Cisterna kineze e naftës sfidon bllokadën e Trump, kalon në Hormuz
IRAN-Bllokada amerikane mbi portet iraniane ka hyrë zyrtarisht në fuqi, e shoqëruar me paralajmërimin e Presidentit Trump për “eliminim të menjëhershëm” të çdo mjeti lundrues që tenton të sfidojë rrethimin.
Por teksa bllokada është vendosur, çisterna e naftës "Rich Starry", në pronësi kineze dhe me flamur malavian, pothuajse ka përfunduar kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Anija 188 metra e gjatë dhe 29 metra e gjerë u nis dje nga Sharjah, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tani po hyn në Gjirin e Omanit.
Teksa tensionet vijojnë Pakistani është ofruar të organizojë një raund të dytë negociatash midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad në ditët në vijim. Kjo do të jetë hera e parë në dekada që zyrtarët e të dy vendeve të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike takohen ballë për ballë për negociata të drejtpërdrejta.