"Blindohet" burgu 313/ Laert Haxhiu do të qëndrojë i vetëm në qeli, avokati: Do ndjekim çdo rrugë ligjore

TIRANË-Laert Haxhiu u ekstradua këtë të mërkurë nga Greqia. Laert Haxhiu iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Kakavijë në masa të larta sigurie nga policia greke dhe është marrë në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA”. Haxhiu është dërguar në burgun 313, ku mësohet se do të qëndrojë i vetëm në qeli, duke shmangur kështu komunikimin me njerëz të tjerë.
Ndërkohë edhe dy "ushtarët" e tij Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha ndodhen po ashtu të veçuar nga të dënuarit e tjerë, në regjimin e posaçëm ’41 biss’. Dy të burgosurit ka dyshime se kanë komunikime dhe mbajnë lidhje me njerëz të krimit jashtë burgut dhe për këtë arsye është kryer mbyllja e tyre në 41 biss.
Anterio Kaloshi akuzohet për masakrën e ndodhur në Lushnjë në vitin 2017, së bashku me Laert Haxhiun ku u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu. Ai gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, i arrestuar në prill të 2020, po ashtu një nga autorët e masakrës së Lushnjës.
Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen me thikë të Fatbardha Tafës, gjatë përleshjes për t’i vjedhur asaj nga qafa varësen e floririt. Në ngjarjen e shënuar më 7 gusht 2012 pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, gjatë përleshjes me grabitësin mori plagë vdekjeprurëse me thikë Tafa dhe u plagos kunata e saj.
Ndërkohë në një reagim për OraNews avokati i Laert Haxhiut, Detar Hysi u shpreh se për çështjen do të ndjekë çdo rrugë ligjore para institucioneve të drejtësisë./ZËRI
I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës/ Laert Haxhiu mbërrin në Tiranë, dërgohet drejt burgut 313

TIRANË-Nën masa të rrepta sigurie, Laert Haxhiu ka mbërritur në Tiranë. Haxhiu është dërguar në burgun 313. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale. Ai u ekstradua sot nga Greqia në Shqipëri, ku tre mjete me forca speciale nga Tirana mbërritën në Kakavijë dhe e morën në dorëzim.
Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në maj të vitit 2023, 6 vjet pas masakrës me dy të vrarë në Lushnjë. Në shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke, nëse do të ekstradohet në Shqipëri.
Lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, në prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me burg përjetë./ZËRI
"Hiqe kameran ooo"! Momenti kur Laert Haxhiu i dorëzohet RENEA-s, kërkon të mos filmohet

KAKAVIJË-Laert Haxhiu është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri nga Greqia. 32-vjeçari është sjellë në Kakavijë në masa të larta sigurie nga policia greke dhe është marrë në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA”. Në një moment, teksa është i ulur në furgonin e blinduar të RENEA-s dhe me pranga në duar Haxhiu kërkon që të mos filmohet.
“Hiqe kameran ooo”,-dëgjohet të thotë ai.
/ZËRI
Momenti kur Laert Haxhiu mbërrin në Kakavijë

KAKAVIJË-Nën masa të rrepta sigurie është ekstraduar sot nga Greqia Laert Haxhiu. Më poshtë shihni pamjet e momentit kur ai i dorëzohet forcave të RENEA-s, në Kakavijë. Tre mjete me forca speciale nga Tirana u ndodhën në Kakavijë dhe morrën në dorëzim Laert Haxhiun.
Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në maj të vitit 2023, 6 vjet pas masakrës me dy të vrarë në Lushnjë. Në shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke, nëse do të ekstradohet në Shqipëri.
Lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, në prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me burg përjetë. Dënim që gjithashtu e kanë marrë edhe miqtë e tij më të ngushtë, edhe bashkëpunëtorët në krimet e kryera, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi. I riu nga Lushnja ka qenë një nga top 5 emrat më të kërkuar të krimit shqiptar në vitet e fundit./ZËRI
Ektradohet nga Greqia Laert Haxhiu, RENEA e merr në dorëzim. FOTO e fundit e tij

TIRANË- Laert Haxhiu, një nga personazhet më të kërkuar të Policisë së Shtetit është ekstraduar sot nga Greqia. Për lëvizjen e tij nëpër Shqipëri, 3 furgona të Policisë së Shtetit kanë shkuar në Kakavijë për të pritur dhe për të sjellë në Tiranë.
Lidhur me ekstradimin e tij ka reaguar përmes një komunikate për mediat edhe Policia e Shtetit, e cila bën me dije se Laert Haxhiu është sjellë në pikën doganore të Kakavijës në masa të larta sigurie nga policia greke dhe më pas aty është marrë në dorëzim nga forcat speciale “RENEA”.
"Ekstradimi i 32-vjeçarit është kryer pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi:
-Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur ne tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.;
-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2020, e ka denuar me burgim të perjetshëm, per veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
iranë Haxhiun, duke i dhënë fund tashmë sagës së arratisë të një prej personazheve më të kërkuar nga Policia e Shtetit.
Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në maj të vitit 2023, 6 vjet pas masakrës me dy të vrarë në Lushnjë. Në shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal.
Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke, nëse do të ekstradohet në Shqipëri. Lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, në prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me burg përjetë. Dënim që gjithashtu e kanë marrë edhe miqtë e tij më të ngushtë, edhe bashkëpunëtorët në krimet e kryera, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Por kush është Laert Haxhiu?
I riu nga Lushnja ka qenë një nga top 5 emrat më të kërkuar të krimit shqiptar në vitet e fundit. Ngjarja që e bëri të njohur për të gjithë publikun Laert Haxhiun është masakra e Lushnjes. Laerti, asokohe vetëm 25 vjeç, ekzekutoi bashkë me shokun e tij, Orgesin, Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Shënjestra ishte nipi i Aldo Bares, (Shkurti), Xhulio Shkurti. Më 11 shtator 2017, ata hynë me automatik në krah në një lokal në Lushnje, duke i lënë të vdekur dy të rinjtë, ndërsa shënjestra shpëtoi.
‘Spiderman-i që theu këmbën për t’i shpëtuar policisë dhe miqësia me Orges Bilbilin
Dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese shqiptare. Të përfshirë në vrasje, plagosje, trafik droge dhe kanosje, Laert Haxhiu akuzohet për vrasjne e Gerti Lalës, një prej anëtarëve të bandës së Aldo Bares. Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të vitit 2010, dhe për këtë krim, Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por gjykata e Apelit vendosi t’a lirojë për mungesë provash, dhe në vitin 2015 ai fitoi përballë drejtësisë. Por do të zgjaste shumë pak periudha e paqes për Haxhiun. Pasi doli nga burgu në fund të vitit 2014, ai u arrestua në qershor të 2015-ës pasi iu sekuestrua në makinë një sasi prej 1.2 kilogramë heroinë. Guximi i Haxhiut nuk ishte i pakët, pasi gjatë operacionit për kapjen e tij, ai tentoi të arratisej nga një mur, ku theu dhe këmbën. Pasi u kap, Haxhiu tha në Polici se mendonte se e ndiqnin njerëzit e Aldo Bares. Por sërish ai ia doli për të qenë i lirë, pasi gjykata e Durrësit, e dënoi vetëm me 17 muaj burg. Po ashtu, Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu, janë të dyshuar edhe për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit, ku u plagos edhe Sajmo Xhelili.
Në çdo informacion që merrej për ta, Policia e Shtetit ishte në këmbë për të kapur 2 të shumë kërkuarit. Madje në shtator të vitit 2018, Reparti RENEA dhe ai i FNSH ndërmorën një operacion për kapjen e Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit në fshatin Rremas në Divjakë, pasi dyshuan se fshiheshin aty. Operacioni jo vetëm që dështoi, por RENEA plagosi një të moshuar, i cili kishte dalë në dritare për të parë se çfarë po ndodhte. Nëse për Haxhiun u angazhuan dy Polici të vendeve të ndryshme për ta prangosur, por Orges Bilbili u arrestua nga rastësia në prill të vitit 2020, kur i gjithë vendi ishte në shtetrrethim prej pandemisë së koronavirusit. Bilbili ndodhej në zonën e Xhamllikut ku po lëvizte me këmbë kur është pikasur nga polici i Shqiponjave. Bilbili i tha policit se do e qëllonte dhe i drejtoi armën. Në këtë moment, polici pasi e ndoqi me vrap dhe e paralajmëroi derisa më pas e qëlloi në këmbë duke mundësuar kapjen e tij.
Historia e bandës së Lushnjes
Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA. Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”. Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes./ZËRI