LIVE UPDATES

"Lufta" për mandat/ Pas Zeqir Kordhonit, të tjerë duan postin e deputetit, Lapaj shkresë KQZ: Njihni dorëheqjet!

3 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

“Lufta" brenda partisë, kandidatja e Lapajt "zotohet" të marrë mandatin: E gatshme për angazhimin tim

"Lufta" për mandat/ Pas Zeqir Kordhonit, të tjerë duan
Adriatik Lapaj

TIRANË- Një “parplasje virtuale” po vijon përgjatë orëve të fundit mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, me qëllim marrjen e mandatit të vetëm në qarkun e Tiranës. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit, tashmë është prishur dhe shkak për këtë është bërë pikërisht mandati i vetëm i fituar nga ky koalicion. Pas Zeqir Kordhonit, një tjetër kandidate nga “Shqipëria Bëhet” e Lapajt, ka kërkuar të tërheqë dorëheqjen e saj të dorëzuar në KQZ. Bëhet fjalë për Kleana Xhuvelin, e cila u rendit e 3-ta në të njëjtën listë dhe e përzgjedhur nga Lapaj.

Përmes një shkrese zyrtare, Xhuveli i është drejtuar Komisioni Qendor të Zgjedhjeve (KQZ), ku kërkon revokimin e dorëheqjes nga kanididimi. Në letër, ajo thekson se ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të gjerë, më bindjen se mund të vazhdojë angazhimin e saj politik.

Letra e Kleana Xhuvelit:

DREJTUAR: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

LENDA: Revokim i dorëheqjes nga kandidimi për mandatin parlamentar

Të nderuar,

Në vijim të kërkesës sime të mëparshme për dorëheqje nga kandidimi për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, për Zgjedhjet Parlamentare të 11 maj 2025, ju informoj se kam vendosur të revokoj dorëheqjen e paraqitur më datë 1/05/2025.

Ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të rrethanave dhe një konsultimi të gjerë me mbështetësit, familjen dhe strukturat e angazhimit tim politik. Kam bindjen se mund të vazhdoj angazhimin tim publik me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë.

Ju lutem që kjo kërkesë për revokim të merret në konsideratë dhe të ndiqen procedurat përkatëse në përputhje me legjislacionin zgjedhor në fuqi.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Me respekt,

Kleana Xhuveli

Kujtojmë që "kriza" në koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm në KQZ./ZËRI/

10 MUAJ ME PARE

Karrigia e Lapajt në rrezik/ Vijon "lufta", i drejtohet me letër KQZ: Të njihen dorëheqjet, s'mund të kërkojnë tani mandatin

"Lufta" për mandat/ Pas Zeqir Kordhonit, të tjerë duan
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), lidhur me firmat e dorëheqjeve të kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për zgjedhjet e 11 majit. Në letër, Lapaj kërkon pavlefshmërinë e revokimeve të dorëheqjeve, duke theksuar se në kontekstin elektoral, kjo përbën një akt të pakthyeshëm.

“Në kontekstin elektoral, dorëheqja nga kandidimi është një akt përfundimtar dhe i pakthyeshëm, që përjashton kandidatin nga çdo e drejtë për të marrë mandat. Duke u tërhequr nga kandidimi, ata nuk kanë qenë më subjekt garues për zgjedhjet e 11 majit 2025”, theksohet në letër.

Siç vë në dukje Lapaj, këta kandidatë, duke u tërhequr nga kandidimi, nuk kanë qenë subjekt garues për zgjedhjet parlamentare dhe veprimi i tyre nuk mund të zhbëhet me asnjë deklaratë të mëvonshme. Ai sqaron kushtet kur kemi të bëjmë me heqje nga kandidimi dhe jo dorëheqje nga mandati, teksa kërkon që të procedohet me shpërndarjen e mandatit të fituar në Qarkun Tiranë, sipas listës përkatëse të hapur.

"Në kushtet kur kemi të bëjmë me një heqje dorë nga kanididimi dhe jo me dorëheqje nga mandati, ligji kërkon që mandati të kalojë tek kandidati pasues në listë, në përputhje me rregullat për zëvendësimin e mandateve. Për këtë arsye, kërkojmë që të procedohet me shpërndarjen e mandatit të fituar në Qarkun Tiranë, sipas listës përkatëse të hapur”, thuhet ndër të tjera në letrën e "Shqipëria Bëhet".

Kujtojmë që "kriza" në koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm në KQZ./ZËRI/

10 MUAJ ME PARE

Ana Dajko, asi nën mëngë i Adriatik Lapajt! 60-vjeçarja që mund të rrëmbejë mandatin nëse s’ka ‘paqe’

"Lufta" për mandat/ Pas Zeqir Kordhonit, të tjerë duan
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj

TIRANË- Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre se cili do të marrë mandatin e parë dhe të vetëm në qarkun e Tiranës. Pasi të gjitha ankimimet e Partisë Demokratike janë ezauruar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të bëhë "detyrën" dhe të shpërndajë mandatet. Por i vetmi problem është mandati i ‘Nismës Shqipëria Bëhet’.

Për këtë çështje, "Report Tv" ka mësuar se KQZ ka vendosur t'i japë edhe pak kohë të rinjve në politikë, kjo sepse Endri Shabani nuk është fare në vendin tonë dhe ka paralajmuar se do të kthehet këtë të shtunë. Pasi Shabani të kthehet do të diskutohet për mandatin, të cilin e rrezikon edhe Zeqir Kordhoni. Kjo sepse para tij në listë është Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, jeton në Sarandë dhe është nëna e anëtarit të kryesisë së Partisë së Lapajt, Vasil Dajko.

Për më tepër, burime pranë Partisë "Shqipëria Bëhet", i thanë Report Tv, në mënyrë që në Kuvend të mos futet as Livia Savri, partnerja e Endri Shabanit. Kështu në këtë gjithë këtë konflikt të krijuar, është Lapaj ai që ka avantazhin dhe asin nën mëngë. 

Për të gjithë këtë situatë të krijuar, ka reaguar edhe Dashnor Sula shprehet se të njëjtin fat do të kishte pasur dhe ai nëse do t’i ishte bashkuar koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. 

“Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson. Në atë kohë i kërkova zotit Lapaj që në listë të mbyllur të vendosja një familjarin tim dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitoja në listë të hapur. Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra…,”-shkruan Sula.

Si ka nisur "ëndrra" për mandat?

Debati nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm në KQZ./ZËRI

Poll

MOS HUMB