Vrau Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn/ Shefi i regjimit në Peqin: Xhuliano Hoxha na kërcënon

ELBASAN- Hetimi i vrasjes së Arben Lleshit brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj ka nxjerrë në pah dhe një tjetër detaj të rëndësishëm. Gjatë dëshmisë së tij para Gjykatës së Elbasanit, shefi i regjimit të posaçëm në burgun e Peqinit, Vilson Shima ka deklaruar se një prej të burgosurve, konkretisht i dënuari me burgim të përjetshëm Xhuliano Hoxha nuk i bindet rregullave. (Hoxha është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në 2020 në Elbasan).
Sipas tij, Hoxha nuk respekton rregullat e përcaktuara ofendon dhe shan me fjalë kërcënuese punonjësit. Lidhur me këtë, Shima thotë se ka përpiluar dhe një raport në lidhje me incidentin. Ndërkohë shton se ka zhvilluar një takim me të burgosurit dhe të dënuarit për disa problematika dhe shqetësime që ata kanë shfaqur.
Vilson Shima: Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se gjatë takimit që pata me të burgosurit dhe të dënuarit më kanë parashtruar problematikat jashtë orarit të veprimeve, kryesisht telefonat me familjarët, dalja më shpesh në ajrim, sistemin e tyre nëpër dhomat e burgut, gjatë kësaj kohe kam pas problem vetëm me të burgosurin Xhuliano Hoxha, i cili nuk i bindet urdhrave dhe nuk zbaton rregullat e përcaktuara dhe na ofendon dhe shanë me fjalë kërcënuese. Për rastin është përpiluar dhe raporti incidentit si dhe është vënë në dijeni eprori.
Çfarë ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin?
Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej. Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015./ZËRI
Shefi i regjimit të burgut ku ndodhej Mjaçaj: Lleshi ishte konfliktuar me të dënuarit

PEQIN – Shefi i regjimit të godinës B në burgun e Peqinit, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj, Vilson Shima ka dhënë dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë. Ai ka dhënë dëshminë e tij mbi procedurën që u ndoq për transferimin e Mjaçajt në sektorin ku kreu vrasje.
Shima ka deklaruar se Mjaçaj kishte 4 ditë që ishte transferuar në një tjetër dhomë. Shima ka thënë se nuk ka qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, për shkak se ka pasur një gëzim familjar. Pikërisht për këtë fakt, ka marrë leje atë ditë dhe është larguar, raporton TCH. Sipas Shimës, lajmin se Sokol Mjaçaj ka vrarë Arben Lleshin e ka marrë vesh në media dhe pas kësaj është thirrur e ka dhënë dëshminë e tij.
“Unë jam njohur me ngjarjen napërmjet mediave, gjatë kohës që unë kam qënë në banesë me familjarët e mi dhe duke festuar lindjen e djalit tim. Dua të them se shtetasi Sokol Mjaçaj është i sistemuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1. Në këtë dhomë ai ka rreth 4 ditë që është akomoduar dhe qëndron në dhomë me shtetasin Ëngjëll Ucaj, të dy këtë shtetas janë të dënuar me burgim të përjetshëm.
Dua të them se para 4 (katër) ditësh kur është akomoduar i dënuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1, është shoqëruar me një punonjës grup sigurie dhe sendet e tija nga dhoma e parë i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9. Unë nuk kam qënë i pranishëm në transferimin e shtetasit Sokol Mjaçaj, pasi kam qënë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishim urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapet sistem (41 biz). Dua të them se kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjaçaj është bërë rreth para 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh nga kontrolli nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.
Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi ka qënë i akomoduar në katin e parë Sektori nr.2, godinën nr.B, dhoma nuk më kujtohet. Shtetasi Arben Lleshi ka qëndruar në dhomë gjatë gjithë kohës i vetëm. Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se sektorët në ajrim dalin të ndarë veç e veç dhe nuk bashkohen në ambientet e ajrimit dhe ambientet e përbashkëta mbyllen, që mos të kenë kontakt apo konflikte. Nuk kam dijeni që shtetasi i ndjerë të ishte me plan masash, si dhe nuk më është komunikuar ndonjë gjë e tillë verbalisht. Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi është i evidentuar në listën e personave të përfshirë në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjaçaj”, ka deklaruar Shima.
Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer, atë të eliminimit fizik të Arben Lleshit. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për t’iu grabtitur makinën, Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy, ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit. Mjaçaj dhe 11 punonjës të burgut në Peqin u lanë sot në burg nga gjykata./ZËRI/
‘Mos lëviz se të vrava’, dëshmia e 2 policëve që panë krimin e Mjaçajt

TIRANË – Në gjyqin për Sokol Mjaçajn, i cili vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, kanë dëshmuar edhe 2 policë, që ishin të pranishëm në zonën e ajrimit, në momentin që Mjaçaj kreu krimin brenda ambienteve të qelisë.
Policët Ilir Balla dhe Indrit Dubali kanë qenë të parët që janë përballur me Sokol Mjaçajn, raporton TCH. Ata kanë dhënë edhe arsyet se përse nuk e kanë ndaluar dot Mjaçajn. Balla ka thënë se pasi ka dëgjuar 3 krisma dhe ka parë Sokol Mjaçajn me armë në dorë, është përpjekur që ta neutralizojë atë.
“Rreth orës 13.40 shtetasin Sokol Mjaça e thërrasin nga kati 2 i sektorit që të ngjitej lart, dhe i shoqëruar nga unë shkoi të kolona e sektorit 1 në katin e 2-të dhe takoi të dënuarin Ilir Çekrezin, edhe ky në të njëjtin sektor. Ai i tha Sokolit që të ka dalë emri për në 41BIS, pasi folën disa sekonda më njëri-tjetrin, Sokoli më tha do të zbres të marr një kafe te makineta, e cila ndodhet në fushën e ajrimit, dhe gjatë rrugës ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja, e cila ndodhet përballë ambjenteve të ajrimit, dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, menjëherë pas këtij momenti kam dëgjuar tre krisma arme në mos gabohem, dhe për një moment u shtanga sepse nuk e kuptova çfarë ndodhi, por vura re shtetasin Sokol Mjaçaj me armë në dorë, të cilin pasi tentova ta neutralizoj më drejtoi pistoletën në gjoks duke më thënë “mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, dhe menjëherë u nis te dera e ajrimit e cila të nxjerr te kuzhina dhe ju drejtua me armë kolegut Indrit Dubali”, tha në dëshminë e tij pononjësi Ilir Balla.
Indrit Dubali theksoi se Mjaçaj pasi ka kryer krimin, ka shkuar drejt tij me armë në dorë. Dubali shtoi se Mjaçaj ia ka drejtuar armën dhe i ka thënë që të hapë derën e dhomës së ajrimit ose ndryshe do e vriste.
“U hutova për momentin dhe afrova për të parë se çfarë ndodhi. Në ato momente pashë që u kthye mbrapsh i burgosuri, Sokol Mjaçaj me një armë në dorë dhe e drejtoi drejt meje për të më gjuajtur. Pasi më drejtoi armën më tha që hap derën kryesore të ajrimit, se përndryshe do të vras. Nën kërcënimin e armës u detyrova dhe hapa derën, pasi u tremba dhe u hutova. Ne momentin që hapa derën ai vrapoi rreth vendin ku bëhen takimet dhe te kuzhina. Nuk dinte ku te shkonte kërkonte një mënyre për t’u arratisur. Vrapova pas tij me dy të burgosur të tjerë për ta ndaluar, konkretisht me shtetasit Indrit Shaqja, i cili ishte i plagosur dhe Tomorr Çaushi. Nuk iu përgjigj thirrjeve dhe u fut direkt në korridorin e takimeve dhe tërhoqi derën nga brenda por nuk e mbyllte dot. Brenda ishin punonjëset e takimeve. Dolën punonjësit që ishin brenda, të cilët ishin kërcënuar që mos të linin të futej njeri brenda. Ngeli vetëm shtetasi Sokol Mjaçaj në korridor dhe e mbylli plotësisht dhomën. Kërkonte takim vetëm me Prokurorin e Përgjithshëm. Kemi bërë thirrje disa herë për t’u dorëzuar nga Drejtori Burgut dhe nuk pranonte të dorëzohej”, deklaroi Dubali.
Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Biss”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për t’iu grabtitur makinën, Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Kjo ngjarje ndodhi në fshatin Lotaj të Dukagjinit. /ZËRI/
Vrasja e Arben Lleshit/ Prokuroria fut në 'filter' disa të burgosur, mes tyre Fran Marashi që vrau 4 policë

TIRANË- Zbardhen të tjera detaje në lidhje me hetimet që Prokuroria e Elbasanit ka nisur për ngjarjen e rëndë të regjistruar në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri brenda qelisë Arben Lleshin. Në filtrin e Prokurorisë së Elbasanit kanë hyrë disa të burgosui, mes të cilëve dhe Fran Marashi, autori i masakrës së Urës Vajgurore ku u vranë katër efektivë të Policisë së Shtetit dhe u plagosën dy të tjerë. (Ngjarje e ndodhur 23 vite më pare). Akuza po shikon lëvizjet e të burgosurve brenda blloqeve të sigurisë, shënimet e vizitave dhe detaje të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes së Arben Llëshit. Sipas asaj që raporton TCH, nën hetim është marrë dhe dosja penale e Ilir Shaqjas, i cili po ashtu mbeti i plagoisur.
Prokuroria e Elbasanit ka marrë me procesverbal kqyrje marrje:
1. Dosja penale e të dënuarit Arben Lleshi
2. Dosja penale te të dënuarit Indrit Shaqja,
3. Dosja penale e të dënuarit Sokol Mjacaj,
4. Dosja penale e të dënuarit Fran Marashi,
5. Libri planizimit të godinës A, kati I, holli Nr. 1
6. Libri i planizimit të shërbimit në regjimit të brendshëm godina A,
7. Planizimi shërbimit të regjimit të brendshëm,
8. Libri planizimit të shërbimit kati II, godina B,
9. Libri planizimit të observimit të takimeve të godinës B dhe ajërimit B, spital dhe guzhi
10. Libri planizimit të shërbimit (seksioni paraburgimit),
11. Libri i planizimit të shërbimit në regjimin e posacëm,
12. Libri i hyrje daljeve të personelit në kollonë,
13. Libri i hyrje daljeve të personelit në kollonë,
14. Libri i takimit të dënuarve dhe paraburgosurve,
15. Libri planizimit të shërbimit në regjimin e jashtëm.
16. Propozim për lëvizje dhome, Nr. 4945 Prot., datë 29.05.2023.
Çfarë ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin?
Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej. Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015./ZËRI
Vrasja në burgun e Peqinit, Gjykata lë në burg Sokol Mjacajn dhe 11 zyrtarë, 1 detyrim paraqitje

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarve për vrasjen në burgun e Peqinit, ndërsa vetëm njëri prej “detyrim parqitjeje”. I vetmi person që ka masë më të butë sigurie është Vilson Shima, për shkak të disa problemeve familjare, duke qenë se njëri prej fëmijëve ka probleme shëndetësore dhe se nuk ka kush të kujdeset për të.
Nga ana tjetër mbrojtja pretendoi se dosja nuk mund të jetë e përbashkët, pra duhet të ndahen përgjegjësitë në varësi të funksionit që secili prej të pandehurve kanë pasur në burgun e Peqinit.
Çfarë ka ndodhur në burgun e Peqinit?
Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej.
Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015./ZËRI
Drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha: Burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel

ELBASAN- Drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha ka bërë me dije sot në gjyq situatën në institucionin e vuajtjes së dënimit, të cilin ishte emëruar që ta drejtonte. Hoxha, i cili është arrestuar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, tregoi se kur ishte emëruar, kishte gjetur shumë parregullsi në burg, ndërsa shtoi se kishte dërguar prej kohësh shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit.
“Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel. Kishte shumë mangesi në funksionim,”- kanë deklaruar ata.
Çfarë ndodhi në burgun e Peqinit?
Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej.
Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015./ZËRI
“U fut një moment në dhomë…”, shefi i policisë Muça: E kuptova vonë që Mjacaj kishte qëlluar Lleshin

TIRANË- Zbardhet dëshmia e shefit të policisë së burgut Gani Muça, sa i takon ngjarjes së rëndë që ndodhi të premten në Peqin, ku u vra i dënuari Arben Lleshi. Muça është shprehur përpara grupit hetimor se nuk ka dijeni se si mund të jetë futur arma më të cilën Sokol Mjacaj kreu vrasjen brenda ambienteve të IEVP-së.
Sa i takon ditës kur ndodhi ngjarja, ai shprehet se Sokol Mjacaj bashkë me të dënuarit e sektorit të tij kishin ditën për të dalë në ajrim. Gjatë kësaj kohe ai mund të jetë shkëputur dhe të ketë thirrur në dritare Arben Lleshin, të cilin më pas e qëlloi për vdekje.
“Kam marrë turnin e parë në orën 07:00, i cili zgjat deri në orën 14:00, kur mbaron dhe orari i ajrosjes për të dënuarit. Në orën 12:00 me 14:00 ka qenë i planëzuar me grafik për ajrosje sektori 1 dhe dy. Në dhomën numër 9 të sektorit 1 qëndronte i dënuari Sokol Mjacaj, ishte akomoduar aty prej 3 ose 4 ditësh dhe qëndronte në dhomë me të dënuarin me inicialet E. U.
Rreth orës 13:40 pasi isha në ambientet e ajrosjes, ngjitem në sektorin 1 i shoqëruar nga kolegu i ajrimit, Ilir Balla, shtetasi Sokol Mjacaj, i cili duke shkuar në dhomë i thotë përgjegjësit të sektorit Erjon Çilaj; mos të iki shoqëruesi poshtë se do dalë prapë”, është shprehur Muça, ndërsa më tej në dosjen e prokurorisë thuhet:
“Pasi u fut në dhomë për një moment doli prapë dhe zbriti poshtë. Më pas u kthyen të dënuarit duke u sistemuar nëpër dhoma, ndërsa Sokoli nuk u kthye por më vonë kam kuptuar që ai kishte qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Arben Lleshi. Detyra ime është që të mbikëqyr të dy sektorët, duke mbajtur komunikim me punonjësit e policisë së sektorëve dhe me përgjegjësit e hyrjes 1 të katit 2 B.
Nuk kam dijeni që Sokoli të ketë pasur konflikt me Arbenin, madje ata qëndronin në kate dhe sektorë të ndryshëm. Ne nuk e kemi thirrur, mendoj se duhet të jetë ngjitur vetë. Jo nuk kam asnjë dijeni në lidhje me armën, nëse Sokoli e ka marrë diku apo t’ja ketë dhënë dikush. Nuk kam parë që të ketë marrë ndonjë gjë nga dhoma. Me rregullore të dënuarit kur dalin ose hyjnë në ajrim kontrollohen nga grupi i sigurisë dhe specialistët e trupës, por në mungesë të tyre në rastin konkret nuk janë kontrolluar”.
/ZËRI
'Të dalë në dritare se...'/ Si e përgatiti vrasjen Sokol Mjaçaj? Indrit Shaqja tregon ç'ndodhi

ELBASAN- I plagosuri Indrit Shaqja ka treguar mënyrën sesi është vrarë shoku i tij i qelisë, Arben Lleshi nga i dënuari me burg përjetë, Sokol Mjaçaj. Në dëshminë e tij para hetuesëve të Prokurorisë së Elbasanit, ai tregon se në fillin Sokoli e kishte thirrur atë për të dalë në dritare, duke i kërkuar që të njoftonte Arben Lleshin. Në momentin që ka dalë në zgarën e dritares, është qëlluar me armën e zjarrit që vrasësi kishte mundur të fuste në burg.
PJESË NGA DËSHMIA:
Ka dalë dhe është afruar se ‘kush më kërkon’ dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili ka thënë se ‘O Indrit, më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka', kur është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin, e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë diçka.
Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej.
Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015./ZËRI
Kush është 'mikesha' që i çonte ushqime Sokol Mjacajt, për herë të fundit në nëntor
ELBASAN- Në dëshminë e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, del në skenë dhe emri i një vajze që shkonte në burg që të vizitonte Sokol Mjacajn. I dënuari me burg përjetë, ka zhvilluar 5 takime për vitin 2023, i fundit në muajin Gusht. Sa i përket futjes së ushqimeve kjo ka ndodhur nga dy persona, nga i vëllai i tij dhe nga shtetasja Ilda Rapo.
Kjo e fundit është prezantuar si kushërirë e Mjacajt, ndërsa më 16 Nëntor, që rezulton edhe hera e fundit që ka dorëzuar ushqime, është prezantuar si mikeshë.
Sipas Hoxhës, Rapo takimin e fundit fizik me Mjacajn e ka pasur në muajin Gusht. Ndërkohë që sa i takon procedurës për futjen e ushqimeve në burg, Hoxha thotë se personi që i dorëzon identifikohet përmes kartës së identitetit. Më pas i takon personit të dënua që ti pranojë apo jo ushqimet që janë sjellë në emër të tij.
“Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vëllai Paulin Mjacaj, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë.
Personi që sjell ushqimet regjistrohet nëpërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakord që t’i pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt”, tha drejtori.
Dhe në këtë moment, mbetet mister si u fut arma në burg. Drejtori i Burgut pranon që skaneri ka qenë i prishur në momentin që ai ka marrë detyrën dhe është rregulluar vetëm para disa ditësh. Sipas tij, kur një familjar sjell ushqime për një të burgosur kalon në disa procese.
“Behet regjistrimi i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku në hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm. Atje bëhet kontrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qenë me defekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjës policie të cilët bëjnë vëzhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi”, u shpreh ai.
Në dëshmi, Hoxha thotë se mund të ketë pasur një neglizhencë në ndonjë moment nga punonjësit e policisë kur është futur arma.
“Nuk mund ta sqaroj se si ka ndodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore”, tha ai.
Po ashtu ai zbuloi më herët se Mjacaj kishte pranuar se e kishte fshehur armën për disa javë në kutinë e qumështit.
/ZËRI
'Du me të taku se kam një amanet'/ Rrëfimi i Besnik Kodrës: Ja ç'më tha Sokol Mjaçaj nga izolimi

TIRANË- Besnik Kodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Agim Lerës në vitin 2010, ka folur për marrëdhënien e tij me Sokol Mjaçajn. Para se ky i fundit të vriste Arben Lleshit dhe të plagoste Indrit Shaqjan në burgun e Peqinit, ka komunikuar me Kodrën nga kati i dytë në katin e parë. Në fjalën e tij, në një intervistë për emisionin "Uniko", ai tha se Sokol Mjaçaj e kishte kërkuar për t'i dhënë një "amanet". Ndaj edhe vetë ishte shqetësuar. Por gjithashtu shtoi se nuk ka pasur asnjë mundësi që arma të jetë futur në burg pa u njohur autoritetet.
"Jam ndjerë i rrezikuar se kur më tha Sokoli me datë 4 se kishte një amanet nga Lek Lecaj, aty jam ndjerë i rrezikuar,"-rrëfeu Kodra.
PJESË NGA TELEFONATA:
Besnik Kodra: Akuzohem për një ngjarje të ndodhur në 2010 në Dukagjin të Shkodrës për vrasjen e të ndjerit Agim Lera. Unë nuk kam hak as hile me atë ngjarje. Nuk e kam parë me sy në jetën time. Atëherë isha 27 vjeç. Vëllai im ka qenë 17 vjeç. Sokol Mjaçaj ka qenë 17 vjeç.
Spartak Koka: Sokol Mjaçaj pas ngjarjes së 2010 ka vrarë 2 turistë çek dhe një person në burgun e sigurisë së lartë. Çfarë ka ndodhur para dhe pas ngjarjes? Çfarë kontaktesh keni pasur?
Besnik Kodra: E kemi dëgjuar si të gjithë burgaxhinjtë. Kam pasur disa kontakte me Sokolin, të fundit e kam pasur më 4.12.2023. Nga kati i parë isha unë, i kam bërë thirrje disa herë "Aman o Sokol fole të vërtetën". Më tha unë nuk e flas kurrë të vërtetën pa më thënë Lek Leçaj. është një fshatar, një komshi i tij. Të çojë 30 mijë euro tek baba im, pastaj e them të vërtetën. Kështu më tha. Lek Leçaj e di sesi e ka bërë ngjarjen, Lek Lecaj dhe Frang Mjaçaj (babai i Sokolit). Leka më thotë unë nuk e them të vërtetën se ti del jashtë dhe unë futem brenda.
Spartak Koka: Përse është vrarë Agim Lera?
Besnik Kodra: Sokol Mjaçaj thotë e kam myt me gur. Dy ekspertizat këtë kanë nxjerrë. Nuk e di pse kanë dashur ta vrasin. Edhe Lek Lecaj...
Spartak Koka: U fol se ngjarja mund të ketë ndodhur për grabitjen e një vrasje...
Besnik Kodra: Kështu u fol, por i ati thotë që ia kam gjetur varësen në qafë. Leka dhe bashkëshortja e Lekës thonë se e kanë takuar ditën e ngjarjes Sokol Mjaçajn. Sokol Mjaçaj ka folur disa herë me të ndjerin atë ditë. Ka folur gjithsej me 85 vetë. Emri im dhe i vëllait tim ka dalë në skenë se atë natë kur ka shkuar Gjergj Lekaj tek shtëpia e Fran Mjaçës kanë pyetur Lekë Lecaj. Duhet ta kishte hetuar prokuroria. 20 ditë para arrestimit, vëllai im e ka pas rrahur Sokol Mjaçajn, ka qenë e shkruar edhe në dosje. Edhe i ka thënë 'mbaje mend se kena me e pas sherrin përjetë'. E ka dëshmuar vetë Sokoli.
Spartak Koka: Përse e rrahu?
Besnik Kodra: E ka pas sha Sokoli. Si çunat e ri.
Spartak Koka: Ju në atë kohë me çfarë merreshit?
Besnik Kodra: Kam qenë duke punuar për një shtëpi të re. Jam në një burg të sigurisë së lartë. Më kanë mbetur edhe 7 vjet burg pa shlyer. Nuk kam lidhje dhe dijeni. Jam i dënuar i pafajshëm.
Spartak Koka: A futet dot një armë me dron?
Besnik Kodra: Pasha nerin e shqiptarit, këtu nuk ndodh asgjë pa dijeninë e shtetit. Për këtë ngjarje nuk kam qejf me fol...
Spartak Koka: A ndjeheni të rrezikuar për këtë gjë?
Besnik Kodra: Jam ndjerë i rrezikuar se kur më tha Sokoli me datë 4 se kishte një amanet nga Lek Lecaj, aty jam ndjerë i rrezikuar.
Spartak Koka: Kishte informacione se ishte i armatosur brenda burgut?/ZËRI
“E dinte gjithë burgu", Shaqja: Për Lleshin do paguheshin 200 mijë euro

ELBASAN- Është zbardhur dëshmia e Indrit Shaqjes, personit që mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë që ndodhi të premten në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin. Shaqja ka deklaruar se ka gjetur letra, ku premtohej se për vrasjen e Lleshit, do paguheshin 200 mijë euro. Ai ka rrëfyer se në ditën kur ndodhi vrasja e Lleshit, ka qenë personi që ka njoftuar viktimës se Sokol Mjacaj po e kërkonte në dritaren e sektorit. Ai vetë mbeti i plagosur gjatë ngjarjes, ndërsa ka treguar se për Lleshin, ka pasur dhe tentativa për ta helmuar në ushqim.
DËSHMIA E PLOTË NË DOSJEN E PROKURORISË:
Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar.
Polici i kolonës ka thërritur dhe i ka thënë: ‘Indrit, të kërkojnë tek zgara e kolonës së sektorit’.
Ka dalë dhe është afruar se ‘kush më kërkon’ dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili ka thënë se ‘O indrit, më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka', kur është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin, e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë diçka.
Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes, shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë.
Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekuilibrin.
Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë, Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor vetë dhe ndoqi me vrap Sokolin.
Kur ka dalë për në ajrim jashtë, ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici, ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte ç’po ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vras dhe ty.
Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B. Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet, i kanë thënë se nëse je dakord, na kthe përgjigje me letër.
Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet, letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi, për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë, ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky i dënuar.
Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se iu kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguajnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro./ZËRI
Dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit: Mjacaj i vuri pistoletën në qafë policit

TIRANË- Zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i cili u vu në pranga pas vrasjes që ndodhi të premten në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Në dëshminë e tij përpara Gjykatës, Hoxha ka deklaruar se ka më shumë se 28 vite që punon në sektorin e burgjeve, ku aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të IEVP Peqin, i komanduar që nga data 22.11.2023, ndërsa emërimin e kam në pozicionin e specialistit në Sektorin e Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Në dëshminë e tij, drejtori i burgut është shprehur se Mjacaj i kishte deklaruar se armën e kishte fshehur te kutia e qumështit.
“Në detyrën që ushtroj aktualisht kam në pozicionin organik si shef policie që nga data 14.12.2023 shtetasin Qani Muca, i cili më parë mbante detyrën e shefit të 41 Bizit në IEVP Peqin dhe godinën e paraburgimit. Në këtë detyrë që nga data 22.11.2023 në detyrën e shefit të policisë deri më datë 14.12.2023 ka qënë shtetasi Nikolin Gjonpali”, ka thënë Hoxha.
Me marrjen e detyrës më datë 22.11.2023 është marrë me organizimin e punës dhe sistemin e disa të dënuarve që nuk ishin akomoduar për shkaqe të ndryshme në dhomat e akomodimit në sektor, situatë të cilën e ka mësuar nga struktura vartëse e policisë. Më datë 15.12.2023 rreth orës 13;52 minuta kam qënë në ambjentet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënse marrrëse se diçka po ndodhte në godinën B, ambientet e ajërosjes.
“Kam folur në radio se çfarë problemi ka dhe më raportuan se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment kam dalë nga zyra dhe jam nisur për në regjimin brendshëm. Aty kam parë se ishin dy të plagosur me armë zjari dhe ishin me gjak. Të dy të plagosurit i futëm në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore.
Pas kësaj u futa në ambjetet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe shkova te vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjacaj.
Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajrosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete.
Afrohem tek dera dhe i burgosuri më tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në keto momente, i thashë një policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi një ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete.
Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do ti tregoj të gjitha.
Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me shërbimet e policies”, ka deklaruar Hoxha.
Pjesë nga dëshmia e Hoxhës:
Procedura e akomodimit në dhomë të një të dënuari i cili në rastin e parë që vjen i trasferuar nga një IEVP tjetër, apo paraburgim bëhet duke u vedosur në godinën e observimit (ambientet e pritjes), ku mësohet lidhur me konfliktet, njohjen e personalitetit të tij, njohjen me vendimin nga sektorët përkatës.
Më pas bëhet akomodimi në dhomë i tij, duke marrë parasysh se në sektorin e tij mos ketë konflite apo hasmërira. Në të gjitha rastet që bëhet sistemimi i të dënuarve nëpër dhoma, procedura është e tillë: Propozohet nga shefi i regjimit të brendshëm, në rastin konkret në IEVP Peqin është punonjësi me gradë nënkomisar, i quajtur Vilson Shima dhe përgjegjësi sektorit Shoqëror që është shtetasi Agim Haka dhe miratohet nga shefi policisë i IEVP-së, dhe më pas konfimohet nga Drejtori IEVP-së.
I dënuari Sokol Mjacaj është në sektorin e sigurisë së lartë për shkak të vendimit gjyqësor ku caktimi i sigurisë vendoset me vendim gjykate. I dënuari Sokol Mjacaj (i dënuar me burgim të përjetshëm), nga koha që unë erdha i komanduar në detyrën e drejtorit të IEVP Peqin në datën 22.11.2023, e kam gjetur të akomoduar në godinën e cilësuar si godina e 41-Biz, i cili aty ishte i akomoduar i vetëm në dhomë.
Për shkak se do të hapej 41-Bis, duhet të boshatiseshin sektorët ku ishin të akomoduar rreth 20 të burgosur, të cilët brenda ditës janë sistemuar nëpër sektorë të tjerë dhe janë marë masat për akomodimin e të burgosurit, i cili me urdhër të Ministrit të Drejtësisë do të kalonte në regjimine posacëm (41-Biz).
Për këtë arsye e kemi sistemuar në katin e dytë të godinës B. Në fillim të muajit hartohet grafiku nga shefi i regjimit të brendshëm dhe shefi i policisë, për daljen në ajërosje të burgosurve sipas sektorëve dhe miratohet nga drejtori i institucionit. Si në dalje për ajërosje dhe në hyrje për ajërosje bëhet kontroll nga punonjësit e policisë të ngarkuar për këtë detyrë.
Unë nuk e kam të qarte se si e ka kryer lëvizjen ky i burgosur. Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajrosjes m'u tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë.
Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në sheshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit.
Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhynë punonjësit e policisë dhe e çuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda.
Siç u shpreha më lartë duhet të kontrollohej. Bëhet regjistrimi i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku ne hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm.
Atje bëhet kontrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh.
Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi.
Shtetasi Sokol Mjacaj kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit.
Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit.
E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka nodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjëist e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore.
Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qënë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.
Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo.
Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikëshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepermjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet.
Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt.
U kqyr dhoma nr.12, sektori 2, kati 1, Godina B siguri e lartë në IEVP Peqin e cila ndodhet përball bokseve të ajrimit të godinës B. Gjatë kqyrjes së dhomës në pjesën ballore të derës hyrëse ndodhet dritarja e cila në pjesën e sipërme ka të varur një perde e cila ka një vrimë tejshkuese me përmasa 4x4.5 cm.
Pasi hapim perden vihet re dritarja me dy kanate metalike dhe prej xhami ku xhami në krahun e djathtë të dritares ka një vrimë tejshkuese me përmasa 3.5x5.5 Cm. Poshtë dritares afër një stoli u gjetën dy pjesë metalike të shtypura të ngjashme si ato të predhave të fishekëve luftarake.
Më pas kqyrja vazhdoj në ambjentet e godinës së takimeve të seksionit B në sigurinë e lartë ku në hyrjen e godinës në distacë 150 cm. Në ambjentet e cila është e përshtatur për takimet me familjarët është gjetur një armë zjari me numër J 132766 ku brenda në fole ju gjetën dhe sekuestruan në cilësin e provës materjale 5 gëzhoja me kapsollë të goditur.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë marë me tampon steril njolla me ngjyrë të kuqe të cilat janë të ngjashme si ato tyë gjakut njerëzor.
Lidhur me provat materjale u përpilua vendimet për kryerje ekspertimi daktiloskopik, balestik si dhe biologjik.
Eshte kqyrur dhoma e akomodimit te shtetasit Sokol Mjacaj i cili ishte i akomoduar me shtetasin e denuar Engjell Ucaj, ku u konstatua se tualeti ishte jo e montuar mire dhe kaseta ishte jashte funksionit.
Në Gjykatën e Elbasanit është duke u mbajtur sot seanca për masën e sigurisë për Sokol Mjacajn, dhe 12 personat e tjerë të arrestuar, zyrtarë të burgut. Për të gjithë personat, Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të masës së arrestit me burg.
/ZËRI
PAMJET ME DRON/ Jeta vazhdon në burgun e Peqinit...

PEQIN- Arben Lleshi u vra dhe Indrit Shaqja u plagos brenda ambienteve të burgut të Peqinit. Ishte Sokol Mjaçaj personi që me një armë zjarri, tip "Luger 38" i mori jetën të riut duke shënuar një precedent të ri në burgjet shqiptare që po i përngjasin gjithmonë e më shumë atyre në Ekuador.
ZËRI ka shkuar vetë pranë burgut të Peqinit, atje ku jeta duket se vazhdonte si normalisht për të burgosurit të tjerë.
Siç duket edhe nga pamjet me dron të kapura nga operatori i ZËRI, të burgosurit kishin dalë në ambientet e ajrimit dhe bënin xhiron e tyre të zakonshme jashtë 4 mureve të qelisë. Të ndarë nga 4 veta në secilin krah të fushës së ajrimit, dukeshin të qetë, ndërsa gardianët e gatishmëri. 2 prej tyre ishin të vendosur pranë derës kryesore të hyrjes së burgut.
Me armë në duar, kontrollonin perimetrin e caktuar për ta, duke vëzhguar nga larg edhe gazetarin e operatorin e ZËRI-t. Megjithatë nuk bënë asnjë lëvizje, mesa duket ishin të mësuar nga vëmendja e mediave që kishin marrë përgjatë ditëve të fundit./ZËRI
Vrasja e Lleshit/ Mjacaj fshehu armën në kuti, zbulohet ‘mikesha’! (Dëshmitë e të arrestuarve)
Sokol Mjacaj brenda ‘kafazit’ të qelqtë, i rrethuar nga RENEA-t

ELBASAN- Sokol Mjaçaj ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Elbasanit. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, Mjaçaj ndodhet brenda ‘kafazit’ të qelqtë të sallës, i rrethuar nga efektivët e forcave RENEA. Edhe pse ka kryer vrasjen e Arben Lleshit, duket se nuk ka asnjë pendesë, madje dhe ka pozuar për kamerat e pranishme në sallë. Megjithatë nuk ka bërë asnjë koment.
PAMJE NGA GJYQI: