FOTOT- Çfarë nuk u pa në Kuvend? Nga Kryemadhi në telefon tek buqetat me lule për deputetet
TIRANË- Teksa edhe seanca e sotme u shzillua mes tensionit, zhurmës dhe përplasjeve fizike në Kuvend, disa prej deputetëve vendosën të qëndronin të qetë në karriget e tyre.
Monika Kryemadhi u pa në telefon, duke i merr vëmendjen edhe Petrit Vasilit. Më pas të dy deputetët janë parë duke zhvilluar një bisedë me tyre, teksa Mediu, Duka e Dule qëndronin më vete. Ndërkohë përveç pankartave disa deputete morën buqeta me lule sot në seancën plenare, me rastin e 8 marsit, Ditës së Gruas.






Seanca e sotme në Kuvend, është mbyllur në më pak se 30 minuta, duke kaluar të gjitha projektligjet që ishin parashikuar në rendin e ditës, me votat e socialistëve./ZËRI
“Partinë e bashkuat, tani sillni propozime për Zgjedhoren”, Spiropali ftesë pas 4 muajsh opozitës

TIRANË- Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, ka folur për herë të parë sot në Kuvend, në lidhje me situatën e krijuar nga aksioni i opozitës. Ajo u shpreh se zhurma e debatet në sallë janë shembulli më i keq që deputetët e PD-së po u japin fëmijëve të këtij vendi.
“Është hera e parë që e mar fjalën në këto 4 muaj të këtij teatri dhe cirku”, tha Spiropali.
Pjesë debatet:
Elisa Spiropali: Dua t’ju them diçka shumë miqësisht, sot është 7 Marsi, vetëm një koment. Zoti deputet, desha të bëj një urim…
(Deputetët e PD e kundërshtojnë, krijojnë zhurmë)
Ermonela Felaj: Ulu se është për turpin tuaj kjo që jeni duke bërë.
Elisa Spiropali: Për të gjithë mësuesit e Shqipërisë sot për 7 Mars. Qetësohuni, ç’keni? Të paktën ata na kanë mësuar se kur flet dikush, nuk ka zhurmë e bilbila. Ka ardhur koha t’i gjejmë dy fjalë të përbashkëta, ejani në Konferencën e Kryetarëve, ejani në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ju të gjithë fëmijëve të Shqipërisë po u jepni shembullin më të shëmtuar Ervin, e kam shumë sinqerisht këtë gjë. Partinë e bashkuat, jeni gjallë e jeni në dritë të vërtetë, vazhdoni përpara dhe përgjigjia është e thjeshtë. Gëzuar 8 Marsin dhe për gratë se nesër nuk jemi këtu.
/ZËRI
PS zgjat afatin e ligjit për Investimet Strategjike, opozita: Iu shërben oligarkëve dhe grupeve kriminale

TIRANË- Mazhoranca ka kaluar e vetme ligjet që ishin parashikuar sot në rendin e ditës, mes tyre dhe zgjatjen e afatit për ‘Investimet Stratregjike’, deri në fund të këtij viti. Me votat e PS është miratuar edhe projektligji për ‘Burimet Ujore’ dhe ai për “Turizmin”.
Deputetët e opozitës kanë vijuar me tensione në Parlament. Ata kanë bllokuar foltoren, teksa mbanin pankarta në duar dhe kanë shkaktuar zhurmë me bilbilë.
Ndërkohë, nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj ka bërë thirrje që seanca të vijojë normalisht, në nder të 7-8 Marsit.
“Sot është një ditë e veçantë. Në respekt të kësaj dite, të 7-8 marsit të urojmë mësuesit, edukatorët dhe pedagogët. Mendoj që do t’ia vlente sado pak respekt. Nuk kërkoj t’ju imponohem, por sjellja juaj sot duhet të ndryshonte në respekt të këtyre ditëve. E çelim seancën plenare”, tha ajo.
Sa i takon ligjit për investimet strategjike, Gazment Bardhi i Rithemelimit, hodhi akuza se ai bëhet vetëm për tiu shërbyer oligarkëve dhe grupeve kriminale. Sipas Bardhit, votimi nuk quhet i vlefshëm, pasi në sallë ishin vetëm 68 deputetë.
"Më pëlqen që jeni të lumtur. Në një seancë ku edhe pse sipas rregullores nuk kishte kuorum për votim. Që të hapet procesi i votimit duhet ë kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68 por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh. Sot ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë nga ky ligj, është e rëndësishme për opozitën që parlamenti ti kthehet normalitetit. Dua të deklaroj që sipas rregullores dhe kushtetutës asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur votimi nuk quhet i vlefshëm", tha Bardhi./ZËRI
Elda Hoti i dhuron tufë me lule Mirela Kumbaros

TIRANË- Një tjetër moment pikant është kapur në seancën e sotme parlamentare. Teksa deputetët e opozitës po tentonin që të ndalonin seancën plenare, demokratja Elda Hoti është shkëputur nga grupi dhe ka shkuar drejt ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro. Kësaj të fundit i ka dhuruar një tufë me lule.
Ndërkohë që në sfond, deputetja Ina Zhupa dëgjohet të thotë se ministrja Mirala Kumbaro nuk e meriton u dhanë lule sepse do vetëm...beton.
Ina Zhupa: Kumbari do vetëm beton, jo lule, unë po merrja lulet.
Gazment Bardhi: Edhe lulet që i do falas, as paratë që vjedh nuk i shpenzon kot.
Por e gjitha shpejt, pasi fjalën e mori Elisa Spiropali, e cila gjithashtu ngjalli diskutime./ZËRI
“Nuk jua falim”, Bardhi akuza Felajt: Po falsifikon votimin, ke vetëm 68 deputetë

TIRANË- Edhe seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me debate të forta, me socialistët që kaluan të gjitha ligjet që kishin parashikuar në rendin e ditës.
Seanca e sotme u drejtua nga Ermonela Felaj, ndërsa kreu i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi hodhi akuza për paligjshmëri, pasi sipas tij në sallë konfirmuan prezencën e tyre vetëm 68 deputetë.
“Po falsifikon votimin! Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën Nuk jua falim këtë”, u shpreh Bardhi.
Gjatë gjithë seancës që nuk zgjati më shumë se 30 minuta, deputetët e opozitës vijuan skenarin e zhurmuesve, duke pamundësuar punimet normale të Kuvendit.
/ZËRI
Sot Kuvendi, opozita nuk ndryshon skenar, çfarë pritet të miratohet

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet paraditen e kësaj të enjte, me të dyja palët politike që vijojnë që t’iu qëndrojnë skenareve të njëjta. Nga njëra anë është opozita që vijon me skenarin e kaosit, dhe nga ana tjetër mazhoranca që kalon ligjet pa diskutim në Kuvend, me forcën e kartonave.
Në rendin e ditës së sotme në Kuvend, parashikohen 7 pika, ku fillimisht është vendosur projektligji për “burimet ujore”, më tej do të jetë projektligji për “Turizmin”. Po ashtu, në rend të ditës është edhe projektligji për “Investimet Strategjike”, si dhe projektligji për “Mbrojtjen e konkurrencës”. Në fund, është dhe pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës.
Megjithë renditjen e këtyre prjektligjeve dhe diskutimeve jashtë rendit të ditës, seanca pritet që tgë zgjasë vetëm fare pak minuta. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, me në krye Gazment Bardhin, ditën e djeshme opozita vendosi që të ndjekë të njëjtën skenar, me bllokimin e punimeve normale tgë Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi dje përjashtimin e 3 deputetëve, për aktet e dhunshme të seancës së ditës së hënë.
Bëhet fjalë për Flamur Nokën, i cili u përjashtua me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Bledjon Nallbati me 20 ditë dhe Saimir Korreshi me 5 ditë. Me ndryshimin e njëanshëm që socialistët i bënë rregullores së Kuvendit, deputetët që kryejnë akte dhune mund të dënohen deri në 2 muaj përjashtim nga Kuvendi. Kjo çështje është ankimuar nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.
/ZËRI