LIVE UPDATES

Depo armësh/ Arrestohet “roja” i arsenalit, i riu me 2 emra furnizonte grupin kriminal në Vlorë

➤Një arsenal armësh i zbuluar ditën e sotme në Babicë të Vlorës, pritet të hedhë dritë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në qytetin bregdetar. ➤Mes armëve të sekuestruara janë pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska me imazh njeriu, çifte, tritol, targa, radio-marrëse e snajper të cilat dyshohet se janë përdorur për të furnizuar eksponentë të krimit për të paktën dy ngjarje kriminale. ➤I vetmi i arrestuar gjatë operacionit është Luçiano Deraj, i njohur edhe si Albano Deraj. ➤Drejtori i Policisë së Vlorës deklaroi se Deraj posedonte armët për llogari të tij dhe personave të tretë anëtare të një grupi kriminal në qytetin e Vlorës te cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale. ➤Por nuk dihet ende nëse rasti ka lidhje edhe me ekzekutimin me snajper të Gëzim Sinomataj

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

VIDEO-LAJM/ Çfarë s'u pa në depon me armatime në Vlorë, mes arsenalit edhe një armë stilolaps

Depo armësh/ Arrestohet “roja” i arsenalit, i riu me 2 emra
Armë stilolaps

VLORË- Në bazën e armatimeve të zbuluar gjatë operacionit "Knock Out 6" në Babicë të Vlorës është gjetur edhe një armë në formë stilolapsi që tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, shumë ndryshe nga ato të formës klasike. 


Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, gjatë operacionit të koduar “Knock Out 4 dhe 5” që u finalizua gjatë muajit shkurt, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: 1 minë me telekomand, 5 kallepe tritol, 7 kapsolla dentoatore, 4 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale./ZËRI 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Kokë e këmbë veshur me të zeza, momenti i arrestimit të Luçiano Deraj në dhomën e gjumit

Depo armësh/ Arrestohet “roja” i arsenalit, i riu me 2 emra
momenti i arrestimit të Luçiano Deraj

VLORË-  Ky është momenti kur policia dhe forcat RENEA mësyjnë në bazën e armatimit në Babaicë të Vlorë që u zbuluan sot dhe dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale. Në pamje shihet dhe momenti kur policia arreston Luçiano alias Albano Derajn në dhomën e gjumit. 

Deraj është arrestuar nga blutë në operacionin që ka nisur këtë mëngjes dhe u zbulua përmes një konference për mediat para pak minutash. Policia e Vlorës sqaroi se ai ruante bazën e armatimit dhe se dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal.


Deraj nuk është një emër i njohur për policinë. Ai rezulton se në vitin 2014 është arrestuar në Italinë për trafik droge e armëmbajtje pa leje. Në atë kohë ai u arrestua bashkë me 2 shqiptarë të tjerë Ervin Lushaj dhe Voglush Lazaj. Karabinierët i sekuestruan bandës në makinë dhe banesë 34 kg marijuanë, 619 gramë heroinë, 20 kg përzierës droge, peshore precizioni, materiale për ambalazhim droge, dy pistoleta automatike kalibër 7,65 mm, një pistoletë të modifikuar, 2 pushkë gjahu kalibër 12mm dhe 20 mm, dhjetra fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa kg barut për mbushje fishekësh për armë gjahu, telefona celularë, një jelek antiplumb, një veturë Ford Focus, një veturë BMë coupe me targa shqiptare dhe një sasi të vogël eurosh kesh. /ZËRI

1 VITE ME PARE

FOTO/ Depoja i armatimeve në Vlorë, ky është Luçiano Deraj, dyshohet i përfshirë në 2 ngjarje kriminale

Depo armësh/ Arrestohet “roja” i arsenalit, i riu me 2 emra
Albano Derraj

VLORË- Personi në foto është Luçiano Deraj alias Albano Deraj, të cilit iu zbulua baza e armatimit në Babicë të  Vlorës. Blutë e qytetit bregdetar në një deklaratë për mediat dhanë detaje në lidhje me operacionin “Knock Out 6”, u ku u sekuestrua një sasi e madhe armësh e municionesh.

Sipas policisë, armët dyshohet se janë përdor ose do të përdoreshin në dy ngjarje kriminale, për të cilat nuk u dha më shumë detaje. Deri më tani, vetëm Deraj është arrestuar nga blutë në operacionin që ka nisur këtë mëngjes dhe u zbulua përmes një konference për mediat para pak minutash. Policia e Vlorës sqaroi se ai ruante bazën e armatimit dhe se dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal.

Deraj nuk është një emër i njohur për policinë. Ai rezulton se në vitin 2014 është arrestuar në Italinë për trafik droge e armëmbajtje pa leje.

Në atë kohë ai u arrestua bashkë me 2 shqiptarë të tjerë Ervin Lushaj dhe Voglush Lazaj. Karabinierët i sekuestruan bandës në makinë dhe banesë 34 kg marijuanë, 619 gramë heroinë, 20 kg përzierës droge, peshore precizioni, materiale për ambalazhim droge, dy pistoleta automatike kalibër 7,65 mm, një pistoletë të modifikuar, 2 pushkë gjahu kalibër 12mm dhe 20 mm, dhjetra fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa kg barut për mbushje fishekësh për armë gjahu, telefona celularë, një jelek antiplumb, një veturë Ford Focus, një veturë BMë coupe me targa shqiptare dhe një sasi të vogël eurosh kesh.  

Në operacionin e zhvilluar ditën e sotme u sekuestruan pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, tritol, targa, radio-marrëse e snajper të cilat dyshohet se janë përdorur për të furnizuar eksponentë të krimit për ngjarje kriminale të paktën për dy ngjarje kriminale. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Kë furnizonte me armë Luçano Deraj? Policia: S'flasim dot me emra

Depo armësh/ Arrestohet “roja” i arsenalit, i riu me 2 emra
Policia e Vlorës

VLORË- Luçiano Deraj është i arrestuari për bazën e armatimeve të zbuluar ditën e sotme në Babicë të Vlorës. Në deklaratën e sotme kreu i Policisë së Vlorës, Ermal Muçaj dha detaje nga operacioni ku u shpreh se ka dyshime se armatimet mund të jenë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës. Por në momentin që u pyet nga gazetarët për më tepër informacion se cilat ngjarje iu referohej, Muçaj u shpreh se çështja është akoma në hetim dhe nuk mund të japë më shumë detaje.

Muçaj tha se u arrestua Luçiano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babicë të madhe Vlore, i dyshuar për dy veprave të rënda kriminale ndodhur disa kohë me parë në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municionesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari të tij dhe personave të tretë anëtare të një grupi kriminal ne qytetin e Vlorës te cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale. Nuk dihet ende nëse grupi ka lidhje me vrasje e ndodhur së fundmi në Vlorë, atë të ekzekutimit të Gëzim Sinomataj.

Pyetje: Përmendët që personi i arrestuar dyshohet se ka lidhje me ngjarje kriminale mund të na jepni më shumë informacion?

Nuk mund të japim më shumë informacion, kjo ishte një djale për shkak të arsenalit që gjetëm. Çështja është akoma në hetim dhe do të kemi një komunikim të shpejtë besoj.

Pyetje :I referoheni ngjarjeve të fundit?

I referohemi dy ngjarjeve kriminale që do shprehemi për to në një moment më të përshtëtshëm.

Pyetje:Dyshohet që mund të përdoreshin apo janë përdorur në ngjarje kriminale?

Janë të dyja opsionet. Të gjitha armët do ti nënshtrohen ekspertizës dhe janë marë mostra për AND dhe janë prova shkencore që do kryhen të gjitha teknike, biologjike dhe do dalin përgjigjet.

Pyetje: Dyshohet për ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë?

Ky dhe subjekte të tretë, dyshohet për dy ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë kohë më përpara. Nuk mund të dalim në përfundime.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Furnizonte me armë një bandë në Vlorë, zbardhen detaje nga aksioni në Vlorë

Depo armësh/ Arrestohet “roja” i arsenalit, i riu me 2 emra
Polica e Vlorës

VLORË- Kreu i Policisë Vlorë ka dalë në konferencë për mediat lidhur me bazën e armatimeve të zbuluar në Babicë. Policia bëri me dije se i arrestuari, Luçiano Deraj, i cili ruante bazën e armatimeve dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal. Ka dyshime se armatimet mund të jenë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës.

“Posedonte arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese, anëtarë të grupit kriminal. Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur arrestimi i një personi dhe sekuestrimi si më poshtë. Snajper, armë luftarake, pistoleta, 7 kallëpe lëndë eksplozivi. Dylbi, aksesorë plotësues, sasi e madhe fishekësh, 45 krehra automatiku. Një sasi shumë e madhe municioni, aparate celularë, radio marrëse, antenë. Ftoj qytetarët të jenë më bashkëpunues me drejtësinë. I referohemi dy ngjarje kriminale, armët do t’i nënshtrohet ekspertizës. Do t’i nënshtrohen të gjitha provave. Janë të dyshuar për një ngjarje kriminale në Vlorë”-tha kreu i policisë së Vlorës në një konferencë për shtyp.

Në operacionin e zhvilluar ditën e sotme u sekuestruan pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, tritol, targa, radio-marrëse e snajper të cilat dyshohet se janë përdorur për të furnizuar eksponentë të krimit për ngjarje kriminale të paktën për dy ngjarje kriminale.

Të gjitha llojet e armëve që janë sekuestuar

1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.
7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te  gjata
9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
14. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
17. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe  45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
18.Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
19 Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.
20. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes
21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
22. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS. 
23. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
24. Nje numer i madh   targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh
25. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.
26 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.

/ZËRI

 

1 VITE ME PARE

Snajper, tritol e kallashnikovë/ Gjendet bazë armatimesh në Vlorë, arrestohet 1 person

Depo armësh/ Arrestohet “roja” i arsenalit, i riu me 2 emra
BAZA E ARMATIMEVE

VLORË-Policia ka gjetur armë zjarri në një banesë në Babicë të Vlorës gjatë kontrolleve që ka ushtruar ditën e sotme. Armët e sekuestruara dyshohet se janë përdorur në një ngjarje kriminale.

Mes armëve të sekuestruara janë pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, tritol, targa, radio-marrëse e snajper të cilat dyshohet se janë përdorur për të furnizuar eksponentë të krimit për ngjarje kriminale të paktën për dy ngjarje kriminale. 

Gjatë aksionit është arrestuar Luçiano Deraj i cili dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB