Shqipëria në BE brenda vitit 2030?/ Costa: S'ka ndonjë datë magjike, anëtarësimi varet nga ju

TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare përgëzoi live Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Ai tregoi se objektivi i përbashkët me vendin tonë, tashmë është anëtarësimi në BE.
“Faleminderit i dashur kryeministër për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Është kënaqësi që mbyll turin në Tiranë. Për BE, integrimi është investimi më i madh gjeopolitik, është momenti i duhur. Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE. Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE. Ju përgëzoj për këtë fitore. Anëtarësimi në BE është objektivi ynë i përbashkët. Ruajtja e ritmit dhe intensifikimi i punës, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, është thelbësor. Ne qëndrojmë krah për krah në arenën ndërkombëtare. Europa nuk do të thotë vetëm begati, vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët", tha Costa.
Gjatë fjalës së tij, Costa u shpreh se dëshironte se 6 vendet e tyre të bëhen pjesë sa më shpejtë e Bashkimit Evropian. Ai u shpreh se Shqipërin e duan të jetë anëtare në BE dhe se nëse më parë ishte e pabesueshme, 2 vitet e fundit e ndryshuan mendësinë e Bashkimit Evropian.
“Po përjetojmë moment të veçanta sot dhe në këto momente të veçanta më shumë se kurrë kemi nevojë të përshpejtojmë bashkimin e Europës dhe BE-së, ndaj kjo na sjell në këto momente edhe për Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë nëse ata duan të bëhen pjesë, por edhe Ballkani Perëndimor që edhe më parë e ka shprehur dëshirën të anëtarësohen. Dëshira ime është që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara me plotësimin e kritereve, negociatave, për ndryshimin që do sjellë, ndryshon mendësinë, edhe për mënyrën se si funksionojmë, sepse edhe unë vij nga një vend që është bërë anëtar vetëm para 40 vitesh, por kjo është mënyra e duhur për të ecur para. Unë vizitova vendet e rajonit ballkanik në të 6 vendet dhe e finalizova këtu te ju, pavarësisht problemeve dypalëshe ndonjëherë, apo edhe atyre historike, gjithsesi dëshira e përbashkët është anëtarësimi në BE. Ajo që ju them është se besoni te BE, dëgjojeni BE-në, ne kemi angazhim të qartë, e ky është momenti i duhur për të arritur rezultatet dhe duhet ta përdorni këtë çast. Kemi qenë edhe këtu kur kemi dëgjuar Edi Ramën teksa thoshte se “askush nuk ju beson më për BE sepse është thënë shumë herë”, por ajo që ka ndodhur dy vitet e fundit, si ka ndryshuar edhe BE, mendësia dhe qasja, edhe Edi Rama beson tani në një gjë që nuk e besonte para disa vitesh”, shtoi ai.
Costa u shpreh se në zyrën e tij ka një kanaçe coca-cola të dhuruan nga kryeministri, për të demostruar kohën kur Shqipëria ishte e izoluar. Ai u shpreh se gjithmonë kur sheh atë kannace, mendon që të përfundoj ndarja dhe Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së.
“Dhe kjo është duke ndodhur, madje edhe për mua për sa i përket BE në Ballkanin Perëndimor sa herë shkoj në zyrë shoh një kanoçe coca-cola që e ka dizenjuar Edi Rama vetë, por jo vetëm se e ka dezinjuar ai, por edhe kur isha në zyrën e tij më dha një libër nga një shqiptare e madhe në portugalisht, Lea Ypi, e lexova librin nga Tirana në Lisbon, u apasionova nga libri dhe është novelë fantastike për të kuptuar historinë e vendit tuaj dhe të ballkanit. Unë ua kam dhuruar si dhuratë krishtlindjesh atë libër liderëve ballkanikë. Një nga momentet e veçanta ishte kur diskutohej për kanoçen e coca-cola-s për kohën kur Shqipëria ishte e izoluar shumë vite më parë dhe sa herë e shoh atë kanoçe, mendoj t’i japim fund izolimit dhe të përmbyllim bashkimin e këtyre vendeve me BE-në”, përfundoi Costa./ZËRI
Takimi në Tiranë/ Starmer: Do prodhojmë mjete ushtarake! Emigrantët? Rama: Marrëveshje vetëm me Italinë

TIRANË-Kryeministri britanik, Keir Starmer ka zhvilluar vizitën e parë në Shqipëri. Pas takimit të zhvilluar në kryeministri, Starmer dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. Në deklaratën e përbashkët u prek çështja e emigratëve shqiptarë në Britani, ku Starmer u shpreh se problemi ka tensionuar jo pak herë raportet mes qeverive, por është tej-kaluar. Kryeministri britanik u ndal edhe tek transferimi i personave të dënuar, ku shprehu dëshirën që shqiptarët të dëbohen në Shqipëri.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer: Përgëzime, urime për fitoren zgjedhore dhe është vërtetë gjë e madhe që jam në Shqipëri. Ecuria jonë e përbashkët dhe progresi në uljen numrit të gomoneve, ka qenë ulje e konsiderueshme dhe kjo është mesazh i qartë i asaj që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht me njëra tjetrën. Kemi edhe marrëveshjen tonë të përbashkët për transferimin e personave të dënuar. Dëshirojmë që këta të dënuar të vuajnë dëbim në Shqipëri. Kemi mbështetur të rinjtë që të kenë jetën në Shqipëri. Shqipëria është aleat i fortë i NATO-s dhe partner kyç në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. Fakti që unë, kryeministri i parë britanik që vij në Tiranë në këtë takim dy palësh, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën sesi ka krijuar një lloj force marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm të qeverive britanike, por qasja jonë nuk është ajo diplomacia me megafon. Unë nuk dua të bërtas për problemet, po thjesht dua të përvesh mëngët edhe të jem shumë pragmatist dhe t’i zgjidh këto çështje dhe këtë e kemi treguar dhe dëshmuar tashmë. Kjo ka qenë një mënyrë efektive që nga modeli i trafikimit të paligjshëm dhe deri tek bashkëpunimit ushtarak.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve të paligjshëm në Angli. Rama e bëri edhe një herë të qartë se një marrëveshje me emigrantë s’do të ketë me asnjë vend tjetër veç Italisë. Kreu i qeverisë theksoi se në fokus të bisedimeve mes tyre, kanë qenë edhe shkëmbimet tregtare, duke nënvizuar se duhet ende punë për të shënuar më shumë rritje.
Edi Rama: Është koha për të shqyrtuar një tjetër problem që kemi në Britaninë e Madhe me shumë shqiptarë që kanë arritur dhe janë sistemuar vite më parë dhe të integruar, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur pasaporta ose identitet të Kosovës, me pranimin si refugjat lufte. Dhe ata sot jetojnë me dy identitete, një për shtetin britanik, një këtu në Shqipëri dhe kanë probleme të vazhdueshme që mund t’u jepet zgjidhje duke qenë se janë qytetarë të integruar plotësisht prej më shumë se 20 vitesh dhe janë kontribues në ekonomi dhe jetën shoqërore. Janë 50 mijë shqiptarë me pasaporta britanike që kontribuojnë në shtetin britanik dhe afro 50 mijë të tjerë me pasaporta shqiptare si kontribues të ndershëm dhe të rregullt dhe është e papranueshme për ne që shqiptarët të vazhdojnë të stigmatizohen sikur janë problemi i Britanisë së Madhe. Me kryeministrin kemi folur edhe për shkëmbimet tregtare. Kam qenë shumë i qartë kur nisëm këtë proces me Italinë. Kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marr sonë të veçantë, por edhe për falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Dhe për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri.
Vizita e kryeministrit britanik/ Nënshkruhen marrëveshjet mes dy vendeve

TIRANË-Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, e cila zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Kryeministri britanik Starmer u mirëprit në një ceremoni zyrtare, e cila vijoi me takimin kokë më kokë mes dy homologëve e më pas mes delegacioneve përkatëse.
Në kuadër të kësaj vizite dhe forcimit të bashkëpunimit mes vendeve u nënshkrua “Deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar–Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta” nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme te Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Robert John Abbott.
U nënshkrua gjithashtu “Deklarata e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial” – nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Robert John Abbott.
Berisha paralajmëroi protestë ditën e samitit të BE, Policia e zhvendos nga 'Zogu i Parë' te 'Bulevardi i Ri'

TIRANË-Partia Demokratike teksa ka paralajmëruar protestë ditën e nesërme, një përgjigje negative ka marrë nga Policia e Shtetit. Dita e protestës përkon me ditë e zhvillimit të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë.
Policia arsyeton se vendndodhja ku pritej të mbahej protesta, është shumë pranë sheshit Skënderbej, ku do të mbahet samiti me liderët e Bashkimit Europian dhe për këtë shkak, nuk lejohet aty. Policia i ka dhënë leje PD të zhvillojë protestën jo tek Bulevardi 'Zogu i Parë' por tek 'Bulevardi i Ri'.
Samiti i BE/ Ndërkombëtarët në Tiranë, 'surpriza' e 17 majit, inagurohet nga Rama e Macron, djali i Trump i pranishëm (PROGRAMI)

TIRANË-Tirana pret liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 15-16 Maj. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në Tiranë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian. Disa prej kryeministrave europianë pritet të mbërrijnë që sot për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama.
Sot më datë 15, kryeministri britanik Keir Starmer, do të nisë një vizitë zyrtare bilaterale. Ai pritet të ketë fillimisht një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama për të vijuar më pas me bisedimet mes dy delegacioneve. Drejtuesit më të lartë të BE, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von nder Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta dhe përfaqësues për politikën e jashtme të BE, Kaja Kallas do të marrin pjesë në një darkë informale me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë pasdites së nesërme, Rama parashikohet të presë në një takim presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa me të cilin po ashtu do dalin përpara mediave.
Të premten e 16 majit, Rama do të nis ditën me disa takime që do i paraprijnë samitit të Komunitetit politik. Parashikohet që ai të ketë bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, e më pas me homologun spanjoll Pedro Sanchez. Kryeministri Rama do të ketë edhe gjatë pasditesh një seri takimesh të tjera me homologë të ndryshëm evropian, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin turk Rexhep Erdogan.
Tema e takimit është "Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.
Udhëheqësit pritet të diskutojnë sigurinë e Evropës, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen evropiane si dhe aftësinë për reagim ndaj kërcënimeve të ndryshme. Presidenti ukrainas, pritet gjithashtu të jetë pjesë e samitit.
Programi i plotë:
Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30.
Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar.
Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm.
Por më 17 Maj do të zhvillohet në Tiranë edhe Samiti Ekonomik Ndërkombëtar Future Investment Initiative Europe. Samiti, që përkon dhe me takimin e Komunitetit Politik, do mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, dhe do të inagurohet në pjesën e tij kryesore nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kryeministri Rama.
Përveç presidentit francez, i pranishëm në këtë event do të jetë edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner dhe themelues & CEO, Affinity Partners.
AXHENDA E PLOTË:
09:00 AM – FJALËT PËRSHËNDETËSE
09:05 AM
FOLËS: Richard Attias, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, Instituti FII; Themelues & Kryetar, RA&A
BISEDË HAPËSE ME YASIR AL-RUMAYYAN
09:05 AM – 09:20 AM
FOLËS: Sh.T. Yasir Al-Rumayyan, Guvernator, PIF; Kryetar i Saudi Aramco; Kryetar i Institutit FII
MODERATOR: Sir Noel Quinn, Kryetar i zgjedhur, Grupi Julius Baer; Ish-CEO, HSBC
BORDI I NDRYSHUESVE: A MUND TË LIDHË KAPITALI NJË BOTË TË PËRÇARË?
09:20 AM – 10:05 AM
Ekonomia globale po përballet me një përzierje të ndërlikuar të inflacionit të vazhdueshëm, niveleve të larta të borxhit dhe fragmentimit gjeoekonomik që kërcënojnë rritjen e qëndrueshme afatgjatë. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Financave (IIF), borxhi global kaloi 320 trilionë dollarë në vitin 2024, me ekonomitë e zhvilluara që luftojnë për të balancuar stimulimin fiskal dhe kontrollin e inflacionit. Si do të bashkohen politikëbërësit dhe liderët financiarë për të përballuar këto sfida, dhe cilat mjete mbeten efektive për të siguruar stabilitet ekonomik?
FOLËSIT:
Sh.T. Matteo Renzi, Senator i Republikës Italiane, Ish-Kryeministër i Italisë
Mohamed Alabbar, Themelues i Emaar Properties; Themelues i Noon.com
Samir Mane, President, Grupi BALFIN
Bernard Mensah, President për Operacionet Ndërkombëtare, Bank of America
Folës shtesë
MODERATOR:
Thorold Barker, Gazetar, Folës & Këshilltar Strategjik
10:05 AM – 10:20 AM
Ndërsa ndryshimet gjeopolitike po riformësojnë aleancat, po shfaqen mundësi të reja për investime që të shërbejnë si urë lidhëse mes tregjeve të konsoliduara dhe atyre në zhvillim të shpejtë. Ballkani ka regjistruar nivele rekord të investimeve të huaja direkte vitet e fundit, me Shqipërinë që tërhoqi 1.58 miliardë euro investime të huaja direkte në vitin 2024. Sektorë si turizmi, infrastruktura, energjia e rinovueshme dhe teknologjia po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje globale. Ndërkohë, investitorët ndërkombëtarë po shikojnë përtej destinacioneve tradicionale për të zbuluar mundësi rritjeje dhe për të ndërtuar lidhje ekonomike afatgjata. Si mund t’i identifikojnë dhe shkallëzojnë investitorët vizionarë këto mundësi për të gjeneruar kthime dhe për të thelluar lidhjet ekonomike në Shqipëri, rajon dhe më gjerë në skenën globale?
FOLËS:
Jared Kushner, Themelues & CEO, Affinity Partners
MODERATOR:
Richard Attias, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, Instituti FII; Themelues & Kryetar, RA&A
FINANCË & INVESTIME
(Program paraprak. Mund të ndryshojë.)
10:20 AM – 10:35 AM – FJALIM KRYEMINISTËROR
FOLËS:
Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Sh.T. Emmanuel Macron, President i Republikës Franceze
ZINXHIRIT TË VLERËS SË AI?
11:25 AM – 11:40 AM
Inteligjenca artificiale po riformëson peizazhin gjeopolitik, duke u shfaqur si një aset strategjik por edhe si një pikë dobësie. Mbi 90% e çipave të avancuar për inteligjencë artificiale në botë prodhohen vetëm në një rajon, duke krijuar pika kritike bllokimi që ekspozojnë rreziqe për sigurinë kombëtare. Ndërsa kombet garojnë për të arritur sovranitetin në fushën e AI dhe për të integruar sisteme inteligjente në teknologjinë mbrojtëse, si mund të bashkëpunojnë aktorët shtetërorë me sektorin privat për të siguruar infrastrukturën dhe talentin e nevojshëm për të ruajtur kontrollin në një fushë gjithnjë e më të kontestuar?
FOLËS:
Jared Cohen, President i Çështjeve Globale & Bashkëdrejtues, Instituti Global i Goldman Sachs.
Kryeministri britanik në Tiranë! The Sun: Qëllimi kryesor, dërgimi i emigrantëve në Shqipëri
TIRANË-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Ajo që dihet deri tani është nënshkrimi i një marrëveshjeje mes Starmer dhe kryeministrit Edi Rama, por mediat britanike kanë zbuluar më shumë detaje. Sipas The Sun qëllimi kryesor i kësaj vizite do jetë plani për të sjellë në Shqipëri emigrantët që kapen ngë Britani.
Në shkrimin e medias britanike thuhet se dy homologët do të shpallin masa për të goditur trafikun e qenieve njerëzore, përfshirë përdorimin e dronëve britanikë për të monitoruar kriminelët që kalojnë emigrantë përmes rajonit.
Artikulli i medias britanike The Sun:
Keir Starmer do të zhvillojë bisedime me Shqipërinë mes thirrjeve të reja për të dërguar emigrantët e paligjshëm jashtë vendit. Pavarësisht se e anuloi skemën për Ruandën, zyrtarët britanikë kanë hartuar plane për të dërguar emigrantët në shtetin ballkanik.
Vitin e kaluar, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se kryeministri britanik ishte “shumë i interesuar” për një marrëveshje si ajo ku Italia deporton emigrantët në Shqipëri për përpunim. Keir ka deklaruar se do të shqyrtojë çdo opsion për të ndaluar fluksin e paligjshëm duke dekurajuar emigrantët që të kalojnë Kanalin. Megjithatë, marrëveshja italiane është penguar nga sfida ligjore, me Mbretërinë e Bashkuar që po ndjek nga afër përfundimin e saj. Kryeministri ndodhet në kryeqytetin shqiptar përpara një samiti evropian që do të mbahet nesër në Tiranë. Kjo është vizita e parë në Shqipëri nga një kryeministër britanik.
Keir shpreson të rrisë bashkëpunimin me Shqipërinë, nga e cila vijnë një numër i konsiderueshëm emigrantësh në Britani me gomone. Vizita ndodh në një javë të ngarkuar kalimesh, ku mbërritjet nga Franca kanë arritur në 12.699 deri tani këtë vit — 30 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Keir dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama do të shpallin masa për të goditur trafikun e qenieve njerëzore, përfshirë përdorimin e dronëve britanikë për të monitoruar kriminelët që kalojnë emigrantë përmes rajonit.
Bashkëpunimi me Shqipërinë ka treguar se qasja e kësaj qeverie për të ndalur dhe penguar emigrantët që në fazat e para mund të ulë ndjeshëm emigracionin e paligjshëm drejt brigjeve britanike./ZËRI
Kryeministri britanik Keir Starmer sot në Tiranë, zbulohet marrëveshja mes Ramës

TIRANË-Teksa 47 liderë nga mbarë Evropa mbërrijnë sot e nesër në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ndër të parët do të jetë kryeministri i Britanisë së Madhe.
Keir Starmer do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të pritet nga kryeministri, Edi Rama. Fillimisht si do të ketë një takim bilateral me krun e qeverisë, e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë shtyp. Mes dy qeverive do të nënshkruhet edhe një dokument për të rritur bashkëpunimin dhe partneritetin. Raportohet se dy liderët do të firmosin një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-Britani e Madhe.
Starmer vjen një ditë para zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet në Tiranë më 16 maj. Samiti i Komunitetit Politik Evropian pritet të mbledhë liderët e vendeve evropiane dhe të theksojë rëndësinë e Shqipërisë si një partner strategjik për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian./ZËRI