LIVE UPDATES

Kuvendi! PD interpelancë me Lamallarin: Kreu i ri i Policisë u monitorua nga partnerët europianë

➤Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, sipas rendit të ditës të miratuar me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. ➤Në këtë seancë mbajti fjalën deputeti socialist Erion Braçe, i cili foli për rritjen e çmimit të maftës. ➤Braçe tha se Bordi funksionon vetëm për të bërë transparencë dhe jo për të vendosur çmime, por për të evidentuar problemin. ➤Po ashtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi sot interpelancë me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. ➤ Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat Klevis Balliu hodhi akuza se drejtori i Policisë së Shtetit Skëndër Hita u zgjodh nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. ➤Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari u përgjigj duke thënë se Hita u zgjodh sot si Drejtor Madhor dhe procesi u ndoq nga ndërkombëtarët.

3 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

“Ti s’di nga lidhet gomari”, Lamallari - Balliut: Deputeti që kur u thirr bukurosh nuk i ndahet më këtij muhabeti!

Kuvendi! PD interpelancë me Lamallarin: Kreu i ri i Policisë u
Besfort Lamallari dhe Klevis Balliu

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi sot interpelancë me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, lidhur me situatën në Policinë e Shtetit dhe shqetësimet për korrupsionin. Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat Klevis Balliu hodhi akuza se drejtori i Policisë së Shtetit Skëndër Hita u zgjodh nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

“Zar i radhës i Ballukut. Që tre ditë më parë e dinim që Skënder Hita do emërohej, sot vetëm u zyrtarizua krim i radhës. Në dosjen e Ballukut thuhet se ka pasur kërcënime me jetë ndaj dëshmitarëve nga eksponentë të krimit. Në dosjen e kësaj zonje, që sot emëron drejtorin e policisë, merr në dorë të gjithë Ministrinë e Brendshme. Se siç ka thënë Rama, ministrat e brendshëm do merren me adresat. Në qoftë se nuk e kuptove, e thash që atë që ti mësove sot unë e mësova para 3 ditësh, sepse ti je mbajtës karrigesh jo ministër. Ti nuk di nga lidhet gomari. Ti nuk flet dot, se ti kërcen, fle, ha dhe ikën kur të thonë. Ti duhet të rrish të mbyllësh gojën dhe të dëgjosh”, tha Balliu.

Ndërsa, ministri i Brendshëm Lamallari u shpreh se Hita është zgjedhur sot si Drejtor Madhor dhe procesi u ndoq nga ndërkombëtarët. Lamallari tha se bashkëpunon prej 9 vitesh me Skënder Hita, dhe vlerëson integritetin dhe kontributin e tij në disa qarqe të vendit. Ndërsa më tej shtoi se Policia e Shtetit politizohet dhe sipas tij çfarëdo që të bëjnë do të kenë mallkimin e pashmangshëm të një opozite që vetëm hedh baltë mbi çdokënd.

“Duke qenë se nuk i shpëtuam edhe kësaj radhe akuzave për Policinë e Shtetit, edhe pse vetëm sot është miratuar vendimi i qeverisë për caktimin në detyrë të Drejtorit Madhor Skënder Hita, për fatin e keq të drejtuesit të ri i cili duhet të marrë parasysh që në përshkrimin e detyrës së tij do të ketë akuza dhe bazë të opozitës. Në fakt policisë duhet dhënë besim dhe përkushtim dhe le ta besojmë me punë që ai i shërben shtetit shqiptar, qytetarëve dhe integrimit të vendit. Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin që të bashkëpunoj prej 9 vitesh me të tashmë, që kur unë pata nderin që t’i bashkohem Ministrinë së Brendshme rreth 9 vite më parë. Ka qenë drejtues në disa qarqe më parë, ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, për përkushtimin ndaj uniformës dhe organizatës. Jam shumë i lumtur që nga konkursi, ka spikatur roli i tij dhe kontributi i tij për disa vite në Policinë e Shtetit. Besoj që Hita, paraardhësit dhe ata që do të vijnë më pas janë mësuar që gjithçka bëhet politike, por për fat të keq, edhe Policia e Shtetit politizohet dhe çfarëdo që të bëjnë do të kenë mallkimin e pashmangshëm të një opozite që vetëm hedh baltë mbi çdokënd, institucionalizon dhunën duke e bërë instrument politik. Deputeti në fjalë që kur u thirr bukurosh nuk i ndahet më këtij muhabeti”, u përgjigj Lamallari./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Bordi duhet të bëjë transparencë”, Braçe: Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon

Kuvendi! PD interpelancë me Lamallarin: Kreu i ri i Policisë u
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë u shpreh se tregu i hidrokarbureve është një çështje e ndjeshme. Braçe tha se Bordi funksionon vetëm për të bërë transparencë dhe jo për të vendosur çmime, por për të evidentuar problemin. Më tej, ai nënvizoi se Shqipëria ka çmimin neto më të lartë të hidrokarbureve në rajon.

“Ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në rajon, flas pa taksa fare. E gjitha të çon që ta fokusosh vëmendjen në një element kyç që është modeli i tregut. Bordi i transparencë është keqkuptuar si bordi që cakton çmimet, ai Bord duhet të bëjë transparencë që të gjithë të jemi të qartë ku e kemi problemin. Mbi të gjitha ajo që më bëri përshtypje ishin tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon në treg si kartel për, tone kërcënuese për të ndërprerë furnizimet, këto kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe natyrisht duam të marrim përgjigje duke e shembur modelin e tregut të hidrokarbureve që garanton fitime me arrogancë dhe kërcënime nga operatorët në këtë treg”, tha Braçe./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Sot Kuvendi! Deputetët diskutojnë për çështje të ngritura nga qytetarët, PD interpelancë me ministrin e Brendshëm

Kuvendi! PD interpelancë me Lamallarin: Kreu i ri i Policisë u
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, në orën 17:00, seancën plenare të radhës, sipas rendit të ditës të miratuar me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në nisje të seancës pritet miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 12 dhe 17 mars 2026, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Pjesa kryesore e rendit të ditës i kushtohet diskutimeve për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Koha totale e diskutimeve, deri në 4 orë, ndahet mes shumicës dhe pakicës parlamentare, duke përfshirë edhe deputetët jashtë grupeve.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të ketë 142 minuta, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike 60 minuta. Ndërkohë, grupet “Aleanca për Ndryshim” dhe “Partia e Lirisë” do të kenë nga 12 minuta secili. 

Ndërkohë Partia Demokratike ka kërkuar këtë të hënë, 30 mars, interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, lidhur me situatën në Policinë e Shtetit dhe shqetësimet për korrupsionin. Në shkresë thuhet se PD do t’i kërkojë llogari Lamallarit për atë që ata e cilësojnë si ndikim i krimit në Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera të sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB