LIVE UPDATES

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT

➤ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre për ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës. ➤Nga ana e SPAK është firmosur masa e sigurisë për: Mariglen Qaton, Redian Molla, Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Elantina Zere dhe Deborah Keçi. ➤Nga 9 masa sigurie, Mariglen Qaton, Redian Molla, Taulant Tusha u është caktuar masa 'arrest në burg', ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje. ➤ Mbi ish-zyrtarët rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” si dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

8 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

U arrestua me urdhër të SPAK/ Molla: S’kam lidhje interesash me kompaninë, sulm nga PD- PL

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Redi Molla

TIRANË-Ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla ka reaguar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur urdhër arrestin për të. Në reagimini e tij Molla shprehet se ditën e sotme është vënë në djeni për akuzat ndaj tij dhe deklaron se është i pafajshëm. Sipas tij ky është një sulm i fymëzuar politikisht dhe se nuk ka lidhje interesash me kompaninë në fjalë.

“Unë Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar në Itali, me një karrierë të gjatë në Itali dhe në Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate të shkëlqyera dhe gjatë gjithë kohës që kam qenë në detyrë kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim. Sot u vura ne dijeni për akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK - deklaroj me bindje te plotë që për këto akuza jam i pafajshëm, dhe nuk kam asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë. Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se një viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe më vjen keq që pjesë e këtij presioni  kanë rënë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria. Pres që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejtë dhe pafajësia ime te vërtetohet nga gjykata. Do vazhdoj këtë beteje në çdo instancë i bindur tek pafajësia ime”, ka thënë Molla në reagimin e tij.

Sipas hetimeve të SPAK rezulton se në periudhën 2016-2020 gjatë kohës që Redi Molla ishte Drejtor i Përgjithshëm në “Ujësjellësin e Kanalizime Tiranë” shpalli fitues kompanine e tij 7 herë.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre për ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje. Sipas SPAK për gjatë kohës që kanë ushtruar funksionin e Drejtorit kanë shpallur fitues kompaninë që ai dhe Mariglen Qato ishin ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k./ZËRI

1 VITE ME PARE

Sa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratat

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Foto ilustruese

TIRANË- Arrestimet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë tronditur sot kompaninë "5D", duke vendosur në pranga dy ish-drejtorë të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qaton dhe Redian Mollën. Sipas SPAK, arrestimet kanë ardhur si pasojë e denoncimit që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë disa muaj më parë.

Në një deklaratë të bërë nga selia blu, Belind Këlliçi tha se drejtori në Inspektoriatin e Mbrojtes së Territorit, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektore në Bashkinë e Tiranës, ndaj dhe si pasojë ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij "5D". Këto tendera, sipas SPAK, ishin dhënë duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta kompanisë. Madje, në disa raste, vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Skema e prezantuar nga Belind Këlliçi

Vetëm në 2 raste ka dëshmuar SPAK, por mund të ketë edhe të tjera.  

Por cilat janë disa nga tenderat që ka fituar kompania? Sa ka fituar?

ME FOTO MË POSHTË TENDERAT E FITUAR: 

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMTSPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT

Numrin dhe fitimet SPAK nuk i specifikon, por Partia Demokratike pretendon se janë 29 kontrata publike, duke përfituar 25.166.588 euro (pa TVSH). Tenderat kryesisht i kishin marrë nga: Bashkia Tiranë, UKT, OSHEE dhe ARRSH. Në disa raste, tenderat i kanë marrë vetë, ndërsa në të tjera, me bashkim operatorësh. 

Një ndër këto tendera, është rasti i ‘Ndërtimit te Pedonales dhe krosisë së biçikletave në liqenin e thatë me vlerë rreth 580 mijë euro me TVSH, projekt i cili u denoncua nga Belind Këlliçi gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023, e cila deri në atë periudhë ende nuk kishte përfunduar. Tenderat publikë që ka marrë e kanë rritur, duke e "nxitur" kompaninë që të investojë edhe në sektorin e ndërtimit. Disa zona për ndërtim i kanë marrë në Yzberisht, Kinostudio, etj./ZËRI

1 VITE ME PARE

SPAK i vendosi prangat, reagon Mariglen Qato: SPAK ka rënë pre e presionit të Metës dhe Këlliçit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Mariglen Qato

TIRANË- Mariglen Qato, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës ka reaguar përmes avokatit pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur urdhër arrestin për të. Nëpërmjet avokatit të tij, Qato i ka mohuar akuzat që ka ngritur SPAK ndaj tij, duke shtuar se çdo veprim që ka marrë e ka bërë në respekt të ligjit. Por edhe shtoi se me arrestimin e tij, SPAK ka provuar se ka rënë pre e presionit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçit. 

“Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Në ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyrë rigoroze ligjin. Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rënë pre e presionit politik të Ilir Metës dhe Këlliçit që ka nisur këtë sulm politik ndaj meje, pa pasur asnjë fakt real. Mbetem besimplotë që ky proces të mbarojë sa më shpejt dhe drejtësia të bëjë punën e saj. E vërteta e pafajsisë time të dalë në dritë,"-tha Qato.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre për ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje. Sipas SPAK për gjatë kohës që kanë ushtruar funksionin e Drejtorit kanë shpallur fitues kompaninë që ai dhe Mariglen Qato ishin ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k./ZËRI

1 VITE ME PARE

Çfarë është "5D"- si u krijua kompania e drejtorëve? Tenderat i vlerësonin vetë, kishin 'user-at' e KVO

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Foto ilustruese

TIRANË- "5D", ky është aksioni më i fundit i Struktrës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke "prerë" 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje. Por çfarë janë 5D, dhe kush i denoncoi publikisht? Ashtu siç edhe bëhet me dije në njoftimin zyrtar të SPAK, hetimet kanë nisur pasi Belind Këlliçi depozitoi procedimin penal më 23 maj të vitit që lamë pas. Kështu Prokuroria e Posaçme nisi hetimet duke dalë në përfundimin se Redian Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”. Por për të mos dalë vetë në skenë, sipas SPAK, kompaninë e kishin lënë në emër të Eduard Metës, Muhamet Petritit dhe Nestor Muhametllarit. Po sipas SPAK, të tre kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje si me Qaton ashtu edhe me Mollën. 

SI U KRIJUA KOMPANIA?

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT

Mariglen Qato, u emërua fillimisht si Drejtor i Drejtorisë së Punëve Publike dhe më pas si Drejtor Departamenti pranë Ujësjellësit të Tiranës. Më pas, në vitin 2018 kaloi në postin e Kryeinspektorit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë, deri më 14 maj të vitit 2023. Por teksa punonte në administratë, paralelisht ishte investuar edhe në krijimin e një biznesi.

Më 21 janar 2016 regjistroi kompaninë "V.A.S. Konstruksion", më pas ia ndryshoi emrin në "IGOR ELEKTRIK". Kompania u regjistrua në emër të Eduart Metës, mik i afër i Qatos, i cili më pas i shet 75% të aksioneve Muhamet Petritit. Në kontratë shkruhet se aksionet janë shitur për vetëm 75 lekë kur xhiroja vjetore ishte 760 mijë dollarë. Lidhja mes tyre bëhet në faktin se Muhamet Petriti është vjehrri i vëllait të Mariglenit, Alfred Qatos. Si Petriti, ashtu edhe Meta, zgjodhën si administrator Nestor Muhametllarin, me profesion inxhinier. Një person me eksperiencë, që menaxhon një kompani ndërtimi. Por lëvizjet në kompani nuk përfundojnë me aq, pasi në vitin 2018, Muhamet Petriti blen edhe 25% të aksioneve të mbetura në pronësi të Eduard Metës, duke dalë i vetëm si pronar. Kompania ecte mirë, madje kishte 2 milionë euro fitime, por Petriti gjen momentin për t'i shitur aksionet administratorit Nestor Muhametllari. 

2 milionë euro fitime, dhe aksionet e tij i shiti për 10 mijë euro?

ROLI I REDIAN MOLLËS?

Disa nga tenderat që ka fituar kjo kompani, së bashku me shoqëri të tjera, janë dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në vartësi të saj, siç është ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ku kanë punuar Mariglen Qato, Redi Molla dhe Elvin Tivari. Të tre të vendosur në pranga nga SPAK. Po ku hyn Redian Molla? Në Durrës u njoftua ndërtimi i "CROëN PLAZA DURRËS", aksionet e të cilës ishin ndara në disa kompani: 24% ETITUR, në pronësi 100% të Elvin Tivarit; 24% DAKTUR; 24% RESTUR– 100% në pronësi të Selim Mollës, babai i Redian Mollës; 27% LANDëAYS INTERNATIONAL – 100% GAZMEND HAXHIA dhe vetëm me 1%, pronar është BLEDAR TIVARI.

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT

Selim Molla, rezulton se është babai i 75-vjeçar i Redi Mollës, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellësit të Tiranës, ndërsa Elvin Tivari ka qenë drejtor i prokurimeve në Ujësjellësin e Tiranës, që është drejtuar nga Molla. Po ashtu, edhe Mariglen Qato ka punuar në të njëjtin dikaster. Ndaj edhe zbatimin e projektit për hotelin ia besuan kompanisë... "5D Konstruksion". I moshuari Selim Molla mori statusin e investitorit strategjik për hotelin me 5 yje në mes të shëtitores së Vollgës, kur kapitali i kompanisë që kishte ishte vetëm 100 Lekë dhe pa përvojë të mëparshme, por megjithatë kjo nuk e ndaloi që të merrte pjesë në investimin prej 15 milionë eurosh të hotelit luksoz në Durrës.

5 GJETJET E SPAK PËR 5D?

Partia Demokratike denonconte se 5D (5 Drejtorët) kanë fituar edhe leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, ku punojnë vetë dhe kanë ndërtuar disa pallate në Tiranë. Një tjetër detaj që SPAK ka gjetur, duke e bërë edhe më flagrante ndërhyrjen në vlerësimin e tenderave është fakti që Muhametllari kishte dhe "userat" e antarëve të komisionit të vlersimit të ofertave. Pra, vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Vetëm në 2 raste ka dëshmuar SPAK, por mund të ketë edhe të tjera. 

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që Redian Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi nga “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. Në të gjitha këto procedura Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor. 

Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, "5D" ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi.

Së treti, ka rezultuar se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k ose e njohur ndryshe si “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë. Por SPAK nuk e bën me dije numrin dhe as projektet që janë gjetur me shkelje. 

Megjithatë gjetjet kanë mjaftuar për të krijuar dyshime se edhe Taulant Tushe, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku, të gjithë në cilësinë anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar kompanisë "5D" avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë. Po ashtu, ka dyshime se Tushe ka qenë në dijeni se kush janë zotëruesit e vërtetë të aksioneve të kompanisë. Edhe në këtë rast, nuk bëhet me dije se për cilat procedura është favorizuar kjo kompani. 

Së katërti, Elantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta. Madje, SPAK ka zbuluar se Zere ka pasur komunikime të drejtpërdrejta me administratorin e kompanisë, Nestor Muhametllarin. Për më tepër, del se vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Së pesti, Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta. Edhe ish-basketbollistja ka pasur komunikime me Muhametllarin, e po ashtu edhe në këtë rast vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Kësisoj, sipas të dhënave të Open Data Albania, shoqëria “5D Konstruksion”, ka përfituar të paktën 45 tendera publikë./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRA+FOTO/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Bashkia Tirane

TIRANË- Zbardhen emrat e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë të arrestuar ditën e sotme nga SPAK. Në pranga kanë rënë pranga krahu i djathtë i Erjon Veliajt, Maringlen Qato si dhe Redian Molla. Po ashtu është ngritur sërish akuzë për ish-drejtorin e Veliajt, Taulant Tusha, i cili ndodhet në burg. Ndërsa detyrim paraqitje janë lënë Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Elantina Zere, Deborah Keçi.

EMRAT:

Arrest me burg

Mariglen Qato
Redi Molla
Taulant Tusha

Detyrim paraqitje

Enton Punavija
Julian Zanaj
Albano Janku
Nestor Muhamellari
Eglantina Zere
Deborah Keçi 

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Eglantina Zere
SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Eglantina Zere
SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Taulant Tusha

Taulant Tushe, ish-drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Deborah Keçi

Deborah Keçi ish-drejtoresha e klubit shumësportësh të Tiranës

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Alban Janku

Albano Janku, ish-gjyqtari i njohur i Superiores 

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Enton Punavija

Ish- drejtori i transportit në Bashkinë Tiranë

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Redi Molla

Redi Molla, ish- drejtor i Përgjithshëm i UKT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Mariglen Qato

Ish-Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Tiranë, Mariglen Qato

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre për ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje. Sipas SPAK për gjatë kohës që kanë ushtruar funksionin e Drejtorit kanë shpallur fitues kompaninë që ai dhe Mariglen Qato ishin ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k./ZËRI

1 VITE ME PARE

"E dinte kush ishin pronarët e '5D'"/ GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Taulant Tushe

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur një tjetër masë sigurie për Taulant Tushën, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave të burgut për inceneratorin e Tiranës. SPAK, ka dalë në përfundimin se Taulant Tushe, ish-drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, në cilësinë anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka favorizuar kompaninë "5D". Sipas SPAK, ekzistojnë dyshime se Tushe ka pasur dijeni lidhur me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe e ka favorizuar këtë kompani në dhënien e tenderave.

Ndaj edhe ndaj tij janë ngritur 2 akuza të reja penale.

"Caktimin ndaj personit nën hetim T.T. të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal,"-bën me dije SPAK./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, SPAK nxjerr njoftim zyrtar, ja për çfarë akuzohen

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT

TIRANË-Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre për ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje. Mësohet se masë sigurie është firmosur për Mariglen Qato, ish-drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtorin e UKT-së Redi Molla, Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike Bashkia e Tiranës, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Elantina Zere dhe Deborah Keçi drejtuese e “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e pezulluar nga ky post.

Masat e sigurisë

Ndaj Mariglen Qatos dhe Redi Mollës është caktuar masa e sigurisë 'arrest me burg'. SPAK ka kërkuar masë të dytë sigurie 'arrest me burg' edhe për Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike Bashkia e Tiranës. 

Detyrim për t'u paraqitur është caktuar ndaj Deborah Keçi, drejtuese e “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e pezulluar nga ky post, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari dhe Elantina Zere, drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, në Bashkinë Tiranë, i pezulluar nga ky post.

Akuzat

Mariglen Qato dhe Redi Molla akuzohen për veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Ndërkohë Taulant Tusha akuzohet për veprën penale "shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike', e kryer dy herë.

Hetimi

Sipas denoncimeve që janë bërë nga opozita, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektorë të Bashkisë së Tiranës duke arritur të përfitojë përmes tyre dhjetra tendera për kompaninë e tij “5D”. Kompania në fjalë ka marrë të paktën 25 tendera, nga të cilat 15 nga Bashkia e Tiranës, 10 nga UKT dhe 3 nga OSHEE si dhe 1 nga ARRSH.

Sipas hetimeve të SPAK për 4 vite Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, ka shpallur fitues kompaninë që ai dhe Mariglen Qato ishin ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. SPAK njofton se Redi Molla dhe Mariglen Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë Eduard Meten, Muhamet Petritin dhe Nestor Muhamellarin, si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.

Ndërkohë sipas hetimeve të SPAK rezulton se në periudhën 2016-2020 gjatë kohës që Redi Molla ishte Drejtor i Përgjithshëm në “Ujësjellësin e Kanalizime Tiranë” shpalli fitues kompanine e tij 7 herë.

"Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që shtetasi Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. Në këto procedura prokurimi shtetasi Redi Molla ka patur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni shtetasin Mariglen Qato që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij" -informon SPAK.

Ortaku i Redi Mollës, Mariglen Qato në periudhën 2016-2018, i cili ushtronte funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë shpalli fitues kompanine e tij ne 4 tendera. 

"Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që shtetasi Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi. Në këto procedura prokurimi shtetasi Mariglen Qato ka patur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij",-njofton SPAK.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75, datë 27.04.2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258/2 dhe 259/2, të Kodit Penal. Po kështu, Prokuroria e Posaçme mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga shtetasi Belind Këlliçi, ka rregjistruar procedimin penal nr.121, datë 23.05.2023. Të dy procedimet penale janë bashkuar në një procedim penal të vetëm, të numërtuar me nr.75 viti 2023. Lidhur me këtë procedim penal, për një periudhë disa mujore dhe në mënyrë të pandërprerë, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, ku janë përfshirë administrimi dhe verifikimi i informacioneve nga burimet e hapura, kryerja e veprimeve hetimore proaktive, kryerja e kontrolleve të vendeve dhe kontrolleve të personave, sekuestrime të provave materiale, administrimi i dokumentacionit të një sërë procedurash prokurimi, kryerja e ekspertimeve teknike e kompjuterike, shqyrtimi dhe analizimi i të gjitha provave dhe dokumenteve të administruara. Nga burimet e provave të mbledhura në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit R.M. dhe M.Q. janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Shtetasit R.M. dhe M.Q. e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që shtetasi R.M. ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.

Në këto procedura prokurimi shtetasi R.M. ka patur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni shtetasin M.Q. që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij. 

Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që shtetasi M.Q. ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi. Në këto procedura prokurimi shtetasi M.Q. ka patur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij.

Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.

Janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi T.T. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe shtetasit E.P., J.Z. dhe A.J. në cilësinë anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Ekzistojnë dyshme të bazuara se shtetasi T.T. ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qënë zotëruesit indirekt të aksioneve të shoqërisë.

Së katërti, janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja E.Z. në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja E.Z. ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr.28, datë 28.03.2024, ka vendosur:

1. Caktimin ndaj personit nën hetim R.M. të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 7 (shtatë) raste, nga këto 4 (katër) raste të kryera në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer në 5 (pesë) raste, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim M.Q. të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 4 (katër) raste, të kryera në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

3. Caktimin ndaj personit nën hetim T.T. të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

4. Caktimin ndaj personave nën hetim E.P. të masës së sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

5. Caktimin ndaj personit nën hetim J.Z. të masës së sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

6. Caktimin ndaj personit nën hetim A.J. të masës së sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.

7. Caktimin ndaj personit nën hetim N.M. të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.

8. Caktimin ndaj personit nën hetim E.Z të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga nenet 234 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, në Bashkisë Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.

9. Caktimin ndaj personit nën hetim D.K. të masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021./ZËRI

1 VITE ME PARE

Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen e kompanisë '5D'

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT
Belind Këlliçi

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me arrestimet në Bashkinë e Tiranës. Në një postim në "Facebook", Këlliçi shkruan se arrestimet janë bërë për dosjen ‘5D’ të denoncuar nga ai, gjatë fushatës elektorale të vitit 2023, kur ai kandidoi për opozitën. 

"Arrestime masive aktualisht në tempullin e korrupsionit që quhet Bashkia Tiranë për dosjen 5D… sado të arrestohen drejtorët e Bashkisë, kjo punë nuk mbyllet me ata. Erion Veliaj do përgjigjet para drejtësisë për të gjitha dëmet dhe vjedhjet që i ka shkaktuar kryeqytetit tonë", shkruan Belind Këlliçi në postimin në "Facebook". 

Hetimet kanë nisur pasi Belind Këlliçi depozitoi procedimin penal më 23 maj të vitit që lamë pas. 

Pasditen e sotme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre për ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Nga ana e SPAK është firmosur masa e sigurisë për: Mariglen Qaton, Redian Molla dhe të tjerë. Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje./ZËRI

Poll

MOS HUMB