Flasin akoma? Kryemadhi në Kuvend me Petrit Vasilin, diskutojnë të dy para kamerave

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është kapur nga kamerat duke dalë nga Kuvendi e shoqëruar. Pranë saj ishte deputeti tjetër i PL-së, Petrit Vasili, me të cilën Kryemadhi po diskutonte. Edhe pse me tone të qeta, biseda mes tyre ka marrë gjithë vëmendjen e mediave që ishin të pranishme në oborrin e Kuvendit.
Sidomos pasi kjo bisedë vinte fill pas letrës që publikoi nga qelia e "313", Ilir Meta. Brenda në Kuvend, Kryemadhi u filmua duke lexuar letrën, jashtë të ketë qenë duke diskutuar pikërisht për këtë gjë?/ZËRI
Ilir Meta mesazh nga “313-ta”, Kryemadhi e lexon postimin e vetme në Kuvend

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar për herë të parë mbështetësve të tij me një mesazh nga burgu "313" në Tiranë. Por edhe pse i është ndaluar që ta takojë, mesazhin e parë nga ai nuk e ka humbur as Monika Kryemadhi. Kjo e fundit është kapur në sallën e Kuvendit duke lexuar letrën e gjatë të Metës.
Opozita kishte bllokuar Foltoren e Kuvendit, por Kryemadhi ishte ulur e vetme në vendin e saj, duke lexuar me vëmendje shkrimin e gjatë të Metës. Nëse ka ndonjë koment për të bërë...këtë mund ta marrim vesh vetëm në konferencën e radhës për shtyp./ZËRI
Monika Kryemadhi: Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama, do i nxjerr mesazhet me të se i kam "iCloud"

TIRANË- Para se të futej në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pati një prononcim të shkurtër për gazetarët. Përgjigje i dha deklaratës së krydemokratit Sali Berisha, duke u shprehur se "ngatërrohet". Ndër rreshta i dërgon edhe ajo një mesazh të koduar liderit të demokratëve dhe më pas rikthehet tek mesazhet e saj me kryeministrin Edi Rama. Për këtë të fundit lajmëroi se do të nxirrte mesazhet me të, duke e cilësuar si "peshkun e madh" që kishte në telefonin e saj. Por edhe pse paralajmëroi të dhëna të reja, nuk dha një datë për konferencën e radhës me mediat.
"Nuk kam ndërmend të bëj ndonjë deklaratë...
Zoti Berisha iu ka akuzuar se iu i keni dhënë kryeministrit Edi Rama disa mijë euro, si i përgjigjeni? 460 mijë euro...
Merreni Ramën seriozisht ju. Madje pyeteni a e ka deklaruar kurimin e djalit të vetë në Amerikë. Doktori... nuk është e vërtetë do t’ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi në atë kohë. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. Mos u shqetësoni. E kam telefonin "iCloud","-tha Kryemadhi në fjalën e saj.
MOMENTI ME VIDEO:
vijon...
Nis seanca në Kuvend! Opozita bllokon Foltoren, Vokshi: Sqarojini njerëzit për plehrat!

TIRANË- Ka nisur edhe sot me zhurmë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. 7 nga deputetët e Partisë Demokratike kanë mbledhur rreth Foltores dhe e kanë bllokuar, duke i detyruar socialistët që të zhvillojnë diskutimet nga vendi. Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren. Por me zhurmuesit që kanë ndezur opozitarët brenda në sallë, duket një mision i vështirë.
Teksa aksioni brenda në sallë vijon, deputetja Albana Vokshi ka kërkuar që maxhoranca të flasë për plehrat që u ankoruan sot në portin e Durrësit.
Ndërkohë, siç bëri me dije kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetët e PD që janë të përjashtuar nuk janë paraqitur në seancë, por po angazhohen në terren për protestën e nesërme./ZËRI
“Paqe apo Kaos?”, sot seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 17:00, teksa pritet të ketë tensione nga partitë politike, pasi mazhoranca kërkon që të vijojë me rendin e ditës pa deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, Opozita ka paralajmëruar mosbindje civile, pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.
Seancat plenare prej javësh nuk po zhvillohen normalisht, pasi Opozita ka shkaktuar kaos. Në seancën e kaluar Kuvendi u pezullua për disa minuta, pas Elda Hoti dyshohet se spërkati benzinë në dyshemenë e sallës, por ajo tha se ishte parfum. Ndërsa Petrit Doda mblodhi karriget pranë foltores për të penguar deputetët të flisnin në sallë. Ndaj Albana Vokshit u kërkua marrja e masave pasi sulmoi verbalisht dhe u afrua për t’i sulmuar apo penguar kolegët e saj të mazhorancës, veçanërisht Petro Koçin.
Po ashtu pasi seanca plenare përfundoi më 17 tetor, qytetarët që kishin dalë për të protestuar para Bashkisë së Tiranës, shkuan në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë dhe tentuan që të “çmontonin” gardhin e krijuar nga Garda bashkë me deputetët e Opozitës. Në një moment, brenda Kuvendit janë futur edhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Futja e tyre brenda ambienteve të Kuvendit ka shkaktuar përplasje mes kreut të Gardës, Ermal Onuzi dhe vartësve të tij. Gjithashtu, PD ka pasur pretendime se një punonjës i FNSH u ka drejtuar armën. Menjëherë reagoi Policia duke sqaruar se sipas ligjit për tubimet, asnjë efektiv nuk lejohet që të shkojë i armatosur në protesta. Megjithatë ky version nuk është pranuar nga opozita që ka paralajmëruar një padi në SPAK. Padi ka paralajmëruar edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pasi gjatë seancës dyshohet se Elda Hoti hodhi benzinë në sallë. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike lajmëruan se aksioni i mosbindjes civile vazhdon, por sërish skenarët i kanë mbajtur sekret. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës.
Gjithashtu më parë, Sekretariati i Etikës mori masa dhe përjashtoi me 10-60 ditë 24 deputetët e opozitës për shkak të kaosit që shkaktuan në Kuvend në seanëcn e 30 shtatorit, ku dhe dogjën karriget e Kuvendit në formë proteste për dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit. /ZËRI