LIVE UPDATES

Ekzekutimi i Klaudio Prendit, i riu kishte borxh 15 mijë euro! I ati ish-gjyqtar: Isha në dijeni! Nisin hetimet për 4 shokët policë

➤ Klaudio Prendi mund të jetë vrarë për shkak të një borxhi prej 15 mijë eurosh. ➤ I riu nga Puka u ekzekutua me pistoletë me selenciator sapo hyri në mjetin "G Class", makinë që ishte në emër të një vajze. ➤ I ati i të ndjerit, ish-gjyqtari Fran Prendi tha se kishte dijeni se i biri kishte konflikte, por nuk e priste që ngjarja të precipitonte në vrasjen e 30-vjeçarit. ➤ Ai kërkoi që ngjarja të zbardhet dhe të vendoset drejtësi. ➤ Në fakt, vetëm pak ditë më parë, Prendi kishte pasur përplasje me disa persona të tjerë. ➤ Ndërkohë që ekspertët e krimeve pas një kontrolli të dytë që kanë kryer në makinën e djegur tip Audi A4, kanë gjetur edhe armën e krimit me silenciator, por ishte tërësisht e shkrumbuar. ➤ Po ashtu, janë marrë në pyetje edhe shokët, me të cilët Prendi ishte në tavolinë pak para se të vritej. Të gjithë punonjës të Policisë së Shtetit. Ata pretendojnë se nuk kanë parë asgjë, por ndaj tyre ka nisur një hetim. ➤ Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, pas nisjes së procesit të Vettingut.

4 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Ishin me Klaudio Prendin para atentatit në Tiranë, nis hetimi për 4 punonjësit e Policisë

Ekzekutimi i Klaudio Prendit, i riu kishte borxh 15 mijë euro! I ati
Klaudio Prendi

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për 4 punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin në shoqërinë e Klaudio Prendit, vetëm pak para se ai të ekzekutohej. ZËRI ka mësuar se 3 prej tyre janë efektivë të Komisariatit nr.1 në Tiranë, ndërsa një tjetër ishte punonjës i Policisë Rrugore. Burime bëjnë me dije se AMP do të intervistojë oficerët e policisë dhe më pas do të konkludojë në një njoftim zyrtar.

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash vetëm pak pas mesnatës së djeshme, fill sapo doli nga një lokal që ndodhej me miqtë e tij në zonën e Xhamllikut. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes e kanë ndjekur prej kohësh djalin e ish-gjyqtarit deri në momentin që ai ka dalë vetëm nga lokali.

Sapo po hipte në mjetin e tij, ata kanë qëlluar. I riu mori plagë në kokë dhe në gjoks, të cilat rezultuan fatale për të, edhe pse miqtë e tij e dërguan menjëherë në spital. Tashmë, nga zona kanë marrë kamerat e sigurisë dhe po punohet për të zbuluar se cilët janë personat që planifikuan dhe kryen atentatin. Pista e borxhit që ka zbuluar i ati i viktimës është vetëm një prej atyre që po hetohen./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Klaudio Prendit, zbardhet dëshmia e policëve, shokë me viktimën: Nuk pamë gjë!

Ekzekutimi i Klaudio Prendit, i riu kishte borxh 15 mijë euro! I ati
Klaudio Prendi

TIRANË- Shokët e Klaudio Prendit janë marrë në pyetje nga Policia e Shtetit pasi kanë qenë brenda lokalit, përballë vendit ku ka ndodhur ngjarja. Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se shokët e të riut, të cilët janë edhe efektivë të Policisë së Shtetit, kanë pranuar se kanë qenë në lokal me 30-vjeçarin, i cili u çua para tyre nga tavolina. Sipas tyre, Prendi nuk priste që t'i ndodhte asgjë, pasi nuk u kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe nuk u kishte treguar se kishte ndonjë problem. Kjo pasi i ati, ish-gjyqtari Fran Prendi, pranoi se i biri kishte pasur konflikte për një borxh me vlerë rreth 15 mijë euro.

“Nuk na shprehu ndonjë problem dhe nuk ishte i shqetësuar. Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë,”- kanë deklaruar miqtë e tij.

Si ndodhi ekzekutimi i të riut në Tiranë?

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash vetëm pak pas mesnatës së djeshme, fill sapo doli nga një lokal që ndodhej me miqtë e tij në zonën e Xhamllikut. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes e kanë ndjekur prej kohësh djalin e ish-gjyqtarit deri në momentin që ai ka dalë vetëm nga lokali. Sapo po hipte në mjetin e tij, ata kanë qëlluar. I riu mori plagë në kokë dhe në gjoks, të cilat rezultuan fatale për të, edhe pse miqtë e tij e dërguan menjëherë në spital. Tashmë, nga zona kanë marrë kamerat e sigurisë dhe po punohet për të zbuluar se cilët janë personat që planifikuan dhe kryen atentatin. Pista e borxhit që ka zbuluar i ati i viktimës është vetëm një prej atyre që po hetohen./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

ME VIDEO- Momenti i vrasjes së Klaudio Prendit, autorët i dolën përballë, qëlluan pa dalë fare nga mjeti

Ekzekutimi i Klaudio Prendit, i riu kishte borxh 15 mijë euro! I ati
Klaudio Prendi

TIRANË- Publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Klaudio Prendit, mesnatën e djeshme në zonën e Xhamllikut. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga "JOQ", Prendi kalon rrugën dhe sapo hap derën e makinës i afrohen autorët. Pa dalë fare nga makina, autorët qëllojnë disa herë me armën e zjarrit që kishin me vete dhe më pas largohen me shpejtësi. Nga të njëjtat pamje, duket Prendi i shtrirë në tokë.

MOMENTI ME VIDEO:

Si ndodhi ekzekutimi i të riut në Tiranë? 

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash vetëm pak pas mesnatës së djeshme, fill sapo doli nga një lokal që ndodhej me miqtë e tij në zonën e Xhamllikut. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes e kanë ndjekur prej kohësh djalin e ish-gjyqtarit deri në momentin që ai ka dalë vetëm nga lokali. Sapo po hipte në mjetin e tij, ata kanë qëlluar. I riu mori plagë në kokë dhe në gjoks, të cilat rezultuan fatale për të, edhe pse miqtë e tij e dërguan menjëherë në spital. Tashmë, nga zona kanë marrë kamerat e sigurisë dhe po punohet për të zbuluar se cilët janë personat që planifikuan dhe kryen atentatin. Pista e borxhit që ka zbuluar i ati i viktimës është vetëm një prej atyre që po hetohen./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

U ekzekutua në Tiranë, Klaudio Prendi kishte konflikte për një borxh 15 mijë euro, i ati ish-gjyqtar: E dija, por s'e prisja!

Ekzekutimi i Klaudio Prendit, i riu kishte borxh 15 mijë euro! I ati
Klaudio Prendi

TIRANË- Klaudio Prendi mund të jetë vrarë për 15 mijë euro! Një ditë pas ekzekutimit të 30-vjeçarit në Tiranë babai i të ndjerit, ish-gjyqtari Fran Prendi ka zbuluar se i biri kishte konflikte për një borxh. Shuma e të cilit ishte vetëm 15 mijë euro. Pasi ishte kthyer në Shqipëri, disa ditë para se të ekzekutohej, Prendi ishte përplasur fizikisht me disa persona ende të paidentifikuar që u kishte marrë para hua. Policia nga hetimet ka arritur të zbulojë se i riu ka pasur një borxh, pasi luante lojëra fati dhe merrte para me fajde.

Për këtë shkak mendohet se ka ndodhur edhe vrasja. Mesa duket përplasja e disa kohëve më parë është anashkaluar si nga viktima, ashtu edhe nga familja e tij, pasi ish-gjyqtari thotë se nuk e priste që të birit t'i ngrihej pritë dhe të ekzekutohej.

"E dija që kishte konflikte por nuk e prisja që t'i bëhej atentat. Nuk kam dijeni tjetër. Të zbardhet ngjarja dhe të vendoset drejtësi,"-mësohet se është shprehur Fran Prendi.

Po ashtu, është zbuluar se mjeti tip "GClass", që përdorte viktima nuk ishte në emrin e tij, por të një vajze, ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me mjetin që kanë përdorur autorët për vrasjen. Makina tip "AudiA4" u gjet e shkrumbuar në Farkë dhe e vetmja gjë që kishte mbetur ishte targa greke.

Dje, gjatë një interviste për mediat, kryekomisar Asllan Shytaj tregoi se uniformat blu kishin gjetur edhe armën e krimit, e cila ishte e pajisur me silenciator.

"Sot kemi gjetur dhe armën e krimit brenda mjetit të djegur të autorëve, e cila ishte dëmtuar nga djegia,”-tha kryekomisari. 

Poll

MOS HUMB