LIVE UPDATES

SKANDALI në Shtëpinë e Bardhë/ Sekretari i Mbrojtjes i dërgon planet e sulmit një gazetari. Trump: Është marrë mësimi

➤ Tashmë është fakt! Shtëpia e Bardhë konfirmon se një gazetar u shtua pa dashje në një bisedë grupi sekret ku zyrtarë të lartë amerikanë diskutuan planet për një sulm kundër grupit Houthi në Jemen. ➤ Në bisedë u fut pa dashje, kryeredaktori i Atlantic, Jeffrey Goldberg. Ai, pa e ditur se përse, mori një ftesë për t'u bërë pjesë e një bisede në aplikacionin "Signal" nga një grup-bisedë të nisur nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael ëaltz. ➤ Në bisedë flitet për sulmint, ndërsa nënpresidenti "JD Vance" thotë se është e urren faktin që të shpëtojë sërish Europën. ➤ Pas publikimit të mesazheve kanë nisur reagimet e para. Republikanët: Presidenti Donald Trump tha se nuk dinte asgjë për incidentin dhe nuk është "një fans i madh i The Atlantic". Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha: Askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës dhe kjo është gjithçka që mund të them për rastin. ➤ Demokratët e kanë cilësuar rrjedhjen e mesazheve si "një nga shkeljet më mahnitëse" të inteligjencës ushtarake. ➤ Diskutimet dhe debati vazhdon.

6 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Zyrtarët amerikanë ndanë planet e luftës në "Signal", Trump: Ishte gabim, por s'ka patur ndikim

SKANDALI në Shtëpinë e Bardhë/ Sekretari i Mbrojtjes i
Donald Trump

SHBA-Presidenti Donald Trump ka reaguar në lidhje me mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin e koduar “Signal” midis zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së, ku jepeshin detaje të operacioneve ushtarake kundër grupit Huthi në Jemen. Trump u shpreh se ka “besim të plotë” në ekipin e sigurisë kombëtare, duke minimizuar dëmet e rrjedhjes së informacioneve sekrete në media.

Ai e cilësoi këtë një “gabim” nga ana e stafit të këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz dhe theksoi se rrjedhja e të dhënave “nuk kishte asnjë ndikim” në operacionin ushtarak.

“Michael Waltz e ka marrë tashmë një mësim. Këshilltari i Sigurisë është një njeri i mirë,” tha Trump.

Mesazhet përmbanin informacione të detajuara mbi objektivat e sulmeve, armët që do të përdorte ushtria amerikane dhe komandën e operacioneve. Pjesë e grupit në Signal ishin figura të rëndësishme të administratës, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Nënpresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Drejtoren e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard, si dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

"Politico": Të gjithë në Shtëpinë e Bardhë bien dakord, Waltz është një idiot!

SKANDALI në Shtëpinë e Bardhë/ Sekretari i Mbrojtjes i
Mike Waltz

SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, mund të hiqet nga posti i tij pasi shtoi gabimisht një gazetar në një bisedë private në aplikacionin "Signal", ku u planifikuan sulmet ndaj Houthis. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i thanë "Politico-s" se presidenti amerikan Donald Trump do të marrë një vendim në një ose dy ditë në vijim.

"Gjysma e tyre thonë se ai nuk do t'i 'mbijetojë' dorëheqjes ose se nuk duhet që t'i 'mbijetojë',"- tha një zyrtar i lartë i administratës për Politico. Dy këshilltarë të tjerë hodhën idenë e dorëheqjes së Waltz-it për të shmangur vendosjen e Trump në një "pozitë të keqe".

“Të gjithë në Shtëpinë e Bardhë mund të bien dakord për një gjë: Mike Waltz është një idiot i ndyrë,”- tha një person i afërt me Shtëpinë e Bardhë për Politico.

Incidenti u raportua dje në një artikull në The Atlantic të shkruar nga kryeredaktori Jeffrey Goldberg, i cili ishte i përfshirë në bisedën në grup. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së konfirmoi se mesazhet dukeshin autentike dhe tha se po hetonte se si Goldberg u shtua pa dashje në bisedë. Grupi në aplikacionin Signal përfshinte Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Drejtorin e Inteligjencës Tulsi Gabbard, të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve ëitkoff dhe 12 zyrtarë të tjerë.

I vetmi zë 'pro' Watls është kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, i cili i tha Politico se kolegu i tij nuk duhet të japë dorëheqjen.

"Ai është jashtëzakonisht i kualifikuar për këtë punë. Ai është i besueshëm. Ai është krijuar për këtë punë dhe unë kam besim të plotë tek ai,"-tha Johnson.

Dy zyrtarë thonë se Trump mund ta drejtojë zemërimin e tij edhe te zëvendëspresidenti JD Vance për kundërshtimin e politikës së Shtëpisë së Bardhë për sulmin e planifikuar mbi Jemen./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Skandali i dyfishtë i republikanëve! Përdorën aplikacionin e ndaluar dhe shpërndanë dokumentete e klasifikuara

SKANDALI në Shtëpinë e Bardhë/ Sekretari i Mbrojtjes i
Foto ilustruese

SHBA- Përfshirja e gazetarit Jeffrey Goldberg në grupin e mesazheve në platformën “Signal”, përveç se përmban sheklje të rrjedhjes së informacionit, gjithashtu është dhe shkelje ligjore e përdorimit të aplikacioneve të ndaluara. Kjo ngre shqetësime në lidhje me dy ligje federale që kërkojnë ruajtjen e të dhënave të qeverisë: Akti i Regjistrimeve Presidenciale dhe Akti Federal i Regjistrimeve.

"Ligji kërkon që mesazhet elektronike që ndodhin në një llogari jozyrtare të ruhen, në një farë mënyre, në një sistem zyrtar të mbajtjes së të dhënave elektronike. Signal është pjesë e kësaj rregullatoreje," tha Jason R Baron, ish-drejtor i çështjeve gjyqësore në Administratën Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve.

Komunikimet zyrtare të qeverisë duhet të ruhen automatikisht në sistemet e administratës, ose individët e përfshirë duhet të përcjellin mesazhet tek personat përgjegjës të administratës për t'i ruajtur ose kopjuar.

"Pyetja e hapur këtu është nëse këto komunikime janë arkivuar automatikisht," tha Baron për BBC. "Nuk është e qartë nëse kjo ka ndodhur."

Është gjithashtu e paqartë nëse individët në bisedë kishin ndërmarrë hapa të tjerë për të ruajtur të dhënat. Përdorimi i Signalit për të diskutuar sulmet ushtarake ngriti gjithashtu pyetje rreth sigurisë. Goldberg lajmëroi se mesazhet ishin planifikuar të fshiheshin automatikisht pas një jave.

Duke supozuar se ndonjë nga bisedat në Signal mund të konsiderohet e klasifikuar, atëherë sipas udhëzimeve të Departamentit të Mbrojtjes, këto komunikime duhet të kishin ndodhur në një rrjet të klasifikuar qeveritar, ose në një rrjet me veçori të koduara të miratuara nga qeveria,” tha Baron.

"Ne të gjithë duhet të shqetësohemi për përdorimin e këtyre aplikacioneve të mesazheve elektronike për të shmangur kërkesat federale të mbajtjes së të dhënave," tha ai.

Ndalimi me ligj i përdorimit të “Signal”

Sipas një memorandumi të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Signal nuk duhet të përdoret për komunikimin e informacionit privat. Sipas një memorandumi të vitit 2023, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA e rendit Signal si një "aplikacion mesazhesh të pamenaxhuara", pikërisht kjo ngre pikëpyetje rreth përdorimit të tij nga zyrtarët. Sipas dokumentit, aplikacioni nuk duhet të përdoret për "qasjen, transmetimin, ruajtjen ose përpunimin e informacionit jopublik të DoD". Memorandumi rendit në mënyrë eksplicite Signal së bashku me aplikacionet e tjera të mesazheve, duke përfshirë iMessage dhe Whatsapp, që nuk duhet të përdoren nëse nuk autorizohet nëpërmjet një kërkese që tregon se përdorimi i tij është "kritik për përmbushjen e operacioneve të misionit".

Aplikacioni “Signal”

Signal është një aplikacion falas për mesazhe, por mos u habitni nëse nuk keni dëgjuar kurrë për të. Nuk është aq popullor sa WhatsApp dhe Messenger, të cilët mburren me miliarda përdorues. Aplikacioni, ka rreth 40-70 milionë përdorues mujorë, të cilët e përdorin atë kryesisht për veçoritë e avancuara të sigurisë me të cilat krenohet platforma. Signal të jep mundësinë të vendosësh një kod për çdo bisedë personale, për arsye sigurie. Si aplikacion mbledh informacione minimale nga përdoruesit e tij dhe më e rëndësishmja, nuk funksionon për fitim si rivalët e tij.

Është në pronësi të Signal Foundation, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA, dhe përfiton përmes donacioneve dhe jo reklamave që mund të gjurmojnë përdoruesit. E gjithë kjo do të thotë që ekspertët dhe gazetarët e sigurisë kibernetike e shohin si aplikacion të mirë Signal-in. Por nëse dikush ka qasje në telefonin tuaj, ata mund të shohin bisedat e juaja./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

I njohur si kritiku i Trump, si u përfshi në grupin e mesazheve konfidenciale gazetari Jeffrey Goldberg

SKANDALI në Shtëpinë e Bardhë/ Sekretari i Mbrojtjes i
Jeffrey Goldberg

SHBA- Më 15 mars të 2025, SHBA bombardoi objektivat e Houthit në Jemen, një lajm ky tronditës për botën, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme. Ndërsa, planet e luftës duhet të jenë konfidenciale, aq më tepër ato të operacioneve ushtarake që ndërmerr vendi, kjo nuk ndodhi kështu në SHBA. 2 orë para sulmit, një person që nuk ishte pjesë e administratës së Trump, apo i personelit ushtarak, ishte në dijeni për sulmet që do të ndodhnin. Ky ishte gazetari dhe redaktori i “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg. Por, arsyeja përse ai ishte në dijeni, është pikërisht ajo që ka tronditur republikanët: Ai ishte pjesë e një grupi mesazhes në platformën “Signal”.

Goldberg ka treguar se sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth kishte dërguar të gjithë planin e luftës në orën 11:44, por më tronditësja ishte se ato ishin të gjithë informacionet të sakta, rreth paketave dhe armëve, objektivave dhe kohës që do sulmohej.

Gazetari Jeffrey Goldberg ka treguar historinë sesi u bë edhe ai pjesë e këtij grupi. Diçka tjetër që tërheq vëmendje është se gazetari njihet edhe si kritik i presidentit Donald Trump dhe nuk kanë raportte të mira. Kjo pasi, në vitin 2020 Goldberg publikoi se Trump fliste keq për ushtarët. Madje presidenti amerikan ka thënë se “nuk është një fans i “The Atlantic””.

Të martën, më 11 mars, mora një kërkesë për t’u bërë pjesë e një grupi në Signal nga një përdorues i identifikuar si Michael Waltz. Signal është një shërbim mesazhesh me kod të hapur, i njohur se përdoret nga gazetarët dhe personat që kërkojnë më shumë privatësi sesa shërbimet e tjera të mesazheve me tekst janë në gjendje të ofrojnë. Michael Waltz është këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump. Megjithatë, u habita. Unë e kam takuar atë në të kaluarën dhe megjithëse nuk është e çuditshme që të më kontaktonte, sërish për mua ishte e pazakontë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e diskutueshme të administratës Trump me gazetarët - dhe fiksimin periodik të Trump për mua në mënyrë specifike. Menjëherë më shkoi në mendje se dikush mund të hiqej si Waltz për të më vënë në kurth. Nuk është aspak e pazakontë këto ditë që aktorë të huaj të përpiqen të nxisin gazetarët të ndajnë informacione që mund të përdoren kundër tyre.

E pranova kërkesën për bisedë, duke shpresuar se ky ishte këshilltari aktual i sigurisë kombëtare dhe se donte të bisedonte për Ukrainën, ose Iranin, ose ndonjë çështje tjetër të rëndësishme.

Dy ditë më vonë—të enjten—në orën 16:28, mora një njoftim se do të përfshihesha në një grup bisedash të Signal. Ai u quajt "Grupi i vogël i kompjuterëve të Houthi". Dhe pjesa tjetër tashmë është histori..."”, rrëfen ai.

Ky skandal ka bërë që çështja të ziejë te republikanët. Demokratët kanë kërkuar që kjo duhet të ketë pasoja, pasi u zbuluan planet e luftës. Daniel Koh, dikur zëvendës sekretar i kabinetit, thotë se përdorimi i një aplikacioni privat nuk përputhet me qëllimin e presidentit për t'i mbajtur amerikanët sa më të sigurtë./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Zbulohen TEXT-et! Çfarë u tha në bisedën në grup të zyrtarëve të Trump: Sulm, presidenti ishte i qartë!

SKANDALI në Shtëpinë e Bardhë/ Sekretari i Mbrojtjes i
Foto ilustruese

SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump është gjetur në qendër të një skandali të madh. Jeffrey Goldberg, kryeredaktor i The Atlantic, pretendon se ai ishte futur gabimisht në një grup në aplikacionin e mesazheve "Signal", në të cilin njerëzit kryesorë të administratës së Trump po koordinonin një sulm ndaj Houthis në Jemen.

Të premten, më 15 mars, bota mësoi se amerikanët po bombardonin rebelët jemenas dhe Goldberg thotë se e dinte për këtë informacion plot dy orë më parë, para se të bëhej publik. Goldberg pretendon se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth i dërgoi atij një mesazh me plane të detajuara sulmi pikërisht në orën 11:44.

Mesazhi renditi objektivat, llojet e armëve dhe kohën e saktë të sulmit.

Kryeredaktori i The Atlantic nuk i publikoi detajet teknike të sulmit sepse, siç thotë ai, mund të komprometonte njerëz të caktuar në ushtrinë amerikane dhe gjithashtu nuk ishte në interesin publik. Në një intervistë për CNN, ai theksoi se ishte në interesin publik të zbulonte se njerëzit kryesorë të administratës Trump bënë një gabim të madh duke e lënë gabimisht atë në grupin e komunikimit të brendshëm. Kështu, mes mesazheve në grupin e quajtur "grupi i vogël i PC-ve Houthi", mund të lexohej kundërshtimi i Zëvendës Presidentit të Trump, J.D. Vance në lidhje me vetë sulmin.

Vance shkruante se nuk i pëlqente ideja e "shpëtimit të Evropës".

Ja çfarë dimë se u tha në shërbimin e mesazheve të koduara Signal:

E enjte 13 Mars

Kjo ditë me sa duket kishte për qëllim të përcaktonte se kush do të përbënte grupin e vogël.

Një mesazh për grupin, nga Michael Waltz shkruante: Grupi- ky është një grup ku do të diskutohen parimet dhe koordinimi mbi Houthis, veçanërisht për gjatë 72 orëve të ardhshme. Zëvendësi im Alex Wong po mbledh së bashku një ekip tjetër. Ju lutemi siguroni stafin më të mirë POC nga ekipi juaj që ne të koordinohemi gjatë dy ditëve të ardhshme dhe gjatë fundjavës. Thx (Faleminderit). 

Një minutë më vonë, sekretari i shtetit Marco Antonio Rubio shkroi: Mike Needham për shtetin", me sa duket ka caktuar këshilltarin aktual të departamentit të shtetit si përfaqësuesin e tij.

JD Vance shkroi: Andy Baker për VP (Vice President).

Një minutë pas kësaj, Tulsi Gabbard, drejtori i inteligjencës kombëtare, shkroi: Joe Kent për DNI. 9 minuta më vonë, sekretari i thesarit Scott Bessent shkroi: Dan Katz për Thesarin.

Në orën 16:53, Pete Hegseth shkroi: Dan Caldwell për DoD.

Dhe në orën 18:34, një përdorues i quajtur Brian" shkroi "Brian McCormack për NSC. Dikush i quajtur "John Ratcliffe" më pas shkroi me emrin e një zyrtari të CIA-s për t'u përfshirë në grup.

Kush ishte në chat?

JD Vance - Zëvendëspresident i SHBA

Michael waltz - këshilltar për sigurinë kombëtare

Marco Antonio Rubio - Sekretari i Shtetit, i identifikuar si MAR

Tulsi Gabbard - drejtori i inteligjencës kombëtare, i identifikuar si TG

Scott Bessent - sekretar i thesarit, i identifikuar si Scott B.

Pete Hegseth - Sekretar i Mbrojtjes i SHBA

Susie Wiles - shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë

Stephen Miller - zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, i thirrur SM në bisedë (i identifikuar vetëm nga inicialet e tij)

Steve Witkoff - negociator i SHBA-së për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën

Jeffrey Goldberg - kryeredaktor i revistës The Atlantic, i identifikuar si JG

Anëtarë të tjerë përfshinin zyrtarë të ndryshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një zyrtar të CIA-s, i cili nuk u përmend në raport, sepse është oficer aktiv i inteligjencës.

E premte 14 mars

Në orën 8.05 të mëngjesit, Waltz i dërgoi mesazh grupit: Ekipi, ju duhet të keni një deklaratë konkluzionesh me detyrat sipas udhëzimeve të Presidentit. Shteti dhe DOD [Departamenti i Mbrojtjes], të dy ne zhvilluam lista njoftimesh të sugjeruara për aleatët dhe partnerët rajonalë. 

Goldberg thotë se në këtë pikë, filloi një diskutim "magjepsës" i politikave, gjatë të cilit JD Vance shkroi: Ekipi, unë jam jashtë për një ngjarje ekonomike në Michigan. Por mendoj se ne po bëjmë një gabim. 3 për qind e tregtisë amerikane kalon përmes Suezit. 40 për qind e tregtisë evropiane po ashtu. Ekziston një rrezik real që publiku të mos e kuptojë këtë ngjarje ose pse është e nevojshme. Unë nuk jam i sigurt se presidenti është i vetëdijshëm se sa e papajtueshme është kjo me mesazhin e tij për Evropën tani. Ekziston një rrezik i mëtejshëm që ne të shohim një rritje të moderuar deri në të rëndë të çmimeve të naftës. Jam i gatshëm të mbështes konsensusin e ekipit dhe t'i mbaj këto shqetësime për veten time. Por ka një argument të fortë për shtyrjen e këtij një muaji, duke bërë punën e mesazheve se pse është e rëndësishme kjo ekonomi, etj."

Në orën 8.27 të mëngjesit, një mesazh mbërriti nga Pete Hegseth ku lexohej: VP: Unë i kuptoj shqetësimet tuaja - dhe ju mbështes plotësisht. Konsiderata të rëndësishme, shumica e të cilave janë të vështira për të ditur se si do të zhvillohen (ekonomia, paqja në Ukrainë, Gaza, etj.). 1) Biden dështoi dhe 2) financohet nga Irani. Pritja disa javë ose një muaj nuk e ndryshon rrënjësisht llogaritjen. 2 rreziqe të menjëhershme na kanosen: 1) kjo ngjarje del në media dhe ne dukemi të pavendosur; 2) Izraeli vepron i pari dhe prishet armëpushimi në Gaza. Ne mund t'i menaxhojmë të dyja. Ne jemi të përgatitur për të ekzekutuar planit, dhe nëse do të kisha votën përfundimtare kundër kundërshtimit. Kjo nuk ka të bëjë me Houthis. Por me: 1) Rivendosja e lirisë së lundrimit, një interes thelbësor kombëtar; dhe 2) rivendosja e parandalimit, të cilën Biden e krijoi. I mirëpres mendimet e tjera.

Më vonë gjatë bisedës, Waltz kritikoi aftësitë e kufizuara të marinave evropiane.

Vance iu drejtua Hegseth në një mesazh ku lexonte: Nëse mendoni se duhet ta bëjmë, le të bëjmë. Unë thjesht e urrej faktin se ne duhet ta shpëtojmë sërish Europën.

SKANDALI në Shtëpinë e Bardhë/ Sekretari i Mbrojtjes i

Hegseth u përgjigj: VP: Unë ndaj plotësisht urrejtjen tuaj. Është PATETIKE. Por Majk ka të drejtë, ne jemi të vetmit në planet (në anën tonë të librit) që mund ta bëjmë këtë. Askush tjetër. Në pyetje është koha. Ndjej se tani është një kohë po aq e mirë sa çdo tjetër, duke pasur parasysh POTUS-in.

Një llogari që besohet të jetë zëvendës shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, tha më pas: Siç e dëgjova, presidenti ishte i qartë: na dha dritën jeshile. Por së shpejti ia bëjmë të qartë Egjiptit dhe Evropës se çfarë presim në këmbim.

SKANDALI në Shtëpinë e Bardhë/ Sekretari i Mbrojtjes i

E shtune 15 mars

Në orën 11:44, Hegseth postoi në Signal një "përditësim" - por The Atlantic nuk e ka publikuar atë që u tha.

Goldberg shkroi në artikullin e tij: Unë nuk do të citoj asgjë nga ky përditësim. Informacioni i përfshirë në to, nëse do të ishte lexuar nga një kundërshtar i Shteteve të Bashkuara, mund të ishte përdorur për të dëmtuar personelin ushtarak dhe të inteligjencës amerikane, veçanërisht në Lindjen e Mesme më të gjerë, në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore.

Ai tha se zoti Hegseth kishte dërguar një tekst të gjatë lidhur me mënyrën sesi do të bëheshin shpërthimet e para në Jemen. Pasi mori mesazhin ai tha se po priste në makinën e tij, të parkuar në parkingun e një supermarketi për të pritur dhe për të parë nëse vërtetë objektivat në Houthi do të bombardoheshin. Ai tha se kontrolloi në "X" dhe zbuloi se në Jemen, rreth orës 13:55, kishte raportimet për shpërthime që u dëgjuan në të gjithë Sanaa-n, kryeqytetin e Jemenit.

Ai tha se i vetmi person që iu përgjigj Hegseth në mëngjes ishte zv.presidenti Vance, i cili shkroi: Unë do të lutem për fitore, duke se shoqëruar me 2 emoji lutjesh. 

Në orën 1:48 të mëngjesit, ëaltz dha një përditësim në grup, të cilin Goldberg nuk e citoi plotësisht, por ai tha se këshilltari i sigurisë kombëtare e përshkroi operacionin si një "punë të mahnitshme".

John Ratcliffe më pas shkroi: Një fillim i mbarë!

Goldberg tha se Waltz u përgjigj me tre emoji: një grusht, një flamur amerikan dhe zjarr.

SKANDALI në Shtëpinë e Bardhë/ Sekretari i Mbrojtjes i

Së shpejti iu bashkuan edhe të tjerë, duke përfshirë zotin Rubio, i cili shkroi, "Punë e paqshme Pete, ti dhe skuadra jote"; ndërsa Susie Wiles shkroi me mesazhe: Përgëzime për të gjithë! Vërtetë e mrekullueshme. Zoti ju bekoftë.

ëitkoff u përgjigj me pesë emoji: dy duar duke u lutur, një bicep dhe dy flamuj amerikanë.

Tulsi Gabbard u përgjigj: Punë dhe efekte të shkëlqyera!

Më 17 mars, mediat botërorë shkruan se ushtria amerikane kishte nisur sulm të shkallës së gjerë kundër rebelëve Huthi në Jemen, duke lëshuar edhe paralajmërime për Teheranin që të ndalte menjëherë mbështetjen për këtë grup të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Rebelët Huthi kanë kryer një mori sulmesh ndaj anijeve transportuese në 18 muajt e fundit, duke pretenduar se këto veprime janë shenjë mbështetjeje për palestinezët për luftën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Huthët kanë thënë se kanë sulmuar vetëm anijet izraelite, ndonëse është raportuar të jenë shënjestruar edhe anije tjera. Shumë kompani janë detyruar të ndryshojnë drejtimin e anijeve të tyre për të bërë rrugë më të gjatë dhe më të kushtueshme, vetëm për të shmangur dhunën. Që nga viti 2014, rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e një pjesë të territorit në veriperëndim të Jemenit, çka ka rezultuar me luftë në të cilën janë vrarë mijëra njerëz dhe është përshkallëzuar rëndë situata humanitare në këtë shtet – më të varfrin në botën arabe.

Shumë vëzhgues kanë thënë se lufta është zhvilluar mes Arabisë Saudite dhe Iranit, përmes grupeve që mbështesin dhe në një territor të tretë. Arabia Saudite mbështet qeverinë e Jemenit, të cilën synojnë ta rrëzojnë rebelët Huthi./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Skandal në SHBA! Zyrtarët ndajnë planet e luftës në një grup me gazetarin, demokratët: Qesharake, të nisin hetimet

SKANDALI në Shtëpinë e Bardhë/ Sekretari i Mbrojtjes i
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Një skandal në radhët e republikanëve ka tronditur administratën e presidentit amerikan Donald Trump. Zyrtarët e lartë kanë shkaktuar rrjedhje të dokumente të klasifikuara pasi në një grup në platformën “SDignal”, kishin përfshirë edhe një gazetar që po informohej për çdo gjë që po ndodhte. Lajmi u bë i ditur nga “The Atlantic”. Gjatë mbledhjes së senatit, lideri i pakicës, Chuck Schumer, e quajti këtë “një nga shkeljet më tronditëse të inteligjencës ushtarake”.

“Kjo është një nga shkeljet më tronditëse të inteligjencës ushtarake që kam lexuar deri më tani”, tha Schumer. Ai i kërkoi republikanëve të nisnin një hetim të plotë mbi mënyrën se si ndodhi kjo, dëmin e shkaktuar dhe si mund të shmanget në të ardhmen.

“Të gjitha zyrtarët qeveritarë që ishin pjesë e këtij grupi, kanë kryer një krim, edhe nëse ka ndodhur aksidentalisht”, shkroi senatori i Delaware, Chris Coons, në X.

“Nuk mund t’i besojmë askujt në këtë administratë të rrezikshme për të mbajtur amerikanët të sigurt.”

Kongresmeni nga Nju Jorku, Pat Ryan, e quajti incidentin “Fubar” (shkurtim për “Fucked Up Beyond All Recognition” – totalisht e dreqosur përtej diturisë) dhe kërcënoi të niste një hetim të menjëhershëm nëse republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk veprojnë.

Sipas raportimit të The Atlantic, kryeredaktori Jeffrey Goldberg u ftua aksidentalisht në një bisedë grupi në Signal me zyrtarët e lartë të administratës Trump, përfshirë zëvendëspresidentitn JD Vance, sekretarin e shtetit Marco Rubio, këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Waltz, sekretarin e mbrojtjes Pete Hegseth dhe të tjerë.

Raporti tregon jo vetëm një keqmenaxhim historik të informacionit të sigurisë kombëtare, por edhe një zinxhir komunikimi potencialisht të paligjshëm, ku plane të ndjeshme ushtarake për sulmet ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen u ndanë në mënyrë të papërgjegjshme në një bisedë të koduar me funksione automatike të fshirjes së mesazheve.

“Kjo na ka bërë të dukemi të dobët përballë armiqve tanë”, tha kongresmeni nga Kalifornia, Ro Khanna, për The Guardian. “Duhet ta marrim kibernetikën shumë më seriozisht, dhe pres me padurim të udhëheq për këtë çështje”.

Si demokrati kryesor në Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Himes ka mbikëqyrur shumë seanca të klasifikuara, por rrjedhja e planeve të luftës përmes një bisede në Signal e ka tronditur.

“Nëse kjo është e vërtetë, këto veprime janë një shkelje flagrante e ligjeve dhe rregulloreve që ekzistojnë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, përfshirë jetën e amerikanëve që shërbejnë në zona të rrezikshme,” tha ai. “Këta individë e dinë rrezikun katastrofik të transmetimit të informacionit të klasifikuar përmes sistemeve të paklasifikuara. Po të kishte bërë diçka të tillë një zyrtar më i ulët në gradë, do të humbiste menjëherë certifikatën e sigurisë dhe do të ishte subjekt i një hetimi penal”./ZËRI

Poll

MOS HUMB