Rama: Brenda muajit prezantojmë ‘Paketën e Maleve’

TIRANË- Së shpejti do të prezantohet "paketa e maleve". Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë, kryeministri Edi Rama në një takim me kryebashkiakët në Shqipëri. Në fjalën e tij, Rama tha se prezantimi i nismës do të bëhet brenda këtij muaji. Kjo nismë, sipas Ramës, synon që të mbështesin emigrantë që të hapin biznese, apo edhe ata që jetojnë në Tiranë por kanë një pasuri do përfshihet në paketë.
Gjatë takimit me kryebashkiakët, Rama solli edhe historinë e një djali me biznes në Theth, për të cilin tha se ndihmon me lekë edhe motrën dhe vëllain në Itali.
"Brenda këtij muaji prezantojmë paketën e maleve, një program i ri për të mbështetur ata që janë jashtë dhe duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi. Ata që janë në emigracion, apo ata që janë në Tiranë dhe kanë një pasuri atje. Është një paketë pozitive, kemi punuar gjatë që të mos jetë pak, por goxha domethënëse. Është një paketë që duhet ta përdorni ju, ta shfrytëzoni për të inkurajur më shumë dhe për t’iu dhënë më shumë shtysë atyre që e kanë me dy mendje. Në Theth kam takuar një djalë që me biznesin në Theth ndihmon me lekë motrën dhe vëllain që punojnë në Itali. Ata punojnë në Itali, por nuk iu del. Dhe u thoshte po hajdeni në Theth, se kemi mundësi të zgjerohemi, unë kam nevojë. Na vjen zor se do dukemi di dështakë. Është konkret personi, familja. Prandaj është e rëndësishme që paketën e maleve ta përdorin si instrument kryetarët e bashkive se kanë kontaktin më drejtpërdrejtë dhe kanë mundësi të kenë një komunikim që është më nxitës,"- tha Rama./ZËRI
“Me çfarë merreni ju?”, Rama kritika kryetarëve të bashkive: Shifrat e fondeve sociale janë qesharake!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me kryebashkiakët e vendit, kritikoi punën e bashkive për të vendosur në dispozicion fondet përkatëse. Rama u shpreh se nuk e kupton se me çfarë merren kryetarët e bashkive, pasi fondet sociale në disa bashki janë qesharake. Më tej Rama shtoi se fondet duhet të vendosen në dispozicion.
“Unë i kam kërkuar ministrit të Mbrojtjes të ndërtohet një plan tani që jemi në fazë qetësie, të mos kemi goditje si ajo e Vlorës. Për të filluar me kalendarizim të trajnimeve dhe për të krijuar një sistem komunikimi, që të gjithë të dinë kush bën çfarë. Më ka dërguar një qytetare nga Vlora një komunikim me linjën e hapur. Edhe në këtë aspekt duhet bërë punë. Ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale dhe kemi vendosur fonde nga qeveria, ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku dhe nuk kanë ngritur akoma shërbimet se nuk e kanë çarë kokën, kjo është në kufijtë e skandalozes.
Shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes, e Shëndetësisë për projektet sociale, janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes sonë për të mbështetur, nevojat në bashkitë tuaja janë më të mëdha sesa mund të mbulojmë. Me ça merreni ju, se nuk e kuptoj, po shikoja disa të dhëna dhe është e pakuptushme që fondet sociale, ku qendrori ka një kontribut të rëndësishëm të çdo bashki është qesharak në disa bashki që nuk mundet dot të jetë mbrapa të tjera.
Pse? Pse? Pse? Për gratë me fëmijët e vetmuara, për fëmijët autikë, për individë të rrezikuar në aspektin social, te kemi fonde dhe mos t’i vëmë në dispozicion. Kamza realizon 100% buxhetin, nëse tani bëj gabimin t’i lej fjalën Rakipit, do thotë dua më shumë. Ishte model i anti-shërbimit social, sot e merr fondin, e vë në dispozicion 100%. E njëjta gjë për Vorën, ka bërë punën e duhur. Pse duhet të kemi bashki të tjera, nuk do ua përmend emrin, kam respekt për drejtuesen e bashkisë, nuk është Durrësi”, tha Rama. /ZËRI
Situata e zjarreve në vend, Rama gjatë takimit me kryebashkiakët: Korça dështoi të menaxhojë situatën!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët foli për situatën e zjarrëve që ndodhen në vend gjatë verës. Rama kritikoi Prefekturën e Korçës, e cila ishtë më e goditura, se nuk ka vepruar ashtu siç duhet.
Rama tha se nuk janë përdorur forcat që Prefektura e Korçës ka pasur në dispozicion dhe ka dështuar në kontrollin e zjarreve.
“Të gjitha strukturat duhet të bëjnë një deklarim forcash në dispozicion, por ju e dini shumë mirë këtë. Marrim Preferkturën e Korçës dhe të Shkodrës. Korça ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 dhe ka kërkuar mbështjeje nga forcat e armatosura pa aktivizuar 70% të forcave që i ka deklaruar aktive.
Prefektura e Shkodrës që ka pasur disa emergjenca potencialisht të rrezikshme është Perfektuara më angazhimin më të lartë të kapaciteteve vendore dhe ka përdoru më shumë se ato të deklaruara dhe mbështjejen nga forcat e armatosura e ka kërkuar në pak raste specifike. Rezultati në prefekturën e Korçës ku forcat e armatosura janë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dhe deklarimi i forcave ka qenë i dobët pavarësht shpenzimit të madh të energjive dhe përgjigjes, rezultatet kanë qenë më të dobëta. Kjo do të thotë se kjo kërkon një strukturim dhe trajnim. Praktikisht është një dështim që ne nuk kemi si ta justifikojmë”, tha Rama. /ZËRI
Pas operacionit, Rama kthehet në detyrë, sot takohet me kryebashkiakët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama rreth një javë pas operacionit të tij është kthyer sot në detyrë. Gjatë ditës, ai do të takohet me kryetarët e bashkive. Rama u takua për herë të fundit me kryetarët e bashkive në korrik të këtij viti. Në takimin e fundit, Rama vendosi se procesi i legalizimit do të udhëhiqet nga Bashkitë dhe jo më nga Kadastra. Sipas Ramës, ky proces do të ndihmojë qytetarët dhe do të monitorojë punët e Kadastrës.
Kujtojmë se Rama doli më datë 4 nga qendra spitalore universitare "Nënë Teresa", pasi iu nënshtrua me sukses një operacioni për heqjen e "dhjamthit". Ndërhyrja e Ramës u krye nga 5 mjekë kirurgë në QSUT, me në krye profesor doktor Arben Gjatën. Operacioni i Ramës zgjati dy orë. Rama e paralajmëroi ndërhyrjen në fund të gushtit, teksa ishte për një inspektim në spitalin “Nënë Tereza”. /ZËRI