LIVE UPDATES

DEBATE tek "Ekonomia", shkak akulloret e kontaminuara/ Shalsi-KLSH: Përhapët panik! Shehu: Po na vini me shpatulla pas muri

➤ Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka vijuar raportimin e tij dhe këtë të mërkurë në Komisonin e Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhurese, në lidhje me ecurinë e këtij institucioni për vitin 2023. Gjatë fjalës së tij, Shehu u shpreh se KLSH ka dalë në përfundimin se pushteti vendor dhe jo vetëm kanë probleme lidhur me deklarimin e pasurive publike. Duke marrë shembujt konkretë të disa Bashkive në vend, Shehu tha se shumë prej bashkive, edhe pse kanë prona në emër të tyre, nuk i kanë regjistruara. ➤ Ndërkohë një pikë tjetër e raportimit të tij në Komisonin e Ekonomisë ishin dhe koncensionet në shëndetësi. Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka cilësuar si të parregullta 4 kontratat që janë dhënë në fushën e Shëndetësisë. Sipas KLSH, këto kontrata janë financuar me TVSH në kundërshtim me ligjin. ➤ Po ashtu një tjetër çështje që “nxehu” gjakrat në komision ishte skandali që përfshiu disa mjekë të Spitalit të Onkologjikut, të cilët bënin biznes me jetën e pacientëve. Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese, socialisti, Eduart Shualsi kërkoi të dinte nëse Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte bërë një kallëzim penal lidhur me gjetjet në spitalin Onkologjik, por përgjigja "po", duket se nuk ishte mjaftueshëm. Shalsi dhe socialistët e tjerë kërkuan të dinin datën e kallëzimit, të cilën kreu i KLSH, Arben Shehu u shpreh se nuk e kishte në shkresat që kishte me vete. Teksa debatonin, në një moment, Shehu u shpreh se po ndjehej i vendosur "me shpatulla pas murit". Megjithatë sqaroi se kallëzimi penal ishte bërë, së bashku me dy institucione të tjera. Por datë konkrete nuk dha gjatë fjalës së tij në Komision. ➤ Këtë të mërkurë debati në komiosn u rikthye tek ajo që denoncoi një ditë më parë kreu i KLSH-së, Arben Shehu, i cili tha se në vitin 2021 në vendin tonë janë tregtuar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. Shehu tha se auditimi i vitit 2021 konstatoi se AKU nuk kishte marrë masa për të bllokuar produktin që ishte i kontaminuar. Depueti i PS-së, Eduard Shalsi, pyeti kreun e KLSH-së se përse u zgjodh që të bëhej publik ky informacion i 3 viteve më parë. Shehu tha se rasti u soll në vëmendje, për të bërë një analizë edhe mbi rritjen e rasteve të sëmundjeve tumorale në Shqipëri. Kreu i KLSH pyeti deputetët që nëse ishin të gatshëm ai mund të raportonte për raste aktuale, që lidhen me çështje shqetësuese mbi shëndetin e qytetarëve, por një gjë e tillë u pengua nga socialisti Shalsi.

5 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Akulloret me përbërje kancerogjene, AKU i përgjigjet KLSH-së: Brenda 7 ditësh u tërhoq e gjithë sasia nga tregu

DEBATE tek "Ekonomia", shkak akulloret e kontaminuara/ Shalsi-KLSH:
AKU

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar këtë të mërkurë në lidhje me importimin e akulloreve nga Franca me prani të oksid etilenit, i cili shkakton kancer dhe leucemi. AKU bën me dije se menjëherë pas njoftimit se Shqipëria është në listën e 47 vendeve të cilat janë furnizuar me produktin akullore të prodhuar nga një kompani franceze, janë marrë masat për tërheqjen nga tregu brenda 7 ditëve të sasisë. Po ashtu bën me dije se pas sekuestrimit të akulloreve, ato janë asgjesuar.

REAGIMI:

Referuar shqetësimit të transmetuar në media me importin e produktit akullore nga Franca me prani të oksid etileni, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton lidhur me masat e marra në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve si me poshtë:

Më datë 30.07.2021 ora 11.49 PM nga sistemi RASFF informohemi se Shqipëria është në listën e 47 vendeve të cilat janë furnizuar me produktin akullore të prodhuar nga një kompani franceze, e cila përmbante “Substancën e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores”.

Me marrjen e njoftimit, AKU kryen verifikimet e sasisë të importuar për lotet respektive të evidentuara në njoftim, si dhe kreu inspektimin në këto Operatorë të Biznesit Ushqimor me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë së produktit dhe tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e tij.

Importet për këtë produkt sipas loteve të përcaktuara nga sistemi RASFF janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para daljes së njoftimit nga sistemi RASFF me datë 31.07.2021).

Brenda periudhës 7 ditore nga marrja e njoftimit, është kryer inspektimi në subjektet respektive dhe më pas është bllokuar dhe asgjësuar e gjithë sasia e këtij produkti.

Nga ana e AKU është bërë njoftimi për konsumatorin për produktet e përcaktuara në Lot-e respektive, për moskonsumim dhe kthim mbrapsht në pikat e shitjes ku e kishin blerë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore. Inkurajojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Çfarë tha një ditë më parë kreu i KLSH-së në Komisionin e Ekonomisë? 

Një ditë më parë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zbuloi në Komisionin e Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese se janë konsumuar 13.2 ton akullore me oksid etileni, teksa produktet janë shitur kryesisht në: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropojë, Lezhë. 

Por çfarë ka ndodhur me akulloret?

Në gusht të vitit 2021 u dha alarmi për një sasi prej 36 ton akullore kancerogjene, të cilat deri vonë tregtoheshin edhe në Shqipëri. Në këto produkte u konstatua prania e oksid etilenit më e lartë se norma e lejuar. Pas alarmit të dhënë nga institucionet e huaja, AKU bëri me dije 11.7 ton akullore ishin shitur dhe konsumuar, ndërsa rreth 20 ton të tjera ndodheshin ende në magazinat e subjekteve importuese dhe janë asgjësuar nga AKU.

Por në 10 nëntor të të njëjtit vit, nga një auditim, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar mosveprime të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ka depozituart në SPAK një kallëzim për “shpërdorim detyre”. Megjithatë, edhe pse dosja është ende në SPAK, çështja ende nuk është finalizuar nga hetuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Oksid etileni është ndër shtatë përbërësit kryesorë të fshehur në produktet kozmetike që gjendet zakonisht gjendet në aromë dhe shampo. Kjo përbërje dihet të ketë efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut. Administrata e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (OSHA) shpjegon se ekspozimi kronik shoqërohet me formimin e kancerit, efektet riprodhuese, ndryshimet mutagjene, neurotoksicitetin dhe sensibilizimin. Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin gjithashtu klasifikon oksidin etilenit si një kancerogjen./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

PASURIA PUBLIKE/ KLSH "nxin" pushtetin vendor: Nuk regjistrojnë pronat! Shteti nuk ka as regjistër

DEBATE tek "Ekonomia", shkak akulloret e kontaminuara/ Shalsi-KLSH:
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin se pushteti vendor dhe jo vetëm kanë probleme lidhur me deklarimin e pasurive publike. Duke marrë shembujt konkretë të disa Bashkive në vend, KLSH bëri me dije se shumë prej bashkive, edhe pse kanë prona në emër të tyre, nuk i kanë regjistruara. Madje, në raportimin e Komisionit të Ligjeve, bënë me dije se as shteti nuk ka një regjistër për këto prona. Ndaj për të zgjidhur këtë problem kanë kërkuar edhe ndihmën e deputetëve të pranishëm në Komisionin e Ligjeve. 

PRONAT dhe PASURITË PUBLIKE

- KLSH ka vënë si çështje të veçantë vlerësimin dhe ruajtjen e pasurisë publike nga një auditim në një bazë sistemi. Ne kemi bërë prezentë edhe problematika të tjera. Kemi theksuar dhe sjellë në vëmendje që ende nuk kemi pasqyra financiare të konsoliduara. Nuk kemi një regjistër të pasurive publike që shteti shqiptar zotëron. Në kuadër të auditimit që kemi bërë në Ministrinë e Bujqësisë, për një pjesë të kontratave të lidhura për qeranë e tokës. Një sipërfaqe rreth 1933.95 hektarë nuk është e kontabilizuar. Ministria këtë sipërfaqe ka dhënë me qera dhe nuk e ka kontibilizuar. Është konstatim i përsëritur. Problematikat në organet e njësive vendore janë edhe më të thella. Aktualisht po bëjmë një auditim në pronat publike.

-Ne kemi disa Bashki, Fieri ka 4 mijë prona nga të cilat ka të regjistruara vetëm 400, Mirëdita ka 14 mijë prona, 1 të regjistruar, Këlcyra ka 404, asnjë të certifikuar, Gjirokastra ka 4017 pronar, asnjë të regjistruar. Do të thotë që mund të vazhdojmë me të dhëna të tjera.

Braçe: Në momentin që qeveria transferon pronën, nuk e transferon bashkë me titullin e pronësisë?

KLSH: Jo vetëm në përdorim. Më përpara pranë ministrisë së pushtetit vendor ishte agjensia e transferimit të pasurive të paluajtshme. Në shumë raste procedurat e transferimit nuk janë shoqëruar me vendimmarrje konkrete sepse ka një cikël të gjatë. Ka raste që Këshillat Bashkiakë nuk janë dakordësuar.

Braçe: Këshilli Bashkiak nuk mund të bllokojë aq shumë prona. Duhet të ketë një problem këtu. Kam përshtypjen që është edhe pagesa problem shumë i madh. Tani u kujtova që për të marrë titujt e pronësisë, duhet të paguash të paktën 40 milionë lekë. Këto vlera nuk i nxjerr dot një bashki. Ky është problemi. është edhe problem financiar.

KLSH: Përsa kohë ky konstatim është i përsëritur, do të thotë që e tejkalon pjesën e raporteve të KLSH./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

PPP në Shëndetësi, KLSH tek "Ekonomia": U veprua me 2 standarde, u financuan me TVSH në kundërshtim me ligjin

DEBATE tek "Ekonomia", shkak akulloret e kontaminuara/ Shalsi-KLSH:
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka cilësuar si të parregullta 4 kontratat që janë dhënë në fushën e Shëndetësisë. Në Komisionin e Ligjeve, KLSH ka dalë në përfundimin se nga 4 kontratat që janë dhënë në shëndetësi, për 2 është paguar TVSH, ndërsa për 2 të tjera jo. Sipas KLSH, këto kontrata janë financuar me TVSH në kundërshtim me ligjin. 

"Kontrata është lidhur në kundërshtim me ligjin, sepse ligji për PPP e ka të përcaktuar se duhet të zbatohen ligjet përkatesë. Në këtë rast duhet të zbatohej ligji për TVSH. Likidimi është bërë për check-up dhe Sterilizimin,"-bëri me dije KLSH gjatë mbledhjes.

PPP NË SHËNDETËSI

KLSH: Të 4 kontratat PPP që janë në shëndetësi, 2 janë paguar pa TVSH, 2 me TVSH, ndërkohë që janë të njëjta për nga lloji. Është vepruar me 2 standarde për të dyja kontratat. Janë shërbime që janë për shëndetin e publikut.
Agron Shehaj: Mund të dimë sa është dëmi në këtë rast?
KLSH: Që të bëj një percaktim që kërkoni ju, duhet bërë një analizë më e thelluar për pjesën e TVSH. Pjesa e auditimit është bërë për financimin e kontratave. Janë financuar me TVSH në kundërshtim me ligjin.
Braçe: Ju po thoni që kontrata është lidhur në kundërshtim me ligjin mbi tatimin?
KLSH: Kontrata është lidhur në kundërshtim me ligjin, sepse ligji për PPP e ka të përcaktuar se duhet të zbatohen ligjet përkatesë. Në këtë rast duhet të zbatohej ligji për TVSH. Likidimi është bërë për check-up dhe Sterilizimin./KLSH

10 MUAJ ME PARE

Vazhdon DEBATI për SKANDALIN tek Onkologjiku, Shalsi: A u bë kallëzim penal? Kreu i KLSH: Po na vini me shpatulla pas murit

DEBATE tek "Ekonomia", shkak akulloret e kontaminuara/ Shalsi-KLSH:
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Vazhdon debati tek Komisioni i Ekonomisë për skandalin në spitalin Onkologjik. Në mbledhjen e sotme, kreu i Komisionit, deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi kërkoi të dinte nëse Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte bërë një kallëzim penal lidhur me gjetjet në spitalin Onkologjik, por përgjigja "po", duket se nuk ishte mjaftueshëm. Shalsi dhe socialistët e tjerë kërkuan të dinin datën e kallëzimit, të cilën kreu i KLSH, Arben Shehu u shpreh se nuk e kishte në shkresat që kishte me vete. Teksa debatonin, në një moment, Shehu u shpreh se po ndjehej i vendosur "me shpatulla pas murit". Megjithatë sqaroi se kallëzimi penal ishte bërë, së bashku me dy institucione të tjera. Por datë konkrete nuk dha gjatë fjalës së tij në Komision. 

DEBATI- Kallëzimi penal në rastin tek Onkologjiku

Kreu i KLSH: Në radhë të parë raporti i është vendosur në dispozicion Kuvendit në vitin 2022. Kemi pasur një kallëzim penal por nuk e kemi bërë publik sipas vlerësimit tonë. Ne jemi institucion auditiues, nuk jemi institucion penal. Datën nuk mund ta jap tani...por kallëzimi është bërë. Është bërë kallëzim i lidhur me dy institucione të tjera.

Shalsi: Na duhet një datë, tani do i jap fjalën kolegëve për procedurë.

Kreu i KLSH: Ju shprehet shqetësimin lidhur me situatën që trajtuam dje. Momentalisht kemi situata me një rendësi shumë të veçantë që me logjikën tuaj nuk mund t'i trajtojmë këtu. Por duhen marrë masa të menjëherëshme. Qëllimi i përgjithshëm nuk do të ishte vendosja e një institucioni me shpatulla pas murit, por suporti për të kryer detyrimet e përbashkëta. Ne jemi të gatshëm që të kryejmë çdo vendimmarrje tuajën.

Shalsi: Asnjë gjë e keqe nuk i vjen institucionit nga transparenca. Asgjë e keqe nuk i vjen nga pyetjet dhe nuk është shpatullat për muri të pyesësh kur është bërë kallëzimi penale. Do të doja të ndjeheni të çliruar, nëse jeni të përfshirë emocionalisht e ndërpresim seancën.

Braçe: Duhet të kuptojmë se kjo është një seancë e kontrollit të lartë të shtetit. Nuk jemi në protagonistë, protagonist është KLSH. Duhet ta dëgjojmë, ta pyesim dhe të japim vlerësimet tona. Prandaj ka edhe një rezolutë në fund të këtij procesi. Siç u tha këtu disa herë, KLSH është institucion i pavarur dhe nuk ka pse të bëhet pjesë e kacafytjes. Nuk mora vesh dje mbaroi apo jo raportimi? Unë dua përgjigje për të gjitha pyetjet që bëra, i dua drejtpërdrejt pyetjet e mia. Ka pyetje për 2 ditë, ok. Le të vazhdojmë deri në fund me këtë procedurë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Kreu i KLSH-së denoncoi skandalin me akulloret që shkaktojnë kancer/ Shalsi i kërkon llogari: Pse krijoni panik

DEBATE tek "Ekonomia", shkak akulloret e kontaminuara/ Shalsi-KLSH:
Arben shehu

TIRANË- Vazhdon për të dytën ditë me radhë raportimi i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Komisionin e Ekonomisë dhe Veprimtarisë prodhuese. Gjatë ditës së djeshme, kreu i KLSH Arben Shehu, bëri një denoncim të fortë kur tha se në vitin 2021 në vendin tonë janë tregtuar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt.

Shehu tha se auditimi i vitit 2021 konstatoi se AKU nuk kishte marrë masa për të bllokuar produktin që ishte i kontaminuar. Por gjatë ditës së sotme, në mënyrë absurde, Shehu është përballur me presionin e vazhdueshëm nga kreu i Komisionit Eduard Shalsi, pse sipas tij u zgjodh që të bëhej publik ky informacion i 3 viteve më parë. Shehu tha se rasti u soll në vëmendje, për të bërë një analizë edhe mbi rritjen e rasteve të sëmundjeve tumorale në Shqipëri.

Kreu i KLSH pyeti deputetët që nëse ishin të gatshëm ai mund të raportonte për raste aktuale, që lidhen me çështje shqetësuese mbi shëndetin e qytetarëve, por një gjë e tillë u pengua nga socialisti Shalsi.

DEBATET NË MBLEDHJE

Arben Shehu: Nuk ka të bëjë me një situatë aktuale, nuk është një rast, por një situatë që ne e kemi vlerësuar dhe i kemi dhënë vlersësimin e duhur në tërësi, dhe e kemi trajtuar dje, që nuk nevojitet ndëshkimi i një individi, apo një grupi individësh, ne kemi qëllim përmirësimin e situatave. Duke komunikuar përmes rekomandimit, në rastin konkret ne e kemi lidhur për të raportuar mbi logjikën që duhet të kemi në komunikimin mes institucioneve. Për aq sa është e mundur jemi të prirur që të mirëkuptojmë pa shkelur ligjin.

Eduard Shalsi: Pse na e sollët si rast dje, dhe nuk erdhi në vëmendjen tonë, në vitin 2022 apo 2023. Pse nuk na e sollët këtë shqetësim, nëse është e vërtetë që autoriteti shqiptar nuk ka reaguar, çfarë ka çaluar në Shqipëri. Ne duhet ta ballafaqojmë këtë gjë, se dje shqiptarët dëgjuan se çfarë pasojash mund të ketë sjellë. Çfarë ju shtyu të na e thoshit dje, dhe të mos na e kishit sjellë më herët këtë situatë. Për çfarë e bëtë këtë alarm a mund të na e thoni?

Shehu: Kjo është fyese jo vetëm për mua, por për institucionin.  Unë mendoj se e dhashë përgjigjen e kësaj pyetje, por po e përsëris edhe njëherë, ndihemi keq që vihemi para një përgjegjësie të tillë, kur kemi shprehur shqetësimin për një situatë që na prek të gjithëve. Kemi qëllim përmirësimin, në rastin konkret ne e kemi trajtuar rastin e Onkologjikut, sepse është një situatë serioze. Më lejoni që të vazhdoj logjikën.

Shalsi: Pse në 2024 na sillni rastin e 2021?

Shehu: Është trajtuar për shkak të nevojës së një analize që ka për situatën tumorale në vend, është rrjedhë logjike, për të gjetur shkaqet që kanë çuar në rritjen e rasteve të sëmundjeve. Ne e kemi pasqyruar këtrë shqetësim në institucionet përkatëse. Nëse ju mendoni që çdo shqetësim ta reflektojmë këtu, ne jemi të gatshëm. Momentalisht nëse më lejoni, po ju transmetoj një situatë aktuale. Nëse ju doni të transmetojmë raste konkrete, ne jemi të gatshëm.

Shalsi: Dje doni apo nuk doni ta pranoni është krijuar një panik, nuk është në qëllimin tonë, që të sulmojmë drejtuesit e institucioneve. Nuk është qëllimi ynë që t’iu lëndojmë po duhet të jemi të vetëdijshëm që ajo që ju deklaruat ka nxitur shqetësime.

Gjatë raportimit në mbledhjen e djeshme, Shehu zbuloi se janë konsumuar 13.2 ton akullore me oksid etileni, teksa produktet janë shitur kryesisht në: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropojë, Lezhë. 

Në raportin e tij, Shehu ka bërë edhe një propozim, për të cilin ka kërkuar ndihmën e deputetëve të Kuvendit. Ai kërkon që të bëhet një analizë ndërinstitucionale për të zbuluar shkaqet e rritjes së sëmundjeve tumorale në vendin tonë. Kjo pasi Shehu tha se KLSH vlerëson se situata në Onkologjik është pika fundore e përgjegjësisë. Për të provuar atë që tha mori një rast që daton nga viti 2021, ku zbuloi se në vendin tonë në vitin 2021 janë tregtuar akullore të kontaminuara me "Oksid Etileni" që shkaktojnë kancer, leucemi dhe sëmundje të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB