LIVE UPDATES

Moti i keq 'mbërthen' vendin, probleme me energjinë në Lezhë, Kukës e Korçë

➤Shqipëria përfshihet nga moti i keq. ➤ Raportohet se disa fshatra në Kukës janë pa energji elektrike, ndërsa prej mbrëmjes së djeshme qarku është përfshirë nga reshjet e dëbores në zonat malore dhe era e fortë. ➤ Situatë problematike raportohet dhe në Korçë. ➤ Trashësia e dëbores arrin deri në 1 metër. ➤ Ndërkohë era e fortë ka “paralizuar” Lezhën këtë të shtunë. ➤ Raportohet për disa pemë të thyera ndërsa stuhisë nuk i kanë shpëtuar as dekoret festive të fundvitit. ➤ Era e fortë ka rrëzuar bredhin e Krishtilindjeve dhe ka shkatërruar dekoret festive.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Dëborë dhe në Librazhd, disa fshatra pa energji elektrike

Moti i keq 'mbërthen' vendin, probleme me energjinë në
Librazhd

LIBRAZHD- Moti i keq ka prekur Librazhdin. Dëbora dhe ngrica kanë mbuluar disa nga fshatrat e Librazhdit. Temperaturat gjatë natës kanë arritur deri në -10 gradë, ndërsa gjatë ditës -4 gradë Celsius. 

Ndërkohë raportohet se aksi Librazhd-Peshkopi kalohet vetëm me zinxhirë apo goma dimërore për shkak të ngricave.

Si pasojë e reshjeve të borës dhjetra fshatra janë pa energji elektrike./ZËRI

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Moti i keq 'mbërthen' vendin, probleme me energjinë në
Pamje nga situata e shkaktuar nga moti i keq

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje të përditësuara këtë të shtunë sa i përket situatës nga moti i keq që ka përfshirë vendin. Raportohet se borëpastrueset kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje. Ndërkohë ARRSH apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. 

NJOFTIMI

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dëbora 'zbardh' Kukësin! Disa fshatra pa energji

Moti i keq 'mbërthen' vendin, probleme me energjinë në
Moti Kukës

KUKËS- Qarku i Kukësit përfshihet nga reshje shiu, erë e fortë dhe dëborë në zonat malore. Raportohet se disa zona janë pa energji elektrike ndërkohë që dëbora ka mbuluar rrugët. Mësohet se nuk ka rrugë nacionale të bllokuara ndërsa borëpastrueset janë në terren. 

NJOFTIMI

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 16.12.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me  intensitet të ulët dhe në zonat e thella malore reshje të dobëta bore të shoqëruara me erë të fortë. Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Disa segmente rrugësh janë bllokuar përkohësisht si rezultat i mbartjes së borës nga era sidomos në Qafë Borje -Doganë. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis dhe Arrën bashkia Kukës, fshatrat Cahan, Mulaj dhe Dajç Nj.Ad qendër Krumë, Nj.Ad Golaj dhe fshatrat Pogaj dhe Kishaj Nj.Ad Gjinaj bashkia Has, fshatrat Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh Nj.Ad Tropojë e vjetër, fshatrat Zogaj, Kepenek , Kam dhe Çorraj Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Moti i keq 'paralizon' Korçën, disa fshatra pa energji! Dëbora arrin deri në 1 metër trashësi

Moti i keq 'mbërthen' vendin, probleme me energjinë në
Situata nga dëbora

KORÇË- Reshjet e dëborës “paralizojnë” Korçën. Raportohet se për shkak të reshjeve intensive të dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit prej mbremjes së djeshme disa fshatra në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur deri në 40 cm.

Raportohet se trashësia e dëborës në Qafën e Qarrit është 35 cm, në Voskopojë 30 cm, Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm në Devollin e sipër 10 cm, ndërsa në majën e Mashkullorës dëbora arrin rreth 1 metër.

Borëpastrueset janë në terren. Pa energji janë disa fshatra në Ersekë, Devoll dhe Maliq janë pa energji prej orësh tashmë./ZËRI

1 VITE ME PARE

VIDEO-LAJM/ Era e fortë hedh në tokë pemën e Krishtlindjeve në Lezhë

Moti i keq 'mbërthen' vendin, probleme me energjinë në
Bredhi i rrëzuar

LEZHË- Lezha përfshihet nga moti i keq. Prej mbrëmjes së djeshme era e fortë ka shkaktuar dëme duke përfshirë dhe shkatërrimin e dekorit festiv në sheshin para Bashkisë. Siç mund të shihet dhe nga pamjet bredhi i Krishtlindjeve është rrëzuar në tokë, po ashtu dhe zbukurimet.

Moti i keq 'mbërthen' vendin, probleme me energjinë në
Pamje nga dëmet
Moti i keq 'mbërthen' vendin, probleme me energjinë në
Pamje nga dëmet
Moti i keq 'mbërthen' vendin, probleme me energjinë në
Pamje nga dëmet

Dëme ka pasur dhe në rrugët e qytetit ku raportohet për disa pemë të thyera. Ndërkohë raportohet se disa zona janë pa energji eletrike./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Ngrin' Shqipëria, temperaturat arrijnë deri në -3°C!

Moti i keq 'mbërthen' vendin, probleme me energjinë në

TIRANË- E shtuna sjell temperatura të ulëta në të gjithë territorin e vendit. Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat malore, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënië në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga – 3°C më e uleta deri në 12°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e forte me shpejtësi 60 km/h në sipërfaqen e tokes dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim, verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB