LIVE UPDATES

Votat e Diasporës/ Përfundon numërimi në Gjirokastër dhe Vlorë, vazhdon ende për Elbasanin

➤ Tashmë që kanë kaluar 9 ditë nga dita e zgjedhjeve, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. ➤ Kanë mbetur vetëm tre qarqe ku ende nuk janë numëruar ende votat preferenciale nga Diaspora. ➤ Sot do të numërohen votat e qarkut të Elbasanit, Gjirokastrës dhe të Vlorës. ➤ Diaspora i dha mandatin e 9-të PS-së, të cilin në Vlorë duket se po e merr Vasil Llajo. ➤ Procesi ende po vijon, ndërsa dje u mbyll numërimi për qarqet: Kukës, Shkodër, Dibër, Fier, Korçë, Lezhë e Tiranë.

4 artikuj për këtë temë.
3 JAVE ME PARE

Humbja e zgjedhjeve, "reflekton" Gjekmarkaj: Berisha nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes me hunj e sfurqe

Votat e Diasporës/ Përfundon numërimi në Gjirokastër
Agron Gjekmarkaj dhe Sali Berisha

TIRANË- Vitin e fundit, në rrjetet e tij sociale, Agron Gjekmarkaj e kishte bërë zakon që pas çdo seance plenare të publikonte një "shkrim satirë" në rrjetet e tij sociale. Por në kushtet që zgjedhjet janë humbur, Gjekmarkaj ka ndryshuar stil. Tashmë ka publikuar një reflektim të gjatë lidhur me gjërat që nuk shkonin gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sigurisht që nuk ka harruar pa përfshirë në shkrim edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Për këtë të fundit, në shkrimin me 9 nën-ndarje, Gjekmarkaj shkruan se e vetmja akuzë që mund të ngrihet për të është se përse nuk e çoi Shqipërinë në konflikt.

"Kërkohet të mbronim voten me hunj e sfurqe! Por kjo nuk ka qenë dhe nuk është filozofia e tij (Berishës) apo e PD-së. Sali Berisha mbetet një figurë historike që i ka dhënë formë rrjedhës së historisë kombëtare, si prijesi i revolucionit demokratik , themelues i pluralizmit. Ai është simboli kryesor sot i qëndresës, i ringritjes dhe i vendosmërisë për ndryshim. Demokratët nuk e vënë në diskutim rolin e tij, autoritetin jo e jo, shume prova e vertetojne këtë! Rilindja nuk mundi Berishën — ajo mundi Shqipërinë dhe shpresën e saj perkohesisht! Berisha ka patur boll pushtet nuk kerkoi pushtet po hapesira lirie per të gjithë!,"-shkruan Gjekmarkaj.

Shkrimi i PLOTË i Gjekmarkajt:

(Një reflektim i shkurter mbi pasojat e zgjedhjeve, krizën e demokracisë dhe figurën e Sali Berishës)

1) Një “fitore” pa virtyte!

Në fjalimin e tij të “fitores”, Edi Rama nuk gjeti asnjë fjalë xhentile për qytetarët që votuan kundër tij. Asnjë reflektim institucional, asnjë garanci për bashkëjetesën demokratike ndaj gjysmes tjeter! I vetmi shqetësim i tij ishte Opozita. Sipas tij, shqiptarët ende nuk kanë opozitën që “duan”. Por në të vërtetë, pas një procesi elektoral të shkallmuar, qeveria mori mandatet që dëshironte, ndërsa Shqipëria mbeti me një qeveri që nuk e votoi shumica.

2) Demokracia në koma, integrimi në hije! Individi nën trysni!

Demokracia shqiptare është sot në koma. Integrimi është bërë një togfjalësh pa përmbajtje. Partia Demokratike bëri gjithçka për të këputur nyjën gordiane që ka mbajtur peng fatin e vendit për më shumë se një dekadë. Individi struket nen trysni të çdo hallke administrative! Sali Berisha, përtej çdo kufiri të moshës dhe kohës, solli energji transformuese. Përballoi padrejtësi të mëdha dhe të vogla, ribëri PD-në, bashkoi opozitën, fali, afroi , duroi emocione, naivitet dhe hapi krahet e zemren për të gjithë.

3) A mund të akuzohet që nuk prish paqen sociale?

Sot, e vetmja “akuzë” që mund t’i bëhet është se nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes dhe kaosit, të mbronim voten me hunj e sfurqe! Por kjo nuk ka qenë dhe nuk është filozofia e tij apo e PD-së. Qëllimi ka qenë dhe mbetet Shqipëria madhështore — një vend i mirëqenies dhe integrimit, ku qytetarët votojnë të lirë, ku rrotacioni nuk varet nga vjedhja, por nga programi dhe zgjedhja e lirë.

4) Shqipëria e penguar

Projekti i Shqipërisë moderne, që nisi më 1992 me shtetin e së drejtës, anëtarësimin në Këshillin e Europës, Shqiperine e prones, biznesit e kapitalizmit, hyrjen në NATO, lëvizjen pa viza, infrastrukturën dhe gazifikimin përmes TAP-it, marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe partneritetin euro-atlantik, është sot i penguar. Por këto arritje nuk janë të shkuara të thjeshta; janë baza e Shqipërisë që mund të ndërtohet përsëri.

5) Figura e Berishës si simbol qëndrese

Sali Berisha mbetet një figurë historike që i ka dhënë formë rrjedhës së historisë kombëtare, si prijesi i revolucionit demokratik , themelues i pluralizmit. Ai është simboli kryesor sot i qëndresës, i ringritjes dhe i vendosmërisë për ndryshim. Demokratët nuk e vënë në diskutim rolin e tij, autoritetin jo e jo, shume prova e vertetojne këtë! Rilindja nuk mundi Berishën — ajo mundi Shqipërinë dhe shpresën e saj perkohesisht! Berisha ka patur boll pushtet nuk kerkoi pushtet po hapesira lirie per të gjithë!

6) SPAK në shënjestër: fundi i iluzioneve për drejtësi

Qeveria kërcënoi hapur SPAK-un me “reformim”. Synimi është i qartë: të vihet nën kontroll çdo segment i mbetur i pavarësisë! SPAK-u, për vite, goditi kryesisht lidershipin opozitar , duke ndihmuar në krijimin e kushteve për farsën elektorale. Tani, Leviatani i pushtetit kërcënon çdo nuancë që e bezdis . Iluzioni për drejtësi të pavarur mbaroi bashkë me fushatën.

7) Republika e frikës po merr formë

Në horizont ngrihet një republikë autoritare me tipare të qarta erdoganiste. Në këtë moment historik, është koha të bashkohemi me opozitën, me PD-në, edhe nëse nuk e duam Berishën personalisht. Mos e sulmoni për të fituar pranueshmëri! Servilizmi secilin e ekspozon më shumë ndaj rrezikut! Shqipëria që ëndërrojmë nuk është rikthimi te një shtet monist.

8) Fundi është fillim

Berisha është baluardi i fundit. Demokracia do të rikthehet mbi qëndresën dhe vizionin e tij! Nuk kemi nje tjeter per krahasim! Ndjesë! Shqipëria madhështore do të vijë. Nje shoqeri perkufizohet nga idete e veta progresiste! Ajo ka nevoje per rrënjë e kujtese! Perpjekja e Sali Berishes është madheshtore!

9) Qëndresa është detyrim sa oksigjeni per jeten!

Na presin sakrifica, por nuk i shmangemi qëndresës. Le të zgerdhihen servilët që përkulen e puthin dorën e padronit — ajo dorë do t’u bjerë mbi kokë si kopaçe mbi dinjitetin e tyre, derisa të marrin rrugët e botës, pa nder dhe pa atdhe. Sipas Bertold Brehtit kur Galileo Galieo doli nga gjyqi i inkuizicionit ku u “thye” ndjekesit të pikelluar i thanë “mjeshter na zhgenjeve te dinim hero” -ai u pergjigj “ mjere ai populli që kerkon një hero” kur gjithkush duhet te bëjë të veten per të mos hyrë në mbreterine e frikes pa akuzuar tjetrin me shpeto nga frika ime që me ndjek si qen i çartur!/ZËRI

3 JAVE ME PARE

AKUZA brenda PD/ Tabaku mbledh mbi 20 mijë vota në Tiranë, Adriana Kalaja: Ja bleu Rama!

Votat e Diasporës/ Përfundon numërimi në Gjirokastër
Adriana Kalaja dhe Jorida Tabaku

TIRANË- Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke u bërë më e votuara për Partinë Demokratike, por edhe në rang vendi. Por, për kandidaten tjetër të listës së hapur të Tiranës, Adriana Kalaja, votat e Tabakut nuk janë të sajat. Në një koment të bërë në rrjetin social "Facebook", Kalaja hedh dyshime se Tabaku është suportuar nga vetë kryeministri Edi Rama për të grumbulluar numrin e votave preferenciale që do t'i siguronin një vend në sallën e Kuvendit për një tjetër mandat 4-vjeçar.

"Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë. Qëllimi: Për të poshtëruar Berishën; Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile; Për të zgjedhur opozitën që do. Do ja shohin hajrin shpejt Sudes. E do Rama në krye të PD,"-shkruan në komentin e saj Adriana Kalaja.

Votat e Diasporës/ Përfundon numërimi në Gjirokastër
Akuzat e Adriana Kalasë

Por edhe pse akuza është e fortë, nga ana e Tabakut ende nuk ka asnjë reagim. Postimi i fundit në rrjetet e saj sociale është ai i falenderimit për të gjithë ata që e votuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për nga numri i votave, Tabaku është ndër më të votuarat, duke siguruar më shumë se 20 mijë vota në të gjithë qarkun e Tiranës. I dyti më i votuar pas saj ishte mjeku Ilir Alimehmeti./ZËRI

3 JAVE ME PARE

Zgjedhjet 2025/ KQZ: Mbyllen 11 qarqe, vazhdon numërimi për Elbasanin

Votat e Diasporës/ Përfundon numërimi në Gjirokastër
Foto ilustruese

TIRANË- Procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar për 11 qarqe të vendit. Kështu bën me dije Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por sot vazhdon ende numërimi vetëm për votat e qarkut të Elbasanit.

POSTIMI I KQZ:

VOTIMI NGA JASHTË!

Ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet: 1. Kukës; 2. Shkodër; 3. Dibër; 4. Durrës; 5. Fier; 6. Tiranë; 7. Berat; 8. Lezhë; 9. Vlorë; 10. Gjirokastër;11. Korçë. Vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes për qarkun Elbasan.

3 JAVE ME PARE

Gara e partive në qarqe: PD humbi më shumë votues në Elbasan dhe Fier, PS në Kukës e Berat

Votat e Diasporës/ Përfundon numërimi në Gjirokastër
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota brenda vendit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që tashmë ka numëruar 5217 kuti, nga 5,225 në total. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste ka humbur rreth 34 mijë votues, me një rënie prej 4.5%. Kjo Parti fitoi zgjedhjet duke marrë 52.14% të votave të brendshme dhe 61.15% të emigrantëve, që votuan për herë të parë këtë vit, me një total prej 53.26%, që i dhanë asaj 83 mandate.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, një koalicion mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, përfshirë dhe Partinë e Lirisë (ish LSI), ka marrë 480,225 vota në zgjedhjet e 2025-s, duke humbur gati 140 mijë votues, me një rënie prej 22.5%. PD mori 34.27% të votave të brendshme dhe 23.54% të emigrantëve, me një mesatare prej 32.93%, që i prodhuan 50 mandate.

Votat e Diasporës/ Përfundon numërimi në Gjirokastër

Nëse krahasimi bëhet duke mbledhur votat e PD dhe LSI në 2021-n, (PD ishte në koalicion me 13 parti në tjera me siglën Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim, ndërkohë që LSI garoi më vete në atë kohë), ato morën në 2021 rreth 729 mijë vota (107 mijë vota i mori LSI). Duke pasur parasysh që Partia e Lirisë (ish LSI) ishte brenda koalicionit në 2025-s, këto dy parti së bashku kanë humbur 247 mijë votues, me një rënie prej gati 40% në krahasim me zgjedhjet e 2021-t.

Votat e Diasporës/ Përfundon numërimi në Gjirokastër

Elbasani dhe Fieri, qarqet ku PD u tkurr më shumë

Partia Demokratike (pa përfshirë LSI) ka humbur votues në të gjitha qarqet. Më e thellë rënia ka qenë në qarkun e Fierit, me 25 mijë votues më pak, me një tkurrje prej 40%. Qarku i dytë me humbjen më të fortë është Elbasani, me 18 mijë votues më pak, me një reduktim prej 32.6%. Më pas vijon Korça, ku numri i votuesve është ulur me 27% (-17 mijë votues). Në të gjitha qarqet, PD ka shënuar rënie dy shifrore. Më e ulët tkurrja është në Tiranë me 17% më pak (-31 mijë votues).

Duke mbledhur dhe votat e LSI-së, rënia më e fortë në përqindje vijon të mbetet Fieri (-48%), e ndjekur nga Gjirokastra (-41%), Elbasani (-39%), Korça (38%). Tkurrja më e vogël është në Kukës (-21%), ku LSI pothuajse nuk kishe elektorat në 2021-n.

Partia Socialiste ka arritur që të rrisë votuesit në katër qarqe, Shkodër (+15%), ose 4.5 mijë votues më shumë; Dibër me 11.8% (+3.4 mijë votues); Fier me 5.9%, ose 5.4 mijë votues shtesë, dhe Lezha me një rritje minimale prej 1.1% të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2021. Humbjen më të madhe të votuesve PS e kishte në Kukës me 20% më pak (-2.9 mijë votues); Berat, me rënie 13% (-5.5 mijë votues) dhe Vlorë (-9.8%, ose 5.8 mijë më pak). PS kishte gati 19 mijë votues më pak dhe në Tiranë, me një rënie prej 8.3%./Monitor

Poll

MOS HUMB