FOTO+VIDEO- Nga Jugu në Veri, Shqipëria feston sot 112-vjetorin e Pavarësisë!

TIRANË- Shqipëria feston sot 112 vjetorin e Pavarësisë. Në vend u organizuan aktivitete të shumta për nder të shpalljes së pavarësisë. Festimet u fokusuan në Tiranë, në Vlorë dhe në Lezhë, po ashtu edhe në Kosovë u zhvilluan aktivitete të shumta. Në Vlorë u organizua ceremonia e ngritjes së flamurit ku ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar; Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, po ashtu edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
View this post on Instagram
Më pas në Tiranë u zhvillua “Parada Kuqezi”, e cila nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe po përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në “Sheshin Skënderbej”, ku u ngrit flamuri. Qielli i kryeqyteti u mbush me qindra tullumbace Kuq e Zi.
View this post on Instagram
Gjithashtu në “Sheshin Skënderbej”, përveçse mijërave shqiptarë që po festonin, iu bashkuan edhe disa turistë. Sipas videove të publikuara, turistët iu bashkuan qytetarëve dhe filluan të kërcejnë me këngë dhe valle shqiptare.
View this post on Instagram
Po ashtu edhe në qytetin e Vlorës, Forcat e Armatosura valëvitën flamurin kuqezi në qytetin bregdetar. Ato thanë shfaqje mbi qiellin e Vlorës duke valëvitur flamurin.
“Forcat e Armatosura përshëndetën 112-vjetorin e Pavarësisë në qytetin e flamurit, aty ku helikopterët e Forcës Ajrore, anijet e Forcës Detare dhe trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale ofruan spektakël duke valëvitur flamurin kombëtar në qiellin e Vlorës”, shkruan ministri Pirro Vengu.
View this post on Instagram
Po ashtu edhe në Kosovë u mbajt ceremonia për të festuar 112 vjetorin e Pavarësisë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë zhvilluan homazhe në memorialin e komandantit legjendar adem Jashari në Prekaz.
View this post on Instagram
“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për tu përkulur para sakrificës së madhe të familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila është pikërisht më 28 nëntor. 28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe popullit shqiptar. Kështu që gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë 28 nëntorin. Ditën e Flamurit, e festofshim gjithmonë këtë ditë të lirë e krenar”, tha Konjufca.
Po ashtu 28 nëntori është ditëlindja e komandatit Adem Jashari, gjithashtu shënon krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, për herë të parë në Veri të Kosovës, në Zveçan është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal. Kryetari i Komunës së Zveçan tha se është një nder që po merr pjesë në një ceremoni të tillë. /ZËRI
Rita Ora uron për 28 Nëntorin: Gëzuar Shqipëri!

TIRANË- Në këtë 112 vjetor të festës së flamurit urimet kanë qenë të shumta. Një urim ka ardhur edhe nga këngëtarja shqiptare, Rita Ora. Këngëtarja ka postuar një video nga performanca e saj në Shqipëri, teksa shihet e veshur kuqezi në skenë, gjatë një koncerti që ka mbajtur në Tiranë.
"Gëzuar ditën e Pavarësisë,"-shkruan Rita Ora.
POSTIMI I PLOTË:
View this post on Instagram
Shqipëria feston sot 112 vite Pavarësi. Ngritja e Flamurit në Vlorë është një ceremoni e përvitshme që prej 28 Nëntorit 1912, aty ku për herë të parë Ismail Qemali bashkë me delegatët e tij shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ndërkohë për rreth 3 orë në Tiranë do të mbahet edhe një paradë, nga të gjitha trevat e Shqipërisë./ZËRI
"Më pyet, cili është flamuri im..."/ Shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë 28 nëntorin e përjetojnë si festë kombëtare

TIRANË- Jashtë kufijve, por Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar. Shumë nga ta pa i bërë 20 vjet, flasin për sakrificat e shekullit të kaluar dhe rëndësinë e vazhdimit të ruajtjes së kujtesës kolektive për to.
“Rrethanat ishin shumë të vështira”, thotë Blert Hazeraj, sepse “shqiptarët ishin nën ndikimin e Perandorisë Osmane në atë kohë”.
“Por, pavarësisht tyre, Ismail Qemali bëri shumë udhë për ta shpallur lirinë, pavarësinë - për ta shpallur Shqipërinë shtet”, thotë i riu 19-vjeçar nga Prizreni për Radion Evropa e Lirë. Shqipëria shënon sot 112-vjetorin e pavarësisë nga Perandoria e atëhershme Osmane. Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali, i njohur si themelues i Shqipërisë moderne, ngriti flamurin shqiptar në Vlorë.
Blerti thotë se atë vit “u shpall pavarësia për të gjithë shqiptarët”.
“... kurse, më 2008 u shpall pavarësia vetëm për territorin e Republikës së Kosovës”, thotë studenti i Fakultetit të Arteve, duke iu referuar vitit kur Kosova u bë e pavarur.
Këtë ndjesi ndan edhe Elma Gashi - ne, shqiptarët, nuk jemi në një shtet të përbashkët, por jemi një komb, thotë ajo.
“Kosova është shtet më vete, por festat kombëtare i ka të përbashkëta me shqiptarët - kudo qofshin ata”, thotë 17-vjeçarja, e cila vijon mësimet në një shkollë të mesme në Prishtinë.
Për 28 Nëntorin - apo Ditën e Flamurit siç njihet ndryshe - në Kosovë mësohet në shkolla fillore dhe të mesme. Madje, që në kopshte organizohen aktivitete për nder të kësaj dite. Bleart Duraku, i cili studion për ekonomi në Universitetin e Prishtinës, thotë se mes shqiptarëve mund të krijohet ndjesia se janë të ndarë, “por me zemër - jo”.
“Nëse më bëhet pyetja se cili është flamuri yt - ndonëse jam qytetar i Kosovës, mendja më shkon te flamuri i Shqipërisë”, thotë ai.
“Nëse më duhet të shkoj ta prezantoj veten, në Evropë ose diku tjetër, normalisht që më duhet ta bëj me flamur të Kosovës, sepse jetoj dhe veproj këtu”, thotë 18-vjeçari.
E, ngjashëm thotë se ndihet edhe Renata Haliti. Shqiptarët, sipas saj, i kanë të përbashkëta festat kombëtare.
“Pa marrë parasysh vendin - Shqipëri ose Kosovë - ne jemi një popull, të gjithë shqiptarë, festa e tyre është edhe e jona”, thotë ajo.
Për Renatën, njësoj i rëndësishëm është edhe kujtimi i sakrificës që kanë kaluar njerëzit e asaj kohe për mëvetësinë e Shqipërisë. Memoria nuk bën të venitet ndër breza, thotë studentja 19 vjeçe.
Rëndësia e informacionit
Gëzim Selaci, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se njohuritë që i kanë të rinjtë e Kosovës, lidhur me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, rrethanat dhe zhvillimet e atëhershme, duhet parë si rezultat i informacionit që kanë ata, por edhe i presionit që ushtron ky informacion te ta.
“Nuk flasim këtu vetëm për atë se sa informacion kanë, por edhe çfarë bëjnë me atë informacion. Do të thotë, sa është i rëndësishëm për identitetin e tyre, për kombin, për diçka që lidhet me kombin”, thotë Selaci për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, në Kosovë ekzistojnë dy narracione konkurruese me njëra-tjetrën: nacionalizmi shqiptar, i cili flet për politikën me terma me sfond kombëtar dhe i ashtuquajturi patriotizëm kushtetues i Kosovës, i cili nënkupton përforcimin e shtetit të Kosovës, sipas kushtetutës ekzistuese që e përkufizon si vend multietnik dhe të orientuar kah integrimet euroatlantike.
“Sistemi jonë arsimor është diku në mes të këtyre dy narrativëve. Njëherësh, i edukon të rinjtë si qytetarë të shtetit të Kosovës, por edhe si shqiptarë, në kuptimin nacionalist të fjalës. Dështimi i njërit narrativ për t’u shtrirë, për t’u pranuar nga brezi i ri, lë hapësirë për të mbizotëruar ky narrativi alternativ”, thotë sociologu.
Rastet e të rinjve, te të cilët ndjesia ndaj simboleve kombëtare është më e fuqishme sesa ndaj simboleve të shtetit të Kosovës, Selaci thotë se janë rezultat i narracionit të ushqyer me dekada te shqiptarët e Kosovës për të shpërfaqur identitetin kulturor përmes simboleve kombëtare.
Rreth 130 kilometra larg, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, Era Osmani shpreh njësoj krenari e emocion. Festa e 28 Nëntorit për 20-vjeçaren është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh se ku ndodhen ata.
“Është një festë që e ndjejmë me javë dhe muaj përpara. Një ndjenjë dhe krenari e madhe për çdo shqiptar dhe për mua personalisht. Për shembull, mbrëmë, kur po dilja në Tetovë, i shihja të rinjtë që veç kishin filluar festën, me muzikë, me flamuj...”, thotë studentja e arkitekturës.
Edhe bashkëvendësi i saj, Blerim Islami, 18 vjeç, thotë se e përjeton me emocion të veçantë këtë ditë, por ai flet edhe për rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe gjuhës, përballë sfidave historike.
“Pavarësisht 500 vjetëve nën sundimin turk, shqiptarët arritën ta shpallin pavarësinë dhe nuk e harruan identitetin e tyre, gjuhën e tyre”, thotë ai.
“Për Ditën e Flamurit duhet ditur çdo gjë - nga ngritja e flamurit shqiptar nga heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu për herë të parë më 28 nëntor, 1443, në Krujë, deri më 28 nëntor, 1912, nga i madhi Ismail Qemali në Vlorë”, thotë nxënësi i shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë.
E, për Dorart Amitin po nga ky qytet, 28 Nëntori nuk duhet të shërbejë vetëm si një ditë për të ngritur flamujt nëpër shtëpi.
“Ajo njihet si dita e shpalljes së pavarësisë, por ajo që mendoj se është edhe më e rëndësishme, janë periudhat dhe vitet paraprake që çuan deri në shpalljen e kësaj pavarësie. Pra, është puna e pandalshme e burrave dhe grave të mëdha shqiptare, intelektualëve tanë, që lanë pas vepra të mëdha, shkrime aq të bukura dhe punuan me mund, gjak e shpirt, në mënyrë që ne një ditë të shpallnim pavarësinë e shtetit shqiptar”, thotë 20-vjeçari, i cili studion regjinë e filmit dhe televizionit në Universitetin e Prishtinës.
Si në Prishtinë, ashtu edhe në Tetovë, rrugët dhe sheshet janë stolisur me flamuj kuqezi, por ato mund të vihen re teksa valëviten edhe nëpër shtëpi e banesa. Rreth 180 kilometra nga Tetova në Tiranë, Ledina Elezi ka një keqardhje që në këto ditë festash, njerëzit udhëtojnë shumë jashtë vendit.
“Ndjenjën kombëtare dhe shpirtin patriotik e dëshmojmë më shumë në sport, sidomos në futboll, sesa në këto festa apo ngjarje me rëndësi të kësaj natyre”, thotë 20-vjeçarja nga Kruja, por që studion dhe punon në Tiranë.
“112 vjet më parë, ne fituam lirinë për të vendosur për veten tonë, lirinë për të vetëqeverisur, për të qenë një shtet sovran. Kjo është një ditë për të krijuar sakrificën dhe kontributin që shumë figura të shquara dhanë për pavarësinë e vendit, por është edhe një arsye më tepër që shqiptarët të jenë më të bashkuar”, përfundon Ledina./REL
112 vite shtet i Pavarur! Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, Rama bashkohet me Kurtin

VLORË- Krerët e shtetit shqiptar janë mbledhur në Vlorë për të marrë pjesë në ceremoninë për ngritjen e flamurit shqiptar. Në aktivitetin zyrtar ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar; Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Por nuk mungoi as kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit nuk kishte paralajmëruar një vizitë në Shqipëri, por duket se ka zgjedhur që të mos mungojë në këtë ditë të shënuar.

Në ceremoni, të pranishëm ishin edhe deputetë, zyrtarë vendorë si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend.
Shqipëria feston sot 112 vite Pavarësi. Ngritja e Flamurit në Vlorë është një ceremoni e përvitshme që prej 28 Nëntorit 1912, aty ku për herë të parë Ismail Qemali bashkë me delegatët e tij shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ndërkohë për rreth 3 orë në Tiranë do të mbahet edhe një paradë, nga të gjitha trevat e Shqipërisë./ZËRI
Dita e Pavarësisë, Dua Lipa uron Shqipërinë me vargjet e himnit kombëtar

TIRANË- Në Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së Shqipërisë, vend i pavarur, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk ka harruar që të bëjë një urim të ndjerë. Përmes një postimi në Instastory, shoqëruar me imazhin e shqiponjës dy krenare dhe vargjet e Himnit Kombëtar, Dua Lipa u ka uruar festën të gjithë shqiptarëve.
Shqipëria feston sot 112 vite Pavarësi. Ngritja e Flamurit në Vlorë është një ceremoni e përvitshme që prej 28 Nëntorit 1912, aty ku për herë të parë Ismail Qemali bashkë me delegatët e tij shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ndërkohë për rreth 3 orë në Tiranë do të mbahet edhe një paradë, nga të gjitha trevat e Shqipërisë./ZËRI
'Mora fjalë, Skënderbe dhe Shqipëri o nëna ime'/ Playlista KUQEZI e çdo shqiptari, festë kudo

TIRANË- Sot mbushen 112 vjet që nga dita kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur. Për t'u përshtatur me atmosferën e festës, kudo luhet muzikë shqiptare, të cilat kanë shoqëruar shqiptarët ndër vite. Vjet, kënga me e kërkuar patriotike në Google ishte kënga “Mora fjalë” interpretuar nga Shkurte Fejza. Por kush janë këngët e tjera që duhet të jenë sot pjesë e repertorit në çdo familje shqiptare. ZËRI i ka bërë bashkë në një artikull për ju, ndaj mjaft t'i dëgjoni dhe t'i shijoni.
LISTA ME KËNGË:
Etnon feat Lyrical Son & Dj Blunt - Albanian
Rame Lahaj – Rrjedh në kënge e ligjerime
Gëzim Nika këndon “Shqipëri o nëna ime”
Shkurte Fejza - Mora Fjalë
Elvana Gjata - Kuq e zi je ti (Official Music Video) ft. Flori
Shemi ILIRET - XHAMADANI VIJA VIJA (Official Video)
“Albulena”
Aurela Gaçe - Thrret Prizreni mori Shkodër
Adelina - Skenderbe
Besa-besë, besën ta kam dhanë
Sinan Hoxha & Ermal Fejzullahu - Hajredin Pasha
Ermal Fejzullahu - Nena Loke
Moj e bukura more
Petrit Lulo - Të rrapi në Mashkullorë
112 vite shtet! Sot shqiptarët festojnë Pavarësinë, filmat shqiptarë që duhet të shihni me patjetër! (TRADITA)

TIRANË- Sot, Shqipëria feston 112 vjet shtet! Padyshim që në një ditë si kjo të gjithë jemi më të ndërgjegjshëm për historinë e vendit tonë, që shpesh herë e kemi të shkuar por edhe të 'përkthyer' në filma dhe shfaqje teatrale. ZËRI ka bërë një listë të shkurtër me filmat dhe shfaqet që nuk duhet të lini pa i parë sot, për t'ju përshtatur edhe festës. Sigurisht që vendin e parë e mban "Nëntori i dytë", por nuk duhet që të mungojë as "Skëndërbeu" dhe të tjerë filma që sigurisht do të rrisin dozën e patriotizmit sot. Hidhini një sy sugjerimeve tona...
Nëntori i Dytë
Nëntori i dytë është një film dramatik historik shqiptar i vitit 1983 me regji të Viktor Gjikës. Filmi bazohet në ngjarjet e vërteta që çuan në pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.
Skënderbeu
Filmi është një film historik mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastrioti dhe duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamza Kastrioti, nipi i tij. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik.
Kush vdes në këmbë
Film portret i bazuar në episodet e jetës dhe aktivitetit patriotik të mësuesit Petro Nini Luarasi i cili në fund të shekullit 19 ishte aktiv në mbrojtjen e shkollës dhe gjuhës shqipe.
Balada e Kurbinit
Filmi flet per fatin e ushtarëve që nisen në luftë si mercenarë dhe kthehen të vdekur. Vajzat e fshatit presin e presin te fejuarit per t'u kthyer nga lufta dhe më në fund martohen me të tjerë. Një vezir (e Perandorisë Osmane) mundohet të martohet me një grua të re e të bukur, e cila është e lodhur nga pritja e gjatë dhe burrit ushtar.
Mësonjëtorja
Dafina, nje grua e vjetër e shkolluar kthehet në qytet për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut i cili kërkon rrugë të ndryshme për ta nxjerrë Dafinën nga qyteti. Për të ndaluar përpjekjet e saj për ngritjen e shkollës kleri përpiqet të helmojë dhe çkishërojë Dafinën. Shkollën e djegin. Xhaxhai i saj Stefan Bardhi, luftëtari Kajo dhe çifti që e strehon Dafinën e ndihmojnë atë.
Udha e Shkronjave
"Udha e shkronjave" është titulli i filmit artistik shqiptar, prodhimi vitit 1978 nga stafi i R.T.V.SH. Mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili kishte ardhur nga jashtë shtetit, kishte lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqiperi nje ngarkesë me shkronja tunxhi dhe krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në atdhe, armiqtë e tij nuk ishin të kënaqur. Karvanxhiu i thjeshtë që e shoqëronte ngarkesën nuk arrin ta kuptojë dot patriotin, se përse kishte kaq shumë vlerë e gjithë kjo. Mësues Todri nuk pati mundësinë të arrijë në vendlindje pasi armiqtë e gjuhës shqipe e vrasin mësuesin patriot.
Muri i Gjallë
Filmi bazohet dhe e zhvillon subjektin e një legjende të njohur të sakrificës në kështjellën e Rozafës si një interpretim i lirë i asaj që njerëzit kanë ruajtur në shekuj. Tre vëllezër të martuar vendosin të sakrifikojnë në kështjellë gruan që do tu shpjerë drekën në mënyrë që muri të mos rrëzohet përsëri në tokë.
Shikim të këndshëm!/ZËRI
112 vite më parë/ Ismail Qemali ngre flamurin kuqezi në Vlorë dhe shpall Pavarësinë e Shqipërisë, si u zgjodh Pleqësia

TIRANË- Sot 112 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me delegatët nga Gjakova, Plava, Gucia, nga Peja, Ohri dhe Struga, nga Tetova, Çamëria, nga Mitrovica dhe sipas disa të dhënave, në këtë Kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare, që jetonin në trojet shqiptare, proklamoi Pavarësinë e tokave Shqiptare, që deri në atë datë ishin nën pushtimin e Perandorisë Otomane dhe u ngrit flamuri Kombëtar Shqiptar.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit. Pjesëmarrja e delegatëve nga mbarë trojet shqiptare në Kuvendin Historik të vitit 1912, e saktësoi zyrtarisht vazhdimësinë e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ashtu siç ishte pranuar po ky flamur, në Kuvendin e Lezhës me 2 mars 1444, me vendimin që mori për krijimin e Lidhjes Shqiptare të Lezhës me kryekapedan Skënderbeun dhe me flamur prijës të ushtrisë arbërore, flamurin e derës së Kastriotëve.
Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dal nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj. Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.
Qeveria e Vlorës:
Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Dom Nikoll Kacërri, Zv.Kryeministër
Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme
Abdi bej Toptani, Ministër për Financat
Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)
Petro Poga, Ministër për Drejtësinë
Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin
Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore
Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë
Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.
Por solidarizimi dhe mbështetja e mbarë popullit shqiptar është e shfaqur hapur, duke treguar se shpallja e pavarësisë ishte aspiratë dhe vepër e mbarë shqiptarëve. Konka e ngjarjeve në njohjen dhe mbështetjen e Qeverisë së Vlorës është e pasqyruar në dokumente e kronika të kohës. Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli./ZËRI
Parada e shqiptarëve, ky është plani i masave për devijimin e qarkullimit të mjeteve

TIRANË- Për të dytin vit radhazi, më 28 nëntor në Tiranë do të organizohet parada e shqiptarëve. Nga ora 9.00 deri në orën 12.00 të ditës së sotme, do të organizohet parada e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë këtyre orëve, shqiptarët nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë, por do të bllokojnë disa rrugë të kryeqytetit. Ndaj edhe Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.
Plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës
Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në datën 28.11.2024, nga ora 09:00 deri ne orën 14:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada Shqiptare”, në hapësire publike, të organizuar, në sheshin “Italia” në gjithë sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Deshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skenderbej”.
Qarkullimi i automjeteve, do të vazhdojë në rrugët si më poshtë:
– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”, rruga “Abdyl Frashëri” si dhe rruga “Ismail Qemali”. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjes urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “‘Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:
-Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Ëillson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergi Fishta”, kurse pjesa tjeter e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.
– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi "ëillson”
– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht – Qender” devijon te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora”- rruga “Mine Peza” – rruga e “Durrësit”
– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e Durrësit.
– Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e Durrësit.
– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qender – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në krygezimin e Elbasanit- “Ismail Qemali” – Bulevardi “Bajram Curri” -rruga “e Elbasanit”
– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – ruga “Jordan Misja” devijon ne kryëzimin e rruges se “Elbasanit”-rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali Il” – bulevardi “Bajram Curri”-rruga e Elbasanit dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.
– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qender – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rruges se Elbasanit dhe pjesa tjeter te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërise).
– Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qender” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re” – Sharrë devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.
– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjeter bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” ruga “Mine Peza” – Unaze – rruga “5 Maji”.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet ne rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Ëillson.
– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijoje te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shipërisë) dhe pjesa jetë në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).
– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. Qarkullimi, i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme./ZËRI