Një ditë pas "mosbindjes civile", Flamur Noka mbledh drejtuesit politikë

TIRANË- Diçka tjetër po planifikohet në selinë blu. Një ditë pas protestës së opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka mbledhur në selinë blu të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Mësohet se në fokus te takimit është analiza e protestës së djeshme, strategjia në vazhdim e protestave dhe mosbindjes civile.
Sot, në konferencën e tij me gazetarët, Berisha u shpreh se nuk përjashtohet as mundësia për një grevë urie, apo ngujim. Por nuk ndau detaje të tjera.
Dje, opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./ZËRI
Berisha paralajmëron greva e ngujim: Protesta ishte vetëm hapi i parë

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e grevave dhe mundësinë për ngujim në kuadër të aksionit opozitar. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh nga shtëpia ku është mbyllur me urdhër të gjykatës, se protesta e një nate më parë është vetëm hapi i parë i mosbindjes civile. Berisha shtoi se as ai dhe as deputetët e tjerë nuk do të ndalen deri në momentin që kryeministri Edi Rama të bjerë dakort për ngritjen e një qeverie teknike që do tu paraprijë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Greva dhe ngujime, Meta i bashkohet thirrjes së Berishës: Ne do i bashkohemi!

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se është gati që t'i bashkohet çdo aksioni që do të vendoset nga Partia Demokratike. Në një konferencë për mediat, një ditë pas protestës së opozitës, Meta ka deklaruar se do t’i bashkohet Sali Berishës, pasi ky i fundit paralajmëroi ngujime dhe greva urie.
“Çdo aksion do të ketë mbështetjen tonë më të madhe,”-tha Meta.
Pyetje: Ditën e sotme Lideri i Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha ka deklaruar se përpos përshkallëzimit të protestave do të kemi edhe ngujime, greva, bllokime rrugësh, i bashkoheni qëndrimit të tij?
Ilir Meta: Ne i bashkohemi çdo përpjekje për tu rivendosur Rendi Kushtetues, i cili është përmbysur me kapjen totale të Shtetit dhe të gjithë Institucioneve të Pavarura nga Edi Rama. Neni 2 i Kushtetutës thotë qartë: Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit, kështu që cdo aksion që rivendos Nenin 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që është baza e gjithë Sistemit tonë Kushtetues edhe Demokratik do të ketë mbështetjen tonë më të madhe.
Dje, opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./ZËRI
Iu ndërpre lidhja me gazetarët, PD: Berishës i shkëputën qëllimisht internetin në shtëpi

TIRANË- Partia Demokratike pretendon se në banesën e kryedemokratit Sali Berisha është ndërprerë qëllimisht lidhja e internetit. Sot, numri një i PD-së ishte duke zhvilluar një lidhje live me gazetarët nga banesa e tij, pasi Prokuroria e Posaçme e ka vendosur në masën e sigurisë "arrest shtëpie". Por teksa ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Berisha u "zhduk" nga ekrani. PD, pretendon se kjo ka qenë një lëvizje e qëllimshme për të ndaluar fjalën e kryedemokratit.
NJOFTIM PËR SHTYP
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile. Ndërsa ka lexuar deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur interesit të medias në lidhje me qëndrimet e tij për protestën dhe se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme, një defekt i qëllimshëm teknik e ndërpreu në mënyrë të papritur konferencën. Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha./ZËRI
Berisha MESAZH Ramës: S'duam pushtetin në tavolinë, para na presin greva dhe ngujime...na jep qeveri teknike!

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama. Pas protestës së djeshme të opozitës, Berisha e ka lajmëruar se ka edhe 77 mënyra të tjera të mosbindjes civile. Ndër to përmendi edhe ngujimin apo edhe grevën e urisë. Por nuk zbuloi asnjë detaj nga plani i opozitës për të arritur qëllimin e tyre: qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin që vjen.
"Edi Rama nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, as ta marrim me forcë, vetëm qeveri teknike. Duam zgjedhje të lira, pse ke frikë Edi Rama? Mbrëmë ishte aksioni i parë, por mosbindja ka shuëm forma, kemi ngujime, greva dhe bllokime përpara. Kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do të shkërrmoqin narkodiktaturën. Nëse mendon se mobindja civile do të kufizohet vetëm në Tiranë, e ke gabim,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.
FJALA E PLOTË:
Mosbindja e djeshme ishte vetëm aksioni i parë i fillimit të ri, i fillimit të mosbindjes civile. Për Edi Ramën kam një thirrje: Opozita ka vetëm 1 javë në aksion. Me kaq ti, ke humbur parlamentin. Me kaq, institucionet e krimit, u dogjën nga flaka e revoltës... Reago sa je në kohë. Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, as dhe të marrim pushtetin me forcë. Kërkojmë vetëm qeveri teknike si mënyrën më të mirë, më demokratike, më të civilizuar për të garantuar zgjedhje të lira. Dhe aty në zgjedhje të lira, le të shohim se kë votojnë shqiptarët. Pse ke frikë Edi Rama? Kur mendon se fiton, pse nuk krijon qeverinë teknike? Të bëj thirrje, edhe një herë Edi Rama, krijo qeverinë teknike. Sepse javët që vijnë, mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin tënd. Mbrëmë ishte aksioni i parë. Por mosbindja ka shumë forma. Kemi ngujime përpara. Kemi greva. Kemi bllokime permanente rrugësh. Kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do asfiksojnë dhe paralizojnë narkoshtetin. Që do ta shkërmoqin narkodiktaturën. Dhe nëse ti mendon se mosbindja civile nisi në Tiranë dhe do kufizohet aty, mendohu mirë Edi Rama. Se së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën. Pastaj Durrësin. Vlorën. Kukësin. Tepelenën. Lezhën. E kështu me radhë, mbarë Shqipërinë. Se nuk ke lënë qytet pa masakruar me shpopullimin e tij. Nuk ke lënë qytetarë pa varfëruar me vjedhjet e tua. Nuk ke lënë familje shqiptare pa gjymtuar. Dhe i gjithë vreri që ke derdhë mbi shqiptarët, do plasë mbi ty javët që vijnë. Të dashur qendrestare dhe qendrestarë. Rikujtoj dhe një herë, që jemi në misionin më të rëndësishëm të jetës sonë. Zoti do bekojë gjithë ata guximtarë që dje drodhën narkoshtetin. Mediat e gjithë botës dje i kanë bërë jehonë të jashtëzakonshme guximit, heroizmit të opozitarëve shqiptarë. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse ne Europë, në SHBA dhe ne mbare vendet e lira ne kemi shume miq, mijëra e mijëra herë me shumë se sa mendojmë. Sepse nuk ka gjë më frymëzuese, më fisnike, se një popull që reagon ndaj tiranisë së bandave, ndaj padrejtësisë. Që sulmon krimin. Që djeg korrupsionin. Që lufton për votën e lirë.
Dje, opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./ZËRI
U dogj në protestën e Opozitës, qytetari: Kam djegie të shkallës së tretë, infermierja më tha, ç’tu desh protesta

TIRANË- Kujtim Emiri, protestuesi që pësoi djegie të shumta për shkak të shpërthimit të një molotovi në protestën e Opozitës ndodhen ende në spitalin e Traumës duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai ka rrëfyer për Syri TV se ka djegie të shkallës së tretë në trup, por që nuk ka pasur asnjë përkujdesje nga autoritetet për të. Emiri thotë se Ministri i Brendshëm nuk ka shkuar ta takojë dhe se madje stafi në spital e kanë fajësuar për faktin që është plagosur, pasi i kanë thënë se s’kishte pse të dilte të protestonte.
“Një nga infermierët, më tha se çfarë t’u desh ty që të shkoje në protestë. Jo vetëm të gjitha institucionet që janë militalizuar, por edhe shëndetësia. Infermierja më tha që është turp që keni dalë në protestë. Në shumë zona ka arritur në shkallë të 3 djegia, jam dëmtuar në gjymtyrët e poshtme. Nuk ka reaguar asnjë efektiv për zjarrin që më përfshiu, por vetëm një qytetar, që më ndihmoi dhe lajmëroi ambulancën. Dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve, pa llogaritur se kush ishte. Një mungesë totale profesionalizmi. Më vjen keq nga deklaratat e minsitrit, jam në një dhomë me një efektiv policie. Nuk ditëm të reagonon, më tha polici. Politika po i përdor dhe po i tmerron. Ka një politizim të madh dhe na japin modele se si duhet të veprojmë. Zgjedhjet se s’bën do të arrihet diçka që të hiqet ky regjim. Duhet të vijë se s’bën ndryshimi. Ka njerëz që dalin nga mllefi dhe varfëria. Kanë bërë veprime të papërshtatshme, po e çojnë vendin në luftë dhe vëllavrasje. Kësaj policie i ka lënë hapësira për t’i përdorur. Ministri Hoxha s’ka ardhur fare, kanë ardhur vetëm 2 efektivë, njëri që iku mbrëmë, ndërsa tjetri është këtu me djegie. Njërin nga policët, që ishte më mirë, e hoqën nga dhoma ime dhe e çuan në takimin me ministrin e Brendshëm, e kanë bërë takimin jashtë. Besoj se do t’ia dalim,”- tregon ai.
Dje, opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./ZËRI
E rëndë! Po raportonin protestën e opozitës, dhunohet ekipi i “Top News”

TIRANË- Një incident i rëndë i ndodhur pranë fundit të protestës së opozitës. Një person ka sulmuar gazetaren e “Top Neës”, Alketa Shaba dhe ekipin që e shoqëronte. Gazetarja, që në ato momente ishte duke raportuar nga protesta e opozitës, kur një person i afrohet dhe fillimisht fillon ta fyejë dhe më pas e ka goditur me grushta Shabën dhe kameramanin.
MOMENTI I SULMIT:
Gazetarja: Turp! Ik pra se tregoni forcën me gratë. Ju shani dhunoni dhe na tregoni sesi të bëjmë punën tonë. Sill telefonin këtu. Sille more celularin këtu. Nuk ke turp! Vjen edhe shan edhe gjuan
Protestuesi: Si bën video pa leje ti?
Gazetarja: A je normal ti? Si godet ti vajzën e botës? Budalla! Qelbësirë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku banon ish-kryeministri Sali Berisha. Në një deklaratë televizioni “Top Neës” tha se dhuna ndaj gazetares është denoncuar në Policinë e Shtetit dhe ngjarja po ndiqet nga organet kompetente./ZËRI
PAMJET e rënda/ Babai i saj u dogj nga molotovi në protestë, aktorja: Mund të kishte vdekur!

TIRANË- Aktorja e njohur, Juli Emiri ka reaguar ashpër për lëndimet që i ati i saj ka marrë në protestën e djeshme të opozitës. I moshuari, u dogj dje nga një koktail molotov që i përfundoi në këmbët e tij dhe që i shkaktoi të djegura. Pamjet e rënda të lëndimeve të marra i ka nxjerrë në rrjetet sociale vetë e bijë, shoqëruar edhe me një përshkrim të gjatë të asaj që kishte ndodhur mbrëmjen e djeshme.
"Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua,”- shkruan Emiri.
PAMJET E MOMENTIT TË DJEGIES DHE PASOJAT:


Krahas pamjeve që ajo ka nxjerrë nga spitali, shkruan se i ati mund të kishte vdekur për shkak të flakëve, ndërsa nuk harron që të lërë edhe një mesazh për ata që ishin kundër formës së protestës së zgjedhur nga opozita. Ndër të tjera ajo shkruan se vetë ajo dh ei ati kishin dalë që të protestonin pasi janë kundër mënyrës sesi qeveriset vendi.
"Se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për t'a mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë "shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç'ndodh" pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!,"-shkruan ajo ndër të tjera.
POSTIMI I AKTORES:
Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t'ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç'të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit. Babi mund të kishte vdekur sot. Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë "mirë t'u bëhet/ç'u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)", ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për t'a mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë "shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç'ndodh" pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!
Por si u lëndua i moshuari?
MOMENTI ME VIDEO:
Sot, ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ai që publikoi pamjet e djegies së të moshuarit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, protestuesit hedhin molotov para efektivëve të Policisë që ishin vendosur para Bashkisë së Tiranës. Për të shmangur shpërthimin, uniformat blu shtyjnë molotovin, që përfundon në këmbët e të moshuarit. Si pasojë, ai ka marrë flakë, megjithatë fatmirësisht nuk i rrezikohet jeta.
Dje, opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./ZËRI
Dje u protestua, sot Berisha thotë fjalën e tij, kërkon mediat në selinë e PD

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lajmëruar sot një konferencë me gazetarët. Edhe kjo, si të gjitha të tjerat pararendëse do të mbahet teksa Berisha ndodhet në "arrest shtëpie". Sot, në orën 13.00, Berisha pritet që të bëjë një analizë të protestës së djeshme të opozitës. E po ashtu, të zbulojë se cilat janë hapat e radhës së opozitës, nëse do të vazhdojnë protestat, apo do të zgjedhin forma të tjera të asaj që e cilësojnë si "mosbindje civile".
NJOFTIM PËR SHTYP
Në ora 13:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvillon konferencë shtypi me gazetarët salla “Pjetër Arbnori”,selia PD. Link për media do të dërgohet pak para fillimit të konferencës.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Dje, opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./ZËRI
Protesta me molotov e opozitës, Noka, Bardhi dhe Minarolli nën hetim për manifestim të paligjshëm

TIRANË- Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Ervin Minarolli janë në mesin e të proceduarve nga Policia e Tiranës pas protestës së djeshme të opozitës. Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se të tre po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Në pranga ka përfunduar një 57-vjeçar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; ndërsa janë proceduar një 31-vjeçar dhe dy të mitur. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Policia thotë se po punohet edhe për kapjen e 9 të tjerëve, të dyshuar për disa vepra penale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë: -arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr"; -procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Shkatërimi i pronës" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"; Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: F. N., sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; G. B., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike. Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkatërrimi i pronës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal. Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.
Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën. Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: - 68 mbetje flakadani të plasur; - 23 copa plastike të shisheve të djegura; - 3 shishe plastike uji; - 3 tymuese të plasura; - 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur; - 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë); - 1 kuti cilindrike bombol; - 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë). Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Dje, opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./ZËRI
Protestuesit hodhën molotov drejt efektivëve dhe dogjën instuticionet, Hoxha: Autorët do përballen me drejtësinë

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë mbrëmjes së djeshme ka vizituar 10 efektivët që u plagosën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Pasi turma hodhi bomba molotov drejt instuticioneve dhe u përplasen me policinë.
Ai dënoi dhunën që ndodhi ndaj policëve, teksa shtoi se edhe pse u provokuan, ata sërish vepruan me profesionalizëm. Më tej, Hoxha shtoi se çdo protestues që është përfshirë në akte të paligjshme do të përballet me drejtësinë.
“Ata, të cilët e orkestruan shfaqjen e shëmtuar të mbrëmjes së sotme në rrugët e Tiranës, kanë shkuar tanimë pranë familjeve të tyre. Ndërsa ata, që fatkeqësisht nuk kthehen dot sonte pranë familjes janë tre efektivë policie, të cilët janë plagosur dhe do të qëndrojnë në spital, për të vetmen arsye se ishin në krye të detyrës.
I falënderova efektivët dhe u urova kthim sa më të shpejtë në shtëpi. I falënderoj edhe njëherë të gjithë punonjësit e Policisë që u provokuan, goditën dhe madje u lënduan, por treguan profesionalizmin dhe maturinë e një trupe që reagon vetëm proporcionalisht, si një trupë evropiane e një shteti evropian.
Sot ata kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd, ku një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme. U bllokua deri edhe rruga e autoambulancës, apo u sulmua si kurrë në ndonjë vend demokratik selia e një partie politike kundërshtare (përveç përsëritjeve klasike të sulmeve qorre mbi muret e institucioneve qendrore apo zjarrvënies së pemëve të “qeverisë” që nuk munguan edhe sonte).
Por pavarësisht absurditetit të shfaqjes së sotme të një “mosbindjeje civile”, që fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrën konform praktikave më të mira demokratike. Orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga blofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme.
Çdo akt është i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore është tanimë subjekt i organeve ligjzbatuese. I garantoj qytetarët e këtij vendi se blofi i mosbindjes civile nuk do të prodhojë asgjë tjetër, përveç përgjigjes proporcionale dhe shteruese të ruajtësve të ligjit ndaj shkelësve të ligjit", shkruan ministri.
Për katër orë me radhë demokratët e mbështetur nga deputetët e Partisë Demokratike kanë marshuar në të gjitha akset kryesore të Tiranës. Tensionet nisën që para Kryeministrisë, për të vijuar më pas tek Selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Të katër godinave iu vu zjarri që u shua më pas nga efektivët e Policisë që ishin në gadishmëri. Policia ka përdorur dhe gaz lotsjellësh për të distancuar protestuesit. Në protestë nuk pati fjalime, ndërsa protestuesit u prinë nga Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luçiano Boçi. I pranishëm ishin dhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e Monika Kryemadhi, por të ndarë. Deri më tani raportohet se ka dhjetëra efektivë e qytetarë të lënduar. /ZËRI