LIVE UPDATES

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me Gardën.Spiropali: Ulemi flasim! PD refuzon

➤ As 30 minuta nuk ka zgjatur paqja në Kuvendin e Shqipërisë! ➤ Pas betimit të dy deputetëve zëvendësues të Jurgis Çyrbjas dhe Ervin Salianjit, në Kuvend kanë shkuar demokratët e tjerë. ➤ Flamur Noka dhe kolegët e tij kanë pasur sërish përplasje me efektivët e Gardës së Republikës, por nuk kanë mundur të hyjnë. ➤ Edhe pse në mosbindje civile e kanë lejuar që të hyjë brenda në sallë ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzales. ➤ Pasi dorëzoi progesraportin në Kuvend, Gonzales kërkoi nga opozita që të luajë rolin e saj brenda Kuvendit. ➤ Përgjigjen e morit nga kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Bardhi tha se realiteti është që opozita është e përjashtuar dhe se fshehja e këtij realiteti nuk e ndihmon Shqipërinë. ➤ E gjithë kjo nuk e ndali maxhorancën të vijojë punën parlamentare normale duke votuar pr/ligjin për “Kërkimin Shkencor”, dhe zgjatjen e veprimtarisë së Komisionit Hetimor në shëndetësi. Po ashtu, Parlamenti rrëzoi me 74 vota kundër, ligjin që ktheu presidenti Bajram Begaj 'Për inspektimin'.

8 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Bardhi i përgjigjet Gonzatos: Jemi të përjashtuar, fshehja e realitetit nuk e ndihmon Shqipërinë

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me
Foto ilustruese

TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i cili kërkoi dialog mes palëve. Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se opozita është përjashtuar pa ligj nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë, edhe pse rregullorja është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. 

Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet! Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi PA LIGJ dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese. Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe. Nëse shkelet Kushtetuta në vazhdimësi mundësia për bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës ZEROHET,”- shkruan Bardhi.

7 MUAJ ME PARE

Debati për anijen me mbetje zhvendoset në Kuvend! Balla: Iku koha kur nuk zbatohej urdhri i Prokurorisë! Hoxha: S'i fshehim dot

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me
Agron Shehaj

TIRANË- Debati për anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme është zhvendosur sot në Kuvendin e Shqipërisë! Në fjalën e tij, ministri për Marrëdhëniet e Qeverisë për Parlamentin, Taulant Balla tha se për mbetjet, institucionet e linjës kanë nisur nga puna që të identifikojnë vendin ku do të vendosin për mbetjet në mënyrë që të mos ketë asnjë problematike mjedisore. Madje ftoi edhe opozitën që të ndjekë nga afër procesin.

Për anijen me 102 konteinerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme pati një reagim edhe nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. 

"Urdhri i prokurorisë i rrethit gjyqësor Durrës ka dalë më 27 tetor dhe ka qenë ditë e dielë. Jemi koordinuar plotësisht për zbatimin e këtij urdhri. Të siguroj se nuk jemi në periudhën kur urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Kjo periudhë ka mbaruar, nuk është më aktualitet. Në bashkëpunim me doganën, policinë e shtetit dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese po krijohet infrastruktura e përshtatshme e vendosjes konform ligjit të këtyre kontejnerëve në hapësirat publike që do të kontrollohen e monitorohen nga policia. Janë mbi 102 kontejnerë që kërkojnë infrastrukturë të posacme. Nuk janë kuti kartoni që mund ti fshehim e ti fusim kudo ku ju mendoni. Këto kontejnerë do të vendosen në hapësirë që monitorohen nga policia. Urdhri i Prokurorisë është totalisht ekzekutueshëm e po marrim masa në koordnim për ta bërë këtë urdhër të ekzekutueshëm. Koha e urdhrave të prokurorisë kur jepeshin e nuk ekzekutoheshin nuk ekziston më dhe për këtë shumë drejtues të policisë të atëhershëm janë në SPAK për të dhënë llogari se nuk zbatuan urdhrat,"- tha Hoxha.

Debate ka pasur edhe me deputetin e pavarur, Agron Shehaj, i cili është përplasur me kryeparlamentaren, Elisa Spiropali. 

Pjesë nga debati:

Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?

Agron Shehaj: Për procedurë

Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Zonja kryetare, (I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi)

Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë

Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku. Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë

Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës

Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?

Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni

Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.

Pas fjalës së tij ka ndërhyrë deputeti socialist Erion Braçe, i cili në fjalën e tij ka ironizuar opozitën.

"Nga gjithë ky ligjërim m’u ngrit mikrofoni dhe dua t’i them ca fjalë! Derisa të zbatohet urdhri t’u jepet e drejta të gjithë deputetëve, me varka, avionë, dronë, milionerë, biznese, edhe atyre që dinë apo jo not, t’i monitorojnë kontejnerët që të mos ndodhë ajo qe këta kanë frikë, që anijet të fluturojnë apo zhyten. Deputetët të jenë të pranishëm me nuhatje, të bëjnë punën e ekspertëve policëve etj. Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar. Po u bënë pa deputetë analizat do të mbani përgjegjësi,"- tha Braçe./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Ambasadori i BE shkon të dorëzojë progresraportin në Kuvend, “gjen” opozitën

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shkuar sot në Kuvendin e Shqipërisë për t'i dorëzuar kryeparlamentares, Elisa Spiropali progresraportin e Shqipërisë. Në momentin që ai ka zbritur nga mjeti, Gonzato ka gjetur përballë opozitën që ende proteston para Kuvendit. I pavendosur se ku duhet të kalonte, ambasadori është orientuar nga demokratët që i kanë hapur edhe rrugën për të kaluar dhe për t'u futur nga hyrja kryesore në sallë.

MOMENTI ME VIDEO:

7 MUAJ ME PARE

Bardhi: Do të dorëzojmë në Kuvend projektligjin për statusin e Minatorit

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka lajmëruar se nesër në Kuvendin e Shqipërisë, PD do të dorëzojë një projektligj për statusin e minatorëve. Nisur nga protesta e minatorëve, Bardhi tha se PD ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe tashmë kanë përgatitur një projektligj.

"Pasi një pjesë e kolegëve kanë patur mundësinë t’i takojnë minatorët, është firmosur pr.ligji për statusin e minatorit. Nesër dorëzohet zyrtarisht në Kuvend,"-tha Bardhi ndër të tjera në fjalën e tij. 

Ndërkohë që Bardhi, bashkë me deputetë të tjerë të opozitës janë mbledhur jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Ata tentuan që të futeshin  në sallë sot, por sërish nuk u lejuan nga anëtarët e Gardës së Republikës./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kuvendi/ Deputët e PD nxjerrin sërish karriget jashtë sallës së parlamentit

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë nxjerrë sërish jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë karriget e sallës. Mesa duket sërish ka një plan për djegien e tyre. E gjitha ka ndodhur pasi deputetët e opozitës u përplasën me Gardën duke tentuar që të hynin brenda në sallë, por u ndaluan nga Garda e Republikës. 

Jashtw, deputeti i PD, Dashnor Sula, i ulur këmbëkryq jashtë ambienteve të Kuvendit u shpreh se Kuvendi i ka dhënë opozitës faturën për karriget e djegura. Për akuzën e tij, pretendon se ka edhe një provë, të cilën ia drejtoi kamerave. 

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me

“Ne na dhanë faturën për t’i paguar, vetë i kanë futur karriget e djegura për të reja. Këta duan të vjedhin edhe këtu,”- tha ai.

Por brenda kanë arritur që të futen disa prej opozitarëve që ende nuk janë përjashtuar kanë bllokuar Foltoren./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

E gjeti mënyrën të futej! Albana Vokshi bllokon Foltoren, e shoqërojnë demokratët

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Për shkak se nuk është përjashtuar ende nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mundur që të futet në sallë. E shoqëruar nga kolegë të tjerë si Oerd Bylykbashi dhe Tomor Alizoti, Vokshi ka bllokuar Foltoren duke i penguar fjalën ish-ministres së Arsimit, Evis Kushi./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kaq e kishte paqja! Demokratët shkojnë në Kuvend, kërkojnë të futen në sallë

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me
Flamur Noka

TIRANE- Sërish përplasje! Deputetët e Partisë Demokratike ndodhen në oborrin e Parlamentit, atje ku janë duke u përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës. Ata i kërkojnë Gardës që të lirojë hyrjen  kryesore të Kuvendit ku kërkojnë të hyjnë.

MOMENTI ME VIDEO:

Deputetët e PD janë të përjashtuar nga punimet e Kuvendit për shkak të tensioneve në seancat e mëparshme. Flamur Noka, Dashnor Sula dhe Albana Vokshi janë në krye të grupit të PD./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kuvendi nis pa kaos dhe pa opozitën! Betohen zëvendësit e Salianjit dhe Çyrbjas

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me
Erjon Meka dhe Andrea Mano, dy deputetet e rinj

TIRANE- Erjon Meka dhe Andrea Mano janë betuar në seancën e sotme plenare duke zëvendësuar kështu dy deputetët që ndodhen në pranga, Ervin Salianji dhe Jyrgis Çyrbja. Ndërkohë që jashtë salle, deputetët e opozitës janë duke u përplasur me Gardën e Republikës, brenda në seancë, situata është e qetë.

Ministrat janë duke relatuar për pikat e rendit të ditës, ndërkohë që opozita përpiqet të hyjë në sallë./ZËRI

MOMENTI I BETIMIT:

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me

Paqe vetëm 30' në Kuvend! Opozita përplaset sërish me

Poll

MOS HUMB