LIVE UPDATES

EMRAT/ Strehë me armatime në Shkallnur, "supermarket" për grupet kriminale, pranga 2 të rinjve

➤Aksion në Durrës. ➤Pas disa muaj hetimesh, në fshatin Shkallnur të Durrësit është zbuluar një tjetër bazë armatimesh që pritet të hedhë dritë për emra dhe ngjarje kriminale ende të pazbardhura.➤ Emiljano Pasho 19 vjeç dhe Hekuran Troplini 20 vjeç janë vënë në pranga. ➤Dy të rinjtë dyshohet se kanë furnizuar muajt e fundit grupet kriminale me armë dhe municione. ➤Në strehën e tyre në Shkallnur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. ➤Gjatë arrestimit njëri prej të rinjve ka tentuar t'ia mbathë duke u fshehur mes pyllit po është kapur pas disa minutash ndjekje nga policia. ➤Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

DETAJE/ Njëri nga efektivët porositi armë, si ranë dy të rinjtë e bazës në Shkallnur në KURTHIN e policisë?

EMRAT/ Strehë me armatime në Shkallnur, "supermarket"
Momenti i arrestimit dhe armët e sekuestruara

DURRËS- Për të rënë në gjurmët e bazës së armatimeve që fshihej në Shkallnur të Durrësit, policia ka ngritur një kurth për dy të rinjtë, tashmë të arrestuar. Një efektiv policie ka organizuar një blerje të simuluar të armëve. Emiljano Pasho dhe Hekuran Troplini kanë rënë dakord për orën dhe vendin ku do të takoheshin për të shitur armën. Në momentin e shkëmbimit është bërë ndërhyrja për arrestimin e dy të rinjve. 

Aktiviteti kriminal po hetohej prej muajsh në rrugë operative nga autoritetet ndërsa sot u finalizua me 2 arrestime. Policia dyshon se gjatë muajve të fundit Pasho dhe Troplini kanë furnizuar me armë dhe municione grupe kriminale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ZËRI

1 VITE ME PARE

VD/ Me motor drejt strehës ku fshihte armët, momenti i arrestimit të të riut në Shkallnur, ia mbath mes pyllit

EMRAT/ Strehë me armatime në Shkallnur, "supermarket"
Momenti i arrestimit

DURRËS- Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho 19 vjeç janë dy të rinjtë që u arrestuan sot nga policia në Durrës, pasi në fshatin Shkallnur kishin një bazë armatimesh dhe municionesh që dyshohet se furnizonin grupe kriminale. Policia ka publikuar edhepamjet e operacionit dhe momentin e arrestimit të njërit prejtyre. Siç shihet edhe në videon më poshtë, i riu mbërrin me motor i veshur me të zeza dhe kapuç në kokë në "strehën" me armë. Forcat policore të cilët duket se kanë lokalizuar dhe ndjekur, vrapojnë për t'i vënë prangat por ai tenton t'ja mbathë duke u fshehur mes pyllit. 


Arrestimi i dy të rinjve është bërë në kuadër të operacionit të koduar "Hills". Policia dyshon se gjatë muajve të fundit ata kanë furnizuar me armë dhe municione grupe kriminale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Zbulohet baza me armatime në Durrës, arrestohen 2 të rinjtë, furnizonin grupet kriminale

EMRAT/ Strehë me armatime në Shkallnur, "supermarket"
Pamje nga vendi ku fshiheshin armët

DURRËS- Pas operacionit në Babicë të Vlorës, një tjetër bazë armatimesh dhe municionesh është zbuluar në Durrës. Policia bën me dije se kjo bazë shërbente për të furnizuar grupet kriminale. Në pranga janë vënë dy të rinj të identifikuar me emrat: Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho 19 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë në fshatin Shkallnur, ndërsa policia dyshon se të dy gjatë muajve të fundit shisnin armë dhe municione. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


NJOFTIMI I POLICISË: 

Durrës/Goditet një tjetër bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale.

Falë inteligjencës policore të siguruar nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe një hetimi proaktiv disamujor nën drejtimin e Prokurorisë u finalizua operacioni policor i koduar “Hills", në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Sekuestrohen 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar cannabis dhe një shumë parash.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore, për dy shtetas që mbanin një sasi armatimi të fshehur dhe ua shitnin grupeve kriminale, referuan materialet në Prokurori e cila regjistroi procedimin penal.

Si rezultat i hetimit disamujor me metoda proaktive dhe në drejtimin e Prokurorisë, u siguruan prova ligjore mbi veprimtarinë kriminale të mbajtjes së një sasie armatimi, me qëllim furnizimin e grupeve kriminale.

Në këtë kuadër dhe në zbatim të planit operacional kombëtar "Sundimi i ligjit", shërbimet e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Hills".

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë në fshatin Shkallnur, duke shitur armë zjarri luftarake kallashnikovë, shtetasit:

Hekuran Trophini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur, Durres.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Poll

MOS HUMB