LIVE UPDATES

Kosova nuk ia del! Humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit 'presin biletën' për në Botërorin 2026

➤Kosova nuk ia doli të kalonte fazën e play-off për eliminatoret e Kampionatit Botëror. ➤STurqia mposhti Dardanët me rezultatin 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.➤S Kerem Akturkoglu realizoi për miqtë në minutën e 53-të të takimit. Pavarësisht reagimit me sulme të rrezikshme, goli nuk erdhi për Dardanët, të cilët i dhanë lamtumirën ëndrrës Botëror. ➤SDo të jetë Turqia, që do të luajë në SHBA dhe Meksikë, turne që do të nisë nga 11 qershori deri më 19 korrik.

6 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Nuk ka fitues në pjesën e parë në Prishtinë, traversa ndal Asllanin

Kosova nuk ia del! Humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit
Fisnik Asllani

PRISHTINË- Pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Turqi mbyllet në barazim pa gola. 45 minutat e pjesës së parë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhuruan raste për të dyja skuadrat.

Një prej tyre ishte edhe goditje e Fisnik Asllanit nga jashtë zone, por u ndal nga portieri dhe përfundoi në traversë./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

‘Dardanët’ kërkojnë kualifikimin në Botëror, publikohen formacionet zyrtare Kosovë-Turqi

Kosova nuk ia del! Humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit
Kombëtarja e Kosovës

PRISHTINË- Kosova kërkon kualifkikm për në Botëtorin 2026 sot përballë Turqisë, ndeshje kjo që do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Dardanët” kanë publikuar formacionin zyrtar, e trajnerin Franco Foda që i ka besuar 11-shes që hodhi në fushë përballë Sllovakisë.

Muriç në portë, Dellova, Hajrizi dhe Hajdari në mbrojtje, Vojvoda dhe Gallapeni do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa në mesfushë janë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Ndërsa në sulm do të jetë nga dyshja Muriqi-Asllani.

Kosova nuk ia del! Humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit
Formacioni zyrtar

Drejtësi në këtë takim do të vendosë anglezi Michael Oliver, ndërsa nga krahët do të ndihmohet nga Stuart Burt dhe James Mainëaring, ndërsa i katërt do të jetë Chris Kavanagh. Në krye të VAR do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande, ndërsa asistent Andreë Dallas.

Dardanët triumfuan me 4 gola ndaj Sllovakisë, ku Qeveria e Kosovës dha një shpërblim financiar prej 500 mijë eurosh për skuadrën. Edhe për përballjen e sotme ka shpërblim, pasi kryeministri Albin Kurti ka premtuar një milion euro për fitoren ndaj Turqisë, i cili do të ishte kualifikim historik në Kupën e Botës./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Dita e ndeshjes Kosovë-Turqi, Morina regjistron shifra "të çmendura": Mbi 17 mijë qytetarë kanë hyrë në 8 orë

Kosova nuk ia del! Humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit
pamje nga fluksi ne dogane

MORINË- Në pikën kufitare të Morinës, këtë të martë, fluksi i qytetarëve shqiptarë ka arritur nivele të larta gjatë ditës, për shkak të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga ora 08:00 deri në 16:00 kanë hyrë në Kosovë 17,539 qytetarë, ndërsa janë regjistruar 7,816 automjete në këtë interval kohor. Shumica e tyre janë tifozë që udhëtojnë për të mbështetur ekipin kombëtar.

Fluksi i madh i automjeteve që vijnë nga Shqipëria ka sjellë krijimin e radhëve në kufi. Megjithatë, sipas burimeve, pritjet deri tani nuk janë të gjata dhe lëvizja po vijon normalisht.

Tifozët po mbërrijnë nga të gjitha anët për të mbështetur "Dardanët" duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese para fillimit të ndeshjes./ZËRi

2 MUAJ ME PARE

Kosova një hap larg Kupës së Botës! Tifozë nga Shqipëria udhëtojnë drejt Prishtinës në përkrahje të Dardanëve

Kosova nuk ia del! Humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit
Tifozët

PRISHTINË- Sot sytë e shqiptarëve janë drejt kombëtares së Kosovës, e cila do të luajë ndaj Turqisë për të tentuar mrekullinë; kualifikimin për në Botërorin 2026. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen makina me flamurin kuqezi që i janë drejtuar Prishtinës për të dhënë mbështetjen e tyre për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje historike.

View this post on Instagram
 
A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Takimi zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri Stadium në Prishtinë, me kapacitet prej rreth 13,900 ulësesh. Sfida mes Kosovës dhe Turqisë do të gjykohet nga Michael Oliver që do të ndihmohet nga asistentët e tij Stuart Burt dhe James Mainëaring. Kosova tashmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa përfaqësuesja e Turqisë pritet të arrijë në kryeqytet më vonë gjatë ditës.

Dardanët triumfuan me 4 gola ndaj Sllovakisë, ku Qeveria e Kosovës dha një shpërblim financiar prej 500 mijë eurosh për skuadrën. Edhe për përballjen e sotme ka shpërblim, pasi kryeministri Albin Kurti ka premtuar një milion euro për fitoren ndaj Turqisë, i cili do të ishte kualifikim historik në Kupën e Botës./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

"Borxhin e keni larë në 1999"! Para ndeshjes me Turqinë, restoranti në Prishtinë surprizon tifozët turq me kafe e çaj falas

Kosova nuk ia del! Humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit
pankarta e vendosur në xhamat e restorantit

KOSOVË- Sot në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Kosovë-Turqi, duke krijuar një atmosferë festive në qytetin e Prishtinës. Ndërsa stadiumi po përgatitet për përballjen mes dy kombëtareve, një një restorant në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të pritur tifozët turq që kanë ardhur për këtë event. Gesti i vogël, por simbolik, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.

Në hyrje të lokalit është vendosur një tabelë me mesazhin: “Sot rivalë, por gjithmonë miq. Kafe dhe çaj falas për tifozët turq. Borxhin e keni larë në 1999”, që po shpërndahet shpejt në rrjetet sociale.

Kosova nuk ia del! Humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit
kafe dhe çaj falas-pankarta

Ky gjest është parë nga mediat në Kosovë si një shenjë mirënjohjeje dhe respekti, duke treguar se rivaliteti sportiv nuk pengon solidaritetin dhe mikpritjen ndaj mysafirëve. Për tifozët turq, ky detaj i vogël ka krijuar një moment të ngrohtë dhe miqësor para tensionit të ndeshjes./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Kosova një hap larg Botërorit! Dardanët luajnë sot ndeshjen e shekullit përballë Turqisë

Kosova nuk ia del! Humb ndaj Turqisë finalen e play off, turqit
Kombëtarja e Kosovës

KOSOVË-Sot Kosova luan përballë Turqisë ndeshjen historike! Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të marrë sot gjithë vëmendjen e shqitarëve dhe jo vetëm, ku pritet të dëshmojë finalen e madhe të Play-Off-it për një biletë në Kampionatin Botëror.

Poll

MOS HUMB