LIVE UPDATES

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja! Autori: E vrava se po humbisja gjyqin (PAMJE)

➤ Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja është vrarë me armë zjarri, pasi u qëllua brenda sallës së gjyqit. ➤ZËRI ka mësuar se autori dyshohet se është Gjon Shkëmbi. ➤Shkëmbi është arrestuar nga Policia fill pas ngjarje së rëndë. ➤ Nga të shtënat janë plagosur edhe dy persona. ➤Mësohet se autori ishte palë në një çështje gjyqësore pronësie. 

11 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Si u fut arma?! Merr fund misteri: Skaneri i Gjykatës së Apelit s'punonte prej ditësh

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
autori-gjykata e apelit-viktima

TIRANË- Misteri i futjes së armës brenda sallës së gjyqit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, një armë që u shkrep brenda institucionit të drejtësisë, më në fund u zbulua. Pyetjet se si autori e mori armën me vete në sallë, si e shmangu kontrollin e sigurisë, kanë marrë përgjigje: "Skaneri i Gjykatës së Apelit s'punonte prej ditësh." Nga burimet policore dhe dëshmia paraprake e rojes së sigurisë, bëhet me dije se skaneri i gjykatës nuk punonte. Madje, jo vetëm sot, por prej ditësh detektori metalik që bën kontrollin për armë të ftohta apo zjarri, prej një muaji ishte jashtë funksionit.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes brenda sallës së gjyqit, mësohet se gjatë seanca është zhvilluar para tensione dhe të dyja palët kanë dhënë pretendimet e tyre. Por kjo situatë zgjati deri në orën 15:40, në kohën kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendimin mbi çështjen e pronësisë. Kalaja lexoi vendimin kundër familjes Shkëmbi, dhe në atë moment, autori 31-vjeçar Elvis Shkëmbi ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit. Shkambi ka qëlluar edhe në drejtim të dy personave të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj. Këta të fundit ishin nga pala kundërshtare që ka bërë edhe padinë në Apel. 

Pas të shtënave, Shkambi ka lënë armën te roja e sigurisë dhe ka dalë për të qëndruar jashtë oborrit të Gjykatë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke arrestuar edhe autorit, ndëras ky i fundit ka duke pranuar autorësinë: "Unë jam autori."

Deri më tani vijojnë seancat e marrjes në pyetje, por akoma nuk ka zyrtarisht të ndaluar. Hetimin për vrasjen e gjyqtarit në krye të detyrës brenda sallës së gjyqit sapo dha një vendim, e ka marrë në dorë SPAK. Dy prokurorë të posaçëm, Adnand Xholi dhe Vladimir Mara shkuan edhe në ambientet e Gjykatës së Apelit./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagon Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Rama i ka shprehur ngushëllimet familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja, ndërsa ka kërkuar masë maksimale ndaj agresorit. Krahas ngushëllimeve, kryeministri shprehet se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike. Gjithashtu, kreu i qeverisë thekson se kjo ngjarje tragjike është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje.

Postimi i plotë i Ramës:

Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe  Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit! Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore. 

 

7 MUAJ ME PARE

PROFIL- U vra në krye të detyrës! Mbi 3 dekada gjyqtar, kush ishte magjistrati Astrit Kalaja?

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
astrit kalaja

TIRANË- Gjyqtari Astrit Kalaja, fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e sotme, në krye të detyrës, pasi u qëllua në drejtim të tij me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Kalaja është transportuar menjëherë për te Trauma, por gjyqtari mbërriti i pajetë, pasi nuk arriti t'u mbijetonte 3 plagëve në gjoks.

Vrasja e gjyqtarit është një ndër ngjarjet më të rënda që ka tronditur themelet e sistemit të drejtësisë. Vrasja brenda mureve të Gjykatës së Apelit, ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik. Ndërsa, siguria dhe autoriteti i institucioneve të drejtësisë është vënë tashmë në pikëpyetje. 

Por, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja?

Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Kalaja ishte një emër i njohur në sistemin gjyqësor shqiptar, me një karrierë të gjatë e të respektuar, prej gati 32 vitesh. Ai është emëruar për herë të parë si magjistrat më 24 nëntor të vitit 1993 në Shkodër. Aty, ai shërbeu për shumë vite, para se të emërohej në Gjykatën e Apelit Tiranë. 

62-vjeçari shërbente si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ai kishte kaluar me sukses procesin e Vettingut, duke vijuar ushtrimin e detyrës si pjesë e trupës gjyqësore që kishte kaluar filtrat e reformës në drejtësi.

Kalaja, e ka kaluar Vettingun në vitin 2019 dhe u rikonfirmua në detyrë. Por, pavarësisht rikonfirmimit, komisioneri publik kërkoi shkarkimin e Kalajës nga detyra, pasi pretendonte se gjyqtari nuk ka bërë deklarimin e mjaftueshëm të një apartamenti, e të një sipërfaqe toke. Bëhej fjalë për një një apartament me sipërfaqe 109,5 m2, si dhe për një sipërfaqe toke prej 379 m2 në Velipojë brenda së cilës ndodhet edhe një ndërtim informal përdhes prej 60m2.

Në vitin 2022, gjyqtari u konfirmua në detyrë nga KPA-ja. Po kështu, Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi.

Ndërkohë, sa i përket jetës personale, Astrit Kalaja ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ndërsa sipas burimeve, Kalaja ishte bërë gjysh vetëm pak kohë më parë.

Si ndodhi ngjarja?

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e sotme gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Dyshohet se autori tashmë i identifikuar, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. 

Por ajo ç'ka e bën më tronditëse dhe të çudishme këtë ngjarje, është fakti se si një person i armatosur është futur brenda institucionit të drejtësisë. Si mund ta ketë shmangur autori kontrollin e sigurisë, me armën në xhep, dhe të jetë futur krejt lehtësisht brenda sallës së gjyqit?! 

Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon presidenti Begaj: Atentat makabër ndaj vetë sistemit!

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
bajram begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri brenda në sallën e gjyqit dhe humbi jetën rrugës për në spital. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehet i tronditur nga ngjarja, teksa e cilëson një akt makabër ndaj sistemit tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale. Kreu i shtetit ka bërë thirrje që shoqëria duhet të përbuzë sulmine tmerrshën, ndërs apërfundoi se gjendjet pranë familjarëve dhe kolegëve të të ndjerit për përngjarjen e rëndë.

Postimi i plotë:

"Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.
Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen."

7 MUAJ ME PARE

Gjyqtari u vra me armë brenda gjykatës, mbërrijnë prokurorët e SPAK në vendngjarje

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
vendngjarje-astrit kalaja

TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka tronditur vendin pasditen sotme, duke regjistruar kështu një nga ngjarjet më të rënda në sistemin e drejtësisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku brenda saj është vrarë me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Ndërkohë, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dhe dy prokurorët e SPAK, Vladimir Mara dhe Adnan Xholi. 

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia dhe mësohet se është Elvis Shkëmbi, djali Gjon Shkëmbit. Nga ana tjetër mësohet se janë plagosur dhe dy persona babë e e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

EMRI/ Kush e shkrepi armën drejt gjyqtarit Astrit Kalaja? Policia zbardh ngjarjen: Autor është një 30-vjeçar: E qëllova pasi...

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
gjon shkëmbi-astrit kalaja

TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur detajet e vrasjes së gjyqtarit Atrit Kalaja. Sipas bluve të kryeqytetit, dyshohet se autori që shkrepi armën drejt gjyqtarit është 30-vjeçari Elvis Shkëmbi, pra nipi i Gjon Shkëmbit. Ky i fundit, ka qenë palë në gjyqin e sotëm për çështje pronësie, dosje që po shqyrtohej nga gjytari Kalaja. Si pasojë e të shtënave janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i ngjarjes është ka pranuar vrasjen, duke thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, është shprehur Elvis Shkëmbi, në deklaratën paraprake, menjëherë pas arrestimit nga uniformat blu.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

7 MUAJ ME PARE

DINAMIKA/ Tre plumba në gjoks, autori e qëlloi gjyqtarin sapo u ngrit të jepte vendimin, si iu shmang kontrollit të sigurisë në Gjykatë

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
vendngjarje-Astrit Kalaja

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme, ku u qëllua me armë zjarri  në Gjykatën e Apelit në Tiranë, gjyqtari Astrit Kalaja. E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një salle gjyqi, ndër më të voglat në Gjykatë, ku gjyqtari Kalaja ka qenë duke shqyrtuar një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. 

Dyshohet se autori tashmë i identifikuar, Elvis Shkëmbi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkëmbi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. 

Por ajo ç'ka e bën më tronditëse dhe të çudishme këtë ngjarje, është fakti se si një person i armatosur është futur brenda institucionit të drejtësisë. Si mund ta ketë shmangur autori kontrollin e sigurisë, me armën në xhep, dhe të jetë futur krejt lehtësisht brenda sallës së gjyqit?!

Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Qëlloi për vdekje gjytarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, identifikohet autori (EMRI-FOTO)

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
Gjon Shkëmbi xhaxhai i autorit, Elvis shkëmbi

TIRANË- Elvis Shkëmbi është autori i arrestuar i vrasjes së gjytarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy personave të tjerë (baëbë e bir) në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. 

Gjyqtari Astrit Kalaja ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Mësohet se Kalaja ka qenë në një prej sallave të vogla të Gjykatës, ku autori ka hyrë me lehtësi brenda i armatosur dhe ka qëlluar drejt gjytarit. 

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjytari ka qenë në një gjyq për pronat, ndërsa autori ka qenë palë në gjyq. Dyshohet se shkak është bërë pikërisht kjo çështje./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
Astrit Kalaja

TIRANE- Ngjarje tragjike në sistemin e drejtësisë shqiptare. Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda që mori gjatë një sulmi me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.

Sipas burimeve për ZËRI, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, Kalaja nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke humbur jetën pak minuta pas ngjarjes së rëndë.

Sulmi i rëndë ndodhi gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, kur një person ende i paidentifikuar për publikun hapi zjarr ndaj gjyqtarit, duke e lënë të plagosur rëndë. Autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa burime bëjnë me dije se edhe dy persona janë plagosur, gjendja e të cilëve ende nuk dihet./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestohet autori i plagosjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, edhe një tjetër i plagosur (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
Pamje nga vendngjarja

TIRANE- Burime për ZËRI bëjnë me dije se është arrestuar autori i plagosjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, pas ngjarjes së rëndë që tronditi sot ambientet e gjykatës.

Sipas të njëjtave burime, në vendngjarje ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ngjarja ndodhi brenda sallës së gjyqit, gjatë zhvillimit të një seance, kur autori, për shkaqe ende të paqarta, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt gjyqtarit. Kalaja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Pas krimit, në ambientet e gjykatës ka mbizotëruar kaos dhe panik, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

E RËNDË/ Qëllohet me armë zjarri ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
Astrit Kalaja

TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë këtë mesditë, pasi gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë zjarri brenda sallës së gjyqit. Burime për ZËRI bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit, kur një person ende i paidentifikuar ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja ka marrë plagë në pjesë të trupit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa mjekët po bëjnë përpjekje për t’i shpëtuar jetën.

TRONDITET TIRANA/ Vritet brenda sallës së gjyqit gjyqtari i Apelit,
Pamje nga vendngjarja

Menjëherë pas të shtënave, në ambientet e gjykatës është krijuar panik mes punonjësve dhe qytetarëve të pranishëm. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar godinën e gjykatës. Autori është arrestuar nga Policia ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB