LIVE UPDATES

'Viktimë' e mikrokredive/ Mori hua tek NOA, iu shit tek MCA! 63-vjeçari nga Lezha tentoi t'i japë fund jetës para prokurorisë, SPAK zbardh DINAMIKËN

➤ Pal Trashaj ka tentuar që t'i japë fund jetës para ambienteve të SPAK. ➤ Shkak për këtë vendim tragjik është bërë një kredi që 63-vjeçari kishte marrë pranë zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve, "NOA", kredi që më pas i ishte shitur tek MCA. ➤ Sot, Trashaj kishte ardhur nga Lezha dhe kërkonte me ngulm një takim me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. ➤ 63-vjeçari dyshohet se ka pirë fotoksinë, dhe është dërguar menjëherë pranë ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Teresa" me diagnozë intoksikimi. ➤ Sipas asaj që është mësuar deri më tani, Trashajt i është marrë prona nga përmbarimi pasi nuk e kishte shlyer në kohë një kredi që kishte marrë. Por 63-vjeçari pretendonte se e kishte shpaguar detyrimin që kishte. ➤ Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe SPAK ku ka zbardhur dinamikën. Sipas prokurorisë, Trashaj është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. ➤ Pal Trashaj është historian i njohur në qytetin e Lezhës, e po ashtu ka mbajtur dhe postin e kreut të Partisë Demokratike në Lezhë.

5 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

DOKUMENTI- Lutja e Pal Trashajt: Më lironi pagën, duan të marr kredi tek MCA, por s'do ndodhë (IA DËRGOI EDHE SEJKOS)

'Viktimë' e mikrokredive/ Mori hua tek NOA, iu shit tek MCA!
Pal Trashaj

TIRANË- Kjo që shihni më poshtë është lutja e fundit e Pal Trashajt për t'i zhbllokuar pagën! Në dokumentin e mëposhtëm, të siguruar nga "Prapaskena", drejtuar zyrtarëve të Bankës Kombëtare Tregëtare, Trashaj dukej i vendosur për të gjetur të drejtën e tij. Me emër dhe mbiemër denonconte përmbaruesit Helidon Xhindi dhe Fatos Alimadhi, të cilët edhe më parë janë denoncuar nga ZËRI, se i kishin bllokuar pagën që i kalonte në bankë. Që në 2022 pretendonte se nuk kishte asnjë detyrim, por kishte kuptuar skemën ku donin ta fusnin: Të merrte një kredi tjetër tek MCA! Kjo shkresë i ishte vënë për dijeni edhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili nuk bëri asgjë për të ndërhyrë, që ndoshta do i shpëntonte jetën 63-vjeçarit. 

LETRA E PAL TRASHAJT: 

'Viktimë' e mikrokredive/ Mori hua tek NOA, iu shit tek MCA!

BKT më ka bllokuar pagën dhe llogarinë pa asnjë të drejtë që në 8 prill 2022. Me sekuestrimin e Helidon Xhindit dhe Fatos Alimadhit. Dy bllokime nga dy përmbaruesa për të njëjtën gjë. Kam dy muaj që BKT Lezhë më mban rrogat pa asnjë të drejtë kur duhet t'i lironte për 10 ditë se përmbaruesat dhe shkresat e ADCA MCA janë mashtrime. Ky është një mashtrim në ditën për diell. Nuk kam asnjë detyrim as unë, as Dirjan ndue Pjetri për një histori mashtruesash që prej vitit 2008 tek NOA. Ligji për Bankën e Shqipërisë nuk lejon sekuestrimin më shumë se 10 ditë kur përmbaruesi nuk merr lekët e debitorit në llogarinë e vetë. Përmbaruesit Helidon Xhindi dhe Fatos Alimadhi, të dy bashkë nuk kanë asnjë llogari në emër të vetë dhe presin që unë të marr kredi tjetër nga e para tek MCA si shumë hallexhinj të tjerë. Por as unë, as Dirjan Ndue Pjetri dorëzani im nuk do e bëjmë. Do gjejmë të drejtën tonë me ligj. Mashtruesat do përgjigjen për këtë mashtim. Ju si drejtor i BKT dhe si drejtore e bllokimeve duhet të më lironi sot më 5 korrik 2022 urgjent llogaritë tona bankare. S'keni asnjë të drejtë t'i mbani të bllokuara prej mashtruesave të ADCA-MCA dhe përmbaruesa të tyre! Nëse nuk lirohen sot llogaritë tona do ju akuzoj të dyve personalisht dhe do dërgoj kallëzimin tim në të gjitha ambasadat dhe mediat. Bashkë me kërkesën do ju dërgoj edhe letrat e mashtruesave. Të gjitha nga ADCA

Trashaj dha jetë sot pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Trashaj nuk ka mundur që të mbijetojë, pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Kredia 76 mijë lekë të reja, iu kthye në borxh 4.8 mln lekë Pal Trashajt! Përmbaruesit i morën gjithçka

'Viktimë' e mikrokredive/ Mori hua tek NOA, iu shit tek MCA!
Pal Trashaj

TIRANË- Pal Trashaj tentoi ti japë fund jetës këtë të martë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi një kredi prej 76 mijë lekësh të rinj, e marrë tek Institucioni Fianciar NOA, i ishte kthyer në një borxh prej 4.8 milion lekësh, të cilin pretendonte se e kishte shlyer. Por, kredia e tij, kishte kaluar në duart e Micro Credit Albanaia, ndërsa përmbaruesit i kishin bllokuar pronën, pasi sipas tyre, kredia ishte e pashlyer. Ndërkohë përmbaruesit i kanë bllokuar shtëpinë, makinën dhe pagën ku punonte./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Duke qarë para SPAK, Pal Trashi kërkoi takim me Dumanin, më pas piu fotoksinë

'Viktimë' e mikrokredive/ Mori hua tek NOA, iu shit tek MCA!
Pal Trashi

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të martë ku Pal Trashi tentoi të vetëvritej para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Pak momente para se të ndërmerrte aktin e rëndë duke pirë fotoksinë, ai shihet duke qarë në dyert e SPAK. Ai kërkoi dhe një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, por nuk u realizua. Në portën e SPAK ai mbante në duar disa dosje me dokumentet që i kishin sjellë nga Micro Credit Albania dhe përmbaruesit, të cilët i morën dhe pronën./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Piu fotoksinë para SPAK, Pal Trashi është ish-kreu i PD-së në Lezhë! Ra 'viktimë' e mikrokredive! I morën pronën

'Viktimë' e mikrokredive/ Mori hua tek NOA, iu shit tek MCA!
Pal Trashi

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të martë ku një qytetar tentoi të vetëvritej para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK duke pirë fotoksinë. Raportohet se Pal Trashi e ndërmori aktin ekstrem pasi kishte probleme me mikrokreditë dhe kompania Micro Credit Albania, i kishte marrë pronën. Për këtë ai kërkonte një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Rapohet se Trashi, më herët ka mbajtur detyrën e kreut të Partisë Demokratike në Lezhë, ndërsa pretendon se gjithçka ka ndodhur pasi ka marrë një kredi tek Institucioni Financiar, NOA. Kredinë Trashi pretendon se e ka shlyer, por dy përmbarues i kanë trokitur në derë dhe i ka marrë pronën, pasi kredia e marrë tek NOA, kishte kalur tek MCA. Momentalisht Trashi ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në Qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

E RËNDË/ Një qytetar tenton t’i japë fund jetës para SPAK, kërkonte takim me Dumanin (FOTO)

'Viktimë' e mikrokredive/ Mori hua tek NOA, iu shit tek MCA!
QYTETARI

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një qytetar nga Lezha, i identifikuar me inicialet P.T ka tentuar ti japë fund jetës para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Raportohet se ai ka pirë fotoksinë.

Pas ngjarjes ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë bëhet me dije se qytetari ka kërkuar që të takojë kreun e SPAK, Altin Dumani. Nuk dihen ende arsyet e gjendjes së rënduar psikologjike të burrit, ndërsa institucionet kanë nisur verifikimet e nevojshme për të zbuluar nëse personi në fjalë vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.07.2024, në rrugën "Panorama", përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB