LIVE UPDATES

Shuhet ëndrra për Botërorin! Polonia ndëshkon kuqezinjtë, Shqipëria eleminohet

➤Mbyllet sfida Poloni-Shqipëri me rezultatin 2-1. ➤Nga ana tjetër edhe kombëtarja e Kosovës po përballet me atë të Sllovakisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “play-off”-it të Kupës së Botës. ➤Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka triumfuar me 4 gola.

6 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Goli i Arbër Hoxhës ndez stadiumin, Polonia në “alarm”!

Shuhet ëndrra për Botërorin! Polonia ndëshkon
pamje nga ndeshja

VARSHAVË-Shqipëria ka shënuar golin e parë ndaj Polonisë. Në minutën e 42 Arbër Hoxha shënoi një gol tejet të bukur. Hoxha përfitoi nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

2 MUAJ ME PARE

Sllovaki-Kosovë barazim! Mongon goli në sfidën Poloni-Shqipëri

Shuhet ëndrra për Botërorin! Polonia ndëshkon
kombetarja e Kosoves

Ndeshjet historike kanë filluar për Kosovën dhe Shqipërinë. Kosova ka shënuar golin e parë në Bratislavë, duke e çuar ndeshjen me Sllovakinë 1-1. Turqia do të jetë kundërshtari i mundshëm i Kosovës në finalen e “play off”, në rast se Dardanët ia dalin të kualifikohen ndaj Sllovakisë.

Nga ana tjetër sfida e kuqezinjëve ende nuk është zhbllokuar dhe mungon goli në Varshavë. Ajeti ka lënë fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij është futur Ismajli.

2 MUAJ ME PARE

Silvinjo zgjedh “luftëtarët” për duelin historik! Formacioni: Uzuni, Hoxha dhe Bajramin në sulm

Shuhet ëndrra për Botërorin! Polonia ndëshkon
Kombëtarja shqiptare

VARSHAVË-Kuqezinjtë luajnë ndaj Polonisë sot në orën 20:45 në gjysmëfinalen e play off të Botërorit. Pak para sfidës janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga dy ekipet. Sylvinho ka cakruar në sulm Uzunin dhe Hoxhën, ndërsa pas tyre qëndron Shehu. Në mesfushë janë Bajrami, Laçi dhe Asllani. Mbrojtja përbëhet nga Mitaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Hysaj. Në portë i konfirmuar Strakosha. Në stol Muçi dhe Mehmeti.

Formacioni zyrtar: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.

2 MUAJ ME PARE

Nis festa kuqezi në Varshavë! Me flamuj dhe plisa, tifozët shqiptarë ndezin atmosferën

Shuhet ëndrra për Botërorin! Polonia ndëshkon
pamje nga Varshava

VARSHAVË- Atmosfera kuqezi ka pushtuar rrugët e Varshavës! Me flamuj në duar, plisa në kokë dhe zemrën plot pasion, tifozët shqiptarë kanë nisur festën që para sfidës së madhe mes Polonisë dhe Shqipërisë. Këngë patriotike dhe entuziazëm i papërmbajtshëm kanë kthyer qendrën e qytetit në një “mini Shqipëri”, duke treguar edhe një herë mbështetjen e zjarrtë për Kombëtaren.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Interesi për këtë ndeshje ka qenë i jashtëzakonshëm, me mijëra tifozë që kanë udhëtuar drejt Varshavës për të qenë pranë ekipit në një përballje shumë të rëndësishme. Në rast se kuqezinjtë kalojnë polakët në këtë ndeshje teke, më 31 mars do luajnë sërish në udhëtim për finalen play- off kundër fituesit e çiftit Ukrainë - Suedi.

2 MUAJ ME PARE

"Ëndrra e Botërorit!"/ Kombëtarja e Kosovës "lufton" në Bratislavë, sot përballet me Sllovakinë

Shuhet ëndrra për Botërorin! Polonia ndëshkon
Foto ilustruese

BRATISLAVË- Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot me atë të Sllovakisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “play-off”-it të Kupës së Botës. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45, nëse kombëtarja e Kosovës fiton ndaj Sllovakisë, do të përballet me fituesin e duelit tjetër Turqi-Rumani.

Po ashtu, edhe Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me Poloninë në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës. Në rast se kuqezinjtë kalojnë polakët në këtë ndeshje teke, më 31 mars do luajnë sërish në udhëtim për finalen play- off kundër fituesit e çiftit Ukrainë - Suedi.

Botërori 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Misioni "Botëror 2026", nisin 'ethet' e play-off-it! Shqipëri-Poloni, si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Shuhet ëndrra për Botërorin! Polonia ndëshkon
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria do të zbresë sot në fushën e lojës në Varshavë, përballë Poloninë, për të luajtur 90 minuta historikë, për një vend në finalen e play off-it që të dërgon në Botëror. Ekipi përfaqësues ka udhëtuar dje drejt Varshavës mërkurë, ku pas akomodimit në hotel, skuadra ka nisur seancën e fundit stërvitore.

Kuqezinjtë mbyllën përgatitjet të mërkurën. Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, duke treguar përqendrim maksimal dhe gatishmëri për përballjen që konsiderohet jetike për ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës, një objektiv ende i paarritur për Shqipërinë.

Me 26 lojtarë të ftuar për këtë takim, Sylvinho dhe stafi i tij ishin të detyruar që 3 prej tyre t’i dërgonte në tribunë. Në këtë pikë, tekniku kuqezi nuk ka dilema pasi ka nxjerr nga lista finale Jasir Asanin, Nazmi Gripshin dhe Klisman Caken.

Këto janë 3 lojtarët e sakrifikuar, ndërsa i ka besuar dy prurjeve të reja në këtë grumbullim, Pllana dhe Pilo.

Përballja me Poloninë përbën pengesën e parë në këtë rrugëtim historik. 

Për herë të parë në histori, Kombëtarja shqiptare, ka një shanc më afër se kurrë, për t'u kualifikuar dhe për të përjetuar emocionet e një Botërori. Pas fazës së grupeve, Shqipëria është afruar një hap më shumë në rrugëtimin e saj. 'Play-Off'-i mbetet faza e fundit për të kaluar. 

Në konferencën një ditë para sfidës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e kuqezinjve, ndërsa kapiteni Gjimshiti tha se ekipi është gati për të realizuar ëndrrën e Botërorit.

Takimi Poloni - Shqipëri do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës. Në rast se kuqezinjtë kalojnë polakët në këtë ndeshje teke, më 31 mars do luajnë sërish në udhëtim për finalen play- off kundër fituesit e çiftit Ukrainë - Suedi.

Botërori 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik./ZËRI

Poll

MOS HUMB