LIVE UPDATES

Emergjencat Civile, Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Malaj: 50 mln euro për përballimin e përmbytjeve

➤Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm Komitetin e Emergjencave Civile, ku u diskutua mbi situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi prej më shumë se 72 orësh. ➤Rama dhe qeveria e tij nuk kanë shpallur ende gjendjen e fatkeqësisë natyrore, që do e detyronte më pas shtetin që të dëmshpërblente çdo qytetar të prekur nga përmbytjet. ➤Para Ramës raportuan një pjesë e mirë e ministrave, ndërkohë që kreu i qeverisë iu bëri thirrje deputetëve të PS që të jenë pranë njerëzve në terren. ➤Ministri i Financave Petrit Malaj, tha se 50 mln euro janë alokuar për përballimin e situatës së përmbytjeve, nga të cilat vetëm 15 prej tyre janë caktuar për dëmshpërblimin e qytetarëve.

5 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Rama pa qëndrim të qartë për dëmshpërblimin nga përmbytjet: Deputetët e PS të dalin në terren, të jenë pranë njerëzve

Emergjencat Civile, Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Malaj: 50
edi rama

TIRANË- Në mbledhjen e sotme, që kryeministri Edi Rama zhvilloi me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, u deklarua se situata e përmbytjeve në vend ka ndodhur vetëm për shkak të reshjeve intensive të shiut. Sipas Ramës, në vetëm 3 ditë, kanë rënë reshje shiu sa për të gjthë muajin Janar, ndërsa tha se gjatë këtij viti do të rriten investimet në kanalet e kullimit, si dhe në transformimin e trupave të emergjencave civile. Rama nuk dha një qëndrim të qartë nëse do të ketë një dëmshpërblim të plotë për qytetarët e dëmtuar.

“Do të investohen 11 mln euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, nga trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria krejt tjetër.

Kur ne erdhëm në qeveri me malin e borxheve i shlyem një më një dhe kemi përballuar me dinjitet njerëzor e shtetëror, jo vetëm detyrimet ndaj përmbytjeve. Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet, qoftë për banesat dhe gjënë e gjallë.

Dëshiroj të theksoj se puna intensive dhe mobilimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja dhe e bashkive, do të vazhdojë e pandërprere deri në kapërcimin e kësaj situatë. Ua them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom, që të të angazhuar, edhe sot edhe nesër, edhe pasi momenti I vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve dhe me njerëzit”-u shpreh Rama.

4 MUAJ ME PARE

Përmbytjet në vend! Ministri i Financave: 15 mln euro për banorët e prekur, 5 për sigurimin e digave

Emergjencat Civile, Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Malaj: 50
PAMJE NGA MBLEDHJA

TIRANË-Ministri i Financave, Petrit Malaj ka deklaruar në mbledhjene Emergjencave Civile se në lidhje me situatën pas përmbytjeve në vend janë vendosur 50 milionë euro në dispozicion. Nga kjo shifër 15 milion euro do të shkojë dëmshpërblim për banorët e prekur, 5 për sigurimin e digave dhe rezervuarëve dhe 30 për emergjencat civile.

Petrit Malaj: Në programin  e Emergjencave Civile kemi parashikuiar rreth 30 milionë euro të cilat janë të ndara në shpenzime kapitale për programin e Emergjencave Civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve apo projekte të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar është rreth 15 mln euro. Kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar që është rreth 10 milionë euro dhe është një transfertë e kushtëzuar që menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas një metodologjie mbështetur në hartën e riskut që po kryen kjo ministri. Kemi edhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave në vlerën 25 milionë eurove që do të vihet në dispozicion në varësi edhe të vlerësimeve që do të bëhet nga strukturat përkatëse. Kemi fondin për degat dhe rezervuarët dhe lidhet me financimin e projekteve për sigurimin e digave e rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Vlera totale shkon mbi 50 milionë euro që janë të disponueshme për situatën e krijuar.

4 MUAJ ME PARE

Vendi nën pushtetin e ujit! Ministri i Bujqësisë: Hidrovorët të gjithë në punë, 29 ekskavatorë në gatishmëri!

Emergjencat Civile, Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Malaj: 50
Andis Salla

TIRANË-Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, nga mbledhja e Emergjencave Civile deklaroi se është dhënë ndihmë në ferma, ndërsa shtoi se të gjithë ekskavatorët janë në punë. Salla u shpreh se hidrovorët kanë funksionuar normalisht në të gjithë Shqipërinë dhe po punohet për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla: Kemi ngritur grupet e verifikimit në të gjithë zonat e prekura në evidentimin e saktë të dëmeve. Veterinerët zyrtarë duke ofruar asistencë të vazhdueshme për zonat e prekura dhe ato në nevojë për të bërë evakuimet e nevojshme, kemi bërë evakuimin e disa fermave të rrezikuara, por edhe ato për të cilat ka pasur ndërhyrje me ushqim në kafshë. Hidrovoret janë në gatishmëri ku kanë funksionuar normalisht në të gjithë Shqipërinë, gjë që na ka ndihmuar në të gjithë procesin. Po punojmë për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese, kemi 29 ekskavatorë në gatishmëri në nivel kombëtar, i kemi pasur në zona kryesisht të prekura nga përmbytja ku të gjithë kanë qenë në gatishmëri 24 orë për të monitoruar dhe për të ndërhyrë edhe në zona ku kemi bërë, edhe në argjinatura, në dy çarje në Sheqeras-Devoll dhe Bilisht-Boboshticë të cilat vazhdojnë akoma sepse kemi pasur një përmbytje të konsiderueshme. 

4 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Emergjencave Civile, Balluku raporton para Ramës: Kemi gjithçka nën kontroll…

Emergjencat Civile, Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Malaj: 50
belinda balluku

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Pjesë e mbledhjes ishte dhe numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, e cila raportoi në emër të institucioneve në varësi të saj. Balluku tha se aktualisht nuk ka probleme nga HEC-et, ndërsa të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, ndërsa vështirësitë më të mëdha janë paraqitur në rrugët rurale, mirëmbajtja e të cilave është në varësi të bashkive.

“Po e nis nga energjia, kanë qenë më shumë se 1600 punonjës në terren, kryesisht në zonat e prekura, zonat e veriut kanë pasur më pak problematika. OST njofton se të gjitha linjat janë funksionale, kemi arritur një total të ndërprerjes, për rreth 30 mijë abonentë, nga 1 mln abonentë që llogariten, pjesa më e madhe e ndërprerjeve ka ndodhur në zonat rurale. Nënstacionet janë në gjendje funksionale. Sa i takon kaskadës, ka pasur prurje rekord në Fierzë dhe në Koman”, u shpreh mes të tjerave Balluku.

Sa i përket Kaskadës së Drinit, Balluku u shpreh se ka pasur prurje rekord.

“Kemi arritur edhe 3 mijë metër kub për sekond në liqenin e Fierzës”, tha Balluku. Aktualisht kuota e Fierzës është 289.77 metra.

Ministrja paralajmëroi se edhe ditën e sotme atje do të ketë reshje, por do të jenë mesatare dhe me prurje të ulët.

"Reshje do të ketë edhe ditën e sotme, por janë mesatare, me prurje të ulëta. Presim që gjatë mesnatës së sotme të ketë një agravim të reshjeve, por do të ketë shkarkime të kontrolluara për të mos krijuar probleme në zonën e Nënshkodrës", vijoi Balluku./ZËRI 

4 MUAJ ME PARE

Përmbytjet! Durrsakët 'mësynë' në Bashki-Rama: Shiu s'ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta

Emergjencat Civile, Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Malaj: 50
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave. Pjesë e mbledhjes janë ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Në takim pritet të adresohen problematikat dhe bilanci i përmbytjeve dhe do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën.

Në fjalëne tij Rama ka komentuar protestën e banorëve të Durrësit, si dhe deklaratat e kreut të partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kërkoi të shpallet gjëndje e jashtëzakonshme. Kreu i qeverisë u shpreh se lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, kjo pasi qytetarët e Durrësit të prekur nga përmbytjet e dy ditëve të fundit mbrëmjen e djeshme u mblodhën para bashkisë duke brohoritur në kor "turp, turp, turp".

Edi RamaShiu nuk ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzkaonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk janë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaëe. Është krijuar një vobull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta. Nuk kanë nevojë për shpifje dhe teori, por mbështetje dhe bashkim forcash. Kjo situatë nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por nga Italia në Greqi, Mali i Zi e Kosovë, e deri në Turqi. I njëjti i ftohtë, I njëjti shi, kanë krijuar të njëjtën situatë  të rënduar. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë e nxehtë, por edhe mot më ekstrem. Më shumë thatësira dhe më shumë zjarre e më shumë përmbytje, është klima ku jetojmë. Kur vazhdojmë hedhim plehrat e kur i vëmë zjarrin pyjeve, pasojat rriten më shumë. Deri tani janë 1587 banesa me praninë e ujit. Janë evakuar 51 familje. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, më shumë sesa sasia mesatare që bie gjatë gjithë muajit.

Poll

MOS HUMB