LIVE UPDATES

LUFTA -Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje! Irani: Jepni garanci për paqe

➤Sot është dita e 33-të e luftës midis Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit. ➤Çmimet e naftës ranë nën 100 dollarë për fuçi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta me Iranin mund të përfundojë "shumë shpejt". ➤Presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA do të tërhiqen nga konflikti brenda pak javësh sapo të sigurohet bllokimi i programit bërthamor iranian. ➤Nga ana tjetër presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se Teherani ka "vullnetin e nevojshëm" për t'i dhënë fund luftës, me kusht që armiqtë e tij të garantojnë se ajo nuk do të shpërthejë përsëri.

7 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Irani hedh poshtë deklaratat e Trump: Nuk ka armëpushim!

LUFTA -Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje!
Foto ilustruese

TEHERAN- Ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar pretendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, se Teherani ka kërkuar armëpushim. Zëdhënësi i ministrisë, Esmail Baghaei, e ka quajtur pretendimin “të rremë dhe i pabazë”.

Trump pretendoi se Irani u kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës armëpushim dhe se do të konsideronte kërkesën vetëm pasi Irani të hapte Ngushticën e Hormuzit.

Po ashtu, presidenti amerikan deklaroi se lufta në Lindjen e Mesme do të përfundojë brenda 2 ose 3 javëve./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

CNN: A mund ta tërheqë Trump SHBA-në nga NATO?

LUFTA -Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje!
Donald Trump

WASHINGTON- Prej datës 28 shkurt, ku SHBA-të së bashku me Izraelin sulmuan Iranin, presidenti amerikan Donald Trump e ka kritikuar vazhdimisht NATO-n. Edhe në daljet e fundit Trump tha se do të shqyrtonte tërheqjen e vendit nga organizata. Aleanca ushtarake u krijua në vitin 1949 për të “siguruar një paqe të qëndrueshme në Evropë dhe Amerikën e Veriut”.

Pavarësisht pretendimeve të Trump se ai mund ta tërheqë vendin e tij nga aleanca, një ligj i miratuar nga Kongresi në vitin 2023 thotë se “presidenti nuk do të pezullojë, përfundojë, denoncojë ose tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Atlantikut të Veriut, përveç nëse kjo bëhet me këshillën dhe pëlqimin e Senatit, me kusht që dy të tretat e senatorëve të pranishëm të jenë dakord, ose në përputhje me një Akt të Kongresit”.

Në një intervistë me emisionin “This Week” të ABC muajin e kaluar, senatori Thom Tillis, republikani më i lartë në Grupin Vëzhgues të NATO-s të Senatit dypartiak, tha se “nuk është e vërtetë në fakt” që Trump mund të tërhiqet nga NATO pa Kongresin.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk mund të tërhiqet nga NATO”, deklaroi ai.

Tillis gjithashtu mbrojti aleatët e NATO-s pasi Trump i quajti ata “frikacakë” që nuk e kanë ndihmuar SHBA-në. Megjithatë, një opinion ligjor i vitit 2020 nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit të Drejtësisë thotë se presidenti ka autoritet ekskluziv mbi traktatet, shkruan CNN.

Tërheqja e SHBA-së në mënyrë të njëanshme nga NATO mund të përfundojë në varësi të vendimit të një gjykate, thuhet më tej sipas një raporti të Shërbimit Kërkimor të Kongresit./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Qëllimi u arrit!”, Trump: Do largohemi nga Irani pas 2 javësh

LUFTA -Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje!
Donald Trump

WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të largohen nga Irani, brenda 2 ose 3 javësh. Sipas Trump, regjimi ka ndryshuar dhe vendi nuk do të ketë më armë bërthamore. Ndërsa, shtoi se qëllimi është që të shkatërrojnë çdo gjë që Irani ka.

“Kemi pasur ndryshim regjimi, edhe pse nuk ishte një nga gjërat që kisha si qëllim. Kisha një qëllim: ata nuk do të kenë armë bërthamore dhe ky qëllim është arritur. Por ne po e përfundojmë punën dhe mendoj se brenda ndoshta dy javësh, ndoshta disa ditësh më shumë, do të kemi përfunduar, por ne duam të shkatërrojmë çdo gjë që ata kanë”, Trump.

Pas kësaj deklarate, Trump bëri një status në Truth Social ku shkroi se presidenti i ri i regjimit të Iranit iu kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara një armëpushim. Trump vijoi statusin e tij duke thënë se kjo kërkesë do të shqyrtohej kur Ngushtica e Hormuzit të ishte e hapur dhe e lirë, ndërsa tha se deri atëherë, Ushtria Amerikane do të vijojë të hedhë Iranin në erë.

Garda Revolucionare Islamike lëshoi po ashtu një deklaratë pasditen e kësaj të mërkure duke thënë se Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapej për armiqtë e Teheranit. Presidenti amerikan Donald Trump ishte shprehur se udhëheqësit e rinj në Teheran janë shumë më pak të radikalizuar dhe më racionalë krahasuar me paraardhësit e tyre. Sipas Trump, është Irani që kërkon një marrëveshje, ndonëse Teherani i ka mohuar këto pretendime.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se lufta mund të përfundojë edhe pa marrëveshje mes palëve. Lidhur me ndikimin e luftës në rritjen e çmimeve të karburantit, kreu i Shtëpisë së Bardhë përsëriti se ato do të ulen sapo Shtetet e Bashkuara të përfundojnë veprimet e tyre ushtarake.

Marco Rubio, sekretari i shtetit, përsëriti afatin kohor të Trump për luftën, duke i thënë Fox Neës se “vija e finishit” ishte afër.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Donald Trump i drejtohet mbrëmjen e kësaj të mërkure kombit. Gjatë kësaj deklarate, presidenti amerikan pritet të japë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me luftën në Iran, por detajet nuk janë njoftuar ende./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Irani: Ngushtica e Hormuzit do të hapet, por vetëm për ata që i përmbahen kushteve tona!

LUFTA -Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje!
Foto ilustruese

TEHERAN- Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të rifitojnë aksesin në Ngushticën e Hormuzit. Azizi deklaroi se që tani e tutje vetëm ata që përmbushin kushtet e Iranit do të lejohen të kalojnë në Ngushticën e Homuzit.

"Trump arriti ndryshimin e regjimit, por për Ngushticën e Homuzit. Ngushtica patjetër do të hapet, por jo për ju. Do të jetë e hapur për ata që përmbushin ligjet e reja të Iranit. 47 vitet e mikpritjes kanë mbaruar përgjithmonë", shkroi ai, pa specifikuar se cilat ishin kushtet e reja.

Deklaratat e Azizit vijnë në përgjigje të njoftimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili më herët sot njoftoi se Britania do të presë nesër një samit të 35 vendeve për të diskutuar mënyrat për të rihapur Ngushticën./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Është një ‘tigër letre’, e di edhe vetë Putin”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO

LUFTA -Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje!
Donald Trump

SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po shqyrton tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga NATO, pas mosmarrëveshjeve me aleatët për luftën me Iranin. Në një intervistë për The Telegraph, Trump tha se një dalje e mundshme e SHBA-së nga aleanca tani është "përtej çdo rishqyrtimi", raportojnë mediat e huaja.

“Oh po, do të thoja se është përtej çdo rishqyrtimi. Nuk u ndikova kurrë nga NATO. Gjithmonë e dija që ata ishin një tigër letre, dhe Putini e di këtë edhe unë, meqë ra fjala”, tha Trump pasi u pyet nëse do ta rishqyrtonte anëtarësimin e SHBA-së në NATO pas konfliktit në Lindjen e Mesme.

Komentet vijnë pasi anëtarët e NATO-s refuzuan t'u bashkohen përpjekjeve të SHBA-së për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe globale e transportit detar që është ndërprerë gjatë konfliktit. Rreth 20 përqind e naftës botërore kalon zakonisht nëpër ngushticë dhe mbyllja e saj ka kontribuar në rritjen e çmimeve globale të energjisë dhe shqetësimet për një ndikim më të gjerë ekonomik.

Aleatët e NATO-s kanë qenë të kujdesshëm në lidhje me përfshirjen e drejtpërdrejtë në operacionet ushtarake të lidhura me konfliktin me Iranin, veçanërisht në përpjekjet për të siguruar rrugët detare në Gjirin Persik. Aleanca nuk ka njoftuar ndonjë veprim të përbashkët ushtarak në lidhje me rihapjen e ngushticës./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Fundi i luftës ndaj Iranit? Trump jep lajmin: Do të largohemi shumë shpejt

LUFTA -Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje!
Donald Trump

SHBA-Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndalojë sulmet ushtarake ndaj Iranit brenda dy deri tre javësh, dhe se Teherani nuk ka nevojë të bëjë një marrëveshje për të përfunduar konfliktin.

“Do të largohemi shumë shpejt,” tha Trump të martën në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se tërheqja mund të ndodhë “brenda dy javësh, ndoshta tre.”

Kur u pyet nëse një marrëveshje me Iranin ishte e nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit, ai u përgjigj: “Jo, Irani nuk ka nevojë të bëjë marrëveshje me mua.”

Më parë, presidenti kritikoi aleatët evropianë, duke thënë në rrjetin social Truth Social se vendet “si Mbretëria e Bashkuar” që nuk mund të marrin karburant për avionët për shkak të kufizimeve rreth Ngushticës së Hormuzit duhet “të mbledhin pak guxim, të shkojnë në Ngushticë dhe thjesht ta marrin.”

Ndërkohë, luftimet vazhdojnë në Lindjen e Mesme. Kryeqyteti i Libanit, Beirut, është goditur nga sulme ajrore të rënda, ndërsa ushtria e Izraeli tha se po synonte një komandant të Hezbollah dhe një figurë tjetër të lartë. Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se Trump do t’i drejtohet kombit të mërkurën në mbrëmje, dhe ngjarja do të përcillet drejtpërdrejt./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

LUFTA -Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje!
Marco Rubio

SHBA-Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka dhënë detaje optimiste por edhe paralajmëruese lidhur me konfliktin me Iranin, gjatë një interviste për Fox News. Ai konfirmoi se diplomacia është vënë në lëvizje dhe se fundi i luftës është tashmë një skenar i afërt.

“Ka bisedime që po zhvillohen. Nuk do t'ju zbuloj se kush janë këta njerëz, sepse kjo ndoshta do t'i fuste në telashe me disa grupe të tjera njerëzish brenda Iranit. Ka disa përçarje të brendshme atje. Nuk dua të vendos një afat kohor, por ne mund ta shohim vijën e mbërritjes. Duhet të shohim nëse aleanca që i ka shërbyer mirë këtij vendi për një kohë, po i shërben ende atij qëllimi,"-u shpreh Rubio.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se SHBA-të janë të angazhuara në bisedime serioze me një regjim "të ri" dhe "më të arsyeshëm" në Iran, ndërsa lufta hyn në javën e pestë. 

Poll

MOS HUMB