën etike dështoi ndërsa diskursi politik u bë gjithnjë e më toksik. Rama e përshkroi Berishën si një “buf kënete” – një metaforë për korrupsion – ndërsa Berisha e quajti Ramën një “kryekriminel”. Zgjedhjet e kaluara të Shqipërisë shpesh janë dëmtuar nga parregullsi, duke përfshirë blerjen e votave dhe manipulimin e fletëvotimeve. Më shumë se 570 vëzhgues ndërkombëtarë do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të këtij viti, duke theksuar interesin e bashkësisë ndërkombëtare në sigurimin e një procesi të besueshëm dhe transparent.

Artikulli i Al Jazeera

Shqiptarët po hedhin votat në zgjedhjet e përgjithshme, me kryeministrin Edi Rama që kërkon një mandat të katërt të paprecedentë pas një fushate të dominuar nga premtimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe akuzat për korrupsion. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale (05:00 GMT) të dielën dhe do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes (17:00 GMT), me rezultatet që priten të hënën.

Gati 3.7 milionë shqiptarë, përfshirë qindra mijëra që jetojnë jashtë vendit, kanë të drejtë të votojnë. Për herë të parë, anëtarët e diasporës mund të hedhin votat e tyre me postë. Rama, udhëheqës i Partisë Socialiste në pushtet që nga viti 2013, e ka pozicionuar veten si arkitekti i së ardhmes së Shqipërisë në BE. Ai është zotuar se vendi do t’i bashkohet bllokut deri në vitin 2030, duke përsëritur premtimin në tubimin e tij të fundit: Ne do të marrim mandatin tonë të katërt dhe nuk do të humbasim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE.

Rivalenti kryesor i Ramës, 80-vjeçari Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër, drejton Partinë Demokratike konservatore. Pavarësisht se i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar për shkak të korrupsionit të dyshuar, të cilin ai e mohon, Berisha ka ruajtur një numër të madh ndjekësish besnikë dhe ka miratuar slogane duke përfshirë “Ta bëjmë Shqipërinë të madhe përsëri”.

Rama është përballur me akuza për kapje shteti, me zëra të opozitës që paralajmërojnë se fusha e lojës politike është larg të qenit e barabartë. Kritikët thonë se dominimi i Ramës mbi institucionet publike ka dëmtuar kontrollet demokratike. Administrata e Ramës nuk i ka shpëtuar shqyrtimit, me aleatin e tij të ngushtë – kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj – të arrestuar këtë vit për korrupsion të dyshuar dhe pastrim parash. Të dy burrat i mohojnë akuzat.

Me socialistët që potencialisht kanë nevojë për aleatë për të ruajtur shumicën e tyre të ngushtë, partitë më të vogla mund të jenë vendimtare në formësimin e qeverisë së ardhshme. Fushata u zhvendos kryesisht në platformat e mediave sociale, megjithëse një ndalim njëvjeçar i TikTok, i vendosur për shkak të ngacmimit dhe nxitjes në internet, ka çuar në akuza për censurë. Partia Demokratike solli strategun politik amerikan Chris LaCivita, i njohur për rolin e tij në fushatën e vitit 2024 të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në një përpjekje për të mprehur mesazhin e tyre./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Përplasja në Vorë, qendra e votimit mbetet pa vëzhguesit e partive (VENDIMI)

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të revokojë akreditimit e vëzhguesve në zgjedhje të të gjitha partive, përsa u përket qendrave të votimit në Vorë. Vendimi është marrë nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, pas incidentit të ndodhur në Vorë ku demokrati Flamur Noka u përplas me familjen Xhabafti.

Sipas vendimit të marrë, në Vorë nuk do të ketë asnjë vëzhgues, por vetëm media dhe ndërkombëtarë.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Vendimi

Çfarë ndodhi sot në Vorë?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa prej anëtarëve të familjes Xhabafti në momentin që është paraqitur për të votuar. Një prej tyre është identifikuar si Berti Xhabafti. Noka ka pretenduar se Xhabafti bashkë me shoferin dhe shoqëruesin e tij, "punojnë" për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe se kanë ushtruar presion kundrejt qytetarëve për vota.

1 MUAJ ME PARE

Pas dhunës ndaj komisionerit të PS/ E moshuara denoncon Luan Tollozhinën: Më zuri prej gryke

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
E moshuara

POGRADEC-Një tjetër denoncim është ngritur ndaj eksponentit të Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, i cili ushtroi dhunë ndaj komisionerit të Partisë Socialiste, Enton Gega në Pogradec. Në këtë rast, 63-vjeçari është konfrontuar fizikisht edhe me një pensioniste. E moshuara në një deklaratë për mediat tha se Tollozhina e kapi prej fyti dhe e ka ofenduar.

“Jam 73-vjeçe, jam ngritur nga shtrati, vajta votova normalisht. As nuk më ofendoi absolutisht asnjeri. Më pas mora burrin dhe e solla këtu, se e kam të shtrirë në krevat. Më ka zënë Luan Tollozhina prej gryke dhe më tha fjalët e fundit, që s’ka bir nëne që t’i thotë. Të më dhunojë dhe të më thotë mua je komuniste dhe rrugaçe në këtë moshë. Unë isha këtu jashtë dhe prisja, ai bën ligjin këtu”, u shpreh e moshuara.

Luan Tollozhina u arrestua pasi dhunoi komisionerin e Partisë Socialiste, Enton Gega. Sherri erdhi për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, e bija e tij ka pasur një debat me anëtarin e komisionit shtetasin Enton Gega, në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Qytetari kapet duke fotografuar votën, fshihet në tualetin e QV-së: Ik se do e fshij! (VD)

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

LIBRRAZHD- Një tjetër qytetar është kapur duke fotografuar votën me celularin e tij. Kësaj here, shkelja e Kodit Zgjedhor ka ndodhur në një qendër votimi në rrethin e Librazhdit. Pasi është kapur mat duke fotografuar votën e tij, qytetari ka tentuar më pas ta fshijë fotografinë. Por është ndjekur nga pas nga komisionerët.

"Me telefonin tim nuk ke punë. Ik se e fshiva, e fshiva. Ik more na lër rehat tani,"-dëgjohet qytetari në video.

MOMENTI ME VIDEO: 

Për shkak të këtij incidenti, procesi i votimit është pezulluar për shkak të këtij incidenti dhe pas qetësimit të situatës ka rinisur normalisht./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Giro D’Italia bllokon rrugët, shtyhet deri në orën 22:00 procesi i votimit në Vlorë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto Ilustruese

VLORË- Do të shtyhet deri në orën 22:00 procesi i votimit në Vlorë. Me kërkesën e anëtarit të Komisionit Rregullator, Z. Arens Çela, Komisioni Rregullator do të vetëmblidhet sot, në orën 17:00 për shqyrtimin e projektvendimit “ Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi, në qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës, 11 maj 2025”. Kjo kërkesë ka ardhur për shkak të bllokimit të disa aksesve rrugore për shkak të aktivitetit të “Giro D’Italia”. Duke qenë se shumë prej rrugëve janë të mbyllura, shumë qytetarë nuk aksesojnë dot qendrat e votimit. Ndaj, janë të detyruar të presin mbylljen e aktivitetit për tu paraqitur më pas në qendrat e votimit dhe për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.  

1 MUAJ ME PARE

Berisha mesazh URGJENT “ëngjëjve komisionerë”: Mos veproni emocionalisht, kur ka parregullsi zbatoni ligjin!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dërguar një mesazh për të gjithë komisionerët e opozitës, të shpërndarë në të gjithë vendin. Mesazhi i Berishës është ndarë me komisionerët me nënshkrimin “për shpërndarje urgjente”. Berisha i bën thirrje komisionerëve, që ai i quan "ëngjëj", që në rast parregullisht të mos përfshihen emocionalisht. Sipas tij, komisionerët duhet të veprojnë ashtu siç e parashikon ligji. 

Mesazhi i plotë i Berishës:

Mesazh për shpërndarje urgjente për të gjithë komisionerët tanë. Së pari, përshëndetjet më të përzemërta për secilin prej jush, ëngjej të vërtetë të fitores tonë! Në rast parregullsish koordinatori i sigurisë dhe anëtarët e komisionit duhet të zbatojnë ligjin i cili përcakton: 1) Të evidentojnë tek procesverbali i shënimeve çdo gjë që konstatojnë; 2)Të njoftojnë KZAZ përkatëse për çdo gjë; 3)Të njoftojnë policinë për ndërhyrje në qëndrën e votimit; 4) Të ndërpresin procesin deri në stabilizimin e parregullsive. Të veprojnë vetëm ligjërisht dhe jo emocionalisht. Pra ligjin, ligjin dhe vetem ligjin! Shqiperia Madhështore. Fitore! Sali Berisha

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

PS thirrje qytetarëve: Dilni votoni, për veten dhe fëmijët tuaj

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Silda Cepe

TIRANË- Partia Socialiste u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. Në orën 15:00 kur pjesëmarrje në zgjedhje ishte 33.64%, zëdhënësja e selisë rozë, Silda Cepe kërkoi që shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Cepe u bëri thirrje qytetarëve të vendosin për Shqipërinë, për veten, për familjet dhe për fëmijët.

Deklarata:

Të dashur qytetarë! Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët. Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj.

1 MUAJ ME PARE

Gjykata e Tiranës nuk i jep të drejtë Florenc Çapjas të votojë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Florenc Çapja

TIRANË- Florenc Çapjas, të shumëkërkuarit të drejtësisë, i cili u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës, nuk i është lejuar të votojë. Çapja i kishte drejtuar Gjykatës së Tiranës kërkesën për të ushtruar të drejtën e votës, por i është refuzuar. 

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ina Hoxhaj, për shkak se ndaj tij ka dënim me burgim të përjetshëm, për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë paraqitur 159 kërkesa me objekt “lejim votimi”, nga të cilat 137 janë të pranuara./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Votimi në burgje, Salianji dhe Meta hedhin votën, pritet Veliaj

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Ilir Meta, Ervin Salianji dhe Erion Veliaj

TIRANË- Interes në këto zgjedhje parlamentare ka patur edhe për procesin e votimit në burgje. Demokrati Ervin Salianji është filmuar i veshur me kostum duke votuar në burgun e Fierit. Në një prononcim për mediat, Salianji pas votimit u shpreh se ky është një moment i veçantë edhe pse ndodhet në burg.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sot masivisht për opozitën. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar gjithashtu, por mediat nuk u lejuan ta filmonin dhe u nxorrën jashtë në momentin që u krye procesi. Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se patronazhistët e kanë parë që ka qenë i veshur "kuqezi” e se për këtë arsye është ndaluar filmimi i procesit të votimit të tij. Mbetet për tu parë dhe momenti i votimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

1 MUAJ ME PARE

Ligji e ndalon/ Denoncojnë socialistët: Kandidati demokrat për deputet futet në çdo qendër votimi në Belsh

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Dritan Cani

BELSH- Kandidatët e Partisë Socialiste në Belsh, pretendojnë se kandidati për deputet i listës së hapur të Partisë Demokratike në këtë bashki, Dritan Cani, prej disa orësh konstatohet se hyn në çdo qendër votimi. Sipas tyre, ai është futur në orën 13:20 dhe 13:55 edhe në qendrën e votimit 2583 dhe 2582 në njësinë administrative Kajan, Bashkia Belsh.

Sipas ligjit zgjedhor, kandidatët nuk duhet t’i afrohen 150 metra qendrës së votimit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Pjesëmarrja në zgjedhje/ Vlora me më pak votues, kryeson Dibra dhe Tirana

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
GRAFIKU

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit të pjesëmarrjes në votimet për Kuvendin deri në orën 15:00. Dibra ka pjesëmarrjen më të lartë me 39.38%, e ndjekur nga Tirana me 37.75% dhe Kukësi me 36.86%. Në fund të listës qëndron Vlora, me vetëm 23.79% pjesëmarrje.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
TABELA

Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 32.96% nga 2266 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ. 

1 MUAJ ME PARE

Plas në Milot! Konflikt mes 2 personave, njëri qëllon me armë jashtë qendrës së votimit, Policia: Nuk gjetëm gëzhoja! (EMRAT)

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

MILOT- Tensione pranë Qendrës së Votimit! Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se në Qendrën e Votimit nr.0871 (shkolla "28 nëntori") në Fushë Milot, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Dy persona, të identifikuar si Kastriot Preng Përdoda dhe Asti Lleshi, janë konfliktuar më njëri-tjetrin, fillimisht verbalisht.

Më pas, kanë dalë nga perimetri i sigurisë dhe kanë vijuar konfliktin mes tyre. Në një moment, Përdora ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar me të në ajër. Për Policinë e Shtetit, në Milot, një telefonues pretendon se ka dëgjuar një zhurmë të ngjashme me atë të të shtënave të armës së zjarrit, por shton esë në terren nuk kanë gjetur gëzhoja. Sipas bluve të zonës po punohet për kapjen dhe shoqërimin e personave që kanë pasur edhe përplasjen. 

PAMJET NGA VENDI I NGJARJES:


Kurbin/Informacion paraprak

Në Fushë Milot, jashtë perimetrit të qendrave të votimit, ka ndodhur një konflikt verbal mes dy shtetasve, ku, sipas një telefonuesi, është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm. Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre. Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë. Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lidhur me atë që ka ndodhur ende nuk ka asnjë reagim as nga partitë politike dhe as nga të dërguarit politikë në terren. Nuk dihet se mbështetës të cilëve subjekte politike janë personat e përfshirë në incidentin e parë me armë zjarri që ka ndodhur sot në këtë ditë zgjedhjesh./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Incidenti mes qytetarëve dhe Nokës e Vokshit, Spiropali në Vorë: Uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Elisa Spiropali

VORË-Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shkuar në Vorë, pas përplasjeve të fundit mes qytetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi. Spiropali ka kërkuar nga kreu i KQZ, që tu bëjë thirrje kandidatëve të mos intimidojnë vëzhdgues, komisionerë apo zgjedhës. Kryeparlamentarja uron që skena të tilla të mos përsëriten.

Elisa Spiropali: Uroj shumë që kreu i KQZ të bëj një deklaratë dhe të përsërisë se kandidatët dhe grupet drejtuese politike nuk kanë punë në këto oborre të intimidojnë vëzhdgues, komisionerë apo zgjedhës, uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten.

Në një qendër votimi në Vorë, paraditen e sotme, ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi, me një person të identifikuar si Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

DENONCIMI i kreut të KZAZ: Një person u fut brenda QV-së, përdori badge falso


11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

VORË- Një kallëzim është bërë nga Qendra e Votimit në Vorë. Një nga komisionerët në Qendrën e Votimit ka bërë me dije se ka bërë një kallëzim pranë KQZ-së, duke bërë me dije se një person i paautorizuar ishte futur në QV. Bëhet fjalë pikërisht për personin që u përplas me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Komisioneri ka sqaruar se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni.

PRONONCIMI: 

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

Gazetari: A është anëtar i juaj ky?

Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.

Gazetari: Është falso? Për çfarë arsye e raportove?

Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues. Kjo është e gjitha. Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha. Të përkohëshmit nuk miratohen këtu? Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo. Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar. Ne kështu na është shpjeguar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar. Celibashi e shpjegoi. Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.

Në një qendër votimi në Vorë, paraditen e sotme, ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi, me një person të identifikuar si Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, Erion Veliaj

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Erion Veliaj

DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka votuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Veliaj ka votuar në orarin e caktuar nga administrate e instuticionit, sipas rregullave dhe procedurave për të ushtruar të drejtën e votës personat që ndodhen në paraburgim.

Gjatë ditës së sotme, Veliaj dhe tre socialistët e tjerë të arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja; ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe ish-sekretari i Përgjithshëm e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako refuzuan të votojnë për shkak të pranisë së mediave. Sapo socialistët janë informuar se në burg ka pasur prani të mediave, kanë refuzuar të votojnë.

Njëzëri kanë kërkuar që procesin e votimit ta zhvillojnë pa praninë e mediave dhe kamerave./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vota e diasporës/ Mbërrijnë në qendrat e votimit 2784 zarfe

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në qendrat e votimit kambërritur një tjetër ngarkesë me votat e diasporës. Raportohet se janë dorëzuar 2784 zarfe me vota.

Ndërkohë më herët vetë kreu i Komisiont Qëndror të Zgjedhjeve në konferencën për mediat teksa informoi mbi procesin e votimit, njoftoi se deri më tani kanë mbërritur 185.679 zarfe, ndërsa numri pritet të shkojë në rreth 200 mijë.

Me ndryshimet e fundit të kodit zgjedhor, për herë të parë u përfshinë ndryshimet që mundësojnë përfshirjen e diasporës në procesin e votimit. Të gjithë emigrantët të cilët nuk arritën të tërhiqnin nja zarf deri më datë 8 maj, operatori i shpërndarjes i ka kthyer sërish në Shqipëri pranë magazinave të KQZ, ndërsa votat të cilat nuk futen në territorin shqiptar brenda orës 19:00 të kësaj të diele, konsiderohen të pavlefshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta nisë numërimin e votave të diasporës në të njëjtën kohë që do të nisë numërimi sipas qarkut respektiv./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Përplasja e Nokës me qytetarët/ Celibashi në Vorë: Përfaqësuesit politikë të ruajnë qetësinë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Ilirjan Celibashi dhe Flamur Noka

VORË-Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat nga Vora, ku më herët u raportua për një përplasje verbale mes kandidatëve të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, dhe disa qytetarëve. I pyetur nga mediat mbi këtë incident, Celibashi tha se nuk kishte informacion të detajuar mbi shkaqet e konfliktit, por theksoi rëndësinë e shmangies së tensioneve në terren dhe ndjekjes së kanaleve institucionale për adresimin e çdo shqetësimi. Celibashi deklaroi se procesi i votimit deri tani është i qetë, pavarësisht problematikave të vogla të raportuara në disa qendra votimi.

Ilirjan Celibashi: E raportuan edhe anëtarët e KZAZ këtë situatë nuk di të them se mbi ç'bazë ka ndodhur ai konflikt, është më me shumë dobi…e kuptoj gjithë shqetësimin që një objekt të ketë në momente të caktuara... Përfaqësuesit politik t’i adresojnë shqetësimet në KQZ, të ruajnë qetësinë. Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë. Përfaqësuesit politik t’i adresojnë shqetësimet në KQZ, të ruajnë qetësinë. Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë. Nuk ka asnjë problem me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit. Problemet lidhen me pamundësinë e disa operatorëve për ta vendosur pajisjen në punë. 2 apo 3 pajisje nuk funksiononin, dhe ne e i kemi zëvendësuar. Procesi i identifikimit elektronik ka shkuar edhe më mirë se viti 2021. Ka numër problematikash më të ulëta në krahasim me vitin 2021. Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë.

Çfarë ndodhi në Vorë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa persona jashtë një qendre votimi në Vorë. Burime për Zëri bëjnë me dije se Noka ka shkuar në mbështetje të disa deputetëve të PD që kishin pretendime se pjesëtarë të familjes Xhabafti ndodheshin jashtë QV. Situata është tensionuar pasi PD pretendon se fisi Xhabafti ka hyrë brenda qendrës së votimit për të votuar në emra të qytetarëve të tjerë, ndërkohë që ata deklarojnë se kanë shkuar për të votuar si qytetarë të Vorës. 

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Belinda Balluku voton në Fier, denoncon PD: Kemi video nga Vora

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur për të votuar. Balluku ka votuar në Fier. Në prononcimin për mediat, zëvendëskryeministrja u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre. Ajo denoncoi dhe komisionerët e mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët tha se kanë ndikuar tek zgjedhësit.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë gazetarëve dhe operatorëve që po mbuloni qarkun e Fierit. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve për të përdorur votën e tyre dhe mos ta çojnë dëm. Të them të drejtën, drejtuesit politik kanë për detyrë të drejtojnë qarkun e tyre. Unë kam qenë gjithë ditën e zënë duke drejtuar qarkun. PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe mos thyer kodin zgjedhor. Dua të falënderoj të gjithë kandidatët e PS-së për sjelljen e tyre gjatë ditës së sotme, gjë e cila nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Kjo është një histori e gjatë që na ka ndjekur gjatë gjithë fushatës. Ne flasim me fakte, me prova me evidenca. E keni parë se si kandidatët e PD-së kanë dhunuar të gjithë kodin zgjedhor. Janë futur në qendrat e votimit, kanë bërë presion mbi komisionerët, të gjitha këto janë të faktuara me video. Ne do të bëjmë atë që parashikon ligji. Sa i përket deklaratave të PD-së, as nuk i lexoj fare sepse nuk kanë asgjë të vërtetë dhe është humbje kohe t’i lexosh. I bëj thirrje të gjithë të votojnë, sepse sot kam dhe djalin tim që voton. Është zgjedhja më e mirë për të gjithë qytetarët,”- tha Balluku.

1 MUAJ ME PARE

Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

DURRËS- Katër ish-zyrtarë të Partisë Socialiste kanë refuzuar që të votojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit. Socialistët e arrestuar në paraburgimin e Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj; ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja; ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe ish-sekretari i Përgjithshëm e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako ende nuk kanë votuar.

Sapo socialistët janë informuar se në burg ka pasur prani të mediave, kanë refuzuar të votojnë. Njëzëri kanë kërkuar që procesin e votimit ta zhvillojnë pa praninë e mediave dhe kamerave.

Ndryshe nga ta, Lulzim Berisha ka votuar paraditen e sotme. Në burgun e Durrësit ka 240 të burgosur nga të cilët vetëm 200 kanë të drejtë vote, ndërsa 50 të tjerëve u është hequr e drejta për shkak të dënimeve që kanë marrë. Ndryshe nga socialistët, Ervin Salianji votoi në praninë e mediave, ndërsa Ilir Metës iu ndalua "ekspozimi" publik./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Përfundon procesi i votimit në burgun e Drenovës në Korçë, ja sa të dënuar votuan

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Ka përfunduar procesi i votimit në burgun e Drenovës në Korçë. Raportohet se në total nga 221 të burgosur që kanë të drejtë të ushtrojnë votën e tyre, kanë votuar vetëm 176 prej tyre.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Fotografuan fletën e votimit në Tiranë/ Shkon në 3 numri i të arrestuarve, ish-efektivi e publikon në rrjet

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

TIRANË-Numri i të arrestuarve për fotografimin e votës ka shkuar në tre në Tiranë. Hasan Doka dhe Redion Lelo akuzohen për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit.

Ndërkohë 34-vjeçari, Renato Feri ka publikuar në rrjete sociale fotografimin e fletës së votimit. Feri, ish-efektiv i policisë në postimin e tij, Feri shfaqet duke votuar për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. 34-vjeçari më herët ka shërbyer si efektiv i Policisë Rrugire të Tiranës, ndërsa pas një incidenti të bujshëm u përjashtua nga radhët e uniformave blu.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
postimi

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit, informojmë se:

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Ç'po ndodh brenda PS? Rama ndan pamjet nga selia, si po monitorohen zgjedhjet: Shkoni votoni!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje votuesve të marrin pjesë në zgjedhje. Përmes një video-selfie nga shtabi i Partisë Socialist, të cilin ai e quan "Komanda e Përgjithshme", Rama i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në votim.

Edi Rama: Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme. Këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Dhe përfitoj nga rasti që t'i them të gjithëve që nuk kanë shkuar të votojnë të shkojnë të votojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet dhe të numërohet. Ti që mund të mund të votosh, të mos mungosh, është një detyrë qytetarë dhe shoqërore, patriotike. Kështu që votoni, votoni, votoni me qetësi dhe pak durim dhe me bindjet tuaja. Votoni!

MESAZHI ME VIDEO: 

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Pjesëmarrja/ KQZ jep shifrat: Deri në orën 13:00, 26.44% e shqiptarëve kanë votuar

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pjesëmarrja ora 13:00

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e të dhënave. Deri në orën 13:00 rezulton se kanë votuar 26.44% e shqiptarëve kanë ushtruar të drejtën e votës. Sërish shifra është më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur deri në orën 13:00 kishin votuar 31.55%. Tashmë jemi 6 orë larg mbylljes së orarit zyrtar të votimit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Në seli vetëm Sali Berisha! Demokratët kudo në terren, tek salla e mbledhje po monitorohen mediat (DETAJE)

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga selia blu

TIRANË- Selia blu është tërësisht e boshatisur, të gjithë demokratët janë aktualisht në terren! Në selinë e Partisë Demokratike është vetëm kryedemokrati Sali Berisha! Të gjithë zyrtarët e tjerë, deputetët dhe kandidatët për deputetë janë në terren duke ndjekur nga afër procesin e votimit.

Në sallën e mbledhjeve të grupit, aktualisht ka vetëm ekrane ku edhe po monitorohen të gjtha mediat nga anëtarë të PD-së, vëzhgues por dhe juristë të Partisë Demokratike. Ndërkohë që nuk dihet se si është situata e Partisë Socialiste.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vota e disporës/ Celibashi: Parashikoj se do të shkojmë në 200 mijë!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Sa i përket votës së diasporës, kreu i KQZ në konferencën për mediat teksa informoi mbi procesin e votimit, njoftoi se deri më tani kanë mbërritur 185.679 zarfe në KQZ, ndërsa numri pritet të shkojë në rreth 200 mijë. Ilirjan Celibashi theksoi se një pjesë e zarfeve rreth 2.500 janë konsideruar të parregullta në aspektin formal, por do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga komisionet përkatëse.

Celibashi: 185. 679 zarfe të mbërritur në KQZ, në fakt ky numër është pak më i madh. 2.500 zarfe janë administruar në kutinë e posaçme, kur kanë mbërrutur në KQZ janë konsideruar si të parregullta nga pikëpamja formale, por do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet. Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 5, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00. Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve nga diaspora.

Me ndryshimet e fundit të kodit zgjedhor, për herë të parë u përfshinë ndryshimet që mundësojnë përfshirjen e diasporës në procesin e votimit. Të gjithë emigrantët të cilët nuk arritën të tërhiqnin nja zarf deri më datë 8 maj, operatori i shpërndarjes i ka kthyer sërish në Shqipëri pranë magazinave të KQZ, ndërsa votat të cilat nuk futen në territorin shqiptar brenda orës 19:00 të kësaj të diele, konsiderohen të pavlefshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta nisë numërimin e votave të diasporës në të njëjtën kohë që do të nisë numërimi sipas qarkut respektiv./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Sherr brenda PS në Dibër/ Kandidati socialist Danjel Gjura godet punonjësin e Ujësjellësit

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

DIBËR- Një konflikt fizik ka ndodhur në një qendër votimi në zonën e Maqellarës në Dibër. Ka pasur një përplasje mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, e cila ka degjeneruar në dhunë fizike. Përplasja ka ndodhur mes kandidatit të Partisë Socialiste, Danjel Gjura, i cili ka qëlluar me grusht punonjësin e Ujësjellësit, Florian Lazri.

Mendohet se shkak për përplasjen është bërë fakti se Lazri thuhet se ishte në mbështetje të kandidatit, ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj.

Menjëherë pas incidentit, Policia është thirrur në vendngjarje për të marrë deklaratat e palëve të përfshira dhe për të nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave. Por ende nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Pranoje humbjen!"/ Flamur Noka kërcënon qytetarin në Vorë: Ta tregoj unë ty, do të marr zvarrë...

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga përplasja

VORË- Përplasja e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe një qytetari ka nisur brenda qendrës së votimit. Siç duket edhe nga pamjet, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është përplasur me një qytetar. Qytetari iu drejtua Nokës duke u shprehur se ishte një votues i thjeshtë, por Noka e ka akuzuar për lidhje me bandat kriminale.

Përplasja brenda QV:

Noka: Dëgjo çfarë po të them unë! Ti do përgjigjesh për të gjitha. Ta tregoj unë, të tregoj unë ty. Do të zvarris, turp, dil përjashta! Çfarë do ti brenda?

Qytetari: Ore zotëri, jam qytetar i Vorës, po votoj. Pranoje humbjen

Noka: Nuk je qytetar! Je ushtar i Xhabaftëve. Do të zvarris, do të marr zvarrë.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Berisha falënderon qytetarët: Votoni sa më shumë, votoni për të ardhmen tuaj

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- 6 orë nga nisja e procesit të votimit në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. Në një reagim për mediat, Berisha thotë se kushdo që ka votuar ka kryer një detyrim madhor. 

Reagimi i plotë: 

Falënderoj ata qytetarë që gjer tani kanë hedhur votën e tyre, kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshën 18-vjeçare.
Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit.
Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufishme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dyndur sot dhe po votojnë në Shqipëri.
Mirënjohja ime është e pakufishme ndaj tyre.
Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment, në të cilin kanë nevojë shumë të madhe.
Së fundmi, edhe njëherë thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.
Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari.

Tani, çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhgim kombëtar po kaq serioz.
Dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute.
Një gjë mund t’u them se sot sovrani jep një verdikt historik...
...Unë them sot sovrani do japë një verdikt historik dhe kjo është e vërteta.
Po cili është ai që nuk i bindet historisë?
Pra, kështu është kjo.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rastet e pazakonta! Në Finiq votohet familjarisht, në Fushë Krujë burri kërkon të votojë për gruan, në Mirditë çifti voton bashkë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto Ilustruese

TIRANË- Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare është në vijim, por nuk kanë munguar as rastet e pazakonta. Në qendrën numër 1302/00 në Fushë Krujë, një qytetar ka kërkuar të votojë edhe për bashkëshorten. Kjo qendër votimi ka në total 754 votues. Edhe në fshatin Finiq, disa familjarë janë parë duke hyrë së bashku në Qendrën e Votimit (QV).

Ndërkohë edhe në Mirditë një çift të moshuarish kanë votuar së bashku. Burri është shprehur para komisionerëve se gruaja e tij ka probleme me shikimin./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Bllokohet procesi zgjedhor në Papër të Elbasanit, denoncohet për parregullsi

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

ELBASAN- Procesi i votimit në Qendrën e Votimit nr.2447 është ndërprerë pasi Policia dhe Prokuroria kanë mbërritur në qendrat e votimit ku PD denoncon se ka parregullsi.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përfaqësues të forcave të rendit dhe të organit të akuzës kanë mbërritur në qendër për të hetuar situatën, ndërsa palët përkatëse janë duke dhënë deklarimet e tyre zyrtare./Zëri

1 MUAJ ME PARE

'SPAK të hetojë'/ PD: Deputetja e PS shkeli heshtjen zgjedhore dhe përdori faqen zyrtare të Ministrisë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Kiduina Zaka

TIRANË-Partia Demokratike ka akuzuar deputeten e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Kiduina Zaka për dy shkelje të ligjit.

Partia Demokratike: Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka konsumoi sot dy shkelje flagrante të ligjit, për të cilat organet ligjzbatuese do të duhet të reagojnë menjëherë. Përvecse gënjeu në cdo fjalë që thoshte, pasi komisionerët e Partisë Demokratike janë garantët e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kiduina Zaka shkeli periudhën e heshtjes zgjedhore (neni 77 i Kodit Zgjedhor), duke përdorur faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në shkelje flagrante të nenit 91 të Kodit Zgjedhor.

PD e cilëson këtë veprim si “shkelje të dyfishtë dhe flagrante të ligjit” dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga SPAK dhe institucionet përkatëse. Në deklaratë, theksohet gjithashtu se pretendimet e Zaka-s ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike janë të pavërteta dhe kanë si synim diskreditimin e një procesi të ndershëm zgjedhor.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Luan Baçi shkel Kodin Zgjedhor, fotografohet në qendrën e votimit

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Luan Baçi

FIER- Kandidati i Partisë Demokratike, Luan Baçi është fotografuar në qendrën e votimit në shkollën “Petro Sota” në Fier. Në këtë shkollë janë vendosur qendrat e votimit numër 3024 dhe 3028. Në momentin që Baçi ka qenë në derë, kanë ndërhyrë dhe e kanë larguar nga shkolla. Prania e kandidatit në qendrat e votimit është shkelje e e Kodit Zgjedhor.

1 MUAJ ME PARE

Denoncimi në Finiq, kërkohet ndërhyrja e Policisë, Ina Zhupa: Fletët e votimit po dalin jashtë!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Denoncimi

SARANDË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa ka bërë një denoncim. Në rrjetet e saj sociale, Ina Zhupa ka denoncuar një situatë të rëndë në fshatin Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq. Duke e shoqëruar denoncimin e saj me foto, Zhupa pretendon Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS, Vasil Llajo, ka nxjerrë fletën e votimit jashtë dhe po udhëzon votuesit.

Postimi e Zhupës:

Fshati Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq! PD kërkon menjëherë bllokimin e qendrës! Njoftojmë policinë dhe KZAZ për marrjen e vendimeve përkatëse sipas ligjit. Informacioni që na vjen është se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit. Të gjithë do përballen me ligjin. Larg duart nga vota e qytetarëve, do ikni me turp. Patronazhistet në aksion! Me lista me numër id dhe të dhëna personale të marra në shkelje të ligjit, qëndrojnë pranë qëndrës së votimit 4664, përkatësisht SOS BAR në Sarandë, për të intimiduar dhe monituar zgjedhësit. Ta dinë patronazhistet se janë të monituara dhe do e marrin përgjigjen e merituar.

1 MUAJ ME PARE

Dhëndrri i Berishës, Jamarbër Malltezi del nga ‘arresti shtëpiak’ dhe shkon të votojë (FOTO)

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka shkuar në qendrën e votimit. Edhe pse është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Malltezi është lënë i lirë për pak çaste për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese.

Leja i është miratuar nga prokurori Arben Kraja.

Malltezi është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej muajit nëntor të vitit 2023, pas hetimeve të nisura për dosjen “Partizani”.

1 MUAJ ME PARE

Pjesëmarrja/ KQZ nxjerr shifrat: Deri në orën 12:00 kanë votuar 22.04% e qytetarëve shqiptarë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
KQZ

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rifreskuar shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 12:00. Sipas asaj që shihet në rifreskimin e KQZ, deri në orën 12:00 kanë votuar 22.04% e qytetarëve.

Edhe pse shifra është rritur krahasuar me mëngjesin e sotëm, ajo ngelet sërish e ulët krahasuar me vitin 2021, kur deri në orën 12:00, kishin votuar 27.24%, pra një diferencë me gati 5%./Zëri

1 MUAJ ME PARE

"Sapo dola i veshur kuqezi...", Meta reagon pas votimit: Kreu i organizatës u tmerrua nga ngjyrat e mia sepse i kujtojnë Kushtetutën (REAGIMI)

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Ilir Meta, president

TIRANE- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pasi mediat nuk u lejuan për të filmuar votimin e tij. Meta thotë se mediave u ishte garantuar që do të filmohej momenti i tij i votimit. Por sipas tij, sapo patronazhistët e kanë parë që ka qenë i veshur "kuqezi', menjëherë është ndaluar hyrja e gazetarëve brenda Qendrës së Votimit. Meta thotë se ngjyrat kuqezi tmerrojnë Edi Ramën por i kujtojnë shqiptarëve patriotë mbrojtjen e kushtetutës. 

POSTIMI I PLOTË: 

Të dashur qytetarë!
Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!
Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.
Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.
Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.
Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.
Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.
Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.
Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!
Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Tjetër konflikt jashtë qendrave të votimit në Pogradec, përplasje fizike mes disa personave

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

POGRADEC-Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Muhamer dhe Esat Minarolli” në qytetin e Pogradecit. 

Në ambientet e jashtme të kësaj qendre është shënuar një përplasje fizike, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe personat e përfshirë. Policia ndodhet në vendngjarje.

1 MUAJ ME PARE

Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier: Jemi këtu që nga fundi i marsit, janë 240 vëzhgues

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Lamberto Zannier

TIRANË-Ambasadori i OSBE-ODIHR në Tiranë, Lamberto Zannier, ka mbërritur në njësinë nr.10 në Tiranë, nga ku deklaroi se po monitoron nga afër për të vrojtuar nëse këto zgjedhje janë me standartet ndërkombëtare. Zannier ka deklaruar se janë 240 vëzhgues të OSBE në të gjithë vendin dhe 135 të tjerë nga vendet e OSBE.

Ambasadori theksoi se janë angazhuar 240 vëzhgues, por janë edhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së. Ndërkohë, Zannier deklaroi se ditën e nesërme do të ketë një konferencë për mediat, në orën 15:00. 

Ambasadori i OSBE-ODIHR në Tiranë, Lamberto Zannier: Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe Parlamenti Europian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër do të kemi një konferencë për shtyp. Konferenca do të jetë nesër në 15:00 dhe do të jeni të gjithë të ftuar. Nuk do të ishte domethënëse nëse do të jepja një mendim sot. Unë jam një person në një qendër votimi. Sigurisht që jam duke mbledhur informacion dhe jam në këtë QV sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik.

1 MUAJ ME PARE

"Shiko bandën këtu, ikni o malokë", Flamur Noka përplaset me Bert Xhabaftin në Vorë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Flamur Noka dhe Bert Xhabafti

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa persona jashtë një qendre votimi në Vorë. Burime për Zëri bëjnë me dije se Noka ka shkuar në mbështetje të disa deputetëve të PD që kishin pretendime se pjesëtarë të familjes Xhabafti ndodheshin jashtë QV. Situata është tensionuar pasi PD pretendon se fisi Xhabafti ka hyrë brenda qendrës së votimit për të votuar në emra të qytetarëve të tjerë, ndërkohë që ata deklarojnë se kanë shkuar për të votuar si qytetarë të Vorës. 

Përplasja brenda QV:

Noka: Do të të marr zvarrë. Je pjesë e bandës së Xhabaftit.

Qytetari: Ti nuk e pranon humbjen, unë jam votues.

Përplasja jashtë QV

"Unë jam Bert Xhabafti",-i thotë qytetari. 

Ti je Bert Xhabafti? i thotë Noka. 

Noka: Do shkoj sot në SPAK.

Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu.

Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues

Noka: Do ta shohim pas 11

Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Unë shkoj me votu ti thua mos hy këtu. Ore mashtrues. Si më sjell njerëz të pish kafe me mu.

Nuk ju dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë. Unë kam ardh me avion me votu.

Xhabafti: Mos më sill njerëz të pish kafe me mu, se s'pi kafe ti me mu. 

Shiko bandën, shiko si i ke sjellë bandën këtu.-thotë Vokshi.

Xhabafti: Ikni o malok, ikni nga Tirana. 

Disa javë më parë, kryedemokrati Sali Berisha tha se familjen Xhabafti do ti shpallë organizatë terroriste pasi janë skeduar duke bërë presion dhe marrë kartat e identitetit të qytetarëve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Fotografoi votën, arrestohet 56-vjeçarja/ BKH zbarkon në Elbasan

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN-Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot teksa mësohet se njëri rast ka të bëjë me fotografimin e një fotografim vote dhe një rast tjetër me votim familjari në Bradashesh. Në lidhje me problematikat gjatë procesit zgjedhor mësohet se prokurorë të SPAK dhe BKH kanë zbarkuar sot në prokurorinë e Elbasanit.

Sa i përket rastit të fotografimit të votës Policia bën me dije se M.C., 56 vjeç ka fotografuar votën e saj gjatë procesit të votimit në lagjen “5 Maj”. Ngjarja u vu re nga anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, i cili njoftoi policinë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Fotografoi votën, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan arrestohet shtetasja M.C. për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestua shtetasja M.C. nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.

Në datë 11.05.2025, është marrë njoftim se në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit ishte konstatuar një shtetase e cila kishte fotografuar fletën e votimit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është dërguar grupi hetimor në vendin e ngjarjes, është identifikuar shtetasja e mësipërme, është sekuestruar telefoni celular, janë administruar aktet përkatëzse si dhe janë marrë deklarime personave që kanë dijeni.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, është arrestuar në flagrancë shtetasja me iniciale M.C., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Pjesëmarrja/ KQZ nxjerr shifrat: Deri në orën 11:00 kanë votuar 16.5% e qytetarëve

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pjesemarrja

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Deri në orën 11:00 kanë votuar 16.5% e qytetarëve, ndërsa krahasuar me vitin 2021 sërish pjesëmarrja është e ulët.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, pjesëmarrja deri në orën 11:00 ka qenë 20.8%. Të dy liderët politikë kanë bërë thirrje që qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë./ ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Votimi/ Kreu i KQZ: 4 qendra pa operatorë të identifikimit elektroni

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka dalë në një konferencë për mediat duke sjellë një panoramë të përgjithshmë të situatës aktuale të procesit të votimit në të gjitha qarqet e vendit.

Celibashi u shpreh se nga përpunimi i informacioneve rezulton se janë 8% e qendrave të votimit që janë hapur me vonesë. Ndër të tjera kryekomisioneri raporton se janë 5% e qendrave të votimit ku është raportuar se ka pasur tension mes anëtarëve të komisionit, ku situata është stabilizuar me ndërhyrjen e KQZ.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Janë disa problematika që lidhen me organizimin, siç është mungesa e operatorëve në Dropull. Megjithatë, votimi po vijon normalisht. Kemi pasur raportime nga të dyja krahët politikë për prani të kandidatëve në qendrat e votimit. Disa kanë shfaqur dëshirë të vëzhgojnë procesin, pa e ditur ndalimin ligjor. Kandidatët nuk mund të jenë vëzhgues gjatë votimit – kjo e drejtë u takon vetëm gjatë numërimit. Janë 8% e qendrave që janë hapur me vonesë, ndërmjet orës 7 deri në orën 8. Për 5% të qendrave të votimit, rezulton se nuk kanë qenë të pranishëm të 7 anëtarët. Vlen të theksohet se në momentin kur procesi i votimit është hapur, kanë qenë prezentë vëzhgues të ndryshëm. 5% të QV kemi patur raportime për tensione në momentin e hapjes ndërmjet anëtarëve, që kanë shkaktuar vonesa. Ka ndërhyrë KQZ dhe situata është stabilizuar. Kemi një raportim që lidhet me personat me aftësi të kufizuara, janë rreth 21% të rasteve. Nuk janë asistuar sipas procedurave të Kodit Zgjedhor. Pasi ka filluar procesi, kemi patur 6% të QV ndërprerje të procesit për arsye logjistike, por situata më pas është normalizuar. Kemi një raportim që në 5% të QV kemi një mosrespektim të distancës prej 150 m, të individëve që kanë përfunduar procesin e votimit. Sa i përket identifikimit elektronik, janë 4 qendra pa operatorë. Janë në zonën e Dropullit. 

Sa i përket votës së diasporës, Celibashi njoftoi se deri më tani kanë mbërritur 185.679 zarfe në KQZ, ndërsa numri pritet të shkojë në rreth 200 mijë. Celibashi theksoi se një pjesë e zarfeve rreth 2.500 janë konsideruar të parregullta në aspektin formal, por do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga komisionet përkatëse.

Celibashi: 185. 679 zarfe të mbërritur në KQZ, në fakt ky numër është pak më i madh. 2.500 zarfe janë administruar në kutinë e posaçme, kur kanë mbërrutur në KQZ janë konsideruar si të parregullta nga pikëpamja formale, por do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet. Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 5, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00. Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve nga diaspora.

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Kandidati i PD filmohet brenda Qendrës së Votimit në Tropojë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Ajet Gurguri, kandidati I PD-ASHM

TROPOJE- Kandidati i Partisë Demokratike në Tropojë, Ajet Gurguri është filmuar duke u futur në një Qendër Votimi. Hyrja e kandidatëve brenda QV është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Paraditen e sotme, KQZ bëri sërish thirrje që kandidatët të mos qendrojnë afër QV-ve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Lushnje/ Përplasje fizike brenda QV, PD pretendon se vëzhguesit e PS kanë filmuar votën e çdo qytetari

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pamje nga perplasja ne Lushnje

LUSHNJE- Një përplasje është shënuar paraditen e sotme në Lushnje, ku përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar procesin e votimit me pretendimin se vëzhguesit e procesit zgjedhor kanë filmuar votën e çdo qytetari në këtë QV. 

Siç shihet edhe në pamje ka patur edhe përplasje fizike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Në vendngjarje ndodhet edhe Policia e Shtetit. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

U dhunua nga eksponenti i PD/ Komisioneri i PS: Kështu ka bërë në çdo zgjedhje! Gruaja: E goditën djalin me arka

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Enton Gega

POGRADEC-Një incident i rëndë është shënuar në qendrën e votimit nr. 3901 në Pogradec, ku eksponenti i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, ka sulmuar fizikisht komisionerin e Partisë Socialiste, Enton Gega. Sipas raportimeve, Tollozhina ka goditur Gegën, duke e lënë të gjakosur, si dhe ka fyer një qytetare e cila ndodhej në ambientet e qendrës së votimit në momentin e ngjarjes.

Në pranga është vendosur eksponenti i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, 63 vjeç. Tollozhina ka dhunuar komisionerin e Partisë Socialiste, Enton Gega, pasi ky i fundit ka patur një debat me vajzën e tij, e cila është edhe kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi. Policia njofton se vajza e komisionerit të PS ka pasur një debat me anëtarin e komisionit të PD në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T., Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit. Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçë, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 329/2 dhe 237 K penal, ndaj shtetasin L. T, 63 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë, pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10.30, ky shtetas ka hyre në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G 52 vjeç (me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë) në këtë qendër votimi.

Ky shtetas e ka goditur për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, (e bija e shtetasit L.T) ka pasur një debat me anëtarin e komisionit shtetasin E. G., në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues. Materiale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Situata është rënduar edhe më tej, pasi nipërit e Luan Tollozhina, kanë shkuar në banesën e Entin Gegës, dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në ambientet e Komisariatit.

Vetë komisioneri i Partisë Socialiste, Enton Gega ka njoftuar se ka bërë kallëzimin në Polici dhe është shprehur se kjo situatë ka qenë në çdo zgjedhje. Sipas tij Luan Tollozhina ka ofenduar dhe ushtruar dhunë gjithmonë në proceset zgjedhore.

"Ishte kryetarja një çupë, në fillim i lamë të votonin dhe në trajnim kështu na thanë që do ti lini të votojnë (personat me aftësi ndryshe). I thashë unë duan të vijnë të votojnë, si nuk i le, ai e ka ndarë mendjen për kë do votojë. Ajo siç erdhi shkruante atje ai vjen e më thotë mua pse më ngacmove vajzën. Më shau dhe më goditi në vesh. E kam kallëzuar në polici. Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë, të njëjtën gjë. Dolëm këtu jashtë prap më shau dhe më ofendoi nga nëna. Atë e njohin nga mamaja mua më njohin nga babai,"-u shpreh ai.

Edhe Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës, tregoi se u përballën me një pritë nga 4-5 persona.

“Godisnin djalin me arka, unë të mbroja djalin më sulmuan edhe mua. Po mbroja djalin e haja unë, se është me këmbë të thyer”, tha Suela Gega.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

3 orë votim/ Rritet pjesëmarrja/ KQZ: 13% e votuesve iu janë drejtuar qendrave të votimit

 

TIRANË-Në tre orë nga nisja e votimit, rritet përqindja e qytetarëve që iu janë drejtuar kutive të votimit. 12.93% e qytetarëve sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
GRAFIKU

Por përsëri pjesëmarrja mbetet më e ulët se ajo e vitit 2021, ku në të njëjtin orar ka qenë 16.67 %.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rama i drejtohet QV në Surrel bashkë me bashkëshorten: Të dëgjojmë çfarë do të thotë populli!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama i është drejtuar qendrës së tij të votimit në Surrel. Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Rama ka ruajtur një veshje formale, larg stilit të tij gjatë fushatës duke respektuar kështu edhe heshtjen zgjedhore.

" E vetmja gjë që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit, dhe të presim dhe të dëgjojmë çfarë do të thotë populli"-tha kryeministri në dalje të QV.

Interesante është vota e kryeministrit i cili voton sot për një kandidat të listës së tij të hapur. Kë të ketë mbështetur vallë? /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier, gjenden vetëm 47

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

FIER- Probleme me fletët e votimit në Fier! 500 fletë votimi nuk janë gjetur në KZA 59 Fier, në qendrën e Votimit 3134/01. Sipas informacioneve, në QV dalin në sistem 547 fletë votimi, por janë gjetur vetëm 47.

Situata e paprecedentë ka ndodhur në Qendrën e Votimit në shkollën “Kostandin Peto”, ndërkohë që ende nuk ka asnjë sqarim lidhur me situatën nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rritet pjesëmarrja/ KQZ: 5.16% e votuesve iu janë drejtuar qendrave të votimit në të gjithë vendin

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Pjesemarrja sipas KQZ

TIRANE- Rritet përqindja e qytetarëve që iu janë drejtuar kutive të votimit. 5.16% e qytetarëve sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

Kjo shifër është sërish më e ulët se në vitin 2021, kur për të njëjtën orar në vitin 2021, KQZ raportoi se pjesëmarrja ishte 8.08%.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Voton kryedemokrati Sali Berisha: Votoni, votoni, votoni! Do të kemi një ditë vere të dytë!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Sali Berisha me bashkeshorten, Liri dhe familjen

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar të votojë bashkë me familjen e tij. Berisha është duke votuar në shkollën "Kosova" bashkë me të shoqen Liri Berisha, djalin Shkëlzenin dhe të shoqen e tij, Arminën. 

"Të votojnë për veten e tyre, për punësim, për fermën dhe të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre në këtë vend. Të votojnë. çdo njeri që takova, takova njerëz të gëzuar dhe të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Do të kemi një ditë të dytë vere. Thirrja ime është vetëm: Votoni, votoni, votoni."- u shpreh kryedemokrati në dalje të qendrës së vitit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Fluks hyrje në Kakavije, 3500 emigrantë shqiptarë hyjnë për të votuar

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustrim

GJIROKASTER- Një fluks emigrantësh nga Greqia po vjen për në Shqipëri për tju drejtuar kutive të votimit. ZËRI mësoi se gjatë 24 orëve të fundit në Kakavije kanë hyrë gati 3500 qytetarë shqiptarë, me një rritje të fluksit prej 20%. Edhe pse këtë vit, u mundësua vota e Diasporës, ky proces hasi në problematika në Greqi dhe kjo mesa duket i ka orientuar qytetarët që të vijnë vetë e të votojnë në Shqipëri. 

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

PD bllokon votimin në Berat: Prani e personave të paautorizuar brenda perimetrit të lejuar

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
foto ilustruese

BERAT-Partia Demokratike ka bllokuar procesin e votimit në një nga qendrat e votimit në Berat. Sipas tyre ka prani të personave të paautorizuar brenda perimetrit të lejuar. Bëhet fjalë kryesisht për kryepleqtë e fshatrave.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

FOTO-LAJM/ Një tufë me karta ID gjendet në rrugët e Petrelës

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto e kartave

TIRANE- Një tufë me karta ID ka përfunduar në rrugët e Petrelës në periferi të kryeqytetit. Ende nuk dihet se për çfarë janë përdorur këto karta dhe përse kanë përfunduar në rrugë. 

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

PD letër KQZ-së: Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve, merrni masa

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me një letër, ku ka denoncuar problematika me procesin e votimit. 

LETRA:

I nderuar Z. Komisioner,
Nga anëtarët dhe vëzhguesit tanë në Qendrat e Votimit kemi marrë raportime të shumta se zgjedhësve nuk iu është bërë timbrosja dhe në rastet kur është bërë boja e timbrit fshihet lehtësisht.
Neni 105, pika 1, gërma “dh”, e Kodit Zgjedhor parashikon se: “Zgjedhësi timbroset në dorën e majtë nga një anëtar i caktuar me vendim të KQV-së me një lëndë të posaçme, të dukshme me shikim të lirë dhe që nuk hiqet për jo më pak se 24 orë, me qëllim shmangien e votimit më shumë se një herë dhe më pas i jepet fleta e votimit. Në rast se zgjedhësi nuk pranon të timbroset me lëndën e posaçme, atij nuk i jepet fleta e votimit dhe identiteti i tij mbahet shënim në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së."
Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 105, pika 1, gërma “dh”, të Kodit Zgjedhor, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme që për çdo zgjedhës të kryhet timbrosja, si dhe lënda e posaçme e timbrit të jetë e atillë që nuk kryhet fshirja e saj për jo më pak se 24 orë.

1 MUAJ ME PARE

I shoqëruar nga bashkëshortja, voton kreu i SPAK Altin Dumani: Do flas pas zgjedhjeve!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Altin Dumani

TIRANË- Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani. Kreu i SPAK, Dumani voton në qendrën e votimit në shkollën “At Zef Pëllumbi”, pranë njësisë numër 5 në Tiranë, së bashku me bashkëshorten e tij.

I pyetur për strategjinë e ndjekur për të luftuar krimet zgjedhore, Dumani tha shkurt: Do flasim pas zgjedhjeve!

MOMENTI I VOTIMIT:

1 MUAJ ME PARE

Ndodh në Finiq/ Komisionerët nuk paraqiten në QV, shkon ti marrë Policia

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustrim

SARANDE- Në dy fshatrat e Finiqit, Kardhiq dhe Gravë, Komisionerët e partive politike nuk janë paraqitur pranë Qendrave të votimit duke sabotuar procesin zgjedhor. Pasi kanë pamundësuar për 2 orë procesin e votimit, Policia e Shtetit ka shkuar që ti marrë për tu paraqitur. Ata rrezikojnë ndjekjen penale. 

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

E pazakontë! Në Zhamë të Lushnjës qytetarët votojnë brenda një...dollapi!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Vendi i votimit

LUSHNJE- Një mënyrë votimi e pazakontë po ndodh në fshatin Zhamë të Lushnjes. Qytetarët nuk janë pajisur me një dhomë të fshehtë votimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kështu, janë vendosur për të votuar nga një dollap. Për këto zgjedhje, dollapi ka funksionin e dhomës sekrete të votimit.

/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Pjesëmarrja në zgjedhje në orën 08:00, gati 2%, më e ulët se në vitin 2021

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

TIRANE- Shqiptarët sot kanë mundësinë t'ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Legjislaturës së XI.

Nga vëzhgimi i ZËRI, të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 08:00 është 1.93%, më e ulët se në vitin 2021, kur për të njëjtin orar, pjesëmarrja ka qenë 3.37%.

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Te dhenat e pjesemarrjes

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Monika Kryemadhi voton me fëmijët dhe nënën: Ta shpëtojmë këtë demokraci të brishtë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Monika Kryemadhi

TIRANË-Deputetja Monika Kryemadhi, e cila nuk kandidon për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, ka votuar. Deputetja shoqërohej nga djali Besar Meta, dy vajzat dhe mamaja e saj Fatime Kryemadhi. 

Monika Kryemadhi: E vetmja mënyrë për të shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojmë të votojmë. Në radhë të parë, ju falënderoj juve gazetarëve, sepse jeni ju që do të përcillni informacionin te qytetarët. Në radhë të dytë dhe kryesorja, do të kisha dëshirë t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë masivisht, që këtë ditë votimi, sot, ta kthejmë në një ditë historike. Bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë pasi në fund të ditës, diferenca është vrasja e demokracisë. Sot më shumë i takon Besar të flasë.

Ndërsa djali Kryemadhit u shpreh: Do kisha dëshirë t’i bëja thirrje të gjithë qytetarëve  të dalin dhe të votojnë sot masivisht në veçanti për të rinjt dhe të rejat, këtë ditë ditë votimi ta kthejmë në një ditë historike për Shqipërinë.

Kryemadhi ka shprehur hapur gjatë gjithë fushatës mbështetjen për ish-bashkëshortin Ilir Meta që ndodhet në qeli./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Basha voton bashkë me vajzën, thirrje të rinjve: Sot keni një të drejtë të çmuar!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Lulzim Basha

TIRANË-Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha votoi pak momente më parë në qendrën e votimit të qendrës nr 13 në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar me vajzën e tij Dafina, e cila voton për herë të parë.

Lulzim Basha: Uroj një ditë të paqtë të gjithë qytetarët shqiptarëve. T’i drejtohen kutive të votimit për të ushtruar një të drejtë, për të zgjedhur me votë qeverinë, parlamentin, deputetët që ju përfaqësojnë. E kam këtë ftesë në veçanti për brezin e ri kur edhe vajza ime e madhe Dafina voton për herë të parë. Sot keni një të drejtë të çmuar, dilni nga shtëpitë dhe votoni për të ardhmen tuaj. Besoni te Shqipëria, vetja juaj dhe te e ardhmja.

1 MUAJ ME PARE

Ish-deputeti, Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Vota, ilaçi për të shëruar Shqipërinë

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Ervin Salianji

FIER- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka votuar mëngjesin e sotëm nga burgu i Fier. Salianji pas votimit u shpreh se ky është një moment i veçantë edhe pse ndodhet në burg. Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sot masivisht për opozitën.

Ervin Salianji:Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe.  Unë nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë brenda apo edhe jashtë burgut. E rëndësishme të fokusohemi tek mesazhi dhe kryesori është vota masive. Ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë. Mbi 90 përqind e të burgosurve votojnë pr qeverinë dhe kjo tregon edhe për nivelin e demokracisë në vendin tonë.

Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t'u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe po vuan dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë. Aktualisht, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po kryen dënimin në burgun e Fierit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Kandidatët për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit"/ Celibashi: Respektoni ligjin!

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje kandidatëve për deputet që të mos paraqiten në qendrat e votimit, pasi diçka e tillë është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor.

Ilirjan Celibashi: KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.
Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor. 

1 MUAJ ME PARE

"Po blejnë vota"/ Arrestohet bashkëshorti i deputetes Elda Hoti, në pranga dhe një 25-vjeçar

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Elda Hoti

MIRDITË-Ladi Ndoji, bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është arrestuar, pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen. Në pranga është vendosur edhe 25-vjeçari Amarildo Jushi. Të dy akuzohen se i bllokuan rrugën një makine me pretendimin se po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme (10 maj), ku ZËRI raportoi dhe shoqërimin e bashkëshortit të deputetes. Sipas njoftimit të policisë  Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç, të dy banues në Mirditë, u arrestuan në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, vetëgjyqësinë, dhe kanosjen apo dhunimin ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”

-A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Shërbimet e Policisë, menjeherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e rrugës në lagjen “Donaj” në Rrëshen dhe konfliktin verbal mes këtyre shtetasve, kanë ndërhyrë, duke shoqëruar palët në Komisariat dhe kanë kryer veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë.

Në vijim të veprimeve të kryera, pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve L. N. dhe A. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e shtetasit R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve pas kryerjes së testit të alkoolit të tre drejtuesve të automjeteve rezultoi se shtetasi L.N., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndrësa dy drejtuesit e automjeteve të tjera rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Shqipëri! Rama thirrje qytetarëve: Votoni, shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se sot shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. 

Edi Rama: Sot është Dita e Shqipërisë! Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. Votoni!

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Shqipëria voton! Berisha përshëndet votuesit: Njisha, jeni gati

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur votuesit me anë të një postimi në Facebook.

Sali Berisha: Mirëmëngjes njisha, jeni gati?

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Votohet në qarkun e Lezhës, në një qendër probleme me pajisjen e identifikimit elektronik

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
pamje nga votimi në Lezhë

LEZHË- Në orën 7 ka nisur hapja e qendrave të votimit në qarkun e Lezhës. Prej orës 7 ka patur edhe prani të qytetarëve që ka shfaqur interes për të votuar. Po behët një verifikim nga KZAZ për procesin, pasi ka qendra votimi që nuk janë hapur akoma për shkak të problemeve.

Një e tillë është ajo me nr 0731 në KZAZ 12 Lezhë e cila nuk eshte hapur ende pasi pajisja e printimit nuk ka funksionuar dhe per kete arsye eshte kerkuar zevendesimi i saj qe eshte konfirmuar. Kjo qender pritet te hapet rreth ores 8 menjëherë pas zëvendësimit të pajisjes.

1 MUAJ ME PARE

E pazakontë në Vlorë! Nis me vonesë procesi i votimit, kryetari i komisionit humb nënën, nuk paraqitet

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
Foto ilustruese

VLORË-Procesi i votimit në qendrën e votimit 44/71/2 në Vlorë nisi me vonesë, për shkak se dy komisionerë u larguan për arsye familjare. Raportohet se nëna e kryetarit të komisionit është ndarë nga jeta dhe nuk ka qenë i pranishëm. Një ngjarje që ka ndikuar në mosfunksionimin e qendrës.

1 MUAJ ME PARE

Probleme në qendrën e votimit në Lushnjë/ Sekretari i PD nuk ulet në tavolinë: S’po respektohet renditja

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
foto ilustruese

LUSHNJE-Në Lushnjë QV 28/65 nuk ka filluar votimi pasi nuk punon kamera e pajisje PEI . Sekretari i PD nuk ulet në tavolinë me pretendimin se nuk respektohet renditja në karrige.

1 MUAJ ME PARE

Procesi zgjedhor nuk nis në Fier, shkak mungesa kolaudimit të pajisjes së identifikimit

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
FOTO ILUSTRUESE

FIER- Procesi i votimit ka nisur thuajse në të gjithë vendit, por në një nga qendrat e votimit në Fier janë hasur probleme. 

Mësohet se aktualisht kanë mbërritur qytetarët e parë, por votimi nuk ka nisur ende pasi po pritet kolaudimi i pajisjes së identifikimit.

Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit janë të ulur në vendet përkatëse dhe pritet nisja e procesit të votimit. Sipas informacioneve, në lidhje me këtë problematikë është njoftuar edhe KQZ.

1 MUAJ ME PARE

Probleme në një nga qendrat e votimit në Fushë-Krujë, mungojnë dy anëtarë të komisionit

11 MAJ/ Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi pa probleme, por me
FOTO ILUSTRUESE

FUSHË-KRUJË-Në qendrën e votimit 1303/1 në Fushë Krujë nuk ka nisur ende procesi i votimit ndonëse tashmë ka nisur zyrtarisht procesi i votimit. Në këtë qendër mungojnë dy anëtarë të cilët nuk janë paraqitur ende. Ndërkohë në qendrën e votimit 130300 në Fushë Krujë po ashtu mungon një anëtare. Procesi nuk ka nisur ende./ZËRI

Poll

MOS HUMB