LIVE UPDATES

Informacionet që i “dhuruan” një mandat! Jurgis Çyrbja dhe kunati në pranga, ishin “çimka” e Altin Hajrit dhe 'Mond Çekiçit' në Polici. BKH i gjen përgjues në banesë ish-deputetit

➤ Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës ka hapur një hetim të ri për SPAK duke vendosur në pranga tashmë ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbjan. Me urdhër të SPAK, socialisti u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet për lidhje me grupet kriminale. ➤ Në pranga bashkë me Çyrbjan përfundoi edhe Ahmet Masha, kunati i ish-deputetit. ➤ Por sot është zbuluar edhe emri i personit të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Altin Hajrin. Ky i fundit është pronari i kompleksit "Golden" në Shijak, i cili prej katër vitesh rezulton në kërkim si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në janar 2020. ➤ Nga bisedat e zhvilluara në "SkyECC", SPAK ka zbuluar se Çyrbja ka qenë deputet i PS gjatë kohës që dyshohet se ka strehuar Hajrin në kohën kur ishte shpallur në kërkim për vrasje. ➤ Po ashtu, në 7 raste i ka treguar informacione sekrete për goditjet që do të bënte Policia kundër tij, duke e lajmëruar të fshihej. ➤ Gjithashtu, ka ndërhyrë edhe në organet ligjzbatuese. ➤ Si shpërblim ka marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2021. ➤Në bisedat në aplikacionin "SkyECC" del në skenë edhe emri i Edmond Koçit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”, i cili u ekzekutua me armë zjarri në 20 mars 2021. ➤ Nga aksioni i SPAK, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar: telefona, dokumenta, një hard-disk dhe një pajisje përgjimi. ➤ Kështu, përveç akuzës për "përkrahje të autorit të krimit", Çyrbja akuzohet edhe për "Korrupsion aktiv zgjedhor" dhe "Tregtimi i sekretit shtetëror". ➤ Më 11 tetor 2024, Çyrbja u mor i pandehur nga SPAK për "shpërdorim detyre" gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Në këtë çështje, Çyrbja u kallëzua nga deputeti i PD-së Edi Paloka gjatë fushatës elektorale të 2021 dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale. Në atë kohë, Çyrbja dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

8 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Momenti me VIDEO, avokatja e Jurgis Çyrbjes shkon në SPAK: Klienti im s'është marrë në pyetje

Informacionet që i “dhuruan” një mandat! Jurgis
Bruna Kullolli

TIRANË- Avokatja e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja ka shkuar në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bruna Kullolli u paraqit sot në mëngjes në ambientet e SPAK, teksa klienti i saj u soll mbrëmë në Tiranë pasi u arrestua në banesën e tij në Durrës. Sot ajo ka tërhequr materialet hetimore të grumbulluara nga SPAK. Pasi ka dalë nga godina, ajo u shpreh se Çyrbja nuk është marrë asnjëherë në pyetje lidhur me çështjen për të cilën SPAK lëshoi mandat arresti ndaj tij.

MOMENTI ME VIDEO:

Me urdhër të SPAK është arrestuar mbrëmjen e djeshme, 20 tetor, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin javën e kaluar, një ditë pasi u thirr nga prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'Politika është për të shërbyer, jo për tu pasuruar'/ Arrestimi i Jurgis Çyrbjas, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

Informacionet që i “dhuruan” një mandat! Jurgis
Foto ilustruese

TIRANË- Pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ka ardhur reagimi i parë nga selia rozë. Komentin e parë për arrestimin e kolegut të tij e ka bërë deputeti socialist Lavdrim Krashi, i ftuar në emisionin “7pa5”. Për Krashin, arrestimi i Çyrbjas është "pozitiv" pasi tregon se reforma në drejtësi po jep rezultate. Por po ashtu, ka shtuar, se deri në një vendim të formës së prerë, kolegu i tij ka të drejtën që të prezumohet i pafajshëm.

"Në Shqipëri ka ekzistuar kultura e mosndëshkimit ndaj njerëzve të cilët kanë pasur lidhje dhe aq më tepër ata që kanë pasur pushtet. Për mua duhet që të gjitha partitë politike të bëjnë përpjekjet maksimale që të kenë përfaqësues, njerez me integritet..politika nuk është për tu pasuruar, politika është për të shërbyer, ky është roli i politikës. Në vendin tonë është keqkuptuar. Shqipëria ka nevojë për shumë rregullime ligjore, por rregullimi kryesor ligjor është që të zbatojmë ligjin që kemi., pra një ligj që të zbatojmë ligjet që kemi. Ne kemi ligjin për financimin e partive politike, mund të mos jetë perfekt…e shikoni çfarë po ndodh në fushatën elektorale në SHBA, çdo para deklarohet. Në Shqipëri nuk kam evidencë të them që nuk deklarohet, por… Akuza ndaj Çyrbjas nuk do të thotë fajësi. Mund të thuhet gjithçka, por do të vërtetohet përmes procedurave ligjore. Jemi në kushtet kur Çyrbja ëhstë i pafajshëm derisa provohet si i tillë,"-tha në fjalën e tij Krashi.

Me urdhër të SPAK është arrestuar mbrëmjen e djeshme, 20 tetor, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin javën e kaluar, një ditë pasi u thirr nga prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Altin Hajri nuk ishte i vetmi! Jurgis Çyrbja shok edhe me "Mond Çekiçin", bisedat në "Sky" para se të vritej

Informacionet që i “dhuruan” një mandat! Jurgis
Edmond Koçi

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja nuk ka pasur marrëdhënie të afërta vetëm me një personazh të njohur të botës së krimit në Durrës. Përkundrazi, në bisedat në aplikacionin "SkyECC" që çuan në pranga ish-deputetin del në skenë edhe emri i Edmond Koçit, i njohur si “Mond Çekiçi”.

Mësohet se personazhë të botës së krimit, mes tyre edhe Edmond Koçi kanë ndikuar që Jurgis Çyrbja të ishte në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë ne qarkun e Durrësit. Vetëm se ndryshe nga Altin Hajri, “Mond Çekiçi” nuk e ndihmoi dot për të mbledhur vota, pasi u ekzekutua me armë zjarri në 20 mars 2021.

Karriera kriminale e Edmond Keçit nisi kur ai ishte pjesë e bandës së Durrësit, e kryesuar nga Lulzim Berisha. Keçi njihet në Durrës si një nga miqtë më të afërt të grupit deri në shpërbërje. Ai ishte dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të Policisë. Në vitin 2009, në muajin maj ai u dënua me burg për armë mbajtje pa leje, me 2 vite heqje lirie. Ndërsa Ministria e Brendshme në vitin 2016 e klasifikonte “Mond Çekiçin" si një nga anëtarët e grupit miqësor të Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Bashkim Haxhisë, Julian Meçajt e Plarent Dervishit.

Si u arrestua dhe u lirua në mënyrë të habitshme në shtator 2020?

Më 24 shtator 2020, policia e Durrësit arrestoi “Mond Çekiçin” pasi atij iu gjet një armë zjarri pa leje. Ai u mbajt në Polici fillimisht dhe më pas doli para gjykatës. 40-vjeçari dyshohej se kishte në plan të kryente një vrasje të bujshme në Durrës, por pavarësisht kësaj, ai u lirua nga gjykata dhe u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Influenca në portin e Durrësit

Influenca e Mond Çekiçit ishte e madhe në Durrësit. Ai njihej për njohjet e tij politike dhe kriminale, e po ashtu, administronte disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije. Por u ekzekutua më 20 mars 2021, ndërsa autorët e atentatit ende nuk janë zbuluar. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Provat/ Pajisje regjistrimi në formë pakete dhe dokumenta, çfarë sekuestroi SPAK në banesën e Çyrbjes

Informacionet që i “dhuruan” një mandat! Jurgis
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i SPAK dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Durrës. Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga Struktura kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë kontrolleve në banesën e ish-deputetit Jurgis Çyrbja dhe kunatit të tij Ahmet Masha, agjentët e BKH kanë sekuestruar pajisje përgjime, para dhe dokumenta. Më konkretisht janë sekuestruar: 5 telefona, një hard disk i jashtëm Verbatim (tek i cili nuk dihet se çfarë dokumentesh ka brenda); një pajisje regjistrimi e "maskuar" si paketë; 1100 euro dhe dokumente pronësie.

"Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale. Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë,"-bën me dije SPAK./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Informacione për vota/ SPAK del me njoftim ZYRTAR: Jurgis Çyrbja mori mandat nga "nderet" që i bëri Altin Hajrit

Informacionet që i “dhuruan” një mandat! Jurgis
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Mesazhet e shkëmbyera në platformën që dikur mendohej e padepërtueshme, "SkyECC", kanë zbuluar një skandal që ka pasuar me arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çrybja! Ky i fundit në bashkëpunim me kunatin e tij, Ahmet Mashën kanë punuar dhe bashkëpunuar me Altin Hajrin, një personazh të njohur të botës së krimit në Durrës. Nga zbërthimi që i janë bërë mesazheve të "SkyECC", SPAK bën me dije se 7 herë Jurgis Çyrbja ka "shitur" informacionet sekrete që kishte mësuar për goditje të Policisë së Shtetit në zonën e Durrësit. Informacionin herë e dërgonte vetë dhe herë të tjera ia dërgonte "mesazhin" me anë të kunatit të tij. Në fund, qëllimi ishte i njëjtë; këta personazhë të botës së krimit të mos përfundonin në pranga!

"Jurgis Çrybja është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit,"-sqaron SPAK. 

SPAK ka zbuluar se në kohën kur ka qenë deputet, Jurgis Çyrbja ka patur një marrëdhënie miqësore me Altin Hajrin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. Për shkak të miqësisë që të dy kanë pasur, tashmë ish-deputeti socialist ka shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ka ndërhyrë agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të favorizuar Hajrin, apo edhe kunatin e tij, i cili ka gjithashtu precedentë kriminalë. Madje, Hajrin, e ka fshehur edhe në banesën e tij në kohën kur ishte shpallur në kërkim nga Policia. 

Çfarë merrte në këmbim?

Për të gjitha nderet e bëra, Altin Hajri i siguronte vota në kohën kur garonte për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme: i. “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor. ii. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi J. Ç. më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. iii. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi J. Ç., më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal. iv. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J.Ç., dhe A. M., parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal. v. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J. Ç., dhe A.M., parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal. vi. “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç. parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe vii. “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi A. H. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal. Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Për interesa të këtij procedimi penal, ndër provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”. Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim. Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal. Informacionin që personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal. Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal. Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për 3 (tre) persona në hetim dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 126, datë 20.10.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme po më datë 20.10.2024, dhe ka angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku më datë 20.10.2024, është bërë e mundur prej tyre që të ekzekutohen masat e sigurimi personal vetëm për dy personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., por nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj personit tjetër nën hetim A. H., i cili ka qenë i shpallur person në kërkim që në muajin Janar të vitit 2020, në kuadër të procedimit penal me Nr. 62, të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme, për kryerjen e veprave “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” të parashikuara nga nenet 109, 283/a, 278/1, 303 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme: 1. Pesë telefona celularë; 2. Një hard disk i jashtëm Verbatim; 3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete; 4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro; 5. Dokumente pronësie, etj; Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale. Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e frytshëm në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit si dhe kryerjes së kontrolleve./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kujt ia shiti sekretet e shtetit Jurgis Çyrbja?

Informacionet që i “dhuruan” një mandat! Jurgis
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Një nga disa veprat penale që SPAK i ka ngarkuar ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbjas është ajo e “tregtimit të sekretit shtetëror”. Kjo vepër penale dyshohet se është kryer në kohën kur deputeti socialist ka qenë pjesë e Komisionit të Sigurisë. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtare, kështu që nuk ka shumë detaje se për çfarë informacioni sensitiv bëhet fjalë. Cilin informacion ka tregtuar Çrybja kur ishte deputet? Kujt ia ka shitur këtë “sekret”? Për sa para? Këto janë pyetje që ende nuk kanë asnjë përgjigje deri në një moment të dytë.

Edhe pse në Komisionin e Sigurisë nuk ka qenë deputet me kohë të plotë, por zëvendësues, sërish Çrybja ka qenë i pajisur me një certifikatë sigurie, e cila lëshohet nga DSIK.

Çfarë është “Certifikata e sigurimit të personelit” (CSP) ?

CSP, është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.Pa këtë dokument, asnjë person, edhe pse deputet, nuk lejohet që të marrë pjesë në mbedhjet e Komisionit, që hera-herës me dyer të mbyllura diskuton çështje shumë të rëndësishme për vendin.

Një sekret të tillë, Çyrbja e ka shitur! Për këtë vepër, sipas Kodit Penal të Shqipërisë, rrezikon dënimin me gjobë ose me burg deri në 10 vite. Nga të tre akuzat e SPAK, kjo është më e rënda./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'Pagoi për të qenë në listën e sigurtë, por kë?'/ SPAK vijon aksionin, Çyrbja bleu vota në zgjedhjet e 2021, 'delegoi' kunatin për pazare

Informacionet që i “dhuruan” një mandat! Jurgis
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Zbardhja e komunikimeve në ‘SkyECC’ ka zbardhur gjithë çfarë ka ndodhur në Durrës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Mësohet se tashmë ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja kishte paguar për të qenë në listë të sigurtë, në mënyrë që të ulej në Kuvendin e Shqipërisë si deputeti i qarkut të Durrësit. Se kë ka paguar dhe si është bërë marrëveshja, kjo pritet që të zbulohet në orët në vijim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu është zbuluar se kunati i ish-deputetit socialist, Ahmet Masha ka blerë vota për Jurgis Çyrbjen në fushatën e vitit 2021.

Informacionet që i “dhuruan” një mandat! Jurgis

Duke qenë se Lefter Koka hoqi dorë nga mandati pa e bërë fare betimin në Kuvend, Çyrbja u "shpall" si deputeti i tretë më i votuar në Durrës pas kryeministrit Edi Rama dhe Rrahman Rrajës. Edhe ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga mandati për shkak të historikut kriminal që ka familja e tij në qarkun e Durrësit. Djali, nipat, i vëllai dhe familjarë të tjerë të ish-deputetit kanë qenë gjithmonë në vëmendje të kronikës së zezë duke u akuzuar e dënuar për vrasje, dhunim dhe trafik droge. 

SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim të plotë lidhur me aksionin, por mësohet se janë lëshuar edhe urdhërarreste të tjerë. Por se për kë bëhet fjalë...ende nuk ka asnjë informacion./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i deputetit Çyrbja, në kërkim edhe Altin Hajri

Informacionet që i “dhuruan” një mandat! Jurgis
Altin Hajri

TIRANË- Zbulohet emri i personit të shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në kërkim është shapllur Altin Hajri, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Hajri është një emër i njohur për botën e krimit në Durrës dhe jo vetëm, pasi ishte shpallur në kërkim që në vitin 2020 për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës. Por edhe pse kanë kaluar 4 vite ende nuk është kapur për t'u vendosur para drejtësisë. 

Pse akuzohet Çyrbja?

Ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për tre vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Bashkë me Çyrbjan është prangosur edhe një tjetër person i identifikuar si Ahmet Masha. Ai njihet edhe si "Meçe", ndërsa i treti është Altin Hajri. Nuk dihet nëse aksioni i SPAK vazhdon edhe sot, por pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë sot me një tjetër njoftim lidhur me aksionin./ZËRI

Poll

MOS HUMB