Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, reagon zyrtarisht Policia e Shtetit
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me zhdukjen e ish-zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima. Sipas bluve, denoncimi për zhdukjen e tij është bërë rreth orës 17:00, në Komisariatin nr.1 të Tiranës. Mësohet se ka qenë nëna e Shimës, ajo që është paraqitur në Komisariat dhe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj. Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, teksa ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ai është parë për herë të fundit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion
Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.
Ngjarja është regjistruar ditën e sotme, në mes të kryeqytetit. Sipas denoncimit, Shima iu ka dërguar një mesazh familjarëve ku shkruante se “po e arrestonin”, dhe që paas këtij momenti, nuk dihet më asgjë për fatin e tij./ZËRI
Zhdukja misterioze e ish-zyrtarit të AKSHI-t/ Kush është Daniel Shima, pronar i disa bizneseve në kryeqytet, policia sekuestron disa kamera…
TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është zhdukur. Familjarët e tij kanë denoncuar zhdukjen, teksa kanë zbuluar se në kontaktin e tyre të fundit, ai i kishte njoftuar se është ndaluar nga Policia dhe ishte arrestuar.
Kush është Daniel Shima? Shima ka qenë ish-zv/ drejtor i AKSHI-t, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj. Në fakt, Daniel Shima ka qenë deri pak muaj më parë numri 2 i AKSHIT.
Ai u largua nga detyra në vitin 2024. Shima u shkarkua nga detyra ditën që në SPAK u thirr për t'u marrë në pyetje shefja e tij Mirlinda Karçanaj. Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe ka firmosur shkarkimin e Daniel Shimës.
Ndaj Shimës janë bërë akuza publike gjatë kohës që ishte në detyrë në lidhje me abuzimet dhe vjedhjet e tenderave të organizuara nga AKSHI, ndërsa më herët ishte raportuar se Shima ishte marrë në mbrojtje nga shërbimet e Gardës së Republikës. Për shkak të funksionit që mbante, ai gëzonte të drejtën për të pasur mbrojtje të posaçme dhe e ka përfituar atë, pasi Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë vlerësuar rrezikun që i kanosej dhe seriozitetin e situatës, siç e parashikon ligji. Por, asnjëherë nuk pati informacion nëse Daniel Shima ishte kërcënuar, apo se përse i rrezikohej jeta.
Ndër të tjera, Daniel Shima rezulton pronar i disa bizneseve të njohura: (bar restorante City Art, shërbime marketingu Digitalb Euphoria, shërbime transporti DOR Sedign Studio, shërbime transportimi për armë dhe mallra ushtarake JDR Trading).
Ngjarja është regjistruar ditën e sotme, në mes të kryeqytetit. Sipas denoncimit, Shima iu ka dërguar një mesazh familjarëve ku shkruante se “po e arrestonin”, dhe që paas këtij momenti, nuk dihet më asgjë për fatin e tij. Ndërkohë, policia ka nisur veprimet për sqarimin e ngjarjes, duke sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ai është parë për herë të fundit./ZËRI
DETAJET/ “Ndal Policia”, si u zhduk Daniel Shima në qendër të Tiranës teksa ishte duke marrë partneren
TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është denoncuar i humbur nga familjarët e tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në mes të kryeqytetit, ku mësohet se Shima ishte nisur për të marrë partneren tij, e cila jeton te Liqeni i Thatë. Në këtë moment, Shima i ka thënë se është ndaluar nga policia dhe është arrestuar. Pas këtij momenti, nuk dihet më asnjë informacion për fatin e tij.
Kush është Daniel Shima? Shima ka qenë ish-zv/ drejtor i AKSHI-t, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj.
Në fakt, Daniel Shima ka qenë deri pak muaj më parë numri 2 i AKSHIT, por vetëm deri pak muaj më parë, pasi ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ai u shkarkua.
Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe ka firmosur shkarkimin e Daniel Shimës./ZËRI
EKSKLUZIVE/ Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t, telefonata e fundit: Po më arrestojnë!
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të kryeqytetit. Burime për ZËRI, bëjnë me dije se është denoncuar si i zhdukur Daniel Shima, ish-Zv/ Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, i larguar nga ky post rreth 2 vite më parë.
Kontakti i fundit me familjen ka qenë në orën 13:30, kur Shima i ka njoftuar se ishte ndaluar nga Policia dhe ishte arrestuar. Por pasi familja ka bërë verifikimet përkatëse, ka parë që nuk ka asnjë ndalim apo arrestim me këtë emër.
Në këtë moment ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij.
ZËRI kontaktoi edhe me Policinë e Shtetit. Jo zyrtarisht, mësohet se Policia po heton dy pista, pengmarrjen ose një inskenim të mundshëm të zhdukjes. Burime pranë grupit të hetimit janë të rezervuar për të ndarë informacione të tjera.
Kush është Daniel Shima? Shima ka qenë ish-zv/ drejtor i AKSHI-t, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj.
Në fakt, Daniel Shima ka qenë deri pak muaj më parë numri 2 i AKSHIT, por vetëm deri pak muaj më parë, pasi ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ai u shkarkua.
Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe ka firmosur shkarkimin e Daniel Shimës./ZËRI