LIVE UPDATES

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste studentët, autori ekzekutoi babain

➤ Sulm terrorist në Pragë. ➤ Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë në Fakultetin e Arteve në Pragë pasi David Kozak hapi zjarr drejt studentëve. ➤ Në fund është vetëvrarë. ➤ Para ngjarjes së rëndë raportohet se autori kishte vrarë babain. ➤ Ndërkohë si pasojë e të shtënave me sniper, deri më tani 30 persona kanë mbetur të plagosur. ➤Ministria e Jashtme e Shqipërisë lajmëron se nuk ka viktima ose të plagosur shqiptarë nga ngjarja e ndodhur në Pragë të Çekisë. Raportohet se një pedagoge shqiptare punon pranë Universitetit, ku ndodhi vrasja masive.

9 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Sulmi në Pragë/ Rama: Ngjarja na ka tronditur të gjithëve! Reagon dhe Ministria e Jashtme

PRAGË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist në Pragë të Çekisë, ku David Kozak vrau së paku 15 persona në Universitet, pranë qendrës së kryeqytetit çek. Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve çekë në këto momente të vështira.

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Edi Rama

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”,- shkruan Rama.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Asnjë shqiptar i lënduar nga sulmi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në Pragë, ku janë vrarë së paku 15 persona, si pasojë e një sulmi me armë zjarri. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shprehet se ministria është në kontakte të vazhdueshme me ambasadën shqiptare në kryeqytetin çek. Ai shpreh ngushëllime për jetët e humbura dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Igli Hasani

“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë. Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”, shkruan Hasani. Ndërkaq, News24 raporton se në Universitetin e Arteve ku ndodhi sulmi me armë, punon një pedagoge shqiptare. Ajo ka qenë e pranishme kur ka ndodhur sulmi, por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Pedagogia paraqitet e rënduar psikologjikisht.

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Universitetin e Arteve në qendër të Pragës. Autori David Kozak ka qëlluar mbi turmën me një snajper, duke vrarë së paku 15 persona. Më pas, ai kreu vetëvrasje./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Momenti kur studentët fshihen në klasë pas sulmit në Pragë

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Momenti kur studentët fshihen

PRAGË- Pamjet që po shihni tregojnë një tjetër moment nga sulmi terrorist në Pragë.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet pas të shtënave që lanë të vrarë 15 persona dhe plagosën 30 të tjerë, studentët, të cilët ndodhën në një klasë fshihen të tmerruar poshtë karrigeve dhe ulin kokat nga frika. Autor i sulmit është David Kozak. Ky i fundit pas ngjarjes u vetëvra./ZËRI

1 VITE ME PARE

DETAJET E FRIKSHME/ Autori student i arteve, para sulmit ekzekutoi babanë

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
David Kozak

PRAGË – Policia e Çekisë ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku David Kozak vrau së paku 15 persona dhe plagosi 30 të tjerë.

Efektivët çekë kanë konfirmuar se së paku 15 vetë janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Personi i armatosur ishte student në fakultetin e arteve në Universitetin Charles në Pragë.

Babai i personit të armatosur është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së sotme. Besohet se ai është vrarë nga Kozak. Policia thotë se autori i armatosur ishte një 24-vjeçar nga një fshat 21 km larg Pragës.

‘Trupi i pajetë i personit të armatosur u gjet në universitet’, tha drejtori i policisë. Efektivët shprehen se autori mund të jetë frymëzuar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë Çekisë. Të shtënat masive nuk besohet se janë të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar.

Studentët hidhen nga ballkoni për t'i shpëtuar sulmit

Një video e ditës së sotme, gjatë sulmit terrorist në Çeki po qarkullon në rrjetet sociale. Në të shihet sesi studentët, pasi kanë hipur mbi një parvaz, hidhen më pas prej andej. Studentët hidhen nga kati i tretë i ndërtesës në ballkonin e një kati më poshtë. E gjitha për t’i shpëtuar plumbave të 24-vjeçarit.

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Universitetin e Arteve në qendër të Pragës. Autori David Kozak ka qëlluar mbi turmën me një snajper, duke vrarë së paku 15 persona. Më pas, ai kreu vetëvrasje./ZËRI/

1 VITE ME PARE

'Dua të kryej një vrasje masive', si autori e PARALAJMËROI tragjedinë me 15 viktima në Pragë

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
David Kozak

PRAGË- Sulmi terrorist me të paktën 15 viktima në Fakultetin e Arteve në Pragë, është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar nga vetë autori i sulmit të përgjakshëm David Kozak. Dhjetë ditë përpara se të ndërmerte aktin ekstrem ai kishte postuar një mesazh në “Telegram”, ku tregonte se kishte dëshirë të kryente një vrasje massive në një shkollë. Për këtë, ai ishte frymëzuar Alina Afanaskina, e cila pak javë më parë, në rajonin Bryansk të Rusisë kreu një akt të ngjashëm në klasën e saj, ku qëlloi drejt shokëve.

Mesazhi i David Kozak:

“Më lejoni të prezantoj veten time. Unë jam Davidi. Dua të bëj vrasje në shkollë, dhe mundësisht vetëvrasje. Alina Afanaskina më ka ndihmuar shumë. Gjithmonë kam dashur të kryej vrasje, mendoja se do të bëhesha një maniak në të ardhmen. Më pas kur Ilnas qëlloi, kuptova se ishte më shumë e vlefshme të bëja vrasje masive sesa vrasje seriale. Unë u ula… prita… ëndërrova… desha… por Alina u në pika ime e fundit. Ishte sikur ajo erdhi në ndihmë për mua nga parajsa në kohën e duhur".

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Mesazhet
Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Mesazhet
Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Mesazhet
Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Mesazhet
Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Mesazhet

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditën e kësaj të enjteje. Autori David Kozak, i cili mbante në duar një sniper, qëlloi mbi studentët e Universitetit të Pragës duke lënë të vrarë të paktën 15 prej tyre dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë. Raportohet se autori pas sulmit është vetëvrarë. Vijojnë hetimet./ZËRI

1 VITE ME PARE

11 të vrarë nga sulmi terrorist në Pragë/ DËSHMITË: Ishte e tmerrshme!

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Pamje nga vendi i ngjarjes

PRAGË- Dalin dëshmitë e para nga sulmi terrorist në Pragë, ku të paktën 11 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën. Joe Hyland, 18 vjeç, nga Truro, Cornwall, ndodhej në Pragë për pushime me miqtë, pa e ditur se fati do e çonte të ishte shumë pranë vendit ku ndodhi sulmi me armë zjarri. Për BBC, ai tregon se sapo ka dëgjuar të shtënat me armë është fshehur në metro, së bashku me disa persona të tjerë. 

Joe Hyland: Dëgjuam të shtëna armësh dhe vrapuam për t’u strehuar në metro pasi policia u bërtiti të gjithëve të iknin. Ishte shumë e frikshme. Papritur njerëzit filluan të vrapojnë. Ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Pamë policinë që kalonte pranë nesh dhe na bërtisnin ik.

Ndërkohë një turistik britanik Tom Leese tregon se është ende i tronditur nga sulmi ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje shoku. 

Tom Leese: Ai nisi të bërtiste. Unë e kërkova ta thoshte në anglisht dhe u shpreh se kishte një sulmues që po qëndronte brenda duke vijuar të shtënat. Stafi ishte shumë i qetë, i fikën të gjitha dritat shumë shpejt dhe na nxiti të qëndronim të qetë, restoranti ishte relativisht i qetë. Gruja është në gjenjde shoku. 

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditën e kësaj të enjteje. Autori David Kozak, i cili mbante në duar një sniper, qëlloi mbi studentët e Universitetit të Pragës duke lënë të vrarë 11 prej tyre dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë. Raportohet se autori pas sulmit është vetëvrarë. Vijojnë hetimet./ZËRI

1 VITE ME PARE

Sulmi terrorist me 11 viktima në Pragë/ Von der Leyen: Jam e tronditur

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Ursula Von der Leyen

PRAGË- Kryeqyteti çek u trondit këtë të enjte nga një sulm terrorist ku mbetën të vrarë të paktën 11 persona dhe u plagosën 30 të tjerë. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Përmes një postimi në rrjetet sociale Von der Leyen shkruan se është e tronditur dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave.

Ursula Von der Leyen: Jam tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditën e kësaj të enjteje. Autori, i cili mbante në duar një sniper, qëlloi mbi studentët e Universitetit të Pragës duke lënë të vrarë 11 prej tyre dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë. Raportohet se autori pas sulmit është vetëvrarë. Vijojnë hetimet./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRI-FOTO/ Ky është autori që vrau së paku 15 njerëz në Pragë

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
David Kozak

PRAGË - Vrasësi me snajper nga Universiteti i Pragës quhet David Kozak. Fillimisht ai ka qëlluar mbi viktimat dhe ka plagosur 20 të tjerë e më pas besohet se ka vrarë veten. Sipas informacioneve të fundit të mediave ndërkombëtare, 15 njerëz kanë vdekur dhe 30 janë plagosur nga ngjarja e rëndë.

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
David Kozak me arme ne ballkon

Kozak hapi zjarr në katin e katërt të ndërtesës së Shkollës së Arteve të Universitetit Charles. Në përpjekje për t'iu shpëtuar plumbave, disa studentë dolën nga dritaret dhe u ulën në parvaz - njëra nga vajzat nuk mundi të mbahej dhe u rrëzua. Ajo ishte gjithashtu viktimë e sulmit. Sipas raportimeve të para, kur dhjetëra makina policie mbërritën në vendngjarje, Kozak qëlloi veten.

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
David Kozak me snajper

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Universitetin e Arteve në qendër të Pragës. Autori David Kozak ka qëlluar mbi turmën me një snajper, duke vrarë së paku 10 persona. Më pas, ai kreu vetëvrasje./ZËRI/

1 VITE ME PARE

PAMJET nga sulmi me 11 viktima në Pragë

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Pamje nga vendi i ngjarjes

PRAGË- Pamjet që po shihni tregojnë momentin pak pas sulmit me armë zjarri në Universitetin e Pragës, që la pas 11 të vrarë dhe 20 të plagosur deri më tani. Siç mund të shihet studentët dalin duke vrapuar nga universiteti. Ndërsa një pjesë dalin në parvazin e dritares dhe qëndrojnë të fshehur. Po ashtu të tronditur nga ngjarja ata ulërasin dhe kërkojnë ndihmë. Ndërkohë shihen dhe efektivët e Policisë që kanë rrethuar zonën. Autori i sulmit është vetëvrarë dhe më pas ka rënë nga çatia. Vijojnë hetimet./ZËRI

1 VITE ME PARE

Masakër në Universitetin e Pragës, 10 të vdekur. Vetëvritet autori

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Praga

PRAGË- Policia çeke thotë se 10 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas disa të shtënash pranë një universiteti në qendër të Pragës. Policia tha se personi i armatosur ishte vetëvrarë dhe se ndërtesa ishte duke u evakuuar.

Raportimet sugjerojnë se ngjarja ka ndodhur në Universitetin Charles, që ndodhet në sheshin Jan Palach. Stafit të universitetit iu tha të mos lëvizin nga vendi, të kenë kujdes për veten në dhoma dhe të fikin dritat, raportoi Reuters. Targ Patience, një britaniko-australian i cili po qëndronte në një apartament afër vendit të ngjarjes, i tha BBC-së se kishte dëgjuar shumë të shtëna armësh.

"Unë pashë nga ballkoni im dhe pashë policinë që mbërriti. Disa oficerë e kishin të vështirë të ndalonin njerëzit që po shkonin drejt vendit të ngjarjes", tha ai. Pamjet e paverifikuara nga vendi i ngjarjes tregonin njerëz që mbaheshin në murin e jashtëm të ndërtesës së universitetit, disa kate më lart.

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Universiteti ku ndodhi sulmi
Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Vendi i ngjarjes

Kryeministri Petr Fiala tha se kishte anuluar angazhimet e ardhshme, për shkak të ngjarjeve tragjike. "Papritur dëgjova të shtëna", tha një dëshmitare, që u shpreh se ishte në vendin e ngjarjes, për gazetën çeke ‘Dnes’. Një email drejtuar stafit në fakultetin e filozofisë të Universitetit Charles, i parë nga Reuters, paralajmëroi stafin për të shtënat. Aty shkruhej: “Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobiljet para derës, fikni dritat”.

Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe disa rrugë përreth universitetit ishin të mbyllura. Universiteti Charles ndodhet në qytetin e vjetër të Pragës, rreth 500 metra nga Ura historike e Karlit, një zonë turistike.

Studentët fshihen në parvazin e dritares

Të shtënat me armë zjarri në Fakultetin e Arteve në Universitetin Karlova, (një nga universitetet më të mira në botë), kanë bërë që studentët dhe stafi të frikësohen së tepërmi.

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Studentet fshihen ne parvaze
Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Fotot brenda nje klase, ne universitetin ku ndodhi ngjarja

Në rrjetet sociale ka qarkulluar kjo foto, ku shihen studentët, duke u fshehur.

Tragjedia, dalin fotot e autorit me snajper

Kanë dalë pamjet nga skena e tmerrshme e krimit në Universitetin e Arteve ‘Charles’ në Pragë të Çekisë, ku një person me snajper dyshohet se ka vrarë 11 persona dhe ka plagosur më tepër 24 të tjerë.

Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Autori 1
Sulmi terrorist PËRGJAK Pragën, 15 viktima! Para se të vriste
Autori 2

Autori duket në pamje, teksa është pozicionuar në ballkon dhe qëllon mbi studentët. Policia bëhet me dije se ka ekzekutuar autorin dhe ka evakuuar qytetarët nga universiteti./ZËRI/

Poll

MOS HUMB