TIMS/ "Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne", Salianji përplaset me Veliun: Nuk kam ardhur të tallesh

TIRANË-Tensione ka pasur sot në mbledhjen e komisionit hetimor për TIMS, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e tij Ardi Veliu ish- drejtor i Policisë së Shtetit. E gjitha nisi nga titulli i kërkesës depozituar në komision ku shkruhej 'kërkesë për informacion'. Salianji e ka quajtur Veliun analfabet dhe i ka kërkuar të mos flasë me gjuhe sipas tij, jo etike.
Ardi Veliu: Të dhënat janë sensitive, që kanë të bëjnë me të dhëna personale, aplikacione e sisteme të cilat në vlerësimin tim profesional është mirë të ruhet konfidencialiteti dhe të mos bëhen pjesë e opinionit publik. Mos bërja publike do i shërbejë forcimit të sigurisë kombëtare'
Ervin Salianji: Pse problem është bërja publike apo vjedhja e të dhënave. Ku ka ngelur gjë pa dalë në këtë shteti. Keni shkruar kërkesë për informacion
Qefalia: Po më duket tendencioze. Sepse kërkesa e sjellë nga një dëshmitar mban po të njëjtën lëndë. Zoti kryetar kjo është tendencioze
Gështenja: Një përfaqësues i drejtorisë së policisë thotë 'kërkesë për informacion'. Duket që këto kërkesa realizohen në një kompjuter dhe nuk ndryshojnë titullin e lëndës
Salianji: Pse ne e kemi fajin që s'dinë të shkruajnë drejtuesit e policisë?! Qenka bërë disa raste që qenkan të paaftë drejtuesit e policisë të hartojnë një shkresë dhe duan të luftojnë krimin?!
Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu.
Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh
Ardi Veliu flet pa mikrofon
Salianji: Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar. Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot.
Ardi Veliu flet pa mikrofon
Salianji: Ti je lesh i tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju.
Lefter Gështenja: Nuk kuptoj pozicion që kanë mbajtur në institucionet shtetërore dhe keni lejuar që në TIMS, keni lejuar që të punësojnë njerëz në nivele të larta pa certifikata sigurie, vini këtu na thoni që janë të dhëna sensitive, ca të dhënash flasim, ndërkohë që me ligj kjo mazhorancë e ka përjashtuar sistemin TIMS nga përbërja sekret hetimor apo konfidenciale.
Toni Gogu: Privilegji s’duhet të na çojë në shkelje flagrante të ligjit, ligji thotë se në asnjë rast nuk lejohet që të fyejnë ose të prekin dinjitetin personal të personave të thirrur në komision. Të kthejmë urgjentisht këtë mbledhje në shinat e ligjshmërisë. Po bëjmë një gjë qesharake, ka ardhur dëshmitari me dy kërkesa, një me shkrim dhe një me gojë, kërkoi qartë zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Kryetari me ca xhonglime u mor me titullin e lëndës. I përpi kryetari kompetencat dhe thotë e vendos unë këtë, është apo nuk është.
Mbledhja e sotme ka nisur me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Që në nisje të takimit, kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vjosa Hyseni ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kërkesa e saj ka nisur debatin që zhvillohet gjatë çdo marrjeje në pyetje të Komisionit. Dëshmia e saj u dha me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor.
Ç'ka ndodhur me sistemin TIMS?
Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin. Hetimi i TIMS është paraprirë nga akuza dhe përplasje të ndërsjellëta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa deputetë demokratë kanë paralajmëruar se të dhënat që do të zbulohet nga Komisioni, do të zbardhin shumë nga lidhjet e ministrave apo zyrtarëve socialistë me elementë të krimit./ZËRI
Përfundon dëshmia e Vlora Hysenit në Komisionin ‘TIMS’, Ardi Veliu dhe Florjan Sulejmani do të pyeten me dyer të mbyllura

TIRANË- Ka përfunduar dëshmia e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura. Pas saj, do të jetë radha e Florian Sulejmanit që të japë verdiktin e tij për ndërhyrjet në sistemin TIMS, duke qenë se ai mban postin e drejtorit të AMP-së.
Ndërsa më vonë do të jetë radha e ish-drejtorit të policisë Ardi Veliu, që do të tregojë edhe ai variantin e tij për sa ka dijeni dhe do u përgjigjet pyetjeve të ligjvënësve.
Mbledhja me drejtuesen e SHISH u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi Hyseni tha se kjo gjë ishte e nevojshme për shkak të natyrës së të dhënave që do të trajtoheshin gjatë seancës së marrjes në pyetje.
“Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit.
I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara”, tha ajo./ZËRI
Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në TIMS, po dëshmon shefja e SHISH, mbledhja me dyer të mbyllura

TIRANË- Ka nisur sërish Komisioni Hetimor për sistemin TIMS. Mbledhja e sotme ka nisur me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Që në nisje të takimit, kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vjosa Hyseni ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kërkesa e saj ka nisur debatin që zhvillohet gjatë çdo marrjeje në pyetje të Komisionit.
"Lidhur me objektin e raportimit kërkoj që seanca të zhvillohet e mbyllur dhe me praninë e deputetëve që janë të pajisur me certifikatë. Raportimet në Kuvend duhet të mbrojnë informacionet e klasifikuara,”- tha Hysenaj.
Pas Hysenit, Salianji në cilësonë e kryetarit të Komisionit e mori sërish fjalën pas saj, duke kërkuar që takimi të mbahet me dyer të hapura dhe nëse ka informacione konfidenciale, mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.
"Unë propozoj që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, e më pas nëse ka informacione të klasifikuar mund të kërkojë mbledhjen me dyer të mbyllura. Është e domosdoshme sepse deri më sot jemi njohur me të dhëna që as nuk mund të imagjinosheshin që do të kishin ndodhur në këto përmasa,"-tha Salianji në fjalën e tij. Pas tij, ishte zv.kryetari Toni Gogu, ai i cili kërkoi që çështja të hidhej për votim, gjë që solli sërish debat mes deputetëve.
Toni Gogu: Zoti kryetar kërkesën tuaj ta hedhim në votim. Që kjo mbledhje të vazhdojë në shinat e ligjshmërisë, hidheni në votim!
Ervin Salianji: Jeni të axhituar sot nuk e di çfarë keni. Unë mendoj që i shërben publikut që mbledhja të jetë me dyer të hapura. Lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë. Të heqim median, të heqim dritën dhe të bëhemi si lakuriq nate. Nuk shpëtoni dot. Dëshmitarët vijnë dhe ia kalojnë topin njëri-tjetrit si xhonglera.
Por pavarësisht këmbënguljeve të opozitës, marrja në pyetje e Hysenit po zhvillohet me dyer të mbyllura. Në të njëjtën mënyrë kanë dëshmuar deri më tani edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla; kryepolici Muhamet Rrumbullaku, ish-drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, Ervin Muça dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit.
Ç'ka ndodhur me sistemin TIMS?
Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin. Hetimi i TIMS është paraprirë nga akuza dhe përplasje të ndërsjellëta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa deputetë demokratë kanë paralajmëruar se të dhënat që do të zbulohet nga Komisioni, do të zbardhin shumë nga lidhjet e ministrave apo zyrtarëve socialistë me elementë të krimit./ZËRI