LIVE UPDATES

POST VOTIME- REAGIMET/ Berisha entuziast: Populli ka folur, kemi rritje në zonat tona! PS shpall fitoren e Vorës, Rama ende "i heshtur"

➤ Kutitë e votimit janë mbyllur dhe po presin të hapen për të lexuar vulletin e qytetarëve. ➤ Ndërkohë, partitë politike kanë nisur me reagimet e para. ➤ I pari që doli optimist ishte kryedemokrati Sali Berisha. ➤ Nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se nga informacionet që ka mbledhur nga terreni është lumturuar, duke nënkuptuar fitoren e Partisë Demokratike. ➤ Socialistët nga ana tjetër kanë shpallur fitoren në Vore, ku edhe kanë nisur që të numërohen kutitë e para. Vetë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos flasë ende për rezultatin. ➤ Rezultati për QV-të e tjera të Vorës dhe njësinë 10 në Tiranë ku u zhvillua votimi elektronik, pritet të jepet mëngjesin e së hënës. ➤ Afati u njoftua nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

7 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Klosi vë ‘bast’ LIVE: Në Dibër do marrim 4 mandate

POST VOTIME- REAGIMET/ Berisha entuziast: Populli ka folur, kemi rritje në
Blendi Klosi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar se Partia Socialiste do të arrijë një rezultat të thellë në Dibër duke marrë katër mandate kundrejt një që parashikon se do të marrë Opozita. Në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Klosi tha se gara në Dibër po bëhet për mandatin e katërt.

"Ka një kthim të të gjithë Dibrës majtas. Nga puna që kemi bërë me patronazhistët, jemi të sigurtë 3-2, por kur të numërohet edhe vota e diasporës, mund të shkojmë edhe 4-1. Do të jetë foto finish, do të vendoset në kutitë e fundit, nëse marrim 4. Jemi në garë për mandatin e katërt. Mos harrojmë gara e fundit para dy vitesh, ka patur 40 mijë vota PS, 20 mijë vota përfaqësuesit e PD, nga 60 mijë votues gjithësej… Besoj shkojmë fort në garën për mandatin e 4,”- tha Klosi. 

1 MUAJ ME PARE

Meta nga qelia: SPAK të reagojë për përplasjen në Tiranë, ‘horrat’ ia futën vrapit

POST VOTIME- REAGIMET/ Berisha entuziast: Populli ka folur, kemi rritje në
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për manovra nga ana e maxhorancës për të prishur standartin e zgjedhjeve. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se SPAK dhe të gjithë institucionet duhet të reagojnë për përplasjen e ndodhur në Tiranë, ku protagonist ishte kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Nga ana tjetër, Meta fton të gjithë numëruesit për të ruajtur qetësinë, vendosmërinë dhe për të mbrojtur çdo vote.

Postimi:

Edhe në oret e fundit që Narkoshteti po jep shpirt, po bën gjithçka për të prishur standartin e zgjedhjeve. Banditizmi elektoral i qëllimshëm dhe për orë të tëra në Vorë dhe kriminaliteti elektoral te zyra ilegale e “Rilindjes” në Tiranë, ku horrat që blinin vota ja mbathën vrapit dhe që u zbulua falë “Task Force” të Syri TV, si dhe mosreagimi i SPAK dhe gjithë insitucioneve që bënin paradë përbetimi për të parandaluar krimet zgjedhore, janë pasqyra e fytyrës së vërtetë kriminale të Edi Ramës. Por asgjë nuk e ndal dot fitoren dhe verdiktin e popullit dhe një ndëshkim shumë i rëndë i pret banditët “rilindas”, shkatërrues të demokracisë. Dua të falenderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët, në veçanti ata që votuan Ndryshimin pavarësisht nga presioni dhe përpjekjet për frikësim sistematik. Në këtë fazë të procesit zgjedhor, i ftoj të gjithë numëruesit për të ruajtur qetësinë, vendosmërinë dhe për të mbrojtur çdo votë për të garantuar FITOREN e pastër të koalicionit “PD-ASHM”.

1 MUAJ ME PARE

"Kërkesë e PD-së"/ Celibashi: Numërimi elektronik do të fillojë nesër

POST VOTIME- REAGIMET/ Berisha entuziast: Populli ka folur, kemi rritje në
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat pas mbylljes së votimit, u shpreh se procesi ka shkuar në përputhje me të gjitha standardet. Celibashi shtoi se në mëngjes ndodhën disa problematika në momentin e hapjes së votimit, por ato u adresuan menjëherë.

“Procesi ka shkuar, me ndonjë përjashtim sporadik, në përputhje me të gjitha rregullat dhe standardet. Problematikat e konstatuara kryesisht në mëngjes në momentin e hapjes së votimit, janë adresuar menjëherë”, tha Celibashi.

Më tej, Celibashi shtoi se në këto zgjedhje kanë votuar 41.37% e qytetarëve. Përsa i përket procesit të identifikimit elektronik, ai u shpreh se shkoi mirë. Po ashtu, Celibashi bëri thirrje për qetësi tashmë që procesi ka kaluar në fazën e numërimit të votave.

“Sikurse e shikoni është 41.37% ora 18:00, por është në çdo 1 orë, nuk e di nëse e ka marrë të dhënën e fundit, është midis orës 18:00 dhe 19:00. Do ketë një update që nuk besoj se do ketë ndonjë ndryshim të madh në këtë raport përqindjeje. Përpara se ta përfundoj këtë paraqitje informative, sjell në vëmendje që tashmë kalojmë në një fazë po kaq të rëndësishme si numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit. Ajo që duhet të kemi në vëmendje është qetësia që duhet t’u krijojmë atyre që janë angazhuar në këtë proces. Është e këshillueshme që edhe pse është në përputhje me detyrimin që kanë të gjithë që të deklarohet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi.

Teksa u pyet se kur do të dalë rezultati i zgjedhjeve në qendrat ku votimi u krye në mënyrë elektronike, Celibashi u shpreh se nesër në mëngjës. Ai shtoi se kjo ishte një kërkesë e Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

“Sikurse e dini historinë e kësaj çështjeje. U dakordësua palët politike dhe votimin elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë. Në kushtet e skepticizmit të një pjese të politikës për këtë proces. Kemi vlerësuar të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e rezultati të votimit në njësinë 10 dhe në Vorë pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për QV dhe KZAZ ku është votuar në mënyrë manuale. Këtë rezultat do e kemi në mëngjes ditën e nesërme në orën 8 apo9.

Ishte kërkesë e PD dhe sipas PD dhe koalicionit qëllimi i këtij projekti pilot lidhej me rikonfirmimin sipas vlerësimit tim të integritetit të përdorimit të kësaj pajisje gjatë votimit. Pajisja elektronike e votimit dhe numërimit e transmeton menjëherë. Ajo çka është dashur të testohet, ka të bëjë me integritetin për procesin e votimit me këto pajisje. Dhe në kushtet kur lehtësisht mund të spekulohet për rezultatin që prodhon ky proces. Të garantojë integritetin e pjesës së madhe të votimit, ndryshe nga votimit elektronik kemi vonua transmetimin e rezultateve, operatorët teknikë që kanë asistuar këtë proces kanë printuar gabimisht jo, transmetimin e rezultatit në dy apo 3 qendra”, përfundoi ai./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

PS shpall triumfin në Vorë: Ruani qetësinë! Jeni dallandyshja e parë e fitores, urime!

POST VOTIME- REAGIMET/ Berisha entuziast: Populli ka folur, kemi rritje në
Helena Kaçe

TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar përmes zëdhënëses Helena Kaçe ka shpallur fitoren në Bashkinë e Vorës. Në një deklaratë nga selia rozë, lidhur me vendimin e KQZ për të mos bërë publik numërimin e votave në Vorë, socialistët pretendojnë se vendimi është arbitrar dhe zhgënjyes. Megjithatë u bëjnë thirrje mbështetësve të Partisë Socialiste që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi sipas selisë qendrore, fitorja është mëse e sigurtë.

Deklaratë e Partisë Socialiste:

Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë. Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste. Urime, urime, urime! Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

“Këto nuk ishin zgjedhje”/ Alizoti për BIRN: Policia është më e rrezikshme

POST VOTIME- REAGIMET/ Berisha entuziast: Populli ka folur, kemi rritje në
Tomor Alizoti

ELBASAN- Kandidati i Partisë Demokratike për deputet Tomor Alizoti pas procesit të votimit është shprehur se “këto nuk ishin zgjedhje”. Sipas Alizotit, grupet kriminale nuk janë të rrezikshme, por Policia, pasi po i përdor. Ai i quajti këto zgjedhjet të pandershme.

“Këto s’janë zgjedhje. Nuk është problemi grupet kriminale, këtu problemi është qeveria që i përdor. Policia është më e rrezikshme,” tha Alizoti për BIRN./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Porosia e Berishës: Bandat kanë dalë në terren, të zbatohet ligji! Exit-polli i Baton Stanishiqit është një mashtrim

POST VOTIME- REAGIMET/ Berisha entuziast: Populli ka folur, kemi rritje në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat në selinë blu. Kryedemokrati Berisha është shprehur se tashmë në dorë e kanë situatën komisionerët, pasi populli ka vendosur. Berisha nuk i kursey rezervat e tij për ndërhyrje në zgjedhje, kur tha se bandat kanë nisur të shpërndahen në të gjitha KZAZ-të ku po bëhet shpërndarja e materialeve dhe nisja e numërimit të votave. Ai dha dhe një porosi dhe tha se të gjithë duhet të zbatojnë vetëm ligjin. 

Përsa i përket exit-pollit të bërë publik këtë pasdite, që nxirrte kryeministrin Edi Rama fitues, Berisha tha se ai është një sondazh i bërë nga Baton Haxhiu, të cilin e konsideron gënjeshtar. Sipas Berishës, të gjithë faktorët tregojnë një dominim të Opozitës. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës, bandat e Pojës, e Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zonat e tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Tani, porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë ato grupe terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Unë e kuptoj që ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besojnë se mund të ndikojë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.

Së dyti, lidhur me një exit- poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm. Baton Stanishiqi është gënjeshtari i gatshëm, që nuk bëri asgjë tjetër, veçse pa bërë asnjë exit-poll, lexoi apo konvertoi në poll, memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës, se me pilula të tilla, do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e fundit e tij në pushtet. Prandaj mos përdor gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë përkundrejt pagesave. Këto kisha unë, ndërkohë procesi po monitorohet plotësisht. Ju e patë, po zbulohen zyrat ilegale të PS. Çerdhe të krimit elektoral. Krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, tani është një tjetër zyrë e tillë ilegale në Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit. Ka një qëndrim të vendosur të të gjitha strukturave tona për të denoncuar, për të të zbuluar të gjitha përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të.

Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të aleancës tonë. Të gjithë treguesit. Edhe rritja e ndjeshme e përqindjes në votime në zonat tona është një ogur i bardhë për rezultatin e aleancës tonë. Unë kurrë nuk flas për përqindje dhe për numra pa dalë ato. Nuk kam unë ndonjëherë dëshirë për të bërë rolin e profetit. Ja, ai merr Batonin si gënjeshtar në gatishmëri. Unë nuk bëj ashtu, unë pres sovranin... Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut ato që ndodhin. Dhe ne gjatë gjithë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë të gjitha përpjekjet antiligjore të bëra në të katër anët e vendit. Por të dërgosh banda për të rrethuar KZAZ-të është një përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin, por kjo nuk do ndodhë sepse komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta dhe të prera.
Përgjegjësia për të gjitha këto është e Edi Ramës.

1 MUAJ ME PARE

Berisha flet pas zgjedhjeve: Nga informacionet që kam…gëzim në të gjitha anët!

POST VOTIME- REAGIMET/ Berisha entuziast: Populli ka folur, kemi rritje në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është parë të futet entuziast në selinë e Partisë Demokratike. Brisha është pyetur për situatën ën vend pas zgjedhjeve dhe para gazetarëve është shprehur se ka dëgjuar vetëm për gëzim. Kryedemokrati shtoi gjithashtu se ndjen një mirënjohje për të gjithë shqiptarët që kanë votuar, që sipas tij, kanë 'firmosur' ndryshimin. 

Pjesë nga prononcimi:

Sali Berisha: Sot kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë qytetarët, për pjesëmarrjen e tyre në këtë process. Dhe për të gjithë ata që nga toka deti dhe ajri, erdhën dhe firmosën. Firmosën ndryshimin.

Do e pranoni rezultatin?

Sali Berisha: Kam dhe një mirënjohje të pakufijshme për të gjithë komisionerët tanë, shembullorë të guximtë që kanë mbajtur ligjin dhe vetëm ligjin. Si dhe kanë piketuar çdo shkelje. Tani është në përfundim, thirrja ime është të zbatohet ligji dhe vetëm ligji.

Nga informacionet që keni, si është situata?

Sali Berisha: Nga informacionet që kam, gëzim në të gjitha anët.

Poll

MOS HUMB