LIVE UPDATES

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të djathtët s'janë altoporlantë partie! Për Belerin presim Apelin

➤ Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. ➤ Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar. ➤ Gjatë analizës të bërë nga ministri i Shtetit për Pushtetin vendor Arbjan Mazniku u evidentua një rënie e borxhit që kanë bashkitë, në raport me vitin 2015. ➤ Megjithatë ende një pjesë e mirë e bashkive varen totalisht nga ndihmat e qeverisë, ndërsa Kavaja dhe Vora mbajnë kampion për shifrën e borxheve. ➤Kryeministri Edi Rama e kushtëzoi financimin e bashkive, me performancën që do të kenë, ndërsa foli për rëndësinë e unifikimit të pagave me qeverisjen qëndrore. ➤Pas takimit, Rama tha se do të ketë një rindarje të pagave në Bashki që do të jenë vetëm në dy nivele, nga pesë që janë aktualisht. Sipas Ramës, kjo gjë do të bëjë që Bashkitë e vogla të kenë mundësi financiare që të punësojnë specialistë. ➤Ai foli dhe për një financim prej 50 milionë eurosh për dixhitalizimin e shërbimeve në bashki dhe shtoi se është diskutuar për kalendarin e ri kulturor artistik të këtij sezoni. ➤Rama tha se është diskutuar edhe për lehtësimin e procedurave për lejet e ndërtimit në fshat, legalizimet, tarifat e pastrimit, taksën e pronës dhe qasjen e Bashkive ndaj pyjeve. ➤Një tjetër pike që është diskutuar sipas kryeministrit, është edhe ringjallja e aseteve të vjetra, si shkolla, godina e qendra të shëndetësore, për t’i futur në punë përmes projekteve të pushtetit vendor.

19 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Tarifa për kalimin në Malin e Zi, Rama: Kam bërë kërkesë për ta hequr

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka kërkuar nga qeveria e Malit të Zi që të heqë tarifën që paguajnë qytetarët shqiptarë sa herë kalojnë në pikën kufitare. Në konferencë për gazetarët, pas mbledhjes me kryebashkiakët, Rama tha se shqiptarët paguajnë për karton jeshil, gjë që nuk është reciproke me qytetarët malazezë, të cilët futen lirisht në Shqipëri.

“Në fakt, është një problem, kjo puna e tarifës, që po zgjatet pak si shumë. E kemi diskutuar me kryeministrin Dritan Abazovi, edhe me kryeministrin e ri. Ia kam thënë hapur, të lutem duhet të heqësh tarifën që e paguajnë qytetarët tanë kur vijnë andej, gjë që nuk e paguajnë qytetarët malazezë kur vijnë këtej. Ne nuk u marrim asnjë qindarkë fqinjëve,”- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar.

1 VITE ME PARE

Reforma Zgjedhore, Rama: Nëse s’ka propozime, shkojmë në zgjedhje me ligjin ekzistues

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Kryeministri Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse nuk do të ketë propozime të reja për Reformën Zgjedhore, do të shkohet në zgjedhje me ligjin ekzistues. Pas mbledhjes që zhvilloi në Shkodër me kryebashkiakët, Rama mbajti dhe një konferencë me gazetarët, ku foli dhe për Reformën Zgjedhore. Rama shtoi se me mbarimin e afatit, gjithçka do t’i kalojë Kuvendit.

"Përsa i përket Reformës Zgjedhore, kanë kaluar disa muaj dhe është një praktikë që ka dalë nga kontesti i kohës që jetojmë dhe me mbarimin e afatit për ata gjëra që do të donim t’i adresonim përmes një komisioni. Më pas do ia kalojmë në tryezë Kuvendit. Nëse do të ketë të tjerë që do të duan të lënë porositë e tyre apo të shtojnë diçka, ta bëjnë. Nëse nuk marrin votat, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin ekzistues. Është shumë e thjeshtë,”- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar.

1 VITE ME PARE

Reformë e re Territoriale? Rama: Duhen më pak bashki

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Kryeministri Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka lënë të nënkuptohet se mund të hartohet një reformë e re teritoriale. I ndodhur në Shkodër, pas mbledhjes që zhvilloi me kryebashkiakët, Rama tha para gazetarëve se mendon se Shqipërisë i duhen më pak bashki. Megjithatë, ai shtoi se për këtë gjë do të nevojitet një dakortësi mes palëve. Sipas tij, nëse bashki të caktuara bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi.

“Reforma ka dhënë rezuktat, unë kam thënë se jam i mendimit se duhen më pak bashki, por kjo kërkon konsensus me një pjesë të pakicës, kështu që nuk kemi çfarë diskutojmë sot. Nuk është as një çështje e kësaj qeverisjeje, është vetëm harxhim kohe. Është e sigurtë që nëse bashki të caktuara nëse bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi, rezultat. Për shërbimet janë të qarta sesi do të jetë e ardhmja e tyre. Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administrimin vendor,”- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar.

1 VITE ME PARE

Ligji për zonat e Mbrojtura, Rama: Askush s’ka gojë të flasë! I hoqëm llumin Shqipërisë

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se ligji për Zonat e Mbrojtura që u miratua në Kuvend më 22 shkurt, synon rritjen e numrit të turistëve dhe rrjedhimisht një rritje ekonomike për vendin. Në konferencën me gazetarët, pas mbledhjes së zhvilluar me kryebashkiakët, Rama iu përgjigj dhe akuzave të ngritura nga Opozita dhe tha se ajo që ka bërë Partia Socialiste në 10 vite për rikthimin në jetë të monumenteve të trashëgimisë kulturore nuk ka nevojë për koment nga askush, Sipas Kreut të Qeverisë, PS-ja i ka hequr ‘llumin’ Shqipërisë përsa i përket këtij aspekti.

“Kjo është një temë që e kam shumë për zemër dhe që më bën të dua të qesh shumë sepse çfarë është bërë në Shqipëri në këto 10 vite për të mbrojtur natyrën, për të rikthyer në jetë monumentet e trashëgimisë kulturore, për t’i pastruar Shqipërisë fytyrën e mbuluar nga balta dhe nga llumi, bën që unë të them se askush nuk ka gojë të na japë ne leksione për çështjen e qasjes ndaj mjedisit apo trashëgimisë kulturore. Jemi para një sfide që është sfida e shekullit. Që është çfarë presim ne nga turizmi dhe çfarë duam të bëjmë ne. Numri i madh i turistëve dhe kjo rritje marramendëse është shumë e mirë por shumë e rrezikshme dhe këtë e tregon historia e shumë vendeve që kanë kaluar nëpër këto faza. Vendet që kanë kuptuar që nuk duhet synuar vetëm rritja e numrave por edhe rritja e të ardhurave nga ajo që sjell çdo turist,”- tha Rama ndër të tjera.

Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Zonat Mbrojtura në një seancë që nuk zgjati më shumë se 7 minuta, me 74 vota pro të mazhorancës. Ndryshime përfshijnë që në disa prej territoreve të klasifikuara si zona të Mbrojtura, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por me kushtin që të mbahet një ekuilibër mes natyrës dhe aktiviteteve të zhvilluara. Miratimi i ligjit u kundërshtua nga deputetët e opozitës dhe nga disa protestues të shoqërisë civile, të cilët thanë se është një ligj me porosi dhe që u shërben interesave të oligarkëve. Deputetja Ina Zhupa tha se me ndryshimet e reja të bëra nga mazhoranca, do t’i hapet rrugë investimeve strategjike në Zonat e Mbrojtura.

1 VITE ME PARE

Rama zbulon kryebashkiakun që u ankua në mbledhje: Është më punëtori!

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Kryeministri Edi Rama

SHKODËR- Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradecit është ankuar në mbledhjen e kryebashkiakëve nga kryeministri Edi Rama. Këtë gjë e pohoi vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili tha para mediave se Xhakolli është ankuar për diskriminim. Ai shtoi se pavarësisht se kryebashkiaku i Pogradecit nuk kishte parashtruar një ankesë më konkrete, kishte lënë të nënkuptonte se Korça ka marrë më shumë fonde, ndërsa Pogradeci më pak.

“Në fakt ju më pyesni për të djathtët, por në takim u ankua kryetari i bashkisë së Pogradecit. U ankua për diskriminim. Një nga kryetarët më punëtorë, më operativ e më efikas. Ai pati një kritikë në adresë të një ministrie për diskriminim. Ai nuk e tha por mendon se Korça ka marrë më shumë Pogradeci më pak,”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar.

1 VITE ME PARE

"Shkodra will be great again" por si do ndalet fluksi i emigrimit? Rama: Fenomen që ndodh në vendet e zhvilluara

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli në konferencën për media nga Shkodra edhe për çështjen e emigracionit të shqiptarëve. Ai tha se ky fenomen ndodh edhe në vendet e zhvilluara. Ndërsa shtoi se qeveria po bën përpjekje që të krijohen kushtet që personat që e kanë dëshirën të jetojnë këtu. 

"Këtu nuk jemi në kushtet të papunësisë por të kërkesës për punonjës. Së pari njëherë duke patur parasysh që ne kemi problem me largimet brenda vendit edhe nga fshati por nëse shikoni sot përqindjen që zë bujqësia në ekonominë tonë dhe përqindjen që zenë të punësuarit në bujqësi në gjithë pasqyrat tona të punësimit ne jemi dhe kjo nuk është pozitive, por ne jemi diferencë dhe nga rajoni jonë. Largimi drejt qytetit është fenomen i pandalshëm në vendet që zhvillohen

Me shqiptarët që ikin duhet të mësohemi sepse është botë e hapur, nuk jemi më në bunkier. Shqiptarët janë qenie kurajoze, dinamike që duan të shohin lart e më lart. Këto duhet të na bëjnë të kuptojmë se nuk është cështje qeverie, si do i ndalojmë ne të ikim. Ne nuk jemi këtu të ndalojmë njerëz të ikin por jemi për të krijuar kushte që kush dëshiron të rrijë të mund të rrijë, kurse dikush që do të krijojë jetën diku tjetër si mund ta ndalojmë të ikë", tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Punimet për hyrjen e Shkodrës/ Rama: Do bëhet siç e kam dashur të jetë

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama premtoi se punimet për hyrjen e Shkodrës do të bëhen siç ai ka dashur. Ai shtoi se fondet e zhvillimit e konsiderojnë të arsyeshëm zgjerimin e projektit, i cili është projektuar nga arkitektët. 

"Projekti ka një zgjerim i cili është një zgjerim i projektuar nga arkitektët. Fondet e zhvillimit e konsideron të arsyeshëm. Do i shkojë Bashkisë për miratim dhe do e bëjmë hyrjen e Shkodrës ashtu siç e kam dashur të jetë. Saherë vija thoja si i fusin gjithë këta njerëz në këtë grykë dhe i marrin votën", tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Grantet për bashkitë/ Mazniku: 20% më shumë kush ka performancë të mirë në mbledhjen e të ardhurave

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Rama dhe Mazniku

TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ua bëri të qartë kryebashkiakëve se duhet të kenë një performancë të mirë, në mënyrë që të përthithin fonde nga qeveria. I pyetur si do të bëhet shpërndarja e granteve, ai tha se në këtë drejtim, nuk ka ndarje mes bashkive të djathta ose të majta, por e gjitha do jetë transparente.

“Elementi i parë është popullsia dhe i dyti mundësia për t’i dhënë financime bashkive që kanë të ardhura më të dobëta. Propozimi është që 20% e grantit të fokusohet si një grant performance, te mënyra se si bashkitë ia dalin te mbledhja e të ardhurave të tyre. S’ka të bëjë me bashki e majtë dhe e djathtë, por mbi bazën e transparencës”, tha Mazniku. 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama: Kantier ndërtimi nga veriu në jug! Do ketë dy alternativa, me dhe pa pagesë

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë se së shpejti do të nisë puna për disa projekte infrastrukturore nga veriu në jug të vendit. Kreu i qeverisë tha se qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes rrugëve me pagesë dhe atyre pa pagesë. Mes të tjerash ai zbuloi se aksi Thumanë-Kashar do të jetë i kalushëm në 30 qershor duke bërë që të ketë një lehtësim të fluksit të mjeteve që lëvizin në kulmin e sezonit turistik.

"Kemi gati një numër segmentesh që janë mbi dhe nën Thumanë-Kashar që besojmë se në 30 qërshor do të bëhet i kalueshëm. Për t’ju dhënë një shembull të thjeshtë kini parasysh që projektet e infrastrukturës marrin një kohë shumë të gjatë në vende shumë më të zhvilluara sesa ne. Në rastin konkret kemi pasur nevojë për disa korrigjime të natyrës juridike në kontrata. Është gjithçka gati, do kemi një kantier total që do hapet nga veriu deri në jug. Segmenti i fundit që është në fazë projekti, është segmenti nga Shkodra që lidhet poshtë me të gjithë segmentet e tjera që janë Milot-Balldren, pastaj Thumana, Kashari, pastaj Fieri dhe pastaj lidhet me Vlorën. E gjithë kjo do jetë një rrugë e re, do ketë 2 alternativa. Atlernativa me pagesë dhe pa pagesë. Hapja e Thumanë-Kashar do të lehtësojë shumë në këtë sezon", tha ai. 

Rama shtoi se pritet projekti për të hapur kantierin e rrugës që shkon deri në Murriqan.

"Jam optimist që kantierët do jenë të gjitha të hapura. Presim vetëm projektin për të hapur kantierin që shkon deri në Murriqan. Kemi marrë dritën jeshile për financimin e hekurudhës deri në Hanin e Hotit. Po bëjmë studimin e variantit që na lidh me Prishtinën duke kaluar nga Shkodra përmes Gjakovës. Shëngjin Velipojë është në kantier dhe ka pasur një segment 300 metra që ka qenë shumë i vështirë nga ana gjeologjike por është hapur dhe tani puna vazhdon me ritëm të mirë. Rruga e Dukagjinit, është në kantier dhe vazhdon punohet", tha ai. 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama: Rritje me 271% e të ardhurave vendore nga viti 2015

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot për mediet nga Shkodra ku u zhvillua takimi i punës mes qeverisë dhe bashkive të vendit se, reforma administrativo-territoriale ka ndihmuar në nivelin e të ardhurave të qeverisës vendore, të shpenzimeve, por ka ndihmuar edhe në nivelin e uljes së detyrimeve.

I pyetur nga gazetarët lidhur me borxhet e bashkive dhe ndihmën që po u jep qeveria, Rama tha se, të ardhurat vendore në vitin 2023, krahasuar me vitin 2015 janë rritur 271%. 

"Pra në vitin 2015 zgjedhjet e para pas ardhjes sonë në detyrë, të ardhurat vendore kanë qenë 13.1 miliardë, pra 131 milionë euro nëse i marrim sot dhe sot janë 310 milionë euro. E dyta shpenzimet tërësore të pushtetit vendor në vitin e shkuar kanë qenë 102% më të larta në krahasim me vitin 2015. Pra nga 2.1% e PBB kanë vajtur në 3.1% e PBB, që është një shifër domethënëse. Detyrimet vendore janë ulur 60%. Në vitin 2015-ën pushteti vendor ka pasur 12 miliardë lekë ose 120 milionë euro detyrime sot ka vetëm 48 milionë euro. Që do të thotë që bashkimi i komunave dhe krijimi i këtyre bashkive ka racionalizuar në mënyrë të ndjeshme edhe aspektin financiar të qeverisjes vendore, duke i rritur të ardhurat, duke shtuar mundësitë për të bërë investime dhe duke ulur detyrimet në mënyrë të ndjeshme”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Zgjedhje në Himarë? Rama: Presim Apelin! Të huajt të mos komentojnë gjykatat shqiptare

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të presin vendimin e Gjykatës së Apelit dhe më pas ‘topi’ do të kalojë në derën e Presidentit për të vendosur nëse do të zhvillohen zgjedhje të reja në Bashkinë e Himarës apo jo. I ndodhur në Shkodër, pas një mbledhje me kryebashkiakët, Rama nuk la pa përgjigje as komentet e mediave greke. Ai shtoi se drejtësia shqiptare duhet të ishte lënë e qetë dhe të mos komentohej nga të huajt, kur një gjë e tillë nuk ndodh nga politika shqiptare. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se Kryeministria nuk shpall zgjedhje dhe se kjo gjë do të bëhet nga Presidenca.

“Ju e dini shumë përse nuk kemi vijuar me zhvillimin e zgjedhjeve. Ka qenë thjesht dhe vetëm një qasje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë dhe duhet të presim vendimin e Gjykatës së Apelit dhe më pas do të veprojmë sipas ligjit. Do kishte qenë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë për cështjet brenda, cilindo vend jashtë Shqipërisë. Sepse është drejtësia shqiptare që vendos për çdo çështje brenda territorit. Zotëria është shtetas i Shqipërisë. Për mua që nuk komentoj vendimet e gjykatave, tingëllon pak cingërritëse të dëgjojmë zëra të huaj që të bëjnë komente për vendimet e gjykatave tona. Por iu kujtoj se zgjedhjet e reja i shpall Presidenti dhe jo Kryeministri. Do të ndiqet procedura sipas ligjit,”- tha Rama.

Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin. Beleri është shpallur fajtor për 'korrupsion aktiv' në zgjedhjet lokale të 2023-it. Fredi Beleri u arrestua në një lokal në Himarë, 2 ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit 2023. Ndaj edhe deri më tani Beleri nuk ka kryer betimin, pasi Gjykata nuk i ka dhënë leje për diçka të tillë. Në detyrë si kryebashkiak i Himarës mbetet ende Jorgo Goro edhe pse i ka skaduar mandati.

1 VITE ME PARE

Prania e kryebashkiakëve të PD-së në mbledhje, Rama: Nuk janë altoporlantë partie

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama është shprehur se prania e kryebashkuakëve të djathtë në mbledhjen e zhvilluar sot në Shkodër nuk është tregues për një bashkëpunim mes tij dhe kryedemokratit Sali Berisha. Ai u shpreh se nuk i ka parë si altoporlantë partie, por si drejtues të komunitetit të tyre. Kreu i qeverisë madje shtoi se bindjet e tyre janë personale që nuk preferon t’i diskutojë, por që i kanë dhënë përshtypjen se nuk vënë ‘karrocën para kalit’, duke nënkuptuar partinë.

"Përsa i përket pranisë së kryebashkiakëve të Opozitës, më duket krejt normale. Janë kryebashkiakë, nuk janë altoporlantë partie. S’i kam parë të tillë. Unë vetë kam qenë kryetar bashkie dhe nuk mund të jesh i tillë nëse nuk ankohesh pse nuk merr më shumë. Dikush tjetër mund të thotë që ne meritojmë më shumë, por e vërteta është se ne nuk kemi arsye t’i shikojmë kryetarët e bashkive si përfaqësues partish. Ju thoni të djathtë por mua s’më duken të tillë fare. Ata bëjnë punën e tyre dhe kaq, nuk e vënë karrocën para kalit, por vënë kalin para karrocës. Përsa kohë e bëjnë këtë, bëjnë gjënë e duhur për komunitetin e tyre. Ndërsa bindjet e tyre janë të tyret,"- tha Rama.

Mbledhja u mbajt pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa krahas kryebashkiakëve të majtë në mbledhje ishin të pranishëm edhe kryebashkiakët e djathtë, Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë, Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë, si dhe kreu i bashkisë Mirditë Albert Melyshi.

1 VITE ME PARE

Rama nuk konfirmon takim PS-Rithemelimi: Bisedimet bëhen në Komisione

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka mohuar po as ka pohuar që mes deputetit Gazment Bardhi që është edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi të ketë pasur takim ‘kokë më kokë’. Përsa u përket bisedimeve për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Rama tha nga Shkodra se për këtë gjë nuk ka nevojë të zhvillohen bisedime pasi është e drejtë e çdo grupi opozitar. Bisedimet, sipas kreut të qeverisë zhvillohen në Komisione.

“Nuk arrij ta kuptoj nëse ata të cilët komentojnë marrëveshje për ngritjen e disa komisioneve hetimore nuk kuptojnë apo bëjnë sikur nuk kuptojnë, apo ju duhet që të komentojnë sepse ne e kemi thënë shumë kohë më parë dhe është e njëjta gjë që përsëris dhe sot. Kjo nuk është çështje marrëveshje, por çështje të drejtash. Opozita apo opozitat kanë të drejtë të ngrenë Komision Hetimor, por brenda kornizave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Ne nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Ne kemi refuzuar të votojmë iniciativa që në emrin e komisioni hetimor shkelnin kornizën e përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Çdo iniciativë e tillë ka miratimin tonë, nuk ka nevojë për bisedime. S’ka nevojë. Bisedat bëhen brenda komisioneve,”- tha Rama ndër të tjera.

Prej ditësh raportohet se Gazment Bardhi dhe Bledi Çuçi kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, takim që sipas zërave ka qenë pozitiv për negociata dhe për të bashkëpunuar për qetësimin dhe rikthimin e normalitetit të situatës në Kuvend.

Vetë Bardhi, i pranishëm në studion e “Opinion” tha se ka kërkuar që nga dita e parë zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, por që nga nisja e aksionit opozita vetëm ka humbur terren edhe ligjërisht pasi mazhoranca ka miratuar e vetme ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore parlamentare si dhe ka ashpërsuar dënimet për deputetët që kryejnë akte të dhunshme në sallë.

1 VITE ME PARE

Rritje pagash në Bashki dhe 50 mln euro investime, Rama zbardh takimin me kryebashkiakët

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur pikat kryesore që janë diskutuar në mbledhjen me kryebashkiakët. Përpara gazetarëve, Kreu i Qeverisë tha se do të ketë një rindarje të pagave në Bashki që do të jenë vetëm në dy nivele, nga pesë që janë aktualisht. Sipas Ramës, kjo gjë do të bëjë që Bashkitë e vogla të kenë mundësi financiare që të punësojnë specialistë. Ai foli dhe për një financim prej 50 milionë eurosh për dixhitalizimin e shërbimeve në bashki dhe shtoi se është diskutuar për kalendarin e ri kulturor artistik të këtij sezoni. Rama tha se është diskutuar edhe për lehtësimin e procedurave për lejet e ndërtimit në fshat, legalizimet, tarifat e pastrimit, taksën e pronës dhe qasjen e Bashkive ndaj pyjeve. Një tjetër pike që është diskutuar sipas kryeministrit, është edhe ringjallja e aseteve të vjetra, si shkolla, godina e qendra të shëndetësore, për t’i futur në punë përmes projekteve të pushtetit vendor.

“Kemi zhvilluar diskutime për tema të rëndësishme që përbëjnë edhe pikat e rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE. Do bëjmë një rritje të pagave në mënyrë që të përafrojmë nivelin e bashkive të vogla me ato të mëdhatë. Sepse për shkak të pagës së ulët dhe pozicionit gjeografik nuk arrijnë që të punësojnë as specialist të ndryshëm. Po ashtu kemi diskutuar për përformancën e pastrimit, ka bashki me rezultate shumë të mira, ka bashki që lënë për të dëshiruar. Kemi diskutuar për keqpërdorimin e pasurisë, si pyjet, na duhet që t’i vëmë në funksion të rritjes ekonomike. Sot janë 67% e bashkive që nuk kane plane të tilla dhe kjo është një shifër alarmante. Kemi diskutuar dhe për strukturën përkatëse, sesi bashkitë do të mund të aksesojnë fondet e Bashkimit Ebropian. Kemi diskutuar për procedurat e domosdoshme për lejen e ndërtimit në fshat. Nuk kanë pse të kenë të njëjtat procedura si në qytet apo si në zonat ku ka trashëgimi kulturore. Kemi një numër jo të vogël legalizimesh të mbetura që për arsye jo dhe aq të kuptueshme, kanë ngecur. Duke angazhuar dhe bashkitë, do t’i japim një shtysë dhe këtij procesi. Na duhet ndihma e bashkive. Këto janë pak a shumë temat kryesore. Një tjetër pikë e rëndësishme ka qenë ringjallja e aseteve të vjetra, shkolla të vjetra, godina të braktisura, qendra të kahershme shëndetësore, reparte ushtarake që kanë më asnjë përdorim, për t’i futur në punë përmes projekteve të pushtetit vendor. Në tërësi ka qenë një mbledhje për detyrat e përbashkëta të shtëpisë. Ka pasur shumë ndërveprim dhe rezultat, sipas nesh. Do të financojmë rreth 50 milionë euro për digjitalizimin në bashki,”- tha Rama.

1 VITE ME PARE

“Kush performon mirë do të marrë mbështetje”, Rama me kryebashkiakët: Synojmë unifikimin e pagave

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama dhe Arber Mazniku

SHKODËR- Detaje të reja janë publikuar në media, nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama, me kryebashkiakët e të gjithë vendit. Një prej çështjeve që është trajtuar që në nisje të këtij takimi nga kryeministri Edi Rama, ka qenë ajo e aplikimit të bashkive për fonde nga BE. Ndërkohë që Rama e ka kushtëzuar mbështetjen për bashkitë nga ana e qeverisë, me performancën që ato do të kenë në sektorë të ndryshëm të qeverisjes vendore.

“Kush performon më mirë do të ketë mbështetje nga Ministria e Financave kur shpërndan grantin e pakushtëzuar. Pra do ketë një dallim ndryshe për ato bashki që kanë performancë  më mirë krahasuar me ato me probleme dhe ta zhytura në borxhe ndaj palëve të treta”, mësohet që të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes. Ndërkohë që pika e dytë e diskutimeve të Ramës është fokusuar te burimet njerëzore. Sipas tij do të ketë një rishikim të pagave të administratës për t’i përafruar me pagat e qeverisjes qëndrore.

“Synimi ynë është që të kemi unifikim të pagave mes pushtetit vendor dhe pushtetit qendror”, ka vijuar Rama arsyetimin e tij. “Ky disnivel pagash shikohet edhe po të krahasohet mes të punësuarve nga njëra bashki në tjetrën. Përshembull nëse një inxhinjer i punësuar në Bashkinë Durrës paguhet me 80.000 lekë, një inxhinier i punësuar në Bashkinë Fushë Krujë paguhet 40.000 lekë.

Ky nivel pagash po krijon boshllëqe dhe pamundësi rekrutimi punonjësish në të gjitha bashkitë e vendit”, ka thënë Rama gjatë mbledhjes.

Ndërkohë që ministri i shtetit për pushtetin vendor Arbjan Mazniku, foli për borxhet e bashkive, ku lista kryesohet nga Kavaja dhe Vora. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Dy bashkitë që janë “gropë” me borxhet, 14 të tjera varen tërësisht nga qeveria

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Arber Mazniku

TIRANË- Prej më shumë se 3 orësh, është duke u zhvilluar në Shkodër mbledhja e kryeministrit Edi Rama, me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, dhe një pjese të ministrave. Gjatë analizës së bërë nga Ministri i Shtetit për qeverisjen vendore, Arbjan Mazniku, janë evidentuar dhe bashkitë që kanë më së shumti probleme në aspektin financiar.

Borxhet e bashkive janë 4.8 miliardë lekë, 60% më pak se në 2015, ndërsa është konstatuar se Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe. 14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%”.

“Të ardhurat vendore u rritet 271% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2015. Nga 13.1 miliardë në 31 miliardë. Shpenzimet vendore ishin 102% më të larta në krahasim me vitin 2015, nga 21.% e PBB para reformës në 3.1% në vitin 2023.

Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga viti 2015 nga 12 miliardë lekë në 4.8 miliardë lekë. Në vitin 2015 këto detyrime përbënin 92% të peshës së të ardhurave të veta, në 2023 këto detyrime janë sa 16% e të ardhurave të veta.

Buxhet e bashkive të vogla me 0-20 mijë banorë janë të varura 85 % nga grantet dhe transfertat e qeverisë, kurse bashkitë më të mëdha me mbi 100 mijë banorë, e kanë të balancuar këtë raport në masën 55%.

Investimet për frymë janë më të ekualizuara në të gjithë vendin, megjithatë diferenca mes bashkisë me më shumë investime për frymë tek ajo me më pak investime për frymë është 27 herë.

14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki (me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%”, ishin disa nga gjetjet e publikuara nga Mazniku.

Mbledhja po mbahet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa krahas kryebashkiakëve të majtë në mbledhje janë të pranishëm edhe kryebashkiakët e djathtë, Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë, Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë, si dhe kreu i bashkisë Mirditë Albert Melyshi.

1 VITE ME PARE

Mbledhja me kryebashkiakët në Shkodër, çfarë po diskutohet në takimin pa kamera

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama

SHKODËR- Zbulohen detaje nga takimi që po mbahet në Shkodër, me kryebashkiakët e majtë dhe të djathtë, ku janë të pranishëm dhe një pjesë e ministrave. Pas Ramës, fjalën në takim e ka marrë ministri për pushtetin vendor Arbjan Mazniku, i cili ka bërë një analizë, ku është parë performanca e bashkive në gjithë vendin.

Sa i takon burimeve njerëzore mësohet se është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë. Vazhdimisht ka pasur akuza se administrate lokale është e fryrë, dhe në shumë prej bashkive një pjesë e mirë e të ardhurave dhe fondet shkojnë për pagat.

Sa i përket anës financiare, mësohet se bashkitë janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që përforcojnë më mirë.

Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian. Në mbledhjen që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, janë prezentë edhe kryetarët e 6 bashkive të opozitës, që dolën fitues në zgjedhjet e 14 Majit 2023./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Takimi i Ramës me kryebashkiakët në Shkodër, të pranishëm dhe të zgjedhurit e djathtë

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
takimi do te mbahet ne ambientet e stadiumit

SHKODËR- Në takimin që kryeministri Edi Rama ka thirrur në Shkodër, me kryebashkiakët dhe me një pjesë të kabinetit qeveritar, do të jenë të pranishëm dhe të zgjedhurit vendor nga e djathta. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në takim deri tani kanë mbërritur të paktën 3 prej kryebashkiakëve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, që morën mandatin në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Mësohet se deri tani kanë mbërritur në takim Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë si dhe Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë.

Momenti i mbërritjes së kryebashkiakut të Fushë Arrëzit: 


Nuk dihet arsyeja pse demokratët i janë bashkuar mbledhjes së qeverisë të thirrur nga Edi Rama gjatë së cilës do të bëhet një analizë e thelluar e punës që është bërë deri më tani në terren.

Deri tani kanë mbërritur disa prej ministrave, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe zëvendëskrteministrja Belinda Balluku.

Gjithashtu ka mbërritur edhe drejtuesi politik i qarkut të Tiranës dhe njëherësh kryebashkiaku, Erion Veliaj

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër, e hap dhe e mbyll vetë takimin (Axhenda)

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër: Unifikim pagash, të
Edi Rama ne Shkoder

TIRANË- Shkodra do të kthehet sot në kryeqendrën e socialistëve, pasi kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim me të gjithë kryebashkiakët e majtë, ku do të jenë të pranishëm dhe një pjesë e ministrave dhe drejtuesit politik të qarqeve. Në këtë takim, kryesocialisti pritet që të bëjë një analizë të punës që është bërë në terren, teksa të majtët po nisin përgatitjet për zgjedhjet parlamenare tëë vitit të ardhshëm.

Takimi pritet që të nisë rreth orës 10:00, ku që në nisje do të jetë kryeministri Edi Rama, ai që do të mbajë një fjalim rreth 30 nminuta. Më pas mbledhja do të vijojë me fjalën e ministrit për Shtetin dhe Pushtetin vendor Arbjan Mazniku, i cili do të ndalet në analizën financiare të bashkive, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendore.

Pas fjalës së Maznikut, pjesëmarrësit do të kenë 30 minuta pushim për një kafe, nga ora 11:30-12:00.

Më pas, Arbjan Mazniku do të bëjë prezantimin për tryezën e diskutimit.

Nga ora 12:10 deri në orën 13:30 është parashikuar në agjendë 9 tryeza të hapura bashkëbisedimi me anëtarë të qeverisë, kryetarët e bashkive drejtues të agjencive. Në fokus të diskutimeve do të jenë tema të ndryshme duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

Nga ora 13:30-14:00 do të ketë rotacion të tryezave, ku anëtarë të qeverisë dhe kryetarët e bashkive do të japin informacione nga tryezat ku ata nuk kanë marrë pjesë.

Pas këtyre diskutimeve, nga ora 14:00-15:00 pjesëmarrësit do të kenë një orë pushim për të konsumuar drekën, për të vijuar më pas sërish punimet me fjalën e ministrit të Pushtetit Vendor, me propozime për të zgjidhur problematikat që jana hasur në disa bashki të vendit.

16:30-17:00 do të ketë një ndërprerje të shkurtër për kafe dhe për të rinisur punimet me nxjerrjen e përfundimeve të mbledhjes, detyrat e përcaktuara dhe ndjekja e tyre. Këto përfundime do të raportohen nga anëtarët e qeverisë dhe kryetarët e bashkive.

Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij përmbyllëse për rreth një orë, nga ora 17:30-18:30.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB