Mbaron gjithçka, fiton Holanda, Turqia largohet me kokën lartë!

GJERMANI- Turqia mbyll sonte rrugëtimin e saj në Euro 2024, me një ndeshje plot emocione dhe lojë të fortë përballë Holandës, por që sërish nuk ia doli dot të triumfonte pavarësisht golit në pjesën e parë. Pjesa e dytë u kthye në "ferrin" e turqve, pasi Holanda "shpërtheu" duke shënuar dy gola. Tashmë Holanda është në gjysmëfinale dhe do të përballet me Anglinë, e cila më herët mundi Zvicrën./ZËRI
Euro 2024/ Erdogan në stadiumin olimpik të Berlinit

Pak orë para fillimit të ndeshjes Holandë-Turqi, në tribunat zyrtare të stadiumit Olimpik të Berlinit pati shumë lëvizje... Disa sekonda më vonë, pyetja u zgjidh teksa u shfaq çifti Erdogan, duke bërë një udhëtim "rrufe" për të qenë në krah të Kombëtares së Turqisë përballë Holandës në çerekfinalen e fundit të Euro 2024.
Prezenca e presidentit turk nga shumëkush u pa si një reagim indirekt i historisë ndaj gjithçkaje që ka ndodhur ditët e fundit me rastin e festës së Demiralit (ai bëri shenjën e ujqërve gri) pas dy golave që shënoi në ndeshjen kundër Zvicrës në fazën e 16-të, megjithatë menaxheri i ekipit të turqve, Hamit Altinop (veteran ndërkombëtar) sqaroi se: “ishte e paracaktuar që nëse do të shkonim në 8, Erdogan do të udhëtonte në Berlin. Presidenti turk mbërriti në Berlin rreth dy orë para ndeshjes./ZËRI
Brenda 6 minutash Holanda 'shpartallon' turqit, shënon sërish

GJERMANI- Holanda nuk di të ndalet, brenda 6 minutash nga goli i parë që solli dhe barazpeshën, shënon sërish. Këtë herë, rrjetën e gjen Gakpo. Shihni momentin e golit./ZËRI
Xherdan Shaqiri nuk e 'kapërdin' humbjen me Anglinë: Nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti

Xherdan Shaqiri flet pas humbjes së Zvicrës kundër Anglisë. Një ndeshje që dhuroi emocione pa fund, por që përfundoi në "duart" e penalltive. Pas ndeshjes, Shaqiri tha se nuk ka gjë më brutale se sa të eliminohesh e penallti, duke na treguar këshu, se nuk e ka "kapërdirë" ende humbjen.
“Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti. Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën. Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se kemi bërë shumë njerëz krenarë dhe të lumtur. Ky ishte gjithnjë synimi ynë i madh. Në futboll një ekip eliminohet edhe me penallti dhe Anglia ishte më e mirë në to sot. Ishim afër, por për fat të keq anglezët kishin nerva më të qeta. Por njerëzit do ta kujtojnë që luajtëm Evropian të mirë. Mund të shihet edhe në media sociale si kanë festuar njerëzit dhe kjo ka ndikuar te ne. Kjo eufori na ka prekur dhe nuk mund të fajësohemi për asgjë. Të gjithë jemi shumë krenarë me paraqitjen dhe mund të ndërtojmë në këtë për turneun e ardhshëm”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.\ZËRI
Barazon Holanda, festojnë Tulipanët

GJERMANI- Shënon Holanda. De Vrij vendos barazpeshën. Festë tek Tulipanët, u rikthehet buzëqeshja tifozave. Shihni momentin e golit./ZËRI
Nis pjesa e dytë, Holanda në 'kërkim' të rrjetës

Tundet rrjeta! Shënon Turqia

GJERMANI- Turqit duket se janë të vendosur që të fitojnë ndeshjen e sotme. Ata kanë gjetur të parët rrugën e rrejtës, në “Olympiastadion” të Berlinit, ndaj “Tulipanëve” të Holandës. Një krosim perfekt i Arda Guler është kapur më së miri nga “shtatlarti” i mbrojtjes, Samet Akaydin, i cili ka shtyrë topin që përfundoi në rrjetë./ZËRI
MOMENTI I GOLIT:
VIDEO/ Plas grushti, tifozët e Anglisë provokojnë gjermanët pas eliminimit

GJERMANI- Sherr mes tifozëve në Gjermani! Përplasja ka ndodhur mes tifozëve të Anglisë dhe Gjermanisë, pasi këta të fundit u eliminuan nga "Euro2024". Videoja e siguruar nga "Dailymail" tregon sesi tifozët e Anglisë tallnin tifozët gjermanë dhe shumë shpejt nisën që të "fluturonin" grushtat.
Një dëshmitar tha: Tifozët e Anglisë po talleshin me gjermanët për humbjen e tyre nga Spanja dhe më pas ata filluan të këndonin këngë si 'a keni parë ndonjëherë gjermanët të fitojnë një luftë?
Ishin rreth 20 anglezë që u përfshinë në përballjen me një grup gjermanësh dhe menjëherë u kërkua ndërhyrja e Policisë. Vala e parë e sherrit mbaroi shpejt, por tifozët anglezë u përpoqën të ndezin sërish përplasjen duke kënduar 'La Viva Espanol'.
Policia dërgoi oficerë të tjerë për të patrulluar dhe për të mbajtur larg tifozët rivalë./ZËRI
Zvicra shkon në shtëpi! Anglia kalon në Gjysmëfinale

GJERMANI- Futbollistët e Anglisë u kualifikuan në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Gjermanisë, pas dramës në penallti. Në pjesën e parë nuk ndodhi asgjë. E po ashtu, nisi edhe pjesa e dytë. Flet shumë fakti që gjuajtja e parë në portë u dërgua në minutën e 50-të. Embolo e mbylli aksionin me gol në minutën e 75-të.
Nuk u desh shumë kohë që skuadra e Gareth Southgate të përgjigjej teksa Saka barazoi me një goditje. Por nuk u shënua më, kështu që ndeshja kaloi në kohë shtesë. Në shtesën e parë nuk ndodhi asgjë domethënëse dhe e vetmja gjë që vlen të përmendet është gjuajtja e Declan Rice nga 25 metra në minutën e 95-të, të cilën Sommer e ndaloi me përpjekjen e fundit.
Kur bëhet fjalë për shtesën e dytë, mund të thuhet se Zvicra kishte më shumë shanse për të shënuar. Më së shumti u afruan në minutën e 118-të kur Shaqiri nga këndi gjuajti direkt në portë, por fatkeqësisht topi goditi shtyllën. Asgjë nuk ndodhi deri në fund, ndaj ndeshja kaloi në kohë shtesë. Në serinë e penalltive, Anglia i realizoi të pesë penalltitë, ndërsa për Zvicrën Akanji humbi në goditjen e parë duke e çuar skuadrën e tij në shtëpi./ZËRI
S'ka më gol! Fituesi i sfidës Angli-Zvicër cakohet nga penalltitë

GJERMANI- 120 minuta duhet të kishin mjaftuar por as Anglia dhe as Zvicra nuk kanë shënuar më. Tani fituesja do të caktohet nga pika e bardhë e penalltisë.
Kjo është ndeshja e 28-të mes tyre në histori, me bilancet që flasin për Anglinë. 18 herë kanë fituar “Tre Luanët”, kundrejt tre herëve të Zvicrës, ndërsa gjashtë duele janë mbyllur në barazim./ZËRI
Nuk zgjat shumë festa tek Zvicra, Anglia barazon pas 5 minutash

ZVICËR- Ka zgjatur vetëm 5 minuta avantazhi i Zvicrës ndaj Anglisë. Fillimisht “helvetët” shënuan në minutën e 75-të, me Embolo ndërsa Anglia e Southgate tundi rrjetën në minutën e 80-të me anë të Bukayo Saka. Shifrat tani janë në barazim, pra ende nuk ka asnjë fitues.
MOMENTI I GOLIT:
Pas 75 minutash vuajte! Zvicra gjen avantazhin ndaj Anglisë

GJERMANI- 75 minuta pritën derisa Embolo tundi rrjetën dhe kaloi në avantazh Zvicrën. “Helvetët” e Zvicrës kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, përballë “Tre Luanëve”, të Anglisë duke marrë kështu avantazhin në ndeshjen që po luhet për një vend në gjysmëfinale në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyesldorfit. Aktualisht, rezultati shkon në 0 me 1./ZËRI
MOMENTI I GOLIT:
Lehmann i ASHPËR për ngjyrën e flokëve rozë të Andrich: Ai mund të ndihet si një grua, por...
GJERMANI- Portieri veteran gjerman, Jens Lehmann ka kritikuar ashpër mesfushorin gjerman. Veterani i "Die Mannschaft" ishte shumë i mërzitur për eliminimin e Gjermanisë nga Spanja dhe sulmoi Robert Andrich. E “sulmoi” futbollistin e Leverkusenit vetëm sepse i kishte lyer flokët rozë.
Die Analyse von Jens Lehmann zu den Haaren von Robert Andrich war ja noch wirrer als ich es erwartet hätte. pic.twitter.com/OkEwUp8jPa
— Fis (@tj_svw) July 5, 2024
“Në ditët e sotme duhet të jesh i kujdesshëm sepse ai mund të ndihet si një grua apo diçka e tillë. Por në një kombëtare që është në krye, kjo është diçka të tepruar. Në fillim kishte flokë bjonde, tani janë rozë. Çfarë po përpiqet të na tregojë? A ka ndonjë çrregullim personaliteti? Është shumë e çuditshme, këtë do të thosha nëse do të isha shoku i tij i skuadrës,”- tha portieri për "Welt TV".

Më pas, ai i bëri thirrje UEFA-s që të marrë masa: Pres që UEFA të ndalojë këto ngjyra në flokët e futbollistëve sepse mund të krijojnë konfuzion tek ta./ZËRI
Euro 2024/ Policia gjermane ndal marshimin e tifozëve turq, bënë shenjën e ujkut gri. Erdogan me urgjencë në Berlin

GJERMANI- Turqia përballet me Holandën në Berlin për një vend në gjysmëfinalen e e Euro 2024. Por kjo ndeshje është klasifikuar si me rrezikshmëri të lartë nga Policia gjermane. Dhe kjo nuk ka të bëjë me prezencën e presidentit Rexhep Taip Erdoganit në ndeshje (siç e ka paralajmëruar vetë), por jo vetëm. Gjatë marshimit të tifozëve turq drejt stadiumit olimpik të Berlinit, Policia u kërkoi tifozëve që të mos e bënin më shenjën e ujkut gri, përndryshe nuk do të lejoheshin që të futeshin në stadium.
"Një paradë tifozësh për një ndeshje futbolli nuk është një platformë për mesazhe politike,"-shkroi edhe në "X" Policia. Fillimisht tifozët turq u duk se u bindën dhe marshimi vazhdoi, por pas disa metrash dhe brohoritjesh...e bënë sërish!
Gjesti shkaktoi edhe krizë diplomatike
Golashënuesi i dy golave të Turqisë ndaj Austrisë në 1/16, Merih Demirel që festoi duke bërë me duar shenjën e ujkut gri është dënuar me 2 ndeshje nga UEFA. Ky vendim shkaktoi zemërim në Turqi me mediat dhe aset veteranë që u kërkonin tifozëve në Berlin të bënin të njëjtin gjest. Por shkaktoi edhe një krizë diplomatike mes Gjermanisë dhe Turqisë. Ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë Nancy Fesser theksoi se nuk do t'i lejonin "simbolet e ekstremistëve të djathtë.
Këto reagime rezultuan në thirrjen e ambasadorit gjerman në Ankara dhe thirrjen përkatëse të ambasadorit turk në Berlin. Duke qenë se situata u "ndex", menjëherë president turk Erdogan anuloi udhëtimin e tij në Azerbajxhan dhe vendosi që të shkonte në Berlin për të parë ndeshjen, e cila nis në orën 21.00.
Por ç'domethënë gjesti?
"Ujqërit Gri" besojnë në epërsinë e racës turke dhe përpiqen për bashkimin e të gjithë popujve turq në një shtet, të shtrirë nga Ballkani përmes Azisë Qendrore deri në Kinë, në një perandori ku sipas tyre nuk ka vend për disidentët./ZËRI
Asnjë gol, e gjitha barazpeshë! Mbyllet pjesa e parë Angli-Zvicër

GJERMANI- Mbyllet pjesa e parë mes Anglisë dhe Zvicrës. Asnjë nga skuadrat nuk ka shënuar dhe 45 minutat e para kanë qenë barazpeshë totale. Megjithatë më shumë tentativa për të shënuar ka bërë Anglia, por asnjëra nuk e ka rrezikuar vërtetë portën e Zvicrës. Tani skuadrat kanë kohë pjesën e dytë për të ndryshuar të gjithë rrjedhën e lojës në mënyrë që të shkojnë në gjysmëfinale.
Kjo është ndeshja e 28-të mes tyre në histori, me bilancet që flasin për Anglinë. 18 herë kanë fituar “Tre Luanët”, kundrejt tre herëve të Zvicrës, ndërsa gjashtë duele janë mbyllur në barazim./ZËRI
Euro 2024/ Anglia përballet me Zvicrën, zbulohen formacionet zyrtare

GJERMANI- Në orën 18.00 do të nisë sfida e parafundit për një vend në çerekfinale. Përballja do të ndodhë në stadiumin e Dusseldorfit, teksa zviceranët me Granit Xhakën do të duhet që të përballen me Anglinë e Bellingham. Kjo është ndeshja e 28-të mes tyre në histori, me bilancet që flasin për Anglinë. 18 herë kanë fituar “Tre Luanët”, kundrejt tre herëve të Zvicrës, ndërsa gjashtë duele janë mbyllur në barazim.
FORMACIONET ZYRTARE:
ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Konsa, Trippier, Mainoo, Rice, Saka, Bellingham, Foden, Kane.
ZVICRA: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Aebischer, Xhaka, Freuler, Rieder, Vargas, Ndoye, Embolo./ZËRI
E mbylli karrierën me kombëtaren/ Letra e lamtumirës së Toni Kroos: “Faleminderit”, por edhe “Më falni”

GJERMANI- Mesfushori gjerman, Toni Kroos e ka mbyllur historinë e tij me kombëtaren gjermane të futbollit. Dje, ai luajti ndeshjen e fundit kundër Spanjës, të cilën e shoqëroi me një letër lamtumire për të gjithë admiruesit e futbollit të tij. Me një mesazh emocionues, ai falenderoi të gjithë mbështetësit e “Nacionalmansaft”, por i dedikoi edhe një rresht ku i kërkoi falje edhe Pedrit, të cilit i mbylli Kampionatin Europian dje me një ndërhyrje të gabuar. Ndër të tjera në letër, Kroos i drejtohet fansave, të cilëve u kërkon që të mbështesin Kombëtaren që sipas tij ka një grup të mirë që do të japë gjithçka për të fituar trofetë.
LETRA E PLOTË E TONI KROOS:
View this post on Instagram
Më 29 shtator më ra telefoni. Telefonuesi: Julian Nagelsmann. Kërkesë: Kthim në kombëtare. Mendimi i parë në kokën time: Unë nuk jam budalla. Mendimi i parë në zemrën time: Po! Dhe siç e dimë të gjithë, zemra vendosi. Mendimi im i parë këtë mëngjes, 6 korrik 2024: Jam i lumtur që ia dola. Pavarësisht trishtimit dhe boshllëkut brenda meje pas bilbilit të fundit dje. Nuk e prisja që ta mbyllnim në një kohë kaq të shkurtër, kishim shpresa realiste për të fituar trofeun dhe për të qenë sërish në maksimumin tonë. Kjo është arsyeja pse unë jam krenar për atë që ka arritur ky ekip. Dhe Gjermania mund të jetë përsëri atje, në majë. Një falenderim i veçantë për të gjithë ju që e bëtë këtë shtëpi të veçantë. Ju pamë, ju përjetuam, ju ndjemë. Në nivel personal, dua t'ju falënderoj për ngrohtësinë që më keni treguar javët e fundit. Ishin momente shumë të veçanta. Dhe në fund, kam një kërkesë: Tani që Gjermania gjeti sërish fëmijën e saj të humbur, mos e lini të shkojë më. Rrugëtimi i kësaj skuadre vazhdon. Sepse unë mund t'ju siguroj për një gjë: Ky është një grup njerëzish të mëdhenj që do të japin gjithçka për të qenë të suksesshëm. Dua të them edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme: i kërkoj falje Pedrit dhe shpresoj të jetë mirë së shpejti. Natyrisht nuk kisha ndërmend të të lëndoja. Ju uroj shërim të shpejtë dhe gjithë të mirat. Ju jeni një futbollist i madh!/ZËRI
Ronaldo e mbyll pa lavdi Euro 2024! Për herë të parë në një Europian nuk e gjen rrjetën

Udhëtimi i Portugalisë në Gjermani për Euro 2024 përfundoi të premten mbrëma. Franca arriti të mposhtë portugezët me penallti dhe siguroi vendin e saj në gjysmëfinalen e EURO ku do të përballet me Spanjën për një vend në finalen e madhe.
Me këtë disfatë, Cristiano Ronaldo e mbylli turneun pa shënuar, diçka që i ndodhi për herë të parë në karrierën e tij. Nga Euro 2004, deri dhe para fillimit të Euro 2024, Cristiano Ronaldo kishte shënuar të paktën një gol me Portugalinë në të gjitha garat kryesore. Kjo ishte hera e parë që superylli portugez përfundonte një Euro apo Botëror pa e gjetur rrjetën./ZËRI
Euro 2024/ Ndihmësi i Nagelsmann sulmon arbitrin Taylor në dhomën e zhveshjes

Ka bërë bujë të madhe faza e diskutueshme me dorën e Mark Koukoureja në çerekfinalen e madhe të Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë. Jamal Musiala gjuajti nga jashtë zonës dhe topi ndaloi në dorën e mbrojtësit spanjoll të Chelseat, me Anthony Taylor që megjithatë la lojën të luhej dhe VAR u pajtua me të.
Një vendim që shkaktoi nerva te gjermanët pas ndeshjes, me ndihmësin e Julian Nagelsman, Sandro Wagner, duke marrë gjërat në duart e tij. Sipas “BILD”, ish-sulmuesi i kombëtares gjermane nuk ka mundur të përmbahet dhe pas përfundimit të çerekfinales ka shkuar në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve.
Aty Wagner i tha Anthony Taylor me një ton të fortë, duke i bërtitur atij për këtë fazë të veçantë, por dhe për menaxhimin e përgjithshëm të arbitrit anglez në lojë. Në Gjermani flitet për një penallti të pastër në fazën e Koukoureya që gjeti topin me dorë./ZËRI
Franca i mbijetoi thrillerit të Hamburgut dhe mundi Portugalinë

Nga e njëjta pikë ku u eliminua në Euro 2024, nga e njëjta pikë ku shihte të rrëshqiteshin nga duart e Kupës së Botës, ajo arriti të gjejë rrugën e kualifikimit për në fazën gjysmëfinale të Euro 2024. Në një ndeshje të keqe, në përgjithësi, Franca u barazua me Portugalinë për 120 minuta (0-0), por në penallti gjetën shpengimin e tyre dhe morën biletën për gjysmëfinalen e EURO 2024, ku do të përballet me Spanjën!
Në të njëjtën kohë, ai mbylli në mënyrë të turpshme kapitullin e Kampionatit Evropian për Cristiano Ronaldon, i cili hyri në histori si i vetmi me gjashtë paraqitje, por ai mbeti pa gol (dhe kështu nuk theu rekordin e golashënuesit më të vjetër në finale) në fushat e Gjermanisë dhe nuk mundi t'i thoshte lamtumirë EUROS-it me një fitore që do të thoshte gjithçka për të. Franca theu... një rekord të çmendur autogolësh dhe penalltive, duke u bërë skuadra e parë që arrin në gjysmëfinale pa autogol në rrjedhën e rregullt të ndeshjeve!
Neutralizimi absolut i ndërsjellë
Dy “gladiatorët” u kënaqën në 45 minutat e para absolutisht zhgënjyese, me ritëm të ulët, pa aksion dhe pak momente të mira. Ishte e qartë se shqetësimi i tyre kryesor ishte siguria në pjesën e pasme dhe e vërteta është se të dy kaluan testin përkatës, pasi si Menian ashtu edhe Kosta po e ndiqnin ndeshjen nga shtëpitë e tyre.
Në minutën e 20-të, portieri portugez i tha “jo” goditjes nga distanca të Theo Hernandez dhe një minutë më vonë ndaloi kthesën e fuqishme të Mbappes nga e majta. Skuadra e Martinezit ishin ata që zotëronin topin dhe ishin më të gatshëm për të marrë iniciativën, por luftuan për të qenë të rrezikshëm. Momenti i saj më i mirë erdhi në minutën e 42-të, kur goditja e lirë e Bruno Fernandes nga një pikë e mirë kaloi mbi traversë.
Mundësi nga të dyja palët por... shtesë
Në pjesën e dytë, megjithatë, situata nuk... ndryshoi në mënyrë dramatike, u përmirësua disi dhe të dy kundërshtarët u siguruan ta bënin ndeshjen më interesante, duke u bërë më energjikë dhe në kërkim të golit. Në minutën e 61-të, Menianit iu desh të thërriste “i pranishëm” në goditjen diagonale të Bruno Fernandes nga brenda zonës, ndërsa gjuajtja e Cancelos doli në portën. Dy minuta më vonë, portieri francez ishte sërish në vendin e duhur për të ndalur goditjen me një pjesë të Vitinias nga brenda zonës pasi Leao ishte kthyer.
Më pas ishte radha e bluve për të marrë shanset. Në të 66-ën, Dias bëri një ndërhyrje të pabesueshme në goditjen e Kolo Muanit nga një pozicion i shkëlqyer dhe katër minuta më vonë, Kamavinga... arriti të humbasë i vetëm nga zemra e zonës, ndërsa Dembele në 73' pa pasimin e tij të bukur me breshëri paksa jashtë. Jashte Portugalia dhe Franca nuk ishin në gjendje të përfitonin nga disa përpjekje të fundit për të mbyllur ndeshjen dhe u detyruan të kënaqeshin me kohën shtesë.
“Absoluti” i topit të bardhë dhe francezët fitues
Në kohën shtesë asgjë nuk ndryshoi, pavarësisht dy momenteve të mira të portugezit me Cristiano Ronaldon dhe Mendes dhe gjuajtja e penalltive nuk u shmang. Atje, francezët treguan gjakftohtësinë e tyre pasi Dembele, Fofana, Coute, Barcola dhe Hernandez goditën të gjithë nga pika e bardhë dhe ndëshkuan... Joao Felix për ta dërguar vendin e tyre në gjysmëfinale të EURO 2024./ZËRI
PËRSËRITET HISTORIA, Merino shënoi në të njëjtën fushë si babai i tij 33 vite më parë

Është nëntor 1991 dhe Osasuna e Miguel Merino ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të luajtur kundër Shtutgartit në Kupën UEFA në një ndeshje të çmendur që përfundoi 2-3 për mysafirët. Babai Merino është në shtyllën e largët dhe nderon me fitore Spanjën. I shpejtë në 2024 dhe goli i djalit të tij në çerekfinale kundër Gjermanisë për të dërguar Spanjën në fazën tjetër të Euros, në minutën e fundit të kohës shtesë.
5th November, 1991 - Miguel Merino scores for Osasuna vs Stuttgart during a UEFA cup 2nd round match at the Neckarstadion
— Football España (@footballespana_) July 6, 2024
5th July 2024 - Mikel Merino, his son, scores the winner for Spain vs Germany in the same stadiumpic.twitter.com/0ySuqn3oDppic.twitter.com/rUJO30b5rL
33 vjet më vonë, duket se e dinte shumë mirë se çfarë kishte arritur babai i tij gjatë kohës që ishte futbollist.
“Ky stadium ka diçka që na jep fat. Këtu kishte shënuar edhe babi. Është një stadium i veçantë”, tha ai.
Natyrisht, Miguel Merino deklaroi se djali i tij thjesht donte ta bënte të dukej keq, si lojtar përballë tij.
“Ky ishte qëllimi i tij. Tashmë më kishte tejkaluar, tani më hoqi edhe ekskluzivitetin e golave në Shtutgart. Tani duhet të ndaloj së foluri dhe të shkoj t'i jap një puthje të madhe sepse e meriton”, ka komentuar babai i tij./ZËRI
Euro 2024/ Spanja u shkatërrua në gjysmëfinale, humbën katër titullarë në ndeshjen kundër Gjermanisë

Me golin e minutës së 119-të të Merino, Spanja mundi Gjermaninë 2-1 në çerekfinale dhe kaloi në 4 të fundit të Euro 2024. Skuadra iberike do të kthehet në Mynih të martën më 9 korrik për të luajtur për një vend në finale kundër Francës ose Portugalisë. Por do të rikthehet pa 4 lojtarë kyç.
Pedri u lëndua në pjesën e parë, u bë një ndryshim dhe raportet thonë se ai ka një lëndim në brinjë. Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë më në Euro 2024, megjithëse do të kemi një pamje të qartë të shtunën pas testeve të tij. Por De La Fuente humbi edhe tre lojtarë për shkak të kartonave. Në çerekfinale kundër Gjermanisë, Le Norman, Morata dhe Carvajal morën kartonin e verdhë.
Madje ky i fundit mori një të dytë, të kuq në minutën e 120-të për shënim të fortë. Mirëpo, për Moratën, edhe pse në transmetimin televiziv u duk se e pranoi kartonin, mediat spanjolle raportojnë se është bërë një gabim dhe normalisht do të jetë në dispozicion të trajnerit të tij. UEFA në live të ndeshjes i ngarkoi kartonin Moratas por në bordin e përbërjes nuk ka asnjë karton pranë Moratas./ZËRI