Këshilli i Mandateve vendos për "Ballukun": Deputetët dhe avokati do ta marrin USB-në me vete
TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB-në me 10 mijë faqe me prova për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas burimeve, kërkesa është bërë nga anëtarët demokratë të Këshillit. Pas shqyrtimit të kërkesës, Këshilli vendosi që mund ta marrin USB-në, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore "Balluku".
Në mbledhjen që vijon që prej orës 10:30 të mëngjesit, tashmë ka mbetur për të vendosur datën e shtyrjes së mbledhjes për diskutimet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Pas një debati disa orësh mes anëtarëve të PS dhe PD për mënyrën se si do njihen me provat dhe a do të vendoseshin ato në dispozicion të tyre, dy palët kanë rënë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Ballukut. /ZËRI
KËSHILLI/ PD kërkon shtyrjen për ditën e hënë, PS më 19 janar-Avokati i Ballukut: Dua 3 javë kohë. SPAK: Mjaftojnë 5 ditë
TIRANË-Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet po vijon shqyrtimin për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut me kërkesë të SPAK prej orës 10:30 të mëngjesit. Mbledhja ka mbetur në pikën e provave dhe USB-së me materiale hetimore ndaj Ballukut.
Pas një debati disa orësh mes anëtarëve të PS dhe PD për mënyrën se si do njihen me provat dhe a do të vendoseshin ato në dispozicion të tyre, dy palët kanë rënë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Ballukut.
Por nuk kanë rënë dakort për datën. Opozita kërkon që seanca e radhës të mbahet të hënën, ndërsa mazhoranca këron të mblidet Këshilli më 19 janar.
Nga ana tjetër edhe Ardian Kalija, avokati i zv.kryeministres Belinda Balluku ka kërkuar të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e zv.kryeministres. Avokati ka thënë se i duhet kohë për mbrojtjen, konkretisht 3 javë. Por prokurorët e SPAK i kanë thënë se mund të marrë 5 ditë kohë maksimumi për tu njohur me provat.
A do hapet zarfi? Të gjithë kërkojnë USB-në! Balla-PD: Shihini këtu. Avokati: Më duhen për mbrojtjen e Ballukut. Prokurori: Të njihen
TIRANË-Dy orë nga nisja e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, prokurorët e SPAK kanë marrë fjalën për të lexuar kërkesën ndaj Kuvendit, ku kërkojnë heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura, ku fillimisht ka qenë kreyparlamentari Niko Peleshi i cili ka lexuar relacionin e SPAK, para anëtarëve të Këshillit të Imunitetit, prokurorëve të SPAK si dhe avokatit mbrojtës të zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas përfundimit të realcionit, anëtarët demokratë të Këshillit konkretisht kanë kërkuar që kjo mbledhje të bëhet me dyer të hapura dhe të njihen me provat dhe USB me materialin hetimor për zv.kryeministren.
Në lidhje me kërkesën e PD, Socialistët thonë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja nuk duhet t’iu jepet anëtarëve që të aksesojnë materialet vetë.
“Shihni këtu dhe mos i merrni me vetë”.- u është drejtuar kreu i grupit parlamentar Taulant Balla demokratëve për provat që ndodhen në USD
“Të hapet zarfi i USB, të njihen anëtarët në Këshill”, -ka deklaruar prokurori.
“Më duhen t’i kem për të ndërtuar mbrojtjen”,- ka deklaruar avokati mbrojtës i Belinda Ballukut.
Po ashtu edhe prokurorët e SPAK thonë se materiali i USB-së mund të aksesohet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve.
Pas diskutimeve në mbledhje, prokurorët e SPAK po lexojnë kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut./ZËRI
Çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura? Bardhi: USB të na vihet në dispozicion. Balla kundërshton, pritet të flasin prokurorët
TIRANË-Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, ka nisur mbledhjen me dyer të mbyllura për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut me kërkesë të SPAK.
Fillimisht ka qenë kryeparlamentari Niko Peleshi i cili ka lexuar relacionin e SPAK, para anëtarëve të Këshillit të Imunitetit, prokurorëve të SPAK si dhe avokatit mbrojtës të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Partia Demokratike dhe kryeparlamentari Niko Peleshi janë përfshirë në debate sa i takon USB-ës me prova, e cila është kyçur në kasafortën e protokollit me argumentin se materialet janë sekret hetimor. Opozita kërkon që mbledhja të jetë e hapur. Gazment Bardhi ka kërkuar që USB-ja me prova t’i vendoset në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandatit. Ndërkohë, PS kërkon mbledhje me dyer të mbyllura me argumentin se duhet ruajtur sekreti hetimor.
Gazmend Bardhi: Mbledhja e hapur për median dhe publikun, të marrin pjesë të gjithë deputetët, të na vihen në dispozicion provat dhe USB-ja.
Taulant Balla: Mbledhja e mbyllur sepse duhet ruajtur sekret hetimor, në mbledhje vetëm anëtaret e Këshillit.
Balluku shmang përballjen me 3 prokurorët e SPAK, në mbledhje përfaqësohet vetëm nga avokati
TIRANË- Është duke vijuar me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të vendoset mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për t’i hequr mandatin zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit nuk e ka shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji për të qenë pjesë e mbledhjes, por është përfaqësuar vetëm nga avokati mbrojtës i saj, Ardian Kalija.
Paralelisht me kohën kur po mbahej mbledhja në Kryesinë e Kuvendit, Balluku u pa të hynte në godinën e kryeministrisë, ku raportohet se ka qenë e pranishme në mbledhjen e qeverisë, që është thirrur nga Edi Rama.
Në këtë mënyrë, Balluku ka shmangur përballjen e drejtpërdrejtë me 3 prokurorët e SPAK, dhe argumentet kundër heqjes së mandatit të saj do të paraqiten para deputetëve nga avokati i saj. Pas mbledhjes së sotme, Këshilli i Mandateve ka dy javë kohë për të përpiluar një raport, në lidhje me qëndrimin që do të mbahet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, dhe më pas i kalohet për votim Kuvendit.
SPAK në kërkesën që ka dorëzuar në Kuvend ka rënduar pozitën e Ballukut, duke e akuzuar atë jo vetëm për tenderat, për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, por edhe për koncesionin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar me vlerë më shumë se 245 mln euro nga kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, tenderin e rrugës Porto Romano-Durrës 12 mln euro dhe mirëmbajtjen e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro.
'FATI' i Belinda Ballukut midis dy godinave!
TIRANË-Çfarë do të ndodhë me çështjen e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku? Kjo pyetje pritet të marrë sot përgjigje, teksa çështja po diskutohet mes dy godinave shumë pranë njëra-tjetrës.
Në Kuvend ka filluar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, ku po shqyrtohet me dyer të mbyllura heqja e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me kërkesë të SPAK, me qëllim arrestimin.
Pak metra më larg, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zyrën e tij në godinën e qeverisë, ndërsa deri tani socialistët nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë, nëse do të votojnë pro apo kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit.
Vetë Balluku ka zgjedhur godinën e dytë. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku është filmuar teksa del nga makina me shpejtësi dhe hyn në Kryeministri, atje ku u mbajt mbledhja e qeverisë. Por nuk dihet në cilin përfundim ka arritur qeveria në lidhje me qëndrimin për Ballukun.
Në seancën e sotme prokurorët e SPAK, me në krye Klodian Brahon do të prezantojnë argumentet e tyre për heqjen e imunitetit të Ballukut, që i hap rrugë arrestimit të saj. Balluku në mbledhjen e sotme do të njihej njëjtë me anëtarët e Këshillit me provat ndaj saj, ku kishte të drejtë të jepte shpjegime apo të përfaqësohej nga avokati, duke ushtruar të plotë të drejtën e mbrojtjes. Por zgjodhi mos paraqitej vetë personalisht.
Pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK, brenda dy javëve, Këshilli i Mandateve do të duhet që të hartojë një raport që do ta dërgojë në seancë plenare, përmes të cilit rekomandon rrëzimin ose dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurisë së arrestit në burg apo shtëpi apo kontrollit personal dhe të banesës. Në fund kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare. Kuvendi me shumicë votash voton ose jo heqjen e autorizimit.
Teksa qeveria ka përfunduar mbledhjen në Kryeministri, një tjetër vazhdon në godinën afër...a do të hapet rruga për arrestimin e Belinda Ballukut?/ZËRI
Përplasje në Kryesinë e Kuvendit, Shehaj dhe Kapri duan të bëhen pjesë e mbledhjes për imunitetin e Ballukut, Peleshi refuzon përgjigjen
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj, ka kërkuar që të jetë pjesë e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ku do të diskutohet mbi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Së bashku me deputetin Erald Kapri, ata kanë kërkuar që të bëhen pjesë e mbledhjes, ndërkohë që pritet që drejtuesi i Kuvendit Niko Peleshi, ta hedhë kërkesën e tyre për votim.
“I kemi kërkuar kryetarit të jemi në këtë mbledhje”, u shpreh Shehaj, ndërkohë që i kërkoi llogari Niko Peleshit, i cili u fut në mbledhje pa bërë asnjë koment.
“Vazhdon avazi PS-PD”, u shpreh Shehaj, teksa i binte derës së mbledhjes.
“Duan të mbajnë fshehur gjithçka dhe të nxjerrin vetëm çfarë duan ata. Ne do të ngulim këmbë sepse është e parashikuar nga rregullorja. Mbyllën edhe derën këtu. Kanë vënë edhe gardistët. Kemi bërë kërkesë bashkë me deputetin Kapri për të marr pjesë. Por këta nuk duan t’ja dinë. Ky është skandal i vërtetë. Kanë marrë urdhër nga Rama që të mos na lejojnë të hymë", vijoi Shehaj.
SPAK në kërkesën që ka dorëzuar në Kuvend ka rënduar pozitën e Ballukut, duke e akuzuar atë jo vetëm për tenderat, për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, por edhe për koncesionin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar me vlerë më shumë se 245 mln euro nga kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, tenderin e rrugës Porto Romano-Durrës 12 mln euro dhe mirëmbajtjen e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro.
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Klodian Braho nis detyrën, shkon në Kuvend bashkë me dy prokurorë
TIRANË-Tre prokurorë të SPAK kanë mbërritur në Kuvend për mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Tre prokurorët janë Dorina Bejko, Dritan Prençi dhe drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho.
Ky i funit e ka ditën e parë në detyrë pasi u zgjodh në krye të SPAK. Braho do të jetë mes prokurorëve të SPAK të cilët do të kërkojnë marrjen e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Belinda Ballukut, në mbledhje e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, ku do të shqyrtohet heqja e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë./ZËRI
SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut, Rama mbërrin në zyrë. Socialistët pa vendim për imunitetin e zv.kryeministres
TIRANË- Teksa Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të dëgjojë sot kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zyrën e tij në godinën e qeverisë. Rama pritet të ndjekë në distancë zhvillimet për çështjen Balluku, ndërsa deri tani socialistët nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë, nëse do të votojnë pro apo kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit.
SPAK në kërkesën që ka dorëzuar në Kuvend ka rënduar pozitën e Ballukut, duke e akuzuar atë jo vetëm për tenderat, për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, por edhe për koncesionin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar me vlerë më shumë se 245 mln euro nga kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, tenderin e rrugës Porto Romano-Durrës 12 mln euro dhe mirëmbajtjen e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro.
Prokuroria do të përfaqësohet në mbledhjen e sotme nga prokurori i çështjes Dritan Prençi, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, bashkë me prokuroren Dorina Bejko.
Pas seancës së sotme, ku prokurorët e SPAK do të prezantojnë argumentet e tyre për heqjen e imunitetit të Ballukut, që i hap rrugë arrestimit të saj, brenda dy javëve, Këshilli i Mandateve do të duhet që të hartojë një raport që do ta dërgojë në seancë plenare, përmes të cilit rekomandon rrëzimin ose dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurisë së arrestit në burg apo shtëpi apo kontrollit personal dhe të banesës.
Më pas Kuvendi, në seancë plenare, vendos me votim të hapur dhënien apo jo të autorizimit. Në rast se Kuvendi nuk merr vendim, brenda tre muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, kërkesa konsiderohet e rrëzuar.
Çfarë ka ndodhur me çështjen e Belinda Ballukut
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro.
Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash, 5 me 3, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor. Po në të njëjtën mbledhje, dhe me të njëjtën shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi edhe pranimin e ankimimit të Qeverisë të bërë ndaj kësaj çështjeje. Për kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes, gjykata caktoi datën e seancës plenare publike: 22 janar 2026, ora 10:00. Në këtë proces do të thirren edhe SPAK, GJKKO-ja e Shkallës së Parë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës.
Katër ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit. Në njoftimin e ndarë për mediat, SPAK thotë se i ka kërkuar autorizim Kuvendit për arrestimin e Ballukut.
Kërkesa e SPAK
Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme informon se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro)./ZËRI
SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Ballukun, deputetët mbërrijnë njëri pas tjetrit në Kryesinë e Kuvendit
TIRANË- Në godinën e Kryesisë së Kuvendit kanë mbërritur njëri pas tjetrit deputetët që do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandatit dhe Imunitetit, ku do të dëgjohet sot kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, për numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku.
Të parët që kanë mbërritur në ambientet e Kryesisë janë deputetët e PD, ndërsa edhe nga socialistët nuk munguan Taulant Balla dhe Ulsi Manja. Mbledhja pritet që të nisë në orën 10:30, ndërsa deri tani mbetet e pakonfirmuar nëse do të jetë e pranishme vetë Belinda Balluku, e cila mbrëmjen e djeshme ka qëndruar në ambientet e kryeministrisë deri në orët e vona.
Anëtarët e Këshillit janë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues, Arkend Balla anëtar zv/anëtarë, Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë.
Kuvendi ju ka shpërndarë 10 anëtarëve të Këshillit, vetëm kërkesën e Prokurorisë Speciale (SPAK), por jo provat mbështetëse që ndodhen në një USB, siç SPAK i ka dorëzuar, me argumentin se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që këto informacione të ngelen sekret dhe ndalohet publikimi i tyre.
Prokuroria do të përfaqësohet në mbledhjen e sotme nga prokurori i çështjes Dritan Prençi, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, bashkë me prokuroren Dorina Bejko.
I vunë ‘flakën’ Kuvendit, a do të jenë deputetët e PD në Këshillin e Mandateve për "Ballukun"
TIRANË- Kjo e premte pritet që të jetë e vrullshme në Kuvend, ku 3 prokurorë të SPAK-ut do të zbarkojnë për të kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, që rrjedhimisht i hap rrugën arrestimit të saj nga Prokuroria e Posaçme. Paralelisht me mbledhjen që do të mbahet me dyer të mbyllura, në Kuvend do të mblidhet dhe Komisariati i Etikës, ku do të diskutohet mbi kërkesën e socialistëve për përjashtimin nga seanca të 29 deputetëve demokratë, pas akteve të dhunshme që u shënuan në seancën e djeshme plenare.
Por asnjë prej ligjvënësve opozitarë nuk rrezikon pjesëmarrjen në mbledhjen për imunitetin e Ballukut, pasi pezullimet e Sekretariatit të Etikës vlejnë vetëm për komisionet parlamentare dhe për seancat e kuvendit, e jo për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin.
Gjatë ditës së djeshme një sërë deputetësh të Partisë Demokratike u përplasën me punonjësit e gardës, duke zënë karriget e ministrave në sallë, ndërsa nuk munguan as ndezjet e flakadanëve dhe zaptimi i foltores, që çoi në mbylljen para kohe të seancës.
Sipas kërkesës së depozituar në Komisionin e Etikës, PS-ja kërkon përjashtim 60-ditor nga aktivitetet parlamentare për deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.
Ndërsa 30 ditë përjashtim kërkohet për Elda Hotin, Gazment Bardhin dhe Sali Berishën.
Sa i takon çështjes Balluku, numri dy i qeverisë ka qëndruar mbrëmjen e djeshme deri vonë në zyrën e saj në kryeministri.
Gjykata e Posaçme e Apelit la dje në fuqi masën e sigurisë për ndalimin e daljes jashtë shtetit për Ballukun.
Apeli nuk ka shqyrtuar ende masën e pezullimit nga detyra, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ankimin e kryeministrit Rama, i caktuar më 22 janar.
Dy të pandehur të tjerë, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, kërkuan zbutjen e masës “arrest në shtëpi”, duke argumentuar se kjo u pengon ushtrimin e funksioneve të tyre. Megjithatë, Apeli nuk ndryshoi vendimin ndaj tyre./ZËRI
Arrestimi i Ballukut në 'dorën' e Kuvendit! Klodian Braho e nis ditën e parë të mandatit me një ngjarje të madhe, i pranishëm para Këshillit
TIRANË-Ditën e parë në detyrë Klodian Braho e nis me një ngjarje të madhe. Braho do të jetë mes prokurorëve të SPAK të cilët do të kërkojnë marrjen e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Belinda Ballukut, në mbledhje e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, ku do të shqyrtohet heqja e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Konkretisht në mbledhje nga Prokuroria e Posaçme, do të jetë prokurori i çështjes Dritan Prençi, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, bashkë me prokuroren Dorina Bejko. Prokurorët do të jenë përballë anëtarëve të Këshillit të Imunitetit, i përbërë nga 10 deputetë, 5 mazhoranca dhe 5 opozita.
Anëtarët e Këshillit janë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues, Arkend Balla anëtar zv/anëtarë, Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë. Kuvendi ju ka shpërndarë 10 anëtarëve të Këshillit, vetëm kërkesën e Prokurorisë Speciale (SPAK), por jo provat mbështetëse që ndodhen në një USB, siç SPAK i ka dorëzuar, me argumentin se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që këto informacione të ngelen sekret dhe ndalohet publikimi i tyre.
Këshilli pasi të ketë shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imuitetit të Ballukut me qëllim arrestimin, brenda 2 javësh harton raportin që u shpërndahet deputetëve, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj. Në fund kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare. Kuvendi me shumicë votash voton ose jo heqjen e autorizimit. Nëse Kuvendi nuk shprehet brenda 3 muajve, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion konsiderohet e rrëzuar.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme informon se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, nga relacioni i zbardhur u zbulua se SPAK kërkon arrestimin e Ballukut për shkak se situata penale është rënduar dhe zv.kryeministrja dyshohet për manipulim në të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj.
Në këto biseda nuk janë vetëm paracaktimet e 7 tenderave të Unazës së Madhe, por ekzistojnë dhe tendera të tjerë për ndërtimin e rrugëve. Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar më shumë se 245 mln euro nga kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, tenderin e rrugës Porto Romano-Durrës 12 mln euro dhe mirëmbajtja e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro./ZËRI