LIVE UPDATES

Urdhri i kryeministrit Rama "shkund" 132 institucione! Nis "vala" e dorëheqjeve, drejtorët dorëzojnë "karriget" (EMRAT-LISTA)

♦Kryeministri Edi Rama u kërkoi të enjten pasdite ministrave, dorëheqjen e drejtorëve të institucioneve që kanë në varësi. ♦Urdhri i kryeministrit do të prekë rreth 132 institucione, nga institucionet e kulturës dhe turizmit, te administrata tatimore, doganore, etj. ♦Kryeministri u ka kërkuar ministrave që të nisin procesin e shkarkimit të drejtuesve, ndërsa personat e përfshirë në listë kanë afat deri më 26 tetor për të dorëzuar postin së bashku me një raport për punën e tyre. ♦Megjithatë, shkresa e dorëheqjes do të jetë vetëm faza e parë e këtij procesi. ♦Në fazën e dytë do të vijohet me analizimin e perfomancës të çdo drejtori të dorëhequr. ♦Ish-drejtuesit mund të kenë mundësinë të rikandidojnë për pozicionet që kanë mbajtur, pas një proces shqyrtimi nga Ministria e re e Administratës Publike, e drejtuar nga Adea Pirdeni. ♦Deri më tani, drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho pohoi nga SPAK se ka dhënë dorëheqjen. ♦Ndër të parat që ka dorëzuar largimin është drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, me vetëm 9 ditë në detyre. ♦Gjithashtu, Blerina Gjylameti ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). ♦Vala vijon me dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja. 

7 artikuj për këtë temë.
10 ORE ME PARE

Urdhri i kryeministrit Edi Rama: largohen drejtuesit e Doganave, Tatimeve dhe QKB-së

Urdhri i kryeministrit Rama "shkund" 132 institucione! Nis
besmir beja-ilir binaj-etugert llazi

TIRANË- Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për dorëzimin e dorëheqjeve deri më 26 tetor, vala e largimeve nga detyra ka nisur menjëherë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, dhe drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Etugert Llazi, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. 

Vala e dorëheqjeve pritet të vijojë përgjatë këtyre ditëve, deri në afatin e caktuar. Në total, preken 132 institucione nga urdhri i Ramës, nga kultura e turizmi, te administrata tatimore, doganore, etj./ZËRI

10 ORE ME PARE

Pas urdhrit të Ramës, Blerina Gjylameti jep dorëheqjen nga AKU

Urdhri i kryeministrit Rama "shkund" 132 institucione! Nis
Blerina Gjylameti

TIRANË- Blerina Gjylameti ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), në kuadër të lëvizjeve të kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtuesit e institucioneve në varësi të ministrive.

Por, angazhimi i saj nuk përfundon me largimin nga detyra. Mësohet se Gjylameti do të vijojë të mbajë detyrën e pikës së kontaktit të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) në Shqipëri, pozicion që e ka marrë më 1 tetor. Megjithatë, nuk dihen ende detaje, në organizimin e përgjegjësive apo nëse do të ketë ndryshime të tjera. 

Në janar të këtij viti, Blerina Gjylameti u emërua dhe mori zyrtarisht detyrën si drejtoreshë e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit./ZËRI

10 ORE ME PARE

"Furtuna" në administratë, urdhri i Ramës për dorëheqje prek 132 institucione (LISTA)

Urdhri i kryeministrit Rama "shkund" 132 institucione! Nis
edi rama

TIRANË- Urdhri i kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive do të prekë rreth 132 institucione. 

Lista përfshin sektorë të ndryshëm të administratës, nga institucionet e kulturës dhe turizmit, te administrata tatimore, doganore, etj. Mësohet se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është ajo me numrin me të madh të institucioneve në varësi, 31 të tilla.

Kryeministri u ka kërkuar ministrave që të nisin procesin e shkarkimit të drejtuesve, ndërsa personat e përfshirë në listë kanë afat deri më 26 tetor për të dorëzuar postin së bashku me një raport për punën e tyre. 

Pas përfundimit të këtij procesi, ish-drejtuesit mund të kenë mundësinë të rikandidojnë për pozicionet që kanë mbajtur. Megjithatë, rikandidimi do të jetë i mundur vetëm pas një proces shqyrtimi nga Ministria e re e Administratës Publike, e drejtuar nga Adea Pirdeni.

Lista e institucioneve të përfshira në këtë proces

MINISTRIA E ENERGJISË DHE INFRASTRUKTURËS - 21
1. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
2. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
3. Nisma për transparencë në industrinë nxjerrëse
4. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial
5. Agjencia Kombëtare Bërthamore
6. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera
7. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
8. Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
9. Agjencia për Eficencën e Energjisë
10. Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme
11. Autoriteti Rrugor Shqiptar
12. Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë  e Operimit në Aviacionin Civil
13. Drejtoria e Përgjithshme Detare
14. Instituti i Transportit
15. Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve
16. Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore
17. Autoriteti i Aviacionit Civil
18. Autoriteti Rregullator Hekurudhor
19. Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare
20. Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raë Materials Regional Innovation Center)
21. Albcontrol
 

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL - 10
1. Agjencitë Rajonale
2. Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit
3. Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësorë – QTTB
4. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
5. Agjencia e Zhvillimit Bujqesor Rural – AZHBR
6. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare – ISUV
7. Drejtoria e Sherbimit te Peshkimit dhe Akuakultures
8.Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve
9.Enti Shteteror i Farave dhe Fidaneve
10.Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
 

MINISTRIA E EKONOMISË DHE INOVACIONIT - 14
Institucionet në varësi të Ekonomisë
1. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
2. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)
3. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive
4. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)
5. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH)
6. Qendra Kombëtare e Biznesit
7. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit
8. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
9. Drejtoria e Pergjithshme e Standardizimit
10. Enti Kombëtar i Banesave
11. Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.
12. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
 

Institucionet në varësi të Inovacionit
1.Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës
2.Startup Albania
 

MINISTRIA E BRENDSHME - 14
1. Garda e Republikës
2. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
3. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
4. Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)
5. Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)
6. IdentiTek ShA
7. Illyrian Guard
8. Shërbimi Zjarrfikës
9. Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
10. Qendra e Pritjes për Azil
11. Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë
12. Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme
13. Prefektët e 12 Qarqeve
14. Struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme – 2026
 

MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT - 31
TURIZMI
1.Agjencia Kombëtare e TurizmiT  
2. Agjencia Kombëtare e Bregdetit
 

KULTURA
1. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
2. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
3. Teatri Kombëtar
4. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
5. Galeria Kombëtare e Arteve
6. Cirku Kombëtar
7. Muzeu Historik Kombëtar
8. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë
9. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
10. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
11. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë Vlorë
12. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturor
13. Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore
14. Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë, Teatri i kukullave
15. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
16. Qendra Muzeore Durrës
17. Qendra Muzeore Krujë
18. Qendra Muzeore Berat
19. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale
20. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat
21. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë
22. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër
23. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë
24. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë
25. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër
26. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
27. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis
28. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Butrint

 

SPORTI
Agjencia e Shërbimit të Sporteve
 

MINISTRIA E JASHTME - 3
1.            Agjencia kombëtare e diasporës
2.            Qendra e studimeve dhe publikimeve arbëreshE
3.            Drejtoria e shërbimit të trupit diplomatik
 
MINISTRIA E FINANCAVE - 8
1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
2. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
3. Qendra e Trajnimit të Administrës Tatimore dhe Doganore
4. Agjencia e Inteligjencës Financiare
5. Autoriteti i Mbikqyrës së Lojërave të Fatit
6. Agjencia e Trajtimit të Kredive
7. Drejtoria e Përgjithshëm e Taksës së Pasurisë
8. Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të Tjerë

MINISTRIA E MBROJTJES - 14
1. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM)
2. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)
3. Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA)
4. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)
5. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH)
6. Drejtoria e Shifrës (DSH)
7. Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake (IGJIU)
8. Military Export Import Company (MEICO)
9. Njësia Mjekësore Ushtarake Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit (PUJV)
10. Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH)
11. Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM)
12. Muzeu i Forcave të Armatosura (MFA)
13. Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)
14. Roja Bregdetare (RB)

MINISTRIA E DREJTËSISË - 12
1. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
2. Drejtoria e Pergjithshme e Përmbarimit
3. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës
4. Agjencia e Trajtimit të pronave
5. Agjencia Kombëtare e Falimentit
6. Qendra e Botimeve Zyrtare
7. Drejtoria e Ndihmes Juridike Falas
8. Instituti i Mjekësisë Ligjore
9. Komiteti Shqiptar i Birësimeve
10. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve
11. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor
12. Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve

MINISTRIA E MJEDISIT - 5
1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit
2. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
3. Agjencia Kombëtare e Pyjeve
4. Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve
5. Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”
 

24 INSTITUCIONE NE VARESi TE KRYEMINISTRISË
124 në total pa përfshirë institucionet në varësi të Qeverisë/ZËRI

16 ORE ME PARE

Rama dha urdhrin/ 'Vala' e shkarkimeve prek edhe Burgjet, Sadleva Bodo dorëhiqet vetëm pas 9-ditësh në detyrë

Urdhri i kryeministrit Rama "shkund" 132 institucione! Nis
Sadleva Bodo

TIRANË-Pasi drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho pohoi nga SPAK se ka dhënë dorëheqjen, një nga të parat që ka dorëzuar largimin është drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo. Kjo e fundit edhe pse vetëm nëntë ditë në detyrë, nuk i ka shpëtuar 'valës' së shkarkimeve të drejtorëve të institucioneve shtetërore. 

Mësohet se Bodo është paraqitur mëngjesin e së premtes në Ministrinë e Drejtësisë, ku ka dorëzuar dorëheqjen, pas kërkesës së komunikuar nga ministri Toni Gogu. Dorëheqja e saj vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi një riorganizim të drejtuesve të institucioneve që varen nga ministritë. 

Bodo u emërua më 14 tetor me vendim të Këshillit të Ministrave, duke zëvendësuar Adriatik Kupin, i cili u larguar pas rreth shtatë muajsh në krye të institucionit. Tashmë, edhe pasardhësja e tij ka paraqitur dorëheqjen, pa pasur më shumë se nëntë ditë në dispozicion për të ushtruar funksionin./ZËRI

17 ORE ME PARE

Urdhri i Ramës/ Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho nga SPAK: Kam dhënë dorëheqjen

Urdhri i kryeministrit Rama "shkund" 132 institucione! Nis
Ergys Verdho

TIRANË-Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Deri më tani nuk dihet arsyeja pse Verdho ndodhet në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa teksa dilte nga ambjentet e SPAK, Verdho ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Në SPAK isha për histori të vjetra.”, tha ai. 

Largimi i drejtorit të Hekurudhave vjen pasi kryeministri Edi Rama ka kërkuar një riorganizim të drejtuesve të institucioneve që varen nga ministritë. Dogantat, tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK dhe burgjet janë institucionet e prekura, ku drejtuesit duhet të dorëzojnë dorëheqjet deri të hënën, më 26 tetor, së bashku me një raport mbi punën e tyre. 

Ergys Verdho më herët ka mbajtur poste të rëndësishme, si drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe më pas në krye të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Sa i përket paraqitjes në SPAK, Verdho ka deklaruar se bëhet fjalë për një çështje të vjetër, por nuk dha më shumë detaje. 

18 ORE ME PARE

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Vilën e Kuqe

Urdhri i kryeministrit Rama "shkund" 132 institucione! Nis
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar në një takim që po zhvillohet në rezidencën qeveritare, në Vilën e Kuqe në Tiranë.

Mbledhja ka nisur në orën 09:00, ku përveç anëtarëve të qeverisë, në të marrin pjesë edhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimeve është edhe çështja e dorëheqjes së kërkuar për disa nga drejtuesit e institucioneve në varësi të ministrive. Vetë Rama u kërkoi një ditë parë ministrave të nisin procesin e shkarkimit të drejtuesve. 

 Dogantat, tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK dhe burgjet janë institucionet e prekura, ku drejtuesit duhet të dorëzojnë dorëheqjet deri të hënën, më 26 tetor, së bashku me një raport mbi punën e tyre. 

18 ORE ME PARE

Ultimatumi i Ramës/ Nga Tatimet, Doganat, KESH, ARRSH dhe Burgjet, cilët janë drejtorët që 'liruan karrigen' (LISTA)

Urdhri i kryeministrit Rama "shkund" 132 institucione! Nis
Edi Rama

TIRANË-'Furtunë” në administratën shtetërore! Dhjetëra drejtorë të institucioneve të vendit kanë afat deri nesër për të paraqitur dorëheqjen, pasi kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të nisin procesin e shkarkimit të drejtuesve. Dogantat, tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK dhe burgjet janë institucionet e prekura, ku drejtuesit duhet të dorëzojnë dorëheqjet deri të hënën, më 26 tetor, së bashku me një raport mbi punën e tyre. Por kush janë emrat që do të lirojnë karrigen.

- Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
-Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
- Etugert Llazi, drejtor i Qendrës Kombëtare të Biznesit.
- Jonaid Myzyri, drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

-Ami Kozeli, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
-Viola Haxhiademi, drejtuese e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
- Elisian Bici, drejtues i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).
-Eltar Deda, drejtues i Albpetrolit.
-Ergys Verdho, drejtues i Hekurudhës Shqiptare.
-Dritan Isaku, drejtues i Albcontrol.

-Sadleva Bodo, drejtuese e Përgjithshme e Burgjeve.
-Ergys Qirici, drejtues i Përgjithshëm i Përmbarimit.
-Besmir Kola, drejtues i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.
-Valdrin Pjetri, drejtues i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
-Eduard Merkaj, drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

-Silda Anagnosti Çepe, drejtuese e IdentiTek.
- Ervin Koçi, drejtues i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.
-Laura Plaku Saro, drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
-Ardita Kuçi, drejtuese e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
-Marjeta Përlala, drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ende nuk janë sqaruar arsyet e ndryshimeve të kërkuara, ndërsa mbetet e paqartë nëse kjo lëvizje lidhet me protestat që prej 10 ditësht kanë përfshirë Tiranën. 

Poll

MOS HUMB