Aksidenti tragjik në Këlcyrë, dërgohen në morgun e Lushnjës trupat e 7 emigrantëve

KËLCYRË- Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën 8 persona. Mes viktimave është identifikuar vetëm shoferi i makinës tip “Benz”, Edison Bregaj. Trupat e shtatë emigrantëve ende nuk janë indentifikuar dhe janë transportuar në morgun e Lushnjës për shkak të kushteve frigoriferike. Në morg, ndodhen ekspertët mjeko-ligjorë, ndërsa po punohet me ambasadat e akredituara në Tiranë për identifikimin e tyre dhe më pas lidhjen me familjarët.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa shoferi i makinës tip “Benz”, Edison Bregaj po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm. Por pasi ka vënë re që është pikasur nga 2 efektivë të patrullës është larguar me shpejtësi. Derisa në një moment ka humbur kontrollin e mjetit, duke "fluturuar" më ajër për të përfunduar në anë të lumit të Vjosës. Deri më tani, nga viktimat është identifikuar vetëm viktima shqiptare, ndërsa të tjerët ende nuk dihet se kush janë. Policia bëri me dije se shoferi, Edison Bregaj 24-vjeç, kishte marrë automjetin tip “Benz” me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi Agustin Gjepa, 26 vjeç./ZËRI
Buka e pangrënë! Ç'ka mbetur me gurëve të Vjosës, atje ku u shuan 8 persona

KËLCYRË- 8 jetë njerëzish u shuan në orët e para të mëngjesit të sotëm në Këlcyrë. 8 persona, emigranët dhe mes tyre shoferi shqiptar, ndërruan jetë teksa tentonin që t'i largoheshin Policisë së Shtetit.


Tashmë në vendin ku ka ndodhur aksidenti kanë mbetur vetëm hekurat e makinës dhe disa sende personale të emigrantëve.
Siç duket edhe nga fotot e kapura nga vendngjarja, nëpër gurë kanë mbetur veshje të viktimave apo dhe ndonjë çantë shpine. Tek kjo e fundit duket edhe një qese e mbushur me bukë, e cila nuk u konsumua kurrë. Viktimat janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa sendet e tyre do të mbeten aty...ndoshta përgjithmonë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa shoferi i makinës tip “Benz”, Edison Bregaj po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm. Por pasi ka vënë re që është pikasur nga 2 efektivë të patrullës është larguar me shpejtësi. Derisa në një moment ka humbur kontrollin e mjetit, duke "fluturuar" më ajër për të përfunduar në anë të lumit të Vjosës. Deri më tani, nga viktimat është identifikuar vetëm viktima shqiptare, ndërsa të tjerët ende nuk dihet se kush janë./ZËRI
KUJDES! Pamje të rënda- momenti kur transportohen trupat e 8 viktimave të aksidentit në Këlcyrë

KËLCYRË- Janë dashur disa orë për nxjerrjen e trupave të pajetë, pas aksidentit tragjik me 8 viktima që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Këlcyrë.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme që ZËRI ka siguruar, dhjetra punonjës policie dhe zjarrfikës kanë marrë pjësë në operacionin për nxjerrjen e trupave të pajetë nga gremina.
Identifikimi i tyre do të jetë i vështirë, pasi përveç shoferit, të gjithë ata ishin emigrantë nga vendet e tretam që shfrytëzonin Shqipërinë si rrugë kalimi drejt vendeve të BE-së.
Drejtori i policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Këlcyrë, ku mbetën të vdekur 8 persona, 7 prej të cilëve dyshohet të jenë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.
Çipa sqaroi se makina tip “Benz” është pikasur për herë të parë rreth orës 02:20 të mëngjesit nga patrulla e policisë së Këlcyrës teksa lëvizte me shpejtësi. Sipas drejtorit të Policisë, efektivët i kanë bërë thirrje shoferit për të ndaluar, por ky i fundit nuk iu është bindur, duke shtuar gazin e makinës, dhe duke lëvizur në drejtim të Përmetit.
Pas tij janë vëmë punonjësit e Policisë, që sipas Çipës, pas rreth një ore e gjysmë kanë humbur kontaktin visual me makinën. Ata kanë nisur pyetjen e njerëzve në zonë, derisa janë afruar në vendin ku ka ndodhur aksidenti, dhe kanë parë makinën në shtratin e lumit Vjosa.
/ZËRI
Viktimat e aksidentit në Këlcyrë, prokurori: Nuk i kemi identifikuar ende, do të bashkëpunojmë me ambasadat

KËLCYRË- Prokurori i Gjirokastrës Petrit Çano, ka folur nga vendi ku ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, 7 prej të cilëve emigrantë nga vendet e treta. Për shkak të gjendjes në të cilën janë gjetur viktimat, do të bëhet e vështirë dhe identifikikimi i tyre.
Sipas prokurorit Çano kur të identifikohen, do fillojë dhe bashkëpunimi me ambasadat përkatëse, për të vendosur në lidhje me prcedurat që do të ndiqen për varrimin e tyre.
Petrit Çano: Do bëhet me kujdes këqyrja e të gjitha kufomave, identifikimi i tyre, pastaj në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera do kryhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar shkaqet pse ndodhi kjo ngjarje dhe përgjegjësitë nëse ka. Viktimat nuk i kemi identifikuar ende dhe nuk e dimë se cilat shtete i përkasin. Kur të identifikojmë viktimat do bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse. Pasi të kryejmë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, jemi duke pritur edhe mjekët ligjor nga Tirana që po vijnë për të kryer ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tyre.
Në mjetin tip Benz, që drejtohej nga Edison Bregaj, nga qyteti i Shkodrës, udhëtonin 7 emigrantë nga vendet e treta, dhe shoferi nga Shkodra, ndërsa të gjithë gjetën vdekjen e menjëhershme./ZËRI
Mjeti u mor me qera, Çipa: Efektivët e humbën makinën pas ndjekjes prej 90 minutash, më pas gjetën viktimat

KËLCYRË- Drejtori i policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Këlcyrë, ku mbetën të vdekur 8 persona, 7 prej të cilëve dyshohet të jenë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.
Çipa sqaroi se makina tip “Benz” është pikasur për herë të parë rreth orës 02:20 të mëngjesit nga patrulla e policisë së Këlcyrës teksa lëvizte me shpejtësi. Sipas drejtorit të Policisë, efektivët i kanë bërë thirrje shoferit për të ndaluar, por ky i fundit nuk iu është bindur, duke shtuar gazin e makinës, dhe duke lëvizur në drejtim të Përmetit.
Pas tij janë vëmë punonjësit e Policisë, që sipas Çipës, pas rreth një ore e gjysmë kanë humbur kontaktin visual me makinën. Ata kanë nisur pyetjen e njerëzve në zonë, derisa janë afruar në vendin ku ka ndodhur aksidenti, dhe kanë parë makinën në shtratin e lumit Vjosa.
“Rreth orës 02:20 të datës 2 prill në afërsi të Këlcyrës, patrulla këmbësore e stacionit të policisë Këlcyrë ka hasur një automjet që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuar. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer menjëherë dhe është nisur në drejtim nga qyteti i Përmetit.
Patrulla e policisë, e cila ishte me shërbim për kontrollin e territorit si dhe aksin Përmet-Këlcyrë me automjetin e vet është përpjekur të marrë kontroll vizual mbi automjetin dhe e ka ndjekur deri në afërsi të vendit të ngjarjes.
Menjëherë ka informuar sallën operative dhe ka transmetuar të gjithë informacionin për automjetin e dyshimtë, i cili ishte larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të Përmetit.
Rreth orës 03:55 duke qenë se nuk është konstatuar automjeti, patrulla me një automjet ka lëvizur në drejtim të Përmetit duke marrë kontakt dhe me qytetarë të ndryshëm, të cilët i ka pyetur lidhur nëse kanë parë apo jo një mjet të tillë i cili ka ikur me shpejtësi.
Duke qenë se nuk ka marrë informacion ka filluar inspektimin e gjithë zonës dhe pikërisht në vendin ku ndodhemi ku ka ndodhur dhe aksidenti ka parë shenja të një aksidenti rrugor dhe më pas ka mundur të lokalizojë automjetin që ka rënë në afërsi të lumit Vjosa. Ka zbritur poshtë dhe menjëherë ka transmetuar informacionin shërbimeve që më pas kanë njoftuar prokurorin dhe grupin hetimor për të ardhur në vendngjarje”, u shpreh drejtori i policisë Çipa.
Zona në fjalë njihet për transportin e klandestinëve. Prandaj edhe sipas kqyrjes paraprake dyshohet se shtatë prej tyre janë nga vendet e Lindjes së Mesme, ndërsa shoferi nga Shkodra.
Për këtë të fundit po vijon puna për identifikimin e plotë. Ndërkohë edhe prokurori Petrit Çano thotë se do të bashkëpunojnë me të gjitha ambasadat me qëllim zbulimin e emrave të viktimave të tjerë. Sa i përket makinës ajo rezulton se është marrë me qira në Shkodër dhe nuk është pronar drejtuesi./ZËRI
Një nga trupat ‘fluturoi’ nga mjeti, 2 të tjerë ende nën hekura, detaje nga aksidenti ‘horror’ në Këlcyrë

KËLCYRË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti ‘horror’ që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën 8 persona. Gjatë momentit të rënies së mjetit në humnerë, pranë shtratit të lumit Vjosa, një nga trupat ka dalë jashtë Benz-it, që drejtohej nga një shtetas nga Shkodra, që po ashtu humbi jetën.
Pamjet tregojnë mjetin e kthyer tashmë në një grumbull inertesh si pasojë e përplasjes së fortë.
Burimet thonë se sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h.
Ngjarja ka ndodhur rreth 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, ndërsa viktima kanë mbetur drejtuesi i Benz nga Shkodra dhe 7 klandestinë nga vendet e treta.
Dy prej trupave të viktimave raportohet se ndodhen ende brenda mjetit të shkatërruar, dhe po punohet për nxjerrjen e tyre. Ka dyshime se shoferi ka qenë duke u ndjekur nga policia, dhe nuk e ka njohur rrugën, që është bërë më pas dhe shkak për aksidentin fatal, më i rëndi i viteve të fundit në Shqipëri./ZËRI
PAMJET/ Gjithçka e shkatërruar, pamje nga aksidenti me 8 viktima, mjeti ra 100 metra në humnerë

KËLCYRË- Një tragjedi me përmasa të jashtëzakonshme njerëzore ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë, humbën jetën 8 persona, 7 prej të cilëve dyshohet se janë emigrantë nga vendet e treta. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Kuqar, kur një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosa.
Si pasojë e përplasjes, por edhe lartësisë nga e cila ra, makina ka përfunduar totalisht e shkatërruar, ndërsa ka qenë e vështirë nxjerrja e trupave të pajetë. Dyshohet se automjeti është marrë me qira nga shoferi nga Shkodra, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.
/ZËRI
Aksident me 8 viktima në Këlcyrë, vdes shoferi nga Shkodra dhe 7 emigrantë

KËLCYRË- Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00, në aksin “Këlcyrë- Përmet”, ku një makinë e tipit “Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.
Nga ky aksident kanë ngelur 8 persona, ku dyshohet se janë emigrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa shoferi i makinës nga qyteti i Shkodrës.
Mësohet se në drejtimin e mjetit ka qenë shtetasi Edison Bregaj, ndërkohë që identitetet e emigrantëve që kanë humbur jetën nuk dihen ende.
Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se dyshohet se shoferi i mjetit që transportonte emigrantët ka tentuar që t'i largohet ndjekjes së policisë.
Mjeti ka përfunduar totalisht i shkatërruar, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 100 metrash.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar. /ZËRI