LIVE UPDATES

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për arrestim! (I pranishëm edhe Rama)

➤ Me 75 vota pro, Kuvendi i ka hapur rrugën arrestimit të Sali Berishës. I pranishëm në seancë ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama, ndërkohë që Berisha zgjodhi që të mos merrte fjalën në Kuvend. ➤Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës janë mbledhur përpara godinës së Kuvendit, ndërkohë që në tavolinë janë edhe skenaret për kaos dhe dhunë. 800 efektivë policie kanë dalë në terren për të monitoruar protestën ➤Deputetët e PS-së mbërritën rreth dy orë para në sallën e parlamentit, në mënyrë që të shmangnin çdo skenar bllokimi nga kolegët e tyre demokratë, por edhe qytetarët që janë thirrur në protestë. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. ➤Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që t'i kërkojë GJKKO masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë.

26 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Berisha nuk arrestohet sot! Kraja dhe Millonai ende në mëdyshje, duan kohë të lexojnë dosjen

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Sali Berisha

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duket se nuk e ka me ngut ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës. Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bënë me dije se prokurorët e SPAK nuk do të dorëzojnë sot kërkesën në ambientet e GJKKO. Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, mësohet se kërkëojnë kohë për shqyrtimin e çështjes dhe marrjen e një vendimi për masën e sigurisë që do të kërkojnë për kryedemokratin. Edhe në Këshillin e Mandateve, Kraja tha se ende nuk e kishin vendosur nëse do të kërkonin masën e sigurisë “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”.

Kështu që me shumë gjasë, nesër do të shohim lëvizjet e para në SPAK lidhur me dosjen e kryedemokratit Berisha. Ky i fundit, pas një takimi me deputetët në selinë blu është drejtuar për në banesë.

Çfarë ndodhi sot?

Sot, Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e Berishës dhe kërkesa u miratua me 75 vota pro. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa munguan deputetët e Bashës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës u mblodhën në protestë para Kuvendit, të cilën e përshëndeti shkurtimisht edhe ish-kryeministri. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Në shtëpi, apo në qeli? Berisha qesh: Do e diskutoj...

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë duke qeshur nga selia blu. I pyetur nga gazetarët, edhe njëherë Berisha e cilësoi vendimin e marrë ndaj tij, anti-kushtetues. E po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha tha se ende nuk e ka caktuar se ku do të qëndrojë nëse ndaj tij do të caktohet masa e sigurisë "arrest shtëpie".

"E patë se cili ishte ligji. Cilido që lexon procedurën dhe e sheh një bandë anti-kushtetuese në veprim. Partia Demokratike do të marrë çdo masë që t'i japë përgjigjen e miratuar Edi Ramës. O sot, o kurrë! Kjo është motoja. Tani çështja ime do të diskutohet me avoketërit,"-tha Berisha.

Sot, Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e Berishës dhe kërkesa u miratua me 75 vota pro. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa munguan deputetët e Bashës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës u mblodhën në protestë para Kuvendit, të cilën e përshëndeti shkurtimisht edhe ish-kryeministri. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

VD- Me skuter dhe syze dielli! Mbërrin në SPAK postieri, ka me vete autorizimin e arrestimit të Berishës

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Postieri

TIRANË- Letra e autorizimit të Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të kryedemokratit Sali Berisha ka mbërritur në SPAK. ZËRI ka siguruar një video nga momenti kur letra me firmën e kryeparlamentares Lindita Nikolla ka shkuar në duart e hetuesëve Enkelejda Millonait dhe Arben Krajës.

Ajo që bie në sy është mënyra e transportit të dokumentit, i cili është dërguar me skuter nga Kuvendi në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Duke qenë se autorizimi është dhënë, është thjeshtë çështje orësh derisa të dilet me një vendim lidhur me arrestimin e kryedemokratit. Aktualisht ai ndodhet në zyrën e tij, në selinë e PD-së, në pritje të vendimit kundër tij./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pse po arrestohet Berisha?

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Sali Berisha

TIRANË- Arrestimi i liderit historik të demokratëve, ish-president, ish-kryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike, një nga ngjarjet më të bujshme të tranzicionit postkomunist, është vetëm disa orë larg. Kuvendi votoi për heqjen e imunitetit dhe tashmë SPAK e ka rrugën të hapur për ta çuar Berishën para drejtësisë, për të dhënë llogari në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për dosjen e ish-klubit “Partizani”.

ZËRI ka publikuar dhe një dokumentar në lidhje me këtë aferë, ku zbërthehet mjaft qartë mekanizmi se si një tokë shtetërore përfundoi në duart e një rrjeti ndërtuesish, falë shkeljeve që sot janë të shkruara e zeza në të bardhë.

Vetë Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe se ka shfrytëzuar pozitën e tij si Kryeministër asokohe, për t’i dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili e ktheu atë në një kompleks banimi me 17 kulla, duke marrë më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall. Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u lirua. Betejën e tij ligjore ai tashmë po e vijon nga shtëpia ku është ‘kyçur’ me urdhër të SPAK, ku pritet t’i bashkohet dhe vjehrri i tij.

1 VITE ME PARE

SHKRESA-Kuvendi i dërgon SPAK vendimin për autorizimin e arrestimit të Berishës

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Sali Berisha

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Njoftimi vjen brenda një afati kohor brenda dy orësh nga votimi në seancën e mbajtur ditën e sotme në Kuvend.

Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht SPAK për vendimin e marrë, duke i hapur rrugë kështu që organi i akuzës t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, nga ajo e detyrimit me paraqitje me gjasë nën masën e “arrestit në shtëpi”.

“Bashkëlidhur ju dërgojmë: Vendim nr. 127/2023 “Për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit. Gjithashtu, bashkëlidhur ju dërgojmë edhe raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, thuhet në dokumentin e dërguar në SPAK nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
dokumenti

"KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit. II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
vendimi

Sot, Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e Berishës dhe kërkesa u miratua me 75 vota pro. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa munguan deputetët e Bashës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës u mblodhën në protestë para Kuvendit, të cilën e përshëndeti shkurtimisht edhe ish-kryeministri. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Berisha drejt arrestimit, grupi i Bashës: Nuk na lanë të votonim pro, ne e mbështesim SPAK në hetime të thella

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Lulzim Basha me grupin

TIRANE- Grupi i deputetëve që përkrahin Lulzim Bashën shprehin indinjatën se nuk janë lejuar dot të hynin në Kuvend për të votuar pro heqjes së imunitetit për Sali Berishën. Në një deklaratë për mediat, grupi i Bashës deklaron se mbështet SPAK në hetime sa më thella, ndërkohë që e quan votimin një shfaqje të dirigjuar nga "dyshja Rama-Berisha". Pavarësisht deklaratës, grupi i Bashës nuk u pa sot në hyrje të Kuvendit në pritje për të hyrë. 

DEKLARATË E GRUPIT:

Deputetët e PD mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është standart i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD dhe deputetët e saj. Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e PD nuk do të behen kurrë pjesë e skenarëve të pergatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha per ti perdorur si argument për ti ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë por nuk ia dolën. Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare janë akte që i shërbejne një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar që së bashku përpiqen ti fshihen drejtësisë.

PD është e vendosur në mbeshtetjen ndaj SPAK dhe hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjjthë ata qeveritarë apo ish qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe përvetësuar pasuritë e tyre. Çdo lloj aleance e dukshme e kullave, apo e padukshme për ti bërë bisht drejtësisë nuk do mund ta mbajë peng PD dhe misionin e saj për ti dhënë shqiptarëve normalitetin, sigurinë dhe mirëqenien që meritojnë.Sot, Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e Berishës dhe kërkesa u miratua me 75 vota pro. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa munguan deputetët e Bashës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës u mblodhën në protestë para Kuvendit, të cilën e përshëndeti shkurtimisht edhe ish-kryeministri. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Afera me Partizanin, pse kërkon me ngulm SPAK ta arrestojë Berishën, roli në privatizimin me Malltezin

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Sali Berisha

TIRANË- Fiks 2 muaj nga arrestimi i dhëndrit të tij, tashmë është radha e Sali Berishës, për ta gjetur veten në masën e arrestit, në shtëpi apo në burg, kjo është një çështje që i takon prokurorëve të SPAK. Kuvendi i dha sot autorizimin Prokurorisë për arrestimin e Berishës, ndërkohë pritet të jetë çështje orësh që SPAK t’i kërkojë Gjykatës ashpërsimin e masës për ish-kryeministrin.

Arsyeja se pse SPAK kërkoi një masë më të ashpër në këto momente për Sali Berishën, lidhet me refuzimin e tij të vazhdueshëm që të zbatonte vendimin e GJKKO, që e detyronte atë të paraqitej dy herë në muaj përpara oficeres së policisë gjyqësore.

Ligji parashikon që kushdo që nuk respekton masën e sigurisë që i është ngarkuar, do të përballet me një masë më të ashpër. Edhe pse Berisha e dinte këtë parashikim ligjor, ai e cilësoi deri në fund një shkelje të Kushtetutës dhënien e masës detyrim paraqitje nga GJKKO, pa marrë më parë miratimin e Kuvendit.

Dosja Partizani që mund të sjellë fundin politik të Berishës

Sali Berisha akuzohet për korrupsion madhor të funksionarëve të lartë të shtetit, për shkak se dyshohet se gjatë mandatit të tij si kryeministër ka favorizuar dhëndrin e tij, për të përfituar ish-pronat e familjes.

Edhe pse kompleksi Partizani ishte në listën e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe nuk mund të privatizohej, me ardhjen në pushtet të Berishës në vitin 2005, nisi puna, fillimisht për tjetërsimin e destinacionit të truallit, dhe më pas ndërtimin e 17 godinave nga Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Jamarbër Malltezi i hyri kësaj historie si përfitues i vetëm 144 metrave katrorë, por sot gëzon 5.4 milion euro pasuri, tashmë e sekuestruar nga ana e SPAK. Berisha akuzohet nga SPAK se ka ushtruar presion dhe ndikim te vartësit e tij, në mënyrë që të kalonin ligjet që të favorizonin pikërisht marrjen e pronës nga Malltezi.

Në katër vite qeverisje, në të gjithë këtë histori u përfshinë 3 ministra të mbrojtjes Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, Ministri i Financave Ridvan Bode, drejtoria e përgjithshme e hipotekës, drejtorët lokalë dhe të përgjithshëm të Agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave, këshilli i ministrave për të votuar të paktën tre VKM dhe një akt normativ, disa gjeneralë dhe oficerë të lartë të forcave të armatosura dhe dhjetëra zyrtarë publikë.

Vetë Berisha dhe Malltezi kanë mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tyre, me pretendimin se një kryeministër nuk mund të akuzohet se ka kaluar ligje që i shërbejnë mijëra njerëzve. 

Pas 33 vitesh në politikën shqiptare, Sali Berisha është tashmë pa imunitet deputeti, dhe në pritje të vendimit të Gjykatës së Posaçme, për masën e sigurisë ndaj tij.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Heqja e imunitetit të Berishës, Bardhi: Akt politik, u shpërfill Kushtetuta

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Gazment Bardhi

TIRANE- Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar pas votimit me 75 vota pro në Kuvend për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Në një postim në X, Bardhi shkruan se ky është një akt politik që shënon një standart të keq për demokracinë në vend. 

Gazment Bardhi: Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.

Sot, Kuvendi dha autorizimin për arrestimin e Berishës dhe kërkesa u miratua me 75 vota pro. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Rama, ndërsa munguan deputetët e Bashës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës u mblodhën në protestë para Kuvendit, të cilën e përshëndeti shkurtimisht edhe ish-kryeministri. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishën, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme. Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

SPAK ka rrugën e hapur për të arrestuar Berishën, Basha dhe Alibeaj munguan

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij kanë munguar sot në seancën plenare ku iu hoq imuniteti kryedemokratit Sali Berisha. Sot, Kuvendi i Shqipërisë, me 75 vota pro, vendosi t’i heqë imunitetin duke miratuar autorizimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në sallë nuk mori pjesë as Enkelejd Alibeaj, i cili dha votën pro në Këshillin e Mandateve. 

Edhe pse kishin deklaruar se do të votonin pro heqjes së imunitetit të Berishës, as Basha dhe as mbështetësit e tij nuk morën pjesë në seancë. ZËRI ka kontaktuar me deputetin Alibeaj për t'i marrë një prononcim lidhur me mungesën e tij, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka ende një përgjigje nga ana e tij. Një ditë më parë në Kuvend u dorëzuan dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve të cilët votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugën arrestimit të Sali Berishës. Të dy raportet, si i ai i maxhorancës dhe ai i opozitës (Basha dhe mbështetësit e tij) i rekomandonin Kuvendit dhënien e autorizimit ndaj kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Berishës dhe më pas ndryshimin e masës së sigurisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

"Jeni në terezi apo jo?!" Deputetët e PD-së përplasen me Gardën

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
pamje nga vendngjarja

TIRANË-Garda e Republikës u rreshtua tek dera e kryesore e Parlamentit dhe nuk ka lejuar deputetët e opozitës të futen brenda para ores se nisjes se seances. Deputeti, Bledjon Nallbati kërkoi të futet në Kuvend pasi vendimi për përjashtimin e tij është deri më datën 21, por nuk ja ka dalë.

“Hapni derën, lejoni të futen brenda ata që nuk janë të përjashtuar”, thonë deputetët.

“Jeni në terezi apo jo”, dëgjohet të thotë një tjetër deputet i PD-së.

 

Deputetët e PD-së arritën të futen me forcë në sallën e parlamentit. E para që hyri në sallë ishte Albana Vokshi të cilën e kanë ndjekur nga pas edhe deputetë të tjerë. /ZËRI

1 VITE ME PARE

'Jo kalo ti'/ Berisha 'përplaset' me Toni Gogun, xhentilesa në kulm

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për

TIRANË- Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar për heqjen e imunitetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Teksa Berisha shkoi në ulësen e tij për të marrë iPadin dhe për të dalë nga salla e Kuvendit është "përplasur" me Toni Gogun. Në moment kur janë përplasur me njëri-tjetrin, secili ka treguar xhentilesën e tij, duke i kërkuar tjetrit të kalojë para. Në fund, Berisha kaloi i pari./ZËRI

PAMJE NGA MOMENTI: 

1 VITE ME PARE

Berisha pas vendimit të Kuvendit: Opozita nuk do të shkatërrohet, Rama hyri nga vrima e miut

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tashmë është një deputet pa imunitet parlamentar. Në dalje të ambienteve të Kuvendit, ku u votua me 75 vota pro arrestimit të tij, Berisha tha shkurtimisht para gazetarëve se ky vendim nuk ka për ta dobësuar opozitën. Ai garantoi se opozita do të mobilizohet ndërsa e quajti kryeministrin të frikësuar që "hyn në Parlament nga vrima e miut". 

"Parlamenti sot vazhdoi veprën që nisi më 9 shtator, por nëse dështoi më 9 shtator ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim nuk do të shkatërrojë dot opozitën por ky vendim do të mobilizojë opozitën nën moton "o sot o kurrë". Ajo që mund të them nga dita e sotme nga klandestiniteti përfundoi në Parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama nuk hyri sot nga dyertë zyrtare por nga tunelet që ka hapur dhe lidhin Parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Pra nga vrima e miut. Opozita do të qëndrojë e pamposhtur. "-tha Berisha./ZËRI

1 VITE ME PARE

Noka grumbullon karriget në mes të Kuvendit, përplaset me Gardën: Ua hodha në kokë

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka grumbulluar karriget në mes të sallës së Kuvendit, ndërsa ka pasur tensione mes tij dhe punonjësve të gardës. Garda ka tentuar ta ndalojë, por deputeti Noka nuk i ka lejuar.

Ai i kërkon të mos prekin, duke i thënë se do ia hedhë në kokë.

“Hiqi duart se në kokë e keni, në kokë! Meqenëse po përdoreni si kamikazë. S’keni punë t’i prekni”,- thotë Flamur Noka.

Pas përplasjes me gardë Noka na ndezur flakadanë ngjyrë blu dhe rozë. Tension mes deputetëve dhe gardës ka pasur edhe në hyrje të Kuvendit, pasi gardistët nuk lejuan hyrjen në sallë të ligjvënësve të përjashtuar nga punimet e Kuvendit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Kuvendi VOTON PRO! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për arrestim!

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Sali Berisha

TIRANË- Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur rrugë kështu arrestimit të tij. Me 75 vota pro, të gjitha të Partisë Socialiste, Kuvendi miratoi kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t'i ndryshuar masën e arrestit kreut të Partisë Demokratike.

 Një ditë më parë në Kuvend u dorëzuan dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve të cilët votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugën arrestimit të Berishës. Por sot, kur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla iu kërkua që të merrte fjalën për të mbrojtur veten, numri një i opozitës zgjodhi që të mos të mos fliste në sallë, duke zgjedhur heshtjen. Jashtë Kuvendit, tha se një koment do ta japë nga selia e Partisë Demokratike./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

Nis seanca për arrestimin e Berishës, Noka ndez tymues blu

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për

TIRANË- Seanca plenare për arrestimin e Sali Berishës ka nisur mes tensionit. Deputetët e opozitën, ashtu si në seancat e kaluara, kanë grumbulluar karrige në mes të sallës.

Deputeti Flamur Noka na ndezur flakadanë ngjyrë blu dhe rozë. Ndërkohë Berisha nuk pranoi të merrte fjalën në këtë seancë.

Përplasje mes deputetëve dhe gardës ka pasur edhe në hyrje të Kuvendit, pasi gardistët nuk lejuan hyrjen në sallë të ligjvënësve të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Deputetër kundërshtuan dhe kontrollet fizike të gardës ndaj tyre.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

A do e ndihmojë Berishën të drejtojë PD-në nga arresti? Argita Malltezi: Do jap ndihmën time

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Argita Malltezi

TIRANË- Nga protesta kundër arrestimit të babait të saj, Argita Malltezi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet pjesë e garës për drejtimin e PD, megjithëse tha se kjo do të varet nga rrethanat. Ajo tha se Berisha është i gatshëm që ta drejtojë PD-në nga çdo mase sigurie që do të vihet ndaj tij.

Argita Malltezi: Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese ishte rënia e një tjetër institucioni ligjor. Njerëzit duhet të vrasin frikën.

A do mundet Berisha të drejtojë PD nga arresti?

Malltezi: Berisha do ta udhëheqë opozitën, unë do të jap kontributin tim, ashtu siç kërkohet nga rrethanat, do të dalë në shesh e në çdo rrethanë.

Nëse do të kërkohet nga demokratët, a do të futeni ju në garë?

Malltezi: PD është njuë strukturë e mirëorganizuar, nuk është një grupim që veprohet në mënyrë spontane, kjo është përgjigja ime.

Nëse do të hapej gara do të bëheshit pjesë?

Malltezi: Nuk mund ta them këtë, nuk është në planet e mia.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Pritet arrestimi i Berishës, nuk mungon Rama! Shfaqet vetëm në Kuvend

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Edi Rama

TIRANË- Sot, Kuvendi i Shqipërisë pritet që të bëjë arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha.

Për të marrë pjesë në votim, në ambientet e Kuvendit mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të jetë prezent në seancën e sotme, në të cilën pritet të votohet për kryedemokratin Sali Berisha.

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Edi Rama

Ndërkohë brenda sallës së Kuvendit janë futur deputetët e Partisë Demokratike./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

Bledion Nallbani tenton të shqyejë derën anësore të Kuvendit

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Bledion Nallbati

TIRANË- Deputeti Bledion Nallbati ka tentuar që të shqyejë një nga dyert anësore në Kuvend, pasi punonjësit e Gardës nuk e kanë lejuar që të hyjë në seancën plenare, për shkak se ka qenë i përjashtuar nga Komisioni i Etikës. Pavarësisht përpjekjeve të tij, Nallbati nuk ka arritur dot që të çajë derën e Kuvendit.

Ndërkohë që ende pa nisur seanca plenare në Kuvend, kanë nisur përplasjet e para mes deputetëve të PD dhe punonjësve të Gardës. Arrestimi i Sali Berishës është pika e parë e rendit të ditës në seancën e kësaj të enjteje.

1 VITE ME PARE

Berisha futet në Kuvend! Kaos në sallë, deputetët dhe gardistët zihen për karriget

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Sali Berisha

TIRANË-Teksa deputetët e opozitës u përplasën me gardën jashtë dyerve të Kuvendit dhe brenda tij, ish-kryeministri Sali Berisha hyri në Kuvend. Berisha ka hyrë “live” në rrjetin social “Facebook”.

Ish-kryeministri në foltore e ka cilësuar votimin në Kuvend për arrestimin e tij si antikushtetues dhe ka paralajmëruar mosbindje civile sot në protestë.

BerishaMora fjalën për t’u dhënë një lajm të rëndësishëm, se kryetari i këtyre burrecëve, nuk guxon të futet në parlament nga dyert zyrtare të parlamentit, por shkon dhe futet nga zyra e Skënder Gjinushit. Pra, përdor Akademinë e Shkencave si tunel për të hyrë në parlament. Kaq trim është Edi Rama dhe kaq burra janë këta. Ja ku është Balla, që ka mbiemër të dytë Bega, që është eksponent kryesor i krimit në Shqipëri, Ballkan dhe Europë. Pra, me gjithë këto detashmentet e kuqe që kanë shpalosur në parlament dhe rreth tij, me gjithë bandat qëkanë marrë rreth parlamentit, nuk guxon të futet nga dyert zyrtare të parlamentit në parlament, por preferon tunelet njëlloj sikur të ishte një terrorist apo klandestin. Ua paraqita këtë shembull për të treguar se kush ka frikë sot. Këta janë frika, janë btoa e frikës. Kurse opozitarët janë burrat dhe gratë e idealeve, opozitarët janë të vendosur sot më shumë se kurrë të përballen me këtë bandë që po i varfëron çdo ditë shqiptarët. Me këtë bandë që po e vendos përfundimisht krahas Rusisë së Putinit, Mianmarit të juntës, Bjellorusisë dhe Iranit, duke arrestuar liderin e partisë më të madhe opozitare. Kjo frikë, ky tmerr i tyre është dëshmia më e fuqishme se opozita është sot përcaktues i jetës politike të vendit. Është sot faktori më kryesor në politikën e Shqipërisë. Është sot shpresa e vetme e shqiptarëve dhe këta që jeni këtu janë të pashpresë. Këta kanë frikë dhe tmerr ditë e natë nga vjedhjet e tyre, nga implikimet në krim dhe shërbimet që i kanë bërë kreut të Meduzës, Edi Ramës. Ndaj dhe kjo është një ditë motivimi për çdo qytetar që beson se pluralizmi politik dhe opozita janë vlerat më të fuqishme morale të një kombi dhe që beson se demokraci pa opozitë, nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Seanca nisi mes tensioneve ku deputetët e opozitën, grumbulluan karrige në mes të sallës dhe ndezën tymuese. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Dash Sula vesh përparësen e bardhë, shkon në Kuvend me tufën e qepëve

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Dash Sula

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula është paraqitur paraditen e sotme në seancën plenare, i veshur me një përparëse të bardhë, ku renditeshin dy nga aferat që akuzohet qeveria, që është sterilizimi dhe AZHBR. Ndërkohë Sula mbante në duar dhe një tufë me qepë të njoma.

Teksa foli për gazetarët, Sula tha se protesta e tyre para Kuvendit është vetëm për të drejtën e komisioneve hetimore, që mazhoranca ua ndalon, dhe jo për Sali Berishën.

“Sigurisht që të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë që opozita ka dy muaj që proteston, ka një aksion opozitar, ka një aksion opozitar për ngritjen e komisioneve hetimore dhe që kjo mazhorancë i pengon për të mos lejuar të bëhen hetime, që shqiptarët të mos dinë çfarë ka ndodhur me koncesionet. Të gjithë i dimë abuzimet që ka bërë kjo mazhorancë, duke filluar nga Zv.Kryeministra e ministra, drejtorë që janë pas hekurave", u shpreh Sula. 

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Përplasje edhe brenda Kuvendit, Vokshi shtyhet me Gardistët: Kë do mbyllësh ti mo?!

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është përplasur me gardistët teksa futej në sallën e Kuvendit. Një prej tyre ka tentuar që të mbyllë derën dhe kjo lëvizje ka shkaktuar shqetësimin e demokrates, e cila nuk u kursye në komente. I gjithë episodi është transmetuar "live" në rrjetin e saj Facebook, ku edhe dëgjohet i gjithë momenti i debatit. 

BISEDA: 

*gardisti tenton të mbyllë derën...

Albana Vokshi: Kë të mbyllësh mo po ik? Kë do mbyllësh ti mo? Kalova more tek skaneri. Hape, hape. Kalova more tek skaneri.

VIDEO: 

1 VITE ME PARE

Përplasjet e para në Kuvend, një pjesë e deputetëve të PD nuk lejohen në sallë

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
perplasjet ne hyrje te Kuvendit

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, të grupimit të Berishës dhe të Bardhit kanë mbërritur në selinë e Kuvendit, teksa janë përballur me Gardën, që nuk ka lejuar futjen e një pjese të tyre, me pretendimin se janë të përjashtuar.

Vetë Berisha gjithashtu është drejtuar për t’u futur në seancë, por kanë hasur në rezistencën e punonjësve të Gardës.

“O zotëri a di të lexosh ti, përjashtimi ka qenë deri në 21, a di të lexosh ti?”, ishin pretendimet e disa prej deputetëve të PD-së.


Pas debateve, vetë Berisha është lejuar që të hyjë në seancë, ndërsa një pjesë e deputetëve pretendohet se janë ende të përjashtuar.  

/ZËRI 

 

1 VITE ME PARE

Protesta kundër arrestimit të Sali Berishës, Sali Lushaj paraqitet ‘i pari’

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Sali Lushaj ne proteste

TIRANË- Sali Lushaj, ka qenë ndër të parët që ka mbërritur në protestën e thirrur përpara Kuvendit, kundër arrestimit të Sali Berishës. Siç shihet në fotot e siguruara nga ZËRI, Lushaj takon një tjetër mbështetës të PD-së, në pritje të fillimit të protestës.

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati përKuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për

Në seancën e sotme në Kuvend në pikën e parë të rendit të ditës është autorizimi për SPAK, që të kërkojë arrestimin e Sali Berishës. Paralelisht me seancën, mbështetësit e Berishës pritet që të mblidhen në protest përpara godinës së Kuvendit, ndërkohë që në tavolinë janë edhe skenaret për kaos dhe dhunë. 800 efektivë policie kanë dalë në terren për të monitoruar protestën, e cila pritet që të nisë rreth orës 10:00.

Deputetët e PS-së kanë mbërritur rreth dy orë para në sallën e parlamentit, në mënyrë që të shamngnin çdo skenar bllokimi nga kolegët e tyre demokratë, por edhe qytetarët që janë thirrur në protestë. SPAK kërkoi masë më të ashpër sigurie për Berishës, për shkak se ish-kryeministri nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes që ishte caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme.

Berisha dyshohet për akuzën e korrupsionit, që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historic të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Lindita Nikolla me urgjencë për arrestimin e Berishës, futet me makinë në pedonale

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Makina e Nikolles ne pedonalen prane Kuvendit

TIRANË- Makina me të cilën lëvizte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka shkelur rregullat e qarkullimit duke hyrë në pedonalen në afërsi të godinës së parlamentit, për shkak të frikës nga incidentet që mund të shkaktoheshin nga militantët e PD-së që protestojnë sot kundër arrestimit të Berishës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Zëri-t Edon Kuqi, dy mjetet që shoqëronin Nikollën kanë hyrë në zonën e pedonales, në mënyrë që distance e përshkruar në këmbë nga kryeparlamentarja të ishte sa më e pakët.


Edhe deputetët e PS-së iu drejtuan seancës sot dy orë më herët, për të shmangur çdo skenar bllokimi dhe kaosi nga deputetët dhe mbështetësit e PD.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Arrestimi i Berishës, deputetët e PS-së mbërrijnë dy orë para në Kuvend

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për

TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste, përfshirë edhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kanë shkuar që në orën 8 në godinën e parlamentit, për të shmangur çdo bllokim që mund t’iu bëhej atyre nga deputetët e opozitës. Në pikën e parë të rendit të ditës së sotme në Kuvend është arrestimi i Berishës.

Në pamjet dhe informacionet e siguruara nga gazetari i ZËRI-t, Edon Kuqi, shumicaë e deputetëve socialist tashmë janë në sallën e Kuvendit.


Ndërkohë që e gjithë zona përrreth është e blinduar nga forca të shumta policie, ndërkohë që në gadishmëri kanë kaluar dhe punonjësit e Gardës së Republikës, që kujdesen për sigurinë e deputetëve në sallë.


Pjesë ma e madhe e deputetëve të PS-së kanë hyrë në Kuvend nga hyrja anësore, që është ajo nga pranë godinës së Akademisë së Shkencave.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Çdo skenar në 'tavolinë'/ Sot i hapet rruga arrestimit të Berishës, demokratët protestojnë. 800 policë në terren

Kuvendi voton pro! Sali Berisha pa imunitet, SPAK është gati për
Sali Berisha

TIRANË- Votimi i Kuvendit që pritet ti japë autorizimin SPAK për arrestimin e Sali Berishës, dhe protesta e thirrur në mbështetje të tij, kanë vënë në lëvizje dhe policinë e shtetit, e cila ka ndërmarrë një plan masash për të shmangur incidentet e dhunshme.

Rreth 800 efektivë policie do të jenë të angazhuar në terren gjatë paradites së kësaj të enjteje, kryesisht pranë godinës së Kuvendit, kun ë 10:00 pritet të nisë dhe seanca plenare.

Votimi për Berishën është pika e parë e rendit të ditës të kësaj séance, ndërkohë që vetë kryedemokrati pritet që të jetë i pranishëm në sallë, dhe me qytetarët. Edhe pse kishte deklaruar se do të njihte çdo vendim të Kuvendit, Berisha deri tani nuk e ka deklaruar qëndrimin që do të mbajë në seancë.

Kështu që sot mbetet në lojë çdo skenar, qoftë ai i pamjeve të zjarrit dhe flakadanëve në Kuvend, që i kemi parë në seancat e kaluara, qoftë ai i një proteste më të dhunshme se ajo që u mbajt të hënën përpara godinës së Kryesisë.

Motoja e protestës së Berishës është: O sot, o kurrë! Kështu që mbetet të shohim surprizat që kanë rezervuar demokratët e mbledhur rreth Berishës. Nga ana tjetër PS prej kohësh e ka bërë të qartë se do të votojë pro arrestimit të Berishës, vendim i cili merret me shumicë të thjeshtë, 71 vota.

Vendimi i sotëm në Kuvend, vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 28 deputetëve të Partisë Demokratike, që kërkuan pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë me arrest shtëpie ose në burg ndaj Berishës. Argumenti kryesor i Gjykatës Kushtetuese është se kësaj gjykate mund t’i drejtohet vetëm Kuvendi dhe jo vetëm një grup deputetësh.

“Vetëm Kuvendi mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të bërë një interpretim të nenit të Kushtetutës, apo një interpretim për një çështje si kjo mes SPAK-ut dhe Kuvendit. Mund të legjitimojë vetëm vetë i pandehuri, zoti Berisha, por edhe ai në rastet kur ka kaluar gjithë ky proces në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Pasi ka mbaruar procesi edhe në Gjykatën e Lartë ai mund t’i drejtohej personalisht Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në arsyetimin e GJK-së.

Në këtë mënyrë bie dhe një prej alibive të përdorura nga opozita, interesant do të jetë qëndrimi që do të mbajë grupi i Lulzim Bashës, por edhe vetë Gazment Bardhi, i cili është në dilemën e madhe nëse është me Berishën apo me amerikanët, rrjedhimisht edhe SPAK.

Pas seancës së sotme në Kuvend, ku me gjasë do të jepet autorizimi, SPAK pritet që të drejtohet me një kërkesë të re për Gjykatën e Posaçme, ku do të vendoset më pas edhe masa për Berishën, që do të jetë ose arrest me burg ose arrest shtëpie. Kjo masë që do të kërkohet nuk është bërë ende publike nga prokurorët e posaçëm, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB