LIVE UPDATES

31 ditë luftë! Trump kërkon të marrë naftën e Iranit: Mund të pushtojmë ishullin Kharg

➤Dita 31 e luftës Izrael-SHBA kundër Iranit! ➤SHBA po planifikon të dërgojë trupa tokësore për të nxjerrë gati gjysmë ton uranium nga objektet bërthamore të Teheranit. ➤Presidenti Donald Trump ngriti mundësinë që SHBA-të të marrin naftën e Iranit dhe shtoi se ai ende po shqyrton nëse do të marrë në dorë qendrën kryesore të karburantit, ishullin Kharg. ➤Irani është përgjigjur me kërcënime ndaj njoftimeve për ofensivën tokësore të SHBA-së. ➤Çmimi i naftës së papërpunuar Brent kaloi 115 dollarë për fuçi këtë mëngjes pas hapjes së tregjeve financiare në Azi. ➤Trump u shpreh se Irani ka rënë dakord për "shumicën" e listës 15-pikëshe të planit nga SHBA-të për t'i dhënë fund luftës.

5 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Sulmet iraniane/ Dubai njofton paketën mbështetjeje prej 272 mln dollarësh për bizneset

31 ditë luftë! Trump kërkon të marrë naftën e
foto ilustruese

DUBAI- Princi i Kurorës së Dubait, Hamdan bin Mohammed, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se ka miratuar një paketë lehtësuese ekonomike me vlerë 1 miliard dirhemë (rreth 272.26 milionë dollarë) për të mbështetur sektorin e biznesit.

Paketa do të hyjë në fuqi më 1 prill dhe do të zgjasë nga tre deri në gjashtë muaj, me qëllim rritjen e fleksibilitetit ekonomik dhe përgatitjen e bizneseve dhe familjeve për të përballuar kushtet aktuale financiare.

Paketat mbështetëse vijnë ndërsa Dubai përballet me sulme të shpeshta me dronë dhe raketa nga Iran, të cilat kanë shqetësuar sigurinë dhe aktivitetin ekonomik të Emirateve të Bashkuara Arabe./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Spanja i kthen sërish shpinën Trump, mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

31 ditë luftë! Trump kërkon të marrë naftën e
Foto ilustruese

MADRID- Spanja ka ndërmarrë një hap të fortë politik dhe ushtarak ndaj Shteteve të Bashkuara, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët amerikanë që lidhen me operacionet ushtarake kundër Iranit. Sipas El Pais, vendimi vjen pasi Madridi refuzoi përdorimin e bazave të përbashkëta ushtarake në Rota dhe Moron nga ana e SHBA-ve.

Sipas raportimeve, ndalimi i hapësirës ajrore nuk përfshin situatat emergjente, por detyron avionët ushtarakë amerikanë të devijojnë rrugët drejt Lindjes së Mesme.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe të rrezikshme.

“Ne jemi një vend sovran që nuk dëshiron të marrë pjesë në luftëra të paligjshme”, u shpreh ai.

Ambasada amerikane nuk ka reaguar ndaj këtij lajmi, por presidenti Donald Trump ka kërcënuar më herët me një embargo të plotë tregtare ndaj Spanjës për shkak të kundërshtimit të saj ndaj luftës me Iranin./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Kërcënon Trump: Nëse s’ka marrëveshje me Iranin, do hedhim në erë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg

31 ditë luftë! Trump kërkon të marrë naftën e
Donald Trump

WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nëse nuk ka një marrëveshje me Iranin, ata do ta ‘paguajnë’. Trump shprehet se nëse marrëveshja nuk arrihet shpejtë SHBA do të shkatërrojë plotësisht termocentralet e Iranit, fushat e naftës dhe ishullin Kharg.

Më tej ai shprehet se Washingtoni është në bisedime serioze me një "regjim të ri dhe më të arsyeshëm".

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime serioze me një REGJIM TË RI DHE MË TË ARSYESHËM për t'i dhënë fund operacioneve tona ushtarake në Iran. Është bërë shumë përparim, por nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti - gjë që ndoshta do të arrihet - dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk "hapet për biznes" menjëherë, ne do ta përfundojmë "qëndrimin" tonë të mrekullueshëm në Iran duke hedhur në erë dhe duke shkatërruar plotësisht të gjitha termocentralet e tyre, fushat e naftës dhe ishullin Kharg (dhe ndoshta të gjitha impiantet e tyre të desalinizimit!), të cilat qëllimisht nuk i kemi "prekur" ende. Kjo do të jetë hakmarrje për shumë nga ushtarët tanë dhe të tjerë, që Irani masakroi dhe vrau gjatë "Mbretërimit të Terrorit" 47-vjeçar të regjimit të vjetër. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

31 ditë luftë! Trump kërkon të marrë naftën e
Ishulli Kharg

SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësi të veprimeve të mëtejshme amerikane ndaj një ishulli të vogël pranë bregut të Iranit, shtëpia e një terminali kryesor të naftës, që konsiderohet si shpirti ekonomik i vendit, shkruan BBC.

Në një intervistë për Financial Times të dielën, 29 mars, Trump tha se dëshiron të “marrë” naftën e Iranit dhe po shqyrtonte mundësinë e zaptimit të Ishullit Kharg. Ai shtoi se një operacion i tillë “do të thoshte që duhet të qëndronim aty [në Ishullin Kharg] për një kohë”.

Më 13 mars, Trump deklaroi se forcat amerikane kishin “shkatërruar të gjitha objektivat ushtarake” në ishull, por kishin shmangur që të godisnin infrastrukturën e naftës. Në fillim të këtij muaji, media amerikane Axios, duke cituar katër burime të njohura me çështjen, raportoi se administrata po konsideronte plane për të pushtuar ose bllokuar ishullin, për të ushtruar presion ndaj Iranit që të rihapte Kanalit të Hormuzit, një nga kanalet më të rëndësishme të transportit detar në botë, i vendosur në jug të bregut iranian.

Munden SHBA-të të marrin Ishullin Kharg?

Ka pasur spekulime për një kohë se a do të përpiqeshin forcat amerikane të merrnin ndonjëherë Ishullin Kharg. Zaptimi i tij nuk do të ndalte vetëm eksportet e naftës së Iranit, por gjithashtu mund të shërbente si platformë për sulme kundër territorit të kontinentit. Në intervistën për Financial Times, Trump tha: Ndoshta e marrim Ishullin Kharg, ndoshta jo. Kemi shumë opsione.

2 MUAJ ME PARE

Plani me 15 pika për luftën, a do ta miratojë Irani propozimin e Trump?

31 ditë luftë! Trump kërkon të marrë naftën e
Donald Trump

SHBA-Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se Teherani e ka miratuar gjerësisht një plan 15‑pikësh të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.

I pyetur nëse Irani kishte reaguar ndaj propozimit të tij, Trump u përgjigj në bordin e avionit presidencial Air Force One: “Na kanë dhënë shumicën e pikave. Pse të mos e bënin?” Republikani nuk dha detaje të mëtejshme mbi të ashtuquajturat lëshime të Republikës Islamike.

Sipas Presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije të ngarkuara me naftë të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Nisja do të bëhet të hënën në mëngjes dhe do të zgjasë për disa ditë, deklaroi republikani gjatë natës në bordin e avionit presidencial Air Force One. Ai tha se kjo ishte një “shenjë respekti” nga Teherani. Trump u shpreh: “Mund të them vetëm se po përparojmë shumë mirë në këto negociata, por kurrë s’e di se çfarë mund të ndodhë me Iranin. Ne po negociojmë me ta, dhe në fund ndoshta duhet t’i godasim përsëri nga ajri.”

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, njoftoi të dielën ndërkohë se bisedimet midis Iranit dhe SHBA‑së për luftën në Lindjen e Mesme priten së shpejti. Pakistani do të jetë vendi mikpritës i këtyre bisedimeve. Dar në fillim nuk dha informacione nëse do të bëhej fjalë për një format të drejtpërdrejtë apo indirekt të negociatave.

Do të marrin SHBA ishullin Charg?

Ndërkohë Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, ka spekuluar rreth marrjes së ishullit iranian Charg nga trupat amerikane. “Ndoshta e marrim Charg-un, ndoshta jo. Ne kemi shumë opsione”, tha Trump për Financial Times në një intervistë të publikuar në mesnatën e së hënës. “Kjo do të thoshte gjithashtu se do të duhej të qëndronim atje për një kohë.”

Ishulli në Gjirin Persik konsiderohet si porti më i rëndësishëm i naftës i Republikës Islamike. Përmes terminalit të cisternave, para luftës aty livroheshin pothuajse të gjitha eksportet iraniane të naftës së papërpunuar. I pyetur për kapacitetet mbrojtëse iraniane në ishull, Trump u përgjigj: “Nuk besoj se ata kanë ndonjë mbrojtje. Ne mund ta merrnim shumë lehtë.”/DW

Poll

MOS HUMB