'E treta e vërteta', a do e 'falë' SPAK, Sali Berishën?

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar dhe këtë të enjte të sfidojë Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duke dalë sërish në ballkon dhe duke mbajtur fjalim përpara demokratëve që i kishin ardhur poshtë ballkonit. Të përpiktë në orar, demokratë të organizuar nga degët, mbërritën në rrugën “Mustafa Matohiti”, në orën 17:30 dhe me kokën lart prisnin që Berisha të dilte në dritare. Ky i fundit ndryshe nga një natë më parë, ishte përgatitur.
Me një fjalim të shkruar në duar, Sali Berisha përshëndeti fillimisht demokratët e më pas vijoi me akuzat ndaj SPAK. Por kjo e fundit pavarësisht se Sali Berisha ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, të dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme, nuk ka reaguar. Për të dytën herë, SPAK nuk i është përgjigjur “sfidës” së Berishës, por as akuzave të forta që ai ka bërë ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe kryeprokurorit Altin Dumani.
Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "Arrest shtëpie" me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”./ZËRI
Berisha i ndryshon emrin vendit ku jeton: S'është më rruga e Salës, por e shpresës!

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka “vendosur” këtë të enjte që rrugës “Mustafa Matohiti”, e cila prej vitesh njihet dhe si “Rruga e Sales”, nga qytetarët t’i ndryshojë emrin. Gjatë fjalës së tij në mitingun poshtë ballkonit të banesës, kryedemokrati u shpreh se kjo tashmë është rruga e shpresës.
Sali Berisha: Ne nuk mposhtemi dhe dëshmia për këtë jeni ju! Jeni ju me erën e ndryshimit. Së pari, kësaj rruge ia ndryshuat emrin. Të rinjtë e quanin këtë Rruga e Salës. Vinin këtu e shijonin kafe dhe shërbime shumë të mira nga shërbimet këtu përreth. Ka disa ditë që kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por rruga e Shpresës për çdo shqiptar. E shpresës sepse çdo shqiptar sheh te ne që qëndrojmë, që luftojmë, e kupton se ne jemi shpresa e vetme për ta. Çdo shqiptar e kupton sot se është i tradhtuar. Qeveria ka tradhtuar shqiptarët. Për pushtetin e tij absolut, Edi Rama iu shkatërroi pluralizmin, iu shkatërroi demokracinë. Drejtësia ka tradhtuar shqiptarët, ajo amniston Edi Ramën, Erion Veliajn që me firmat e tyre kanë vjedhur qindra e qindra milionë euro dhe në vend të tyre burgos padrejtësisht, paturpësisht liderin e opozitës. Ky është një turp i madh. Burgos anëtarin e Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi që ka marrë 110 metër katrorë tokë të familjes së tij, kurse Edi Hajduti, në shkelje të plotë të ligjeve, i ka plaçkitur kësaj familje me 4 firma në 4 vendime qeverie, 1500 metra tokë të lënë për shkollë të lënë për fëmijët e lagjes ku banojnë. Por ka edhe një arsye tjetër miq të dashur pse na luftojnë kaq shumë. Kjo është arsye është frika. Ata kanë frikë, u keni kallur datën. Nuk ka gjë më të frikshme për një regjim se njerëzit e lirë, se njerëzit guximtarë, se njerëzit qëndrestarë. Dhe kanë arsye të forta për të na pasur frikë.
Ishte planifikuar shkatërrimi total i opozitës në zgjedhjet e 14 majit. U konfiskua vula e PD. Ia rrëmbyen vulën Sali Berishës që ishte faktuar lider i opozitës dhe ia dhanë Lulzim Bravës. Kishim zero komisionerë dhe zero buxhet. Nga ana tjetër Edi Rama shpërndante në shkelje të plotë të ligjeve, zarfat 50 mijë lekëshe te 638 mijë pensionistë. U ndryshoi qendrat e votimit mbi 1.3 milionë votuesve. Nxori nga burgjet dhe solli nga jashtë vendit vrasës serialë, përdhunues, trafikantë për të terrorizuar votuesit. Për këtë kishin planifikuar që opozita të dilte nga zgjedhjet me dhjetëra mijëra vota. Por opozita nuk mori dhjetëra mijëra vota, por opozita e vërtetë mori 600 mijë vota dhe të sigurt të jeni ju se nëse do ishte lejuar emri i PD në fletët e votimit, nëse do ishin lejuar logoja e PD, në tërësi bashkitë e vendit do ishin blu dhe Shqipëria do ishte blu. Edi Rama na ka frikë sepse e njëjta histori u përsërit këtë në natën e ndërrimit të viteve. Kësaj herë në botën dixhitale. Ai vrapoi të rendë me inteligjencën artificiale, me daljen në programe televizive me patronazhistë dhe aktivistë, ndërsa Sali Berisha me një status në FB dhe mbështetjen tuaj, e mundi Edi Ramën në rrjetet sociale sipas raportit të publikuar në media së fundmi. Do e mundim sapo të përballemi me të. Është i pashpresë, i përket Lanës së historisë. Miqtë e mi, është e pamohueshme. Liria nuk burgoset dot, po e bërë këtë, liria vetëm sa shumëfishohet. E vërteta nuk heshtet dot. Po e bëre këtë, e vërteta shumë më tepër, shumë më fort. Prandaj kjo luftë i ka shërbyer PD-në, sepse e ka shndërruar flamurin tonë në flamur të lirisë, në simbol të demokracisë, në simbol të shpresës. Ky flamur nuk mposhtet kurrë! Unë sot e kam varur këtë flamur në dritare. Ju ftoj të gjithë ju, ftoj të gjithë shqiptarët që të varin në dritare këtë flamur si flamur shprese, si flamur guximi, si flamur fitoreje për shqiptarët. Ata nuk kanë flamur, ata janë njerëz me 100 flamuj. Ata edhe ata flamuj ku i kanë i nxjerrin në vilat e tyre të fshehta të ndërtuara me para krimi dhe nuk i shfaqin. Flamuri ynë qëndron krenar për jetë të jetëve krahas flamurit kombëtar.
Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "Arrest shtëpie" me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”./ZËRI
Nga bashkëjetuese në "spektatore"! Argita udhëheq tubimin e demokratëve për Berishën

TIRANË- Në mungesë të babait të saj, Sali Berisha, i cili qëndron në “Arrest shtëpie” me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), protestës së sotme të demokratëve poshtë ballkonit të kreut të PD-së i priu Argita Malltezi. Kjo e fundit u pa e buzëqeshur krah demokratëve, ndërsa iu përgjigj dhe interesit të medias për situatën aktuale në PD, por dhe në familjen e saj. Ajo tha se babai i saj, pavarësisht dhe gjendjes gripale që kaloi ka qenë në punë, ndërsa hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Pyetje: Si i ka kaluar këto ditë Berisha?
Argita Malltezi: Babi ka qenë në punë non stop. Edhe kur ka qenë me grip u angazhua në mesazhin që u përccua në mënyra të ndryshme për simptaizantët, por edhe më ccështje të tjera të organizimit. Ka qenë më i qetë dhe i përqëndruar, por me punë intensive.
Pyetje: A mendoni se SPAK mund të kërkojë ashpërsim të masës së sigurimit?
Argita Malltezi: Tashmë nuk them për asgjë nuk mundet. Në këtë shtet pa ligj që shkel kushtetutën. Ky është një vendim i pabazuar në ligj./ZËRI
Rebelizmi vazhdon! Sonte asgjë spontane! Berisha del me letër, mban miting nga dritarja

TIRANË- Sali Berisha ka thyer sërish këtë të enjte masën e sigurisë të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) duke dalë në ballkon dhe duke mbajtur fjalim para demokratëve që janë mbledhur poshtë banesës së tij. Kjo e fundit ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti”. Këtë herë Berisha duket se kishte marrë dhe “masa” pasi doli në ballkon me fjalim të shkruar në letër teksa përshëndeti dhe turmën.
Pjesë e protestës u bë dhe vajza e tij, Argita Malltezi. Kjo e fundit gjatë fjalës së saj për mediat u shpreh se drejtësia është e kapur ndërsa shtoi se banon në të njëjtën shtëpi me babanë e saj.
Dhe një natë më parë Sali Berisha theu masën “Arrest shtëpie”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me akuzën e “Korrupsionit pasiv” që rëndon ndaj tij në dosjen “Partizani”. Pavarësisht se i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të, Sali Berisha mbrëmë mbajti një fjalim nga dritarja e shtëpisë, ndërsa demokratët qëndronin poshtë pallatit. Nuk dihet ende nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të kërkojë ashpërësim të masës së sigurisë për të, pas kësaj shkeljeje, ndërsa avokatët e Sali Berishës e kanë ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm.
Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "Arrest shtëpie" me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”./ZËRI
E keni takuar babain tuaj? PËRGJIGJET Argita Malltezi

TIRANË- Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar protestës që po mbahet në rrugën “Mustafa Matohiti”, në mbështetje të babait të saj, i cili qëndron në “Arrest shtëpie”. Gjatë fjalës së saj për mediat, Malltezi u shpreh se drejtësia është e kapur. Ndërsa pyetjes se a e ka takuar babain, ajo u përgjigj duke thënë se banon me të në të njëjtën shtëpi.
Argita Malltezi: Vendimi i Gjykatës është i paligjshëm, antikushtetues. Është kjo arsyeja se pse ai vendim nuk mund të qëndrojë, nuk ka nevojë për një vendim tjetër, e rrëzon Kushtetuta. Për me tepër Kodi i vjetër i mëparshëm i procedurës penale ka pasur një dispozitë që përcaktonte kufizimin e komunikimeve të personit nën masë sigurie personale me publikun. Për shkak të precedentëve që vendos Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut kjo u suprimua në Kodin e ri të Procedurës Penale. Gjykata ka vendosur një masë të pa mbështetur në ligj çka përbën një shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut përveçëse të Kushtetues së Shqipërisë.
Pyetje: Keni besim tek Gjykata e Apelit?
Argita Malltezi: Ky është një ushtrim shumë i mirë, ne do të bëjmë apelime të vazhdueshme në mënyrë që të demostrohet para gjithë publikut dhe atyre që mund të kenë dyshime që kjo është një drejtësi e kapur. Si mund të ketë një Gjykatë që vendos pa u mbështetur në ligj leje më që bie ndesh me Kushtetutën. Ne do të vazhdojmë me këtë rrugë.
Pyetje: E keni takuar babanë tuaj?
Argita Malltezi: Sigurisht, banojmë bashkë.
Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "Arrest shtëpie" me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”./ZËRI
Nata e tretë! Demokratët mblidhen sërish poshtë ballkonit të Berishës

TIRANË- Demokratët kanë vijuar dhe mbrëmjen e kësaj të enjteje protestën para shtëpisë së kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Me dhjetëra demokratë janë mbledhur në rrugën “Mustrafa Matohiti” dhe presin që Berisha të nisë fjalimin. Ky i fundit pritet të dalë për pak në ballkon për të mbajtur fjalën.
Një natë më parë Sali Berisha theu masën “Arrest shtëpie”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me akuzën e “Korrupsionit pasiv” që rëndon ndaj tij në dosjen “Partizani”. Pavarësisht se i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të, Sali Berisha mbrëmë mbajti dhe mbrëmë një fjalim nga dritarja e shtëpisë, ndërsa demokratët qëndronin poshtë pallatit.
Nuk dihet ende nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të kërkojë ashpërësim të masës së sigurisë për të, pas kësaj shkeljeje, ndërsa avokatët e Sali Berishës e kanë ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm./ZËRI