LIVE UPDATES

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë, s'prekin dot Kuvendin. Policia i shpërndan me gaz lotsjellës. Lëndohet një fëmijë, policë e qytetarë

➤ Është mbyllur 30 minuta para kohe protesta e opozitës, edhe pse nisi më shumë se 40 minuta me vonesë. ➤ Demokratët gjatë "xhiros" së tyre në kryeqytet kanë sulmuar me molotovë Kryeministrinë, selinë e Partisë Socialiste, Ministrinë e Brendshme dhe Bashkinë e Tiranës. ➤ Por efektivët e Policisë së Shtetit nuk i ka lënë që t'i afrohen Kuvendit të Shqipërisë. ➤ Për të ndalur hedhjen e molotovëve, Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve. ➤ Të dëmtuar nga gazi protestuesit janë shpërndarë dhe protesta është mbyllur me fjalën e Flamur Nokës në selinë e Partisë Demokratike. ➤ Nga tubimi ka edhe të lënduar si nga efektivët, ashtu edhe nga protestuesit. Mes tyre ishte edhe një vajzë e vogël. ➤ Protesta u mbyll me një lajm të mirë. Teksa po tentonte që të shkontë në spital, një grua solli në jetë një fëmijë. Por lindi në makinë për shkak të trafikut të shkaktuar nga protesta. ➤ Sa i përket lëvizjeve politike, nuk dihet nëse opozita ka një plan për një tubim tjetër.

33 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

4 orë protestë/ Digjen 4 institucione, dhjetëra të lënduar

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Protesta e Opozitës

TIRANË- Për katër orë me radhë demokratët e mbështetur nga deputetët e Partisë Demokratike kanë marshuar në të gjitha akset kryesore të Tiranës. Tensionet nisën që para Kryeministrisë, për të vijuar më pas tek Selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Të katër godinave iu vu zjarri që u shua më pas nga efektivët e Policisë që ishin në gadishmëri. Policia ka përdorur dhe gaz lotsjellësh për të distancuar protestuesit. Në protestë nuk pati fjalime, ndërsa protestuesit u prinë nga Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luçiano Boçi. I pranishëm ishin dhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e Monika Kryemadhi, por të ndarë. Deri më tani raportohet se ka dhjetëra efektivë e qytetarë të lënduar.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO- E zuri trafiku prej protestës së PD-së, gruaja lind në makinë

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga momenti kur shkon në spital

TIRANË- Një grua ishte nisur drejt maternitetit "Mbretëresha Geraldinë" për të sjellë në jetë fëmijën e saj. Por për shkak të trafikut të shkaktuar nga tubimi i Partisë Demokratike, e reja ka shkuar në spital bashkë me fëmijën e saj! Ndërsa priste për t'ju liruar rruga, ajo ka lindur në makinë.

MOMENTI ME VIDEO: 

Kështu që për shkurt, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, i është drejtuar spitalit të Traumës. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. Apo dhe detaje të tjera, lidhur me gjininë e foshnjës së ardhur në jetë./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

"Kali i Trojës", ambulanca bosh i pret rrugën marshimit të opozitës (VIDEO)

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
ambulanca

TIRANË- Një ambulancë ka qenë shkaku që protestuesit e Partisë Demokratike janë revoltuar dhe që kanë agravuar veprimet e tyre. Bëhet fjalë për një ambulancë, e cila i ka prerë rrugen turmës së protestuesve duke pretenduar se në të kishte një person të lënduar. Pasi protestuesit hapën derën e ambulancës, ata zbuluan se brenda saj nuk kishte njeri duke e konsideruar këtë 'lojë' si provokim.

Pas kësaj ngjarje, ata sulmuan ambulancën me sende të forta për ta shkatërruar atë edhe pse brenda saj ishte shoferi dhe një pjesë e stafit mjekësor./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Protestuesi bëhet keq nga gazi lotsjellës, Bardhi dhe Nallbati ndalin ambulancën dhe e fusin brenda

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga protesta

TIRANË- Një protestues është ndjerë keq nga gazi lotsjellës në protestën e sotme të opozitës. Siç duket me pamjet e siguara nga ZËRI, një prej protestuesëve ka pasur të vjella për shkak të sasisë së gazit të hedhur në protestë. Menjëherë pranë tij kanë shkuar deputetët e Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati dhe Gazment Bardhi.

Të dy këta të fundit e kanë shoqëruar dhe e kanë futur me urgjencë në ambulancë, në mënyrë që i riu të marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

'Digjet' i moshuari, përfshihet nga flakët e molotovëve

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
I moshuari

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike. Një protestues është gjendur mes flakëvë të ndezura nga vetë opozita pranë selisë së Partisë Socialiste. Flakët e ndezura nga molotovi i hedhur drejt selisë së PS, duket se kanë përfshirë edhe një të moshuar, i cili ishte pjesë e protestës.

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
i moshuari
PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
i moshuari

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë të moshuarit./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Kuvendin nuk e lanë ta djegin! Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Protestuesit e Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të hedhin molotovë drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Në momentin që protestuesit u grumbulluan para Kuvendit dhe lëshuan disa fishekzjarrë, Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Për shkak të efekteve që ka shkaktuar gazi, protestuesit janë shpërndarë menjëherë nga hyrja e Kuvendit./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Ç'ndodhi në protestë? I moshuari del nga ambulanca

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
I moshuari ne ambulance

TIRANË- Protesta e organizuar nga Partia Demokratike është shoqëruar me mjaft incidente. Një protestues duket se është lënduar nga gazi lotsjellës ose gjatë tubimit të protestuesve.

Në videon më poshtë shihet teksa ai zbret nga një ambulancë pasi ka marrë shërbimin mjeksor. Akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të moshuarin i cili pati të nevojshme ndërhyrjen e ambulancës.

I moshuari pasi ka dal nga ambulanca duket se i është bashkuar përsëri protestës së opozitës./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Opozita hedh molotov, Policia e Shtetit bën THIRRJEN E FUNDIT: Keni lënduar 10 efektivë, ndaluni!

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga protesta

TIRANË- 10 efektivë policie kanë mbetur të lënduar pas shpërthimeve me molotov gjatë protestës që po mban sot Partia Demokratike. Lajmin e ka bërë me dije Policia e Shtetit. Në një njoftim të shpërndarë për media, Policia e Shtetit kërkon që protestuesit të ndalin sulmet me molotov. Po ashtu, edhe njëherë u kujtojnë protestuesëve se Policia i ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë. Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Larg Metës, por pranë qytetarëve! Monika Kryemadhi i bashkohet protestës së PD

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike. Ajo është fotografuar në mes të turmës, por larg drejtuesëve të protestës. Po ashtu, larg është edhe nga presidenti i PL-së dhe tashmë ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

Me këtë të fundit janë në proces divorci!

Teksa tubimi po niste, Meta gjatë një prononcimi për mediat në protestë iu shmang një përgjigje lidhur me Kryemadhin. Edhe pse e pyetën nëse i mungonte, apo nëse do të ishte sot në protestë, Meta zgjodhi që të mos komentonte pjesëmarrjen e Kryemadhit në tubim./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Hidhet gaz lotsjellës nga policia, një fëmijë i lënduar te bashkia e Tiranës

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
E mitura e lënduar

TIRANË- Një vajzë e mitur është lënduar nga gazi lotsjellës në protestën e sotme. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, vajza është duke qarë për shkak se është ka djegie nga gazi i hedhur në godinën e Bashkisë Tiranë. Në ndihmë i vjen një burrë që e udhëzon që të lajë sytë me ujë për të hequr ndjesinë që i shkaktohet nga gazi lotsjellës. Nuk dihet sesi është gjendur e mitura para Bashkisë, nëse në tubim ka qenë në tubim me ndonjë familjar, apo ka qenë duke kaluar rastësisht në zonë. 

MOMENTI ME VIDEO:

8 MUAJ ME PARE

As Bashkia e Tiranës nuk "i shpëton" molotovit, Policia ndërhyn me gaz lotsjellës

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Bashkia e Tiranes

TIRANË- Godina e Bashkisë së Tiranës nuk i ka "shpëtuar" molotovit nga protestuesit. Disa protestues hodhën molotov drejt dyerve të Bashkisë por ata u tërhoqën pas ndërhyrjes nga Policia. 

Ka qënë gazi lotsjellës i hedhur nga tarraca e Bashkisë, ajo që bëri që protestuesit të ndalen nga sulmi drejt kësaj godine. Edhe pse Partia Demokratike nuk ka publikuar asnjë informacion sa i përketë axhendës dhe internerarit të protestës duket se pas Kryeministrisë, selisë së Partisë Demokratike, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë, protestuesit do të drejtohen për tek Parlamenti./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

I hodhën gaz lotsjellës nga tarraca e Bashkisë, demokratët nxjerrin maskat

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga protesta

TIRANË- Gazi lotsjellës ka shkaktuar probleme tek protesta e opozitës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, demokratët nuk e kanë duruar dot gazin e hedhur dhe kanë nisur që të marrin masa. Maska kirurgjikale janë shpërndarë për protestuesit dhe deputetët, të cilët i kanë vendosur menjëherë. Mirëpo, lotët sërish nuk u janë ndalur. 

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga protesta

Policia hodhi gaz lotsjellës, pasi protestuesit po sulmonin me molotov Bashkinë e Tiranës./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Digjet edhe Ministria e Brendshme

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga Ministria e Brendshme

TIRANË- Pasi hodhën molotovë drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas drejt asaj të selisë së Partisë Socialiste, ndalesa e radhës për demokratët ishte Ministria e Brendshme.

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga Ministria e Brendshme

Edhe në këtë godinë, protestuesit e opozitës kanë hedhur sërish molotovë duke shkaktuar disa zjarre që dogjën pemët rreth godinës./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Takoi Bardhin e Nokën, truproja e demokratëve sposton me forcë të moshuarin

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Momenti i incidentit

TIRANË- Një i moshuar është shtyrë me forcë nga truproajt e Partisë Demokratike gjatë protestës së opozitës. I moshuari i cili me vete kishte një daulle tentoi të takonte Gazmend Bardhin dhe Flamur Nokën gjatë marshimit në protestë, kur papritur ai u tërhoq me forcë nga një truprojë për ta spostuar nga rruga ku po kalonte Bardhi dhe Noka. Pas këtij incidenti i vetmi që u kujdes për të moshuarin ishte Klevis Balliu i cili u afrua tek ai për ta parë nëse ishte mirë./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Demokratët molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, digjet posteri me kryeministrin Rama

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Zjarri tek selia e PS

TIRANË- Protestuesit e opozitës kanë bërë stopin e dytë të tubimit. Të gjithë janë ndalur para selisë së Partisë Socialiste, ku nuk kanë munguar as molotovët. Nga zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ka marrë flakë edhe posteri i kryeministrit Edi Rama. Aksionin, demokratët e kanë shoqëruar me thirrje kundër kreut të qeverisë./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

E reja vjen nga Londra për protestën: Këtu s'kanë lekë dhe bukë!

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Protestuesja

TIRANË- Një e re që pretendon se ka ardhur nga Londra për protestën e opozitës i është bashkuar tubimit të sotëm. Në një moment, ajo ka dalë para Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit duke mbajtur fjalimin e saj personal. Sipas saj, në Shqipëri nuk as para dhe as ushqim, ndaj ka ardhur për t'u bërë pjesë e tubimit. 

"Kam ardhur këtu për protestën nga Londra që të mbroj të ardhmen time. Suportoni demokratët. Njerëzit këtu jetojnë si në kohën e luftës së ftohtë. Nuk ka lekë, nuk ka ushqim!,"-thotë e reja para kamerave në anglisht.

MOMENTI ME VIDEO: 

8 MUAJ ME PARE

Po shkonte tek protesta, Ilir Meta pengohet në mes të rrugës (VIDEO)

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Ilir meta

TIRANË- Ilir Meta i është bashkuar protestës që opozita po organizon ditën e sotme. Gjatë një marshimi nga selia e Partisë së Lirisë e deri në Kryeministri Meta iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin me protestën dhe atë që do të ndodhë pas protestës.

Por gjatë ecjes, ish-presidenti Meta aksidentalisht u pengua tek një tabelë që shkruante "Parking për Kuvendin". Edhe pse i rrethuar nga gazetarë dhe disa protestues, keru i Partisë së Lirisë u kujdes që ta vendoste në vend siç ishte.

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Flakë tek Kryeministria! Protestuesit hedhin molotov e fishekzjarre, Noka përplaset me Policinë

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga protesta

TIRANË- Kanë nisur trazirat tek protesta e opozitës. Teksa ndodhen para Kryeministrisë, demokratët kanë hedhur kokteil molotov dhe fishekzjarre në drejtim të godinës. Flakët e shkaktuara nga molotovi janë shuar menjëherë nga forcat e efektivëve të Policisë së Shtetit që kanë rrethuar Kryeministrinë. Ndërkohë që ka pasur edhe përplasje fizike me efektivët. Në një moment, deputeti Flamur Noka është përplasur me disa prej tyre në tentativë për të çarë gardhin e krijuar para godinës./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Protesa e PD/ Protestuesi "shokon" gazetaren: Ndonjë do e vras sonte, po mos i trego kujt!

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Qytetari

TIRANË- Qytetarë të shumë i janë bashkuar protestës së Partisë Demokratike që po mbahet sot. Shumë prej tyre janë shprehur të shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë madje ka pasur edhe deklatara ekstreme për vrasje dhe dhunë. Gjatë një interviste një qytetar u shpreh se sot do të vriste ndonjë dhe se kishte dal ne protestë pasi kishte 37 vite që punonte dhe merrte pension vetëm 200 mijë lëkë të vjetra.

View this post on Instagram
 
A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Cfarë do të thonë dy gishtat lartë?
Kjo do të thotë liri demokraci se na mytën kta komunistat.
Nga ke ardhur?
Tirons më jam, tirons i vjetër.
Sa vjec je?
Shtatëdhjetë!
Përse keni ardhur në protestë?
Kam ardhur se s’kam pension, s’kam lekë. Kam punu 37 vjet shofer kamioni dhe marr 200 mijë lëk të vjetra.
Çfarë do të bëni më pas?
Do ta djeg kët, do ta mys. Mos i kallzo kujt, mos xhiro or ti. Ndonjë do e vras sonte, po mos i kallzo kujt ti.
Në rregull!

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

'A ju mungon Monika Kryemadhi sot?'/ Meta i bën 'bisht pyetjes'

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur që të mos i përgjigjet pyetjeve për tashmë ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Teksa po i bashkohej protestës së opozitës, Meta u pyet nga gazetarët lidhur me mungesën e partneres së tij në jetë dhe në politikë, por kreu i PL-së, zgjodhi që të mos e komentonte fare, duke ndryshuar temën.  

ME VIDEO:

A ju mungon Monika Kryemadhi sot? A do e gjejmë në shesh?

Ilir Meta: Partia e Lirisë është në rrugën e duhur edhe do i shkojë deri në fund kaosës së saj për të rikthyer lirinë!/ZËRI

8 MUAJ ME PARE

NISI! Paloka, Bardhi, Noka dhe Gjekmarkaj dalin nga selia e PD, i bashkohen protestuesve

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga selia e Pd

TIRANË- Ka nisur protesta e opozitës. 50 minuta me vonesë, por tashmë zyrtarë të Partisë Demokratike i janë drejtuar protestuesëve. Të parët që kanë dalë nga selia janë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Oerd Bylbykbashi dhe Luçiano Boçi. Të pestë po i drejtohen Kryeministrisë atje ku janë mbledhur protestuesit. Por ende nuk dihen detaje lidhur me skenarin e protestës veç faktit se sot nuk do të ketë asnjë fjalim.

PAMJE NGA SELIA E PD:

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pa nisur mirë ka trazira! Protestuesit djegin gomën para Presidencës, efektivi shuan flakët

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Protesta

TIRANË- Ende pa nisur zyrtarisht protesta e opozitës, protestuesit kanë filluar duke shkaktuar trazira përpara Presidencës. Ka qënë ky veprimi i parë që pjesëmarrësit e protestës kanë ndërmarrë për të protestuar.Një efektiv policie ka ndërhyrë mënjëherë për të shuar flakët. Akoma nuk dihet nëse gjatë protestës do të ketë goma te tjera që do të digjen në formë proteste.

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Protesta e PD/ Ervin Salianji letër nga burgu: Populli shkund çdo tirani!

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Letra e Ervin Salianjit

TIRANË- Vetëm një orë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike, ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një letër nga ambientet e burgut. Ai shkruan se sot të gjithë duhet të protestojnë për të fituar lirinë pasi kjo është e vetmja rrugë. Sipas tij çdo qytetar duhet të reagojë për pagat, fitoren e munguar, për pronat, për jetën dhe për një Shqipëri më të mirë.

Letra e plotë:

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë! E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit. Miq, të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë. Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga! Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat! Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty! Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë. Populli shkund çdo tirani!

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet. /ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Tubimi/ Protestuesit nisen drejt Tiranës, me furgona e makina mblidhen tek selia e PD

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Foto ilustruese

TIRANË- Në orën 18.00 në Tiranë nis protesta e opozitës, kështu që protestuesit janë nisur për në Tiranë. Raportohet se nga Fieri janë nisur mbi 100 automjete private dhe 3 furgonë me protestues. Përveç Fierit, demokratë po vijnë edhe nga Gramshi. Kreu i PD-së Gramsh, Kodhel Çala lajmëroi se ka nisur drejt Tiranës 70 protestues, duke denoncuar se nuk janë lejuar që të përdorin autobus për transport. Ndaj e vetmja zgjidhje është gjetur përdorimi i mjeteve private.

“70 protestusit sot drejt Tiranës janë nisur me 20 automjetet e tyre private. Pjesmarrja do ishte më e madhe por problemi i transportit ka lënë shumë demoktat pa ju bashkuar kësaj kauze, nuk na vijnë drejtuesit e autobuzeve për transport nga frika e gjobave e presionit që ushtron policia. Dihet publikisht ky presion që ushton policia. Dua të kujtoj që unë vetë jam gjobitur si taksixhi pse merrja pjesë në protestë,”-tha Çala.

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Berisha mesazh Ramës para protestës: Prite popullin se po vjen!

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Sali Berisha

TIRANË- Edhe pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës. Kryedemokrati Sali Berisha, në vend që të dërgonte një mesazh për demokratët që do dalin sot në protestë, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama. Duke risjellë një video të tij nga fjalimi i djeshëm, Berisha paralajmëron një revoltë të qytetarëve sot para Kryeministrisë.

"Prite popullin opozitar. Prite se po vjen. Se marshi i tij nuk ndalet kurrë. Se revolta e tij nuk shuhet kurrë. Se fitorja është fati ynë. Qytetarët do të nisin revoltën e tyre kundër kusarvë që i kanë kujtuar demokratëve se janë qytetarë të dorës së tretë. Iku ajo kohë tashmë. Ato ditë kanë perënduar Edi Rama. Është radhë jonë,"-thotë Berisha në videon e ripostuar nga fjalimi i djeshëm.

VIDEOJA E BERISHËS:

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA mesazh qytetarëve: Shmangni demonstratën!

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka bërë një lajmërim për të gjithë qytetarët. Me anë të një njoftimi zyrtar, Ambasada këshillon personelin e ambasadës amerikane që të shmangë tubimin.

Njoftimi i Ambasadës:

Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri

Mesazh për Qytetarët Amerikanë

Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza

Data/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00

Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria. në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit: Do të kemi monitorues në terren, 4 grupe edhe në komisariate

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Avokati i Popullit

TIRANË- Në protestën e opozitës sot do të jetë edhe "Avokati i Popullit". Institucioni ka dalë me një deklaratë zyrtare ku njofton se sot në terren do jenë 4 grupe monitorime që do të vëzhgojnë nga afër zhvillimet e protestës. Pas protestës, këto grupe do të zhvendosen nëpër Komisariatet e Policisë së Shtetit, në mënyrë që nëse do të ketë të arrestuar, të sigurohen që po u respektohen të drejtat. Por pavarësisht se merret parasysh skenari më i keq, ai i dhunës, Avokati i Popullit bën apel për një protestë paqësore. 

"Institucioni i Avokatit të Popullit, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, ka marrë masa të veçanta për monitorimin e protestës kombëtare që organizohet sot nga opozita në Tiranë. Në këtë kuadër, do të qëndrojnë në terren pesë grupe monitorimi, të cilat do të ndjekin nga afër zhvillimet në zonat ku do të realizohet protesta. Një grup tjetër monitorimi është ngarkuar për të ndjekur raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale. Gjithashtu, katër grupe monitorimi, pas protestës, do të jenë prezent në komisariatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës. Institucioni i Avokatit të Popullit rithekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë paqësore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Çdo qytetar ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe të protestojë paqësisht, pa frikë nga represioni apo dhuna. Në këtë drejtim, apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes të gjithë aktorëve për të siguruar një protestë paqësore, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve të respektohen plotësisht.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përkatëse që të veprojnë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cënuar të drejtat e qytetarëve. Gjithashtu, u bëjmë thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke respektuar jo vetëm të drejtat e tyre, por edhe ato të qytetarëve të tjerë. E drejta për protestë duhet të bashkëjetojë me detyrimin për të respektuar rendin dhe sigurinë publike. Monitorimi i Avokatit të Popullit do të jetë i pandërprerë deri në përfundimin e plotë të protestës,"-thuhet në deklaratën e lëshuar nga Avokati i Popullit. 

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

PAMJET- Gjithçka gati! Blindohet Kryeministria, Garda ruan Kuvendin, masat e Policisë për protestën

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Kryeministria

TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë masat që po merren për të menaxhuar protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet pasditen e sotme. E para godinë që është siguruar është Kryeministria. Si në çdo protestë, edhe sot, dyert kryesore janë mbyllur me veshje metalike. Shtyllat që kanë kamera sigurie janë lyer me graso për të ndaluar protestuesit që t'i dëmtojnë, ngjarje që ka ndodhur në protestat e shkuara.

PAMJET NGA PËRGATITJET: 

Po ashtu, edhe Garda e Republikës do të dalë në terren. Nga ana e tyre do të ketë një ekip sigurie që do të vendoset para godinës së Kryesisë së Kuvendit, ashtu edhe tek Parlamenti për të shmangur dëmtimin e godinave nga protestuesit. Përveç efektivëve të Policisë së Shtetit, në terren janë edhe zjarrfikësit me botet e ujit, në gatishmëri për të ndërhyrë në rast zjarri. Në aksionet e fundit të opozitës, u është vendosur zjarri karrigeve të Kuvendit, por edhe makenikëve, kështu që ky skenar ka gjasa që të përsëritet.

Duke qenë se ende nuk ka një plan të qartë, të paktën për ata që nuk janë pjesë e Partisë Demokratike për zonën ku do të zhvillohet protesta, në kryeqytet do të paralizohen 15 akse. Një pjesë e tubimit do të zhvillohet para Kryeministrisë, e më pas do të shpërndahen në zona të tjerë të Tiranës. Edhe pse në "arrest shtëpie", pritet që kryedemokrati Sali Berisha të mbajë një fjalim, ndërsa të tjerët, jo. Kjo është e vetmja gjë që dimë deri më tani nga demokratët që ndryshe nga herët e tjera, për këtë tubim kanë qenë hermetikë./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Socialistët mblidhen në Kuvend, komentohet opozita: Vazhdoni të pashqetësuar!

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Kryesia e Kuvendit

TIRANË- Sot, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në takim janë diskutuar nismat e deputetëve socialistë, të cilat janë bërë publike gjatë seancave plenare. Por përveç nismave që do të ndërmerren në Kuvend, është diskutuar edhe lidhur me protestën e sotme të opozitës dhe aksionin që kanë ndërmarrë gjatë javës së fundit, ku nuk kanë munguar as aktet e dhunës.

Në fjalën e tij, deputeti Xhemal Qefalia ka ngritur shqetësimin për incidentet e krijuara dhe ka kërkuar një menaxhim më të mirë të situatës nga shërbimet e sigurisë. Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali sqaroi se Garda e Republikës është duke hartuar një plan të ri masash për të menaxhuar më mirë situatën në parlament. Por po ashtu, për të shmangur dhe të lënduarit nga aktet e dhunës së opozitës.

Në fund, për protestën e sotme, socialistëve iu dha e vetmja porosi: Të vazhdojnë punën e tyre të pashqetësuar, pavarësisht aksionit të opozitës dhe akteve ekstreme!

Ndërkohë që në terren, Policia e Shtetit po merr masa për të ruajtur rendin. Protesta e opozitës nis në orën 18:00 dhe nuk dihet sa do të vazhdojë. Kështu që për të ruajtur institucionet, janë blinduar dyert e Kryeministrisë, ndërsa shtyllat janë lyer të gjitha me graso që të ndalojnë ngjitjen e tubuesëve./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Tubimi/ Boçi zbulon skenarët: Do jetë e ngjashme me protestën e vrasjes së Klodian Rashës

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka dhënë detaje lidhur me skenarët e protestës që do të zhvillojë sot opozita. Në një intervistë të dhënë për emisionin "7pa5", Boçi tha se tubimi do të jetë i ngjashëm me atë që u zhvillua pas vrasjes së të riut Klodian Rasha. I riu u vra më dhjetor 2020 dhe ekzekutimi i tij u pasua me protesta të dhunshme në Tiranë, që do të thotë se edhe sot nuk do të mungojnë aktet e dhunshme. 

“Do jetë në kompleksitetin e saj që përfshin edhe reagime si në rastin e vrasjes së Klodian Rashës, edhe reagime si në rastin kur studentët u hodhën në protestë për të drejtat e tyre, që edhe sot nuk janë realizuar si të drejta dhe kanë po arsye për të dalë në protestë. Nuk jemi në të njëjtat kushte, jemi akoma në kushte më të agravuara dhe përpos kësaj kemi goditje me akuza false për kreun e opozitës dhe kemi një deputet në burg pse artikuloi të vërtetën,"-tha në fjalën e tij demokrati.  

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, Proda thirrje efektivëve: Mos u provokoni!

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Ilir Proda

TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë masa për protestën që do të mbahet nga Partia Demokratike. Mësohet se janë blinduar dyert e Kryeministrisë dhe gjithashtu instalacioni i kërpudhës që ndodhet në lulishten e këtij instuticioni është hequr. Bëhet me dije se mbi 1200 forca policore do të angazhohen për të garantuar rendin e sigurinë gjatë protestës së opozitës.

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Pamje nga Kryeministria

Pjesë e tyre për të ruajtur sigurinë do të jenë dhe forcat Shqiponja, e FNSH.

Mësohet se në shkresën që PD ka depozituar në Policinë e Shtetit ka kërkuar 4 orë leje për protestë, nga ora 18:00 deri në 22:00. Gjatë protestës nuk do të ketë fjalime, ndërkohë fillimisht protestuesit do të përqëndrohen para godinës së Kryeministrisë, më pas do të shpërndahen nëpër rrugët e Tiranës. Grupet që do të zhvendosen në disa zona të Tiranës, pritet që të përbëhen kryesisht nga protestues të rinj në moshë. Efektivët do të pajisen pajisur me maska kundragaz dhe në terren do të ketë 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda gjatë takimit me drejtuesit e komisariateve dhe Policisë së Tiranës ka bërë thirrje efektivëve që do të jenë në terren të mos provokohen nga protestuesit.

“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos të krijohen përplasje të provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave qeë kanë precedentë, të mbahen nën vëzhgim. Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme,”- tha Proda.

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Sot protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë në terren. Berisha: Mosbindje civile pa kthim

PROTESTA- Demokratët djegin fasadën e PS & Kryeministrisë,
Protesta e Opozitës

TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë sot një protestë kombëtare, e cila pritet të nisë në orën 18:00. Gjatë protestës nuk do të ketë fjalime, ndërkohë fillimisht protestuesit do të përqëndrohen para godinës së kryeministrisë, më pas do të shpërndahen nëpër rrugët e Tiranës. Grupet që do të zhvendosen në disa zona të Tiranës, pritet që të përbëhen kryesisht nga protestues të rinj në moshë.

Nga ana tjetër, kjo protestë do të jetë edhe një test për drejtorin e ri të policisë së shtetit, Ilir Proda, ndërsa në terren do të angazhohen efektivët e Policisë së Shtetit. Në njoftimin e Policisë thuhet se nga ora 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në lidhje me protestën e sotmë kryedemokrati Sali Berisha deklaroi dje se Opozita nuk do të ndalet me mosbindjen civile që do të nisë deri në pranimin e ngritjes së një qeverie teknike, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në Maj të vitit të ardhshëm.

“Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës. Është radha jone Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11-vjeçare, të historisë së Shqipërisë. Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet. Shqipëria dhe shqiptaria. Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën, vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve. Është radha jone!”, tha dje Berisha.

Po ashtu, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi bëri me dije dje se i gjithë qyteti i Fierit do të jetë sot në Tiranë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të Opozitës.

“Të hënën, datë 7 Tetor, ora 18:00, Fieri marshon drejt Tiranës! Takimet në Rreth Libofsh të Fierit, për ti bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e të hënës, ishin një mundësi e mirë të mësuar edhe më shumë arsye që kanë qytetarët e qarkut Fier për të mos pranuar ti nënshtrohen padrejtësive. Si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për ti treguar Edi Ramës se boll është boll. 12 vjet janë shumë kohë e humbur. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Është detyrë dhe mision i çdo qytetari të ndershëm që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës”, tha dje Bardhi.

Poll

MOS HUMB