Gjermanët s'janë dorëzuar! Barazojnë pancerat, shënon Wirtz

GJERMANI- Vuajtën shumë por Gjermania e ka gjetur më në fund golin e barazimit kundër Spanjës. Ishte Wirtz, ai që barazoi shifrat duke shënuar gol në minutën e 89'. Kështu ndeshja do të zhvillohet edhe për 30 minuta të tjera shtesë për të zbuluar se kush do të jetë fituesi.
MOMENTI I GOLIT:
Kjo është ndeshja e 27-të mes tyre në histori, me raportet që janë në balancë. Nëntë fitore ka Gjermania, tetë Spanja dhe nëntë duele kanë dalë barazim./ZËRI
Mbyllet pjesa e parë Gjermani-Spanjë! Shumë faulle e kartona...por s'ka gola

GJERMANI- Mbyllet pa gola, por jo pa shumë luftë pjesa e parë e ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë. 45 minutat e para nuk u finalizuan me asnjë gol, por me kartona dhe faulle, po. Gjithsej, vetëm në pjesën e parë janë marrë 3 kartona të verdhë, 2 nga gjermanët, ndërsa janë shënuar 15 faulle.
Edhe pse Gjermania është më precize, më shumë raste për të shënuar kishte Spanja me 4 goditje në portë, kundrejt 2 të Gjermanisë./ZËRI
Një prej tyre shkon në shtëpi! Sot FINALJA e parakohshme, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Gjermani

GJERMANI- Sot luhen ndeshjet e vlefshme për fazën çerekfinale të Kampionatit Europian "Euro 2024". Të dyja sfidat janë finale të parakohshme, pasi në orën 18.00, organizatorët e këtij eventi, Gjermania do të përballet me Spanjën, teksa sfida tjetër është Francë-Portugali. Ndërkohë që vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e takimit mes Gjermanisë dhe Spanjës, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare për secilën skuadër.
FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA: Simon, Carvajal, Cucurrella, Laporte, Le Normand, Pedri, Rodri, Ruiz, Yamal, ëilliams, Morata.
GJERMANIA: Neuer, Tah, Rudiger, Raum, Kimmich, Gundogan, Can, Kroos, Musiala, Havertz, Sane.
Për gjermanët sfida është e vështirë duke marrë parasysh rastin që Spanja nuk ka humbur në një ndeshje zyrtare kundër Gjermanisë që nga viti 1988./ZËRI
Fenomeni sfidon idhullin, Mbape gati për Ronaldon! Të dy jashtë forme, por përballja mbetet… historike

GJERMANI- Franca do të sfidojë Portugalinë në çerekfinalen e Euro 2024, e cila do të luhet mbëmjen e sotme. Deri më tani paraqitjet e skuadrës së Deshamp kanë qenë zhgënjyese. Pritej më shumë nga finalistët e “Katar 2022”, e akoma më tepër pritej nga Kylian Mbappe, i cili deri tani është parë pak dhe ka shënuar vetëm 1 gol me një penallti.
Fillimi i 25-vjeçarit në këtë Europian lë pak kujtime të paharrueshme, përtej maskës së tij e cila fsheh një pjesë të fytyrës ashtu si ndeshjet e tij të para fshehën lojën e fenomenit francez. Për momentin, Franca përparon falë forcës së saj mbrojtëse. Por ndoshta tashmë sot në Hamburg kundër Portugalisë do të kenë nevojë për një nga lojtarët më të mirë në botë për të bërë diferencën që pritet nga një sulmues i kalibrit të tij.
Mbape është i vetmi lojtar në skuadrën franceze që ka shënuar, për më tepër nga pika e bardhë, por nuk tregon të gjithë rezultatin e tij personal. Njerëz afër tij e përshkruajnë atë si me të njëjtin obsesionin dhe qëllime. Fillimisht synon të kalojë një raund dhe pastaj tjetrin e deri në suksesin final. Edhe sikur ta bëjë në dëm të idhullit të tij me të cilin ndoshta sot sfidohet për herë të fundit.
SHIFRA TË ULËTA – Mbape nuk duket në formë. Pas një përfundimi me shumë ulje ngritje të sezonit me PSG-në, gjatë të cilit ai u alternonte mes fushës dhe stolit, ai e dinte se do të kishte nevojë për përgatitje specifike për të gjetur përsëri ritmin dhe këmbët e tij. Pastaj pati edhe përplasjen me Kevin Danso, që solli një thyerje të hundës, e cila e mbajti atë jashtë Francë-Holandë e që përveç kësaj duket sikur i ka ulur xhirot.
Të dhënat statistikore nga UEFA vërtetojnë gjithashtu se ai nuk është në formë të mirë: Mesatarisht, në tre ndeshje, Mbape përshkoi 8.15 km për çdo 90 minuta. E thënë ndryshe një ritëm shumë larg sulmuesve si Kai Havertz (10.91 km/ndeshje), Alvaro Morata (10.52), Herri Kejn (10.55) apo edhe Kristiano Ronaldo (9.14). Dhe është e vështirë të kuptohet se si sulmuesi francez mund ta kompensojë këtë me numrin e sprinteve me intensitet të lartë që bën.
KU QËNDRON PROBLEMI? – Pas katër ndeshjeve, stafi stërvitor i Francës nuk e ka gjetur ende formulën ideale për t’i bërë sulmuesit të komunikojnë. Mbape nuk arrin të shfrytëzojë forcën e tij: aftësinë e tij të lindur për të avancuar dhe aftësinë e tij pothuajse unike për të shfrytëzuar hapësirat.
A është për shkak se ai mendon se nuk ka më mjete për ta bërë këtë? Apo sepse ai mendon se është më i dobishëm në zemër të lojës? Apo thjesht sepse ai nuk i sheh shokët e tij të skuadrës të aftë për t’i siguruar atij atë lloj pasimi? Cilado qoftë përgjigjja, problematika të ngjashme ka edhe Ronaldo. Vetëm gjatë Sllovenisë tentoi tetë herë portën, por në këtë turne po mbahet mend vetëm për asistin kundër Turqisë. Në Europianin e tij të gjashtë nuk ka shënuar akoma. Cilado qoftë përgjigja për pyetjet e ngritura, ne tonën do ta marrim sot. Në ora 21:00.
Nga ana tjetër edhe Ronaldo nuk është në formën e tij më të mirë, edhe për shkak të moshës që ka në kurriz, ndërsa njësoj si Mbappe, ka shënuar vetëm një gol nga pika e bardhë e penalltisë, teksa Portugalia u kualifikua vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave.
Merih Demiral u pezullua me dy ndeshje nga UEFA, mediat në Turqi: Mashtrim

TURQI- Pas informacioneve të djeshme (e enjte) për pezullimin e mbrojtësit turk, Merih Demiral, për duelin e çerekfinales së Kampionatit Evropian, mediat turke thonë se ende asgjë nuk ka përfunduar.
Gazeta gjermane Bild raportoi dje se Demiral u pezullua për dy ndeshjet e ardhshme pas një festimi të diskutueshëm në ndeshjen kundër Austrisë.
Mbrojtësi turk shënoi dy gola për Turqinë në fitoren 2-1 ndaj Austrisë, ndërsa gjatë festës u fiksua nga kamerat, duke ngritur duart lart dhe duke treguar ‘përshëndetjen e Ujqërve Gri’, një grup ultra-nacionalist turk.
Pas ndeshjes nisi menjëherë një hetim dhe dje gazeta Bild njoftoi se UEFA e pezulloi Demiralin për dy ndeshjet e ardhshme. Kjo vlen për çerekfinalen e nesërme kundër Holandës, si dhe gjysmëfinalen e mundshme nëse Turqia avancon.
Mirëpo, mediat turke u befasuan nga ky informacion. Përgjigje kërkuan nga Federata e Futbollit të Turqisë, nga ku deklarojnë se lajmi nuk është i vërtetë.
Federata Turke e Futbollit (TFF) ka afat deri në mëngjesin e sotëm për të paraqitur mbrojtjen e saj, kështu që vetëm atëherë UEFA do të shqyrtojë dënimin për Demiralin. Të paktën nëse duhen besuar mediave turke, të cilat aktualisht janë në Gjermani me kombëtaren.
“Mënyra se si e festova golin ka të bëjë me identitetin tim turk, prandaj e bëra atë gjest. Kam parë njerëz në stadium me të njëjtin gjest, nuk ka asnjë mesazh të fshehur”, ka thënë Demiral pas ndeshjes me Austrinë dhe tregoi me gisht se ai shpreson që të ketë një mundësi tjetër për të treguar këtë përshëndetje.
Kjo do të thotë se një ditë para ndeshjes mes Turqisë dhe Holandës, ende nuk dihet nëse kjo hallkë jashtëzakonisht e rëndësishme do të jetë në garë për paraqitjen. /ZËRI
Milionat e Europianit/ Spanja dhe Gjermania, skuadrat që kanë përfituar më shumë deri tani

GJERMANI-Tashmë janë përcaktuar skuadrat që kanë kaluar në fazën çerekfinale të Euro 2024 e cila do të nisë këtë të premte me sfidën që konsiderohet si “Klasikja” e futbollit kontinental mes Gjermanisë dhe Spanjës. Dhe teksa pritet kjo supersfidë, është bërë një bilanc i të ardhurave financiare të përfituara nga skuadrat e Evropianit deri në këtë moment.
Është pikërisht Spanja ajo që kryeson në këtë pikë falë edhe 3 fitoreve në fazën e grupeve dhe është e vetmja që mund të sigurojë përfitimet maksimale prej 28.25 milionë euro, kjo nëse do të fitojë turneun. La Roja, ka siguruar shifrën prej 9 milionë e 250 mijë euro për pjesëmarrjen, shifër së cilës i shtohet ajo prej 3 milionë eurosh për 3 fitoret në grup dhe 1.5 milionë euro për kalimin në 1/8 e finaleve.
Gjermania, rivali i ardhshëm i Spanjës është në vendin e dytë. “Die Mannschaft” në fazën e grupeve siguroi 13 milionë e 250 milionë euro pas 2 fitoreve me Skocinë e Hungarinë dhe barazimit me Zvicrën. Me kalimin në çerekfinale, Gjermania e ka çuar në 15 milionë e 750 mijë euro totalin e të ardhurave deri në këtë moment.
Podiumin e plotësojnë Portugalia, Turqía, Anglia, Franca dhe Zvicra me 500 mijë euro më pak se Gjermania, 15 milionë e 250 mijë euro pas tyre vjen Holanda me 14 milionë e 750 mijë euro.