Rama "i ruan vendin", nuk e zëvendëson Ballukun, por posti i ministres mbetet "bosh"
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin Balluku në konferencën për shtyp të përbashkët me komisioneren e zgjerimit të BE, Marta Kos. I pyetur nëse do ta zëvendësojë në postin e zv.kryeministres, Rama u shpreh qartë se nuk do të emërojë asnjë tjetër në vend të Ballukut. Kryeministri theksoi se aktualisht qeveria e Shqipërisë nuk ka një zv.kryeministre dhe as një ministre në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate, që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë, se cili është qëndrimi i saj. Nuk jemi në kushtet kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit mund të diktohet ndonjë lëvije e qeverisë. për momëntin, qevria e Shqipërisë nuk ka një zv.kryeminsitre dhe nuk ka në ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë.", tha Rama.
Më herët gjatë konferencës, kreu i qeverisë paralajmëroi se çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Rama tha se do të kërkohet sqarim te Gjykata e Posaçme, për një masë që siç e nënvizoi vazhdimisht, cenon pavarësinë e ekzekutivit dhe tejkalon kompetencat e një institucioni drejtësie. Ndër të tjera, kryeminsitri theksoi se sa të jetë ai në krye të qeverisë, çdo vendim i drejtësisë do të respektohet, pavarësisht kostot që mund të ketë për socialistët./ZËRI
Rama: Respektojmë vendimin e GJKKO për Ballukun, por do e çojmë në Kushtetutuese! Nuk ka shkarkim as zëvendësim
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë qëndrimin që do të mbajë qeveria e tij në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Belinda Ballukut. Rama tha se pezullimi i Ballukut do të çohet në Gjykatën Kushtetuese, dhe deri atëherë qeveria e tij nuk do të ketë një zëvendëskryeministre dhe një ministre energjie dhe infrastrukture funksionale. Në fjalën e tij të parë pas vendimit për pezullimin e Ballukut, Rama tha se sa të jetë ai në krye të qeverisë, çdo vendim i drejtësisë do të respektohet, pavarësisht kostot që mund të ketë për socialistët.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me profilin e ri të zv.kryeministrit, Rama saktësoi se zëvendësimi i Ballukut në qeveri nuk do të ndodhë, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet, duke lënë dy ‘karriget’ që ajo mbante bosh.
“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i gjykatës që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do të duhet të na thotë cila është qëndrimi i saj. Nuk jemi në kushtet për të ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit”, tha Rama.
Edi Rama: Faleminderit për pyetjen, dua të them fillimisht se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave, ndër arsyet themelore është fakti se Shqipëria po lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Padiskutim që sot bëhen pyetje me këtë përmbajtje, lidhen me një epokë të re ku kemi hyrë, dhe në këtë epokë Shqipërinë e ka futur kjo shumicë qeverisëse.
Për rastin konkret dua të them 3 gjëra: Pavarësia e gjyqësorit nuk është një slogan, por një shkëputje historike nga e kaluara, dhe e realizuar në vitet e fundit, ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë. Duke filluar nga varrosja e kulturës 100 e ca vjeçare të pandëshkueshmërisë, pork a shfaqur dhe dobësitë e një sistemi fare të ri për nga mosha. Së dyti dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin këro reflekse të vjetra antidemokatike, të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht, mbrojtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, është parakusht për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thote dhe një fjalë e mençur, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin.
Pezullimi nga detyra i një ministri dhe njëherësh zv.kryeministres, është shfaqja e dobësive të një pushteti krejt të ri, me reflekset antidemokratike. Është rast unikal në historinë e europës, dhe trupave speciale të drejtësisë, ku ska ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie. Por nëse prokurori dhe gjykatësi special, i shkallës së parë, kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe popullit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë.
Për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe në këtë rast ekstrem, ne nuk mund ti përgjigjemi nmjë arbitrariteti të këtyre përmasave njësoj. Nuk do të angazhohemi në një betejë me drejtësinë, do vazhdojmë me durimin strategjik, do respektojmë pakushte vendimin e pezullimit.
Do ta respektojmë vendimin dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi neve, ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund! /ZËRI
"Nuk po kërkojmë lëmoshë e as s'po lutemi", Rama 'thirrje' BE-së: Zgjidhni Ballkanin, truproja e Europës!
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi në Samitin e sotëm mes liderëve rajonalë dhe përfaqësuesve europianë, se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë dhe as nuk po lutet për t’u futur në BE. Sipas Ramës, vendet e Ballkanit kanë dhënë rezultate për të treguar se janë gati, ndërsa theksoi se rajoni nuk do të hyjë në BE si i ftuar, por për ekonominë, të ardhmen dhe sigurinë e tij. Madje, kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Europës që të zgjedhin Ballkanin, pasi mund të jenë truprojat e Evropës.
“BP nuk po kërkon ndere, askush nuk po kërkon nder, apo thërret për tu shpërblyer me ëmbëlsira, gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe mund e djersë. Falë zotit nuk duhet gjatë, ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë po po provojmë se jemi gati, po japim rezultate. Sa i takon pjesës së konvergjencës, Evropa bëhet më e fortë nëse BP është stanjacion, atëherë Evropa bëhet më e dobët. Ta përmbyll duke iu thënë qytetarëve se nuk po ecim drejt Evropës me duart bosh, e aspak si ata që lypin lëmosha por me rezultate te arritura, reforma dhe detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në cdo hap. Do të vazhdojmë përpara derisa BP të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribues për ekonominë, të ardhmen dhe sigurisë së tij. ër sigurinë tuaj, zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Zgjidhni ballkananit, ne mund të jemi truprojat e Evropës dhe më pas do të ndihet më e qetë.”, tha Rama.
/ZËRI
"Identiteti digjital në Shqipëri, realitet nga viti i ardhshëm", Rama hap Samitin: Më mirë vonë se kurrë!
TIRANË- Kryeministri Edi Rama hapi samitin “Growth Plan, Our Pathway to EU”, me fjalimin e tij, teksa shprehu kënaqësinë që Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë para me planin e rritjes, që është 'një udhërrëfyes' drejt lirive të tregut të përbashkët europian. Më tej, Rama u ndal edhe tek vonesat e bashkëpunimit rajonal, megjithatë u shpreh 'më mirë vonë se kurrë'. Kreu i qeverisë shqiptare preku edhe transformimin digjital të rajonit, ndërsa theskoi sërish sot se Shqipëria do ta bëjë realitet vitin e ardhshëm identitetin digjital të unifikuar.
“Jam i kënaqur të shoh që ky samit çelet me një qartësi të cilën jam shumë i kënaqur që e ndjeva në mbërritjen e gjithëkujt dhe gjatë darkës dje, BP ka zgjedhur të ecë para me planin e rritjes si udhërrëfyesin tonë. Një udhërrëfyes jo drejt Brukselit, pro drejt lirive të tregut të përbashkët europian. Më mirë vonë se kurrë mund të thotë dikush, sidomos pas gjithë tayre shanseve kur trenat e bashkëpunimit rajonal i nisën dhe ne mbetën në platformë duke luftuar me mos të vjetra në vend se të blinim një biletë drejt së ardhmes. Njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, ato ndjenë kostot më të ulëta, udhëtim më të lehtë, punë më të mira, lirinë e lëvizjes. Krenarë t’ju them dhe nga viti i ri do të bëhet pjesë e jetës tonë, një identitet, një jetë dixhitale mbarë rajonin e BE, dhe kur BE të nisë me të, në 2027, ne do të jemi në pritje aty për BE. Tre, pikëkalimet kufitare, nga poengesa në motorë zhvillimi. E dimë kufirin, Ballkanin, ndonjëherë lëviz, fle apo mediton por duhet të marrë fund këto ditë. Një kamion i vonuar ështe PBB e vonuar, një kamion që lëviz shpejt, është një ekonomi që lëviz shpejt.”, tha Rama.
“E do, se do, e keni bërë si 100 Vitrinat”, Rama batuta pas takimit me Kurtin: Po të përgjigjem merr fund telenovela

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Kosovës, patën një takim të ngrohtë gjatë ditës së sotme në nisje të samitit të “Plani i rritjes, rruga drejt BE”.
Rama iu përgjigj me ironi pyetjeve të gazetarëve se s’i janë raportet me Kurtin, duke u thënë se e kanë kthyer si telenovelë.
“A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, tha Rama shkurt para gazetarëve.
Në Tiranë zhvillohet sot më 21 nëntor 2025, samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian. Takimi mbahet në Pallatin e Brigadave dhe nis në orën 09:30.
Në samit merr pjesë edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në Tiranë që nga dita e djeshme. Ajo ka zhvilluar një takim dhe një darkë pune me kryeministrin Edi Rama./ZËRI
Samiti në Tiranë, Rama pret Komisioneren e BE, Marta Kos
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur komisioneren e BE, Marta Kos e cila ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për të marrë pjesë në samitin Growth Plan “Our pathëay to EU”- "Plani i Rritjes, rruga jonë në BE".
Teksa pret pjesëmarrësit e tjerë në samit, në pjesën e jashtme të Pallatit të Brigadave, pati një përplasje verbale me një nga gazetarët.
“Kjo hapni vendin se do hidhem nuk funksionon”, tha kryeministri, duke sugjeruar që pyetjet në drejtim të tij mund të ushtrohen një ditë tjetër.
Në samit do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian./ZËRI
"Pse e vazhdoni telenovelën", Rama refuzon të përgjigjet për Ballukun: Nuk jemi në konferencë këtu…
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme, për pezullimin nga detyra të zëvendëses së tij Belinda Balluku. Rama u shfaq nervoz me gazetarët, dhe tha se një pyetje e tillë nuk mund të bëhej gjatë pritjes në samitin që po mbahet në Tiranë me liderët e rajonit dhe komisioneren Marta Kos.
Rama: Këtu jemi për të parë dhe për të ndjekur ardhjen e të gjithë miqve, pastaj në konferencë shtypi mund të bëni pyetjet që doni.
Ndërkohë që mes Ramës dhe gazetares së Syri tv, ka pasur replika të vazhdueshme, ndërsa kryeministri premtoi se mediat do të marrin përgjigje në konferencën për shtyp.
Gazetarja: Nuk ma jep njeri fjalën në konferencë
Rama: Bëj pyetjen që do, me etikë dhe pa britma dhe do marrësh përgjigjen për pyetjet që ke. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do thyej çdo rregull dhe do ta jap fjalën.
Gazetarja: Pse e vazhdoni telenovelën, dhe nuk tregoni qëndrimin që do të mbani për Ballukun?
Rama: Bëj pyetjen sipas rregullave dhe do të marrësh gjithmonë përgjigjen, po t’i e bën për të rënë në sy. Kësaj pyetjes e do apo nuk e do, unë nuk i përgjigjem, se kjo është telenovelë pastaj.
Gjatë ditës së djeshme Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa ka zgjeruar hetimet ndaj saj për procedurën e dhënies së tenderave, dhe për lotin e katërt të Unazës së Madhe në Tiranë. Deri tani kryeministri Rama dhe Balluku nuk kanë dhënë asnjë deklaratë publike, nëse do e respektojnë apo jo vendimin e Gjykatës. /ZËRI
Tirana pret Samitin "Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", Rama: Një tjetër ditë mikpritjeje!
TIRANË- Tirana pret sot samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian. Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe pritet të nisë në orën 09:30.
E pranishme do të jetë edhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, përfaqësues të lartë nga KE dhe nga organizatat rajonale. Komisionerja Kos ka mbërritur në Tiranë që prej ditës së djeshme, ku pasdite zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një darkë.
Në orën 09:30, është parashikuar pritja e liderëve ndërsa në orën 10:00 nis punimet samiti. Fjalën hapëse në samit do ta mbajë kryeministri Rama me Kos, ndërsa më pas në orën 11:30, është parashikuar një foto familjare. Në orën 11:35, do të dy do të mbajnë një konferencë për mediat.
Ky samit vjen pak ditë pasi Shqipëria hapi grupkapitullin e fundit të negociatave me BE, ndërsa në Bruksel u festua me tortë. Qeveria ka shprehur ambicien për anëtarësim brenda vitit 2030, ndërkohë që për Unionin, ky objektiv është i realizueshëm, duke marrë parasysh ecurinë e shpejtë të vendit.
Kryeministri Edi Rama e cilëson samitin e sotëm në Tiranë, një tjetër ditë mikpritjeje.
"MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Groëth Plan “Our Pathëay to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
AXHENDA:
Ora: 09:30 – 12:00
Vendi: Pallati i Brigadave
09:30 - Mirëseardhja/ Doorstep Statements
10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan
Fjalët Hapëse
-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
-Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS
11:30 - Foto Familjare
11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.