Hamasi liron dy pengje amerikane

GAZA- Militantët e Hamasit kanë liruar dy pengje amerikane kwtw tw premte, një nënë dhe vajzën e saj. Kjo lwvizje vjen në përgjigje të përpjekjeve të ndërmjetësimit të Katarit, tha zëdhënësi i saj Abu Ubaida.
Raportohet se vajza ishte në Izrael me studime dhe nëna me pushime.
“Si përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t’i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Presidenti Joe Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Abu Obaida.
Hamasi thotë se ka 200 pengje dhe se 50 të tjerë mbahen nga grupe të tjera të armatosura. Sipas tyre më shumë se 20 pengje janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme./Zëri.ai
Lufta Izrael-Palestinë/ Intervista që nuk duhet humbur!

BRITANI E MADHE- "Piers Morgan Uncensored" ka realizuar një intervistë me komedianin egjiptian Bassem Youssef duke zhvilluar një debat të nxehtë dhe emocionues mbi trajtimin e Palestinës gjatë konfliktit me Izraelin. Në intervistë diskutohet nëse vendimi i Izraelit për të bombarduar Gazën në një përpjekje për të hequr qafe Hamasin është i justifikuar dhe proporcional pas sulmeve të 7 tetorit. Bassem dënon organizatën terroriste Hamas dhe përpiqet të shpjegojë se njerëzit janë desensibilizuar për të pranuar se vdekja e civilëve është një "efekt anësor" i luftës. Bassem përgjigjet duke iu referuar një grafiku që tregon statistikat e vdekjeve në konflikt para sulmeve dhe vë në dyshim vrasjet palestineze në Bregun Perëndimor, i cili kurrë nuk ka qenë nën kontroll nga luftëtarët e Hamasit. Bassem më pas tallet me Ben Shapiron për qëndrimin e tij publik ndaj Izraelit.
INTERVISTA E ZBARDHUR NGA ZËRI.AI:
Piers Morgan: Cili është reagimi yt për atë që ndodhi në 7 Tetor?
Bassem Youssef: Ishte e tmerrshme sigurisht! Ne i marrim lajmet në dorë të dytë (ironi me mediat) sepse familja e gruas time jeton në Gaza. Kanë kushërinj dhe familjarë atje. Edhe banesa e tyre është bombarduar. Nuk kemi komunikuar dot me ta 3 ditët e fundit. Nuk e dimë se si janë, por jemi mësuar. Jemi mësuar që bombardohen. I keni parasysh ju palestinezët sa dramatikë bëhen, fillojnë bërtasin 'aaaa izraelitët po na vrasin'. Por nuk vdesin kurrë, kthehen prapë. Janë shumë të vështirë për t'u vrarë. E di në dorë të parë sepse jam i martuar me një të tillë. E kam provuar disa herë, nuk e vrava dot.
Piers Morgan: Ka humor të zi në fjalitë e tua dhe e kuptoj se pse...
Bassem Youssef: Jo, nuk është humor i zi. E kam provuar disa herë që ta vras por ajo përdor fëmijët tanë si mburoja dhe nuk e vras dot.
Piers Morgan: E kuptoj humorin...tani të jemi seriozë
Bassem Youssef: Do jem serioz. Po ndiqja intervistën tëndë me Ben Shapiro, mendoj se është një nga njerëzit më të zgjuar që kanë ecur ndonjëherë mbi tokë. Zgjidhja e tij është që Izraeli të aneksojë Gazën dhe të vrasë sa më shumë bij k**** të jetë e mundur në mënyrë që të sigurohen që kjo të mos ndodhë kurrë më. Çdokush që kërkon armëpushim të deklarohet mbështetës i terroristëve. Zot na ruaj, nuk dua të quhem i tillë. Jam dakord me Ben Shapiro, të vrasim sa më shumë bij k. që mundemi. Deri tani 3500 persona janë vrarë, edhe sa duhet të vrasim më? Sepse ndryshon nga njëri vit në tjetrin. Cili është propocioni? 2014 është vit shumë fantastik për Ben Shapiro, 88 izraelitë u vranë; ndërsa mbi 2 mijë palestinezë u vranë gjithashtu. 1 izraelitë për 27 palestinezë. është këmbim shumë i mirë. Nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur në 2014 se nuk kishte Festival muzikor. Por mesiguri ata kanë bërë ndonjë gjë…
Piers Morgan: Në këndvështrimin tim ngjarja e 7 tetorit është më e rënda që kam parë. Jam dakord që kanë ndodhur shumë gjëra të rënda mes dy vendve. Nëse ti do ishe Izraeli, çfarë do të zgjidhja si përgjigje?
Bassem Youssef: Unë do bëja fiks si Izraeli. Do vrisja aq njerëz sa të më lejonte bota. Do e bëja sepse mundem. Por jam dakord me ty. Po të parashikoj pyetjen tjetër; a dënon Hamasin? Po, e dënoj Hamasin. Për një moment, të imagjinojmë një botë pa Hamasin. E duartrokas Izraelin se ka bërë një gjë që asnjë ushtri nuk e ka bërë deri më sot. Izraeli është e vetmja forcë ushtarake në botë që I paralajmëroi civilët para se t’i bombardonte. Sa ‘fu*king’ të ëmbël që janë!!! Shumë e sjellshme nga ana e tyre. Sepse në fakt me këtë logjikë, nëse trupat rusë do i paralajmëronin ukrainasit para se t’u bombardonin shtëpitë, do të ishim mirë edhe me Putin. Do i thoshim ‘Habibi, ti e bërë tëndën, i lajmërove, shko dhe pushtoi tani’. Ideja është që… e kuptoj Ben Shapiron që flet për mburojat humane, ndaj dhe pyeta familjen e gruas time; Kur Izraeli ua dha paralajmërimin e ëmbël që do iu bombardonte, a iu detyroi Hamasi që të qëndroni në shtëpi? Kushëriri i gruas time tha “jo”. Mendoj se më ka gënjyer. E besoj më shumë Ben Shapiron. Nëse biem dakord që të gjithë janë mburoja njerëzore, atëherë i bie që Hamasi paska shumë armë. Apo janë thjesht dëm kolateral?
Piers Morgan: Kur bota vendosi që të hiqte qafe ISIS, humbën jetën dhe shumë të pafajshëm. Kur u vendos që të hiqet qafë Hamasi, çfarë do të konsiderosh ti si përgjigje të duhur nga Izraeli?
Bassem Youssef: Këtë po pyes, ka dispropocion. Këtë po pyes dhe unë, çfarë do ndodhë ndryshe kësaj herë?
Piers Morgan: Si të arrijmë paqe?
Bassem Youssef: Duhet të ndryshohet perceptimi. Nuk është një gjë e re. E shoh historinë dhe kështu ndodh edhe me pushtimin e vendeve të reja. Vendasit janë trajtuar gjithmonë si egërsira. Kështu po ndodh edhe me palestinezët, po shihen si egërsira. Edhe njëherë po e them nuk jam zëdhënës për Hamasin. I urrej.
Piers Morgan: Më vjen keq ta them por ajo që ndodhi në 7 tetor, ishte gjëja e dytë më e keqe që ka ndodhur që pas Holokaustit?
Bassem Youssef: E kuptoj po nuk ka asnjë anëtar të Hamasit në Bregun Perëndimor dhe sërish po bombardohet. Po të them që nuk ka Hamas në Bregun Perëndimor, cili është justifikimi i tyre që po vrasin njerëzit? Mu përgjigj pak të lutem…
Piers Morgan: Nuk është puna ime që të përgjigjem. Ti ke familjen në Gaza, jam më shumë i interesuar në atë që thua ti.
Bassem Youssef: Le të themi që Hamasi nuk ekziston më. Tani në Palestinë, 20% e tyre kalojnë në sistemin e izraelit. Të tjerët jetojnë të mbytur. Nëse do të ishe palestinez, do të mbajë anën e shtypësit apo të një grupi që pretendon se do të të shpëtojë? Tani do e vendos veten në vendin e një qytetari izraelit dhe do i jap një mesazh Benjamin Netanayut; Zoti kryeministër, ne kemi votuar për ty. Na premtove paqe dhe prosperitet. Në 7 tetor, ata bij k. shumë të armatosur hynë në kufirin tonë që zakonisht edhe nëse kalon një pëllumb qëllohet. Ata u futën dhe vepruan për 6 orë. Na vranë shokët, na rrëmbyen foshnjat. Çfarë po bën me paratë që të japin SHBA-të? Po bombardon Gazën pa marrë parasysh se çfarë i kanë ndodhur njerëzve tanë… Nuk e besova, thashë jo kryeministri ynë. Derisa pashë intervistën e Dani Ailon, ishte këshilltari yt. Tha se zgjidhja për palestinezët ishte që të jetonin në një tokë boshe, të shpërndaheshin në 10 qytete. Përkohësisht *shkel syrin. Derisa të ndërtohej Gaza dhe të riktheheshin prapë. Film i parë ky. Si ka mundësi që Izraeli po kërkon tokë në kurriz të jetëve të njerëzve. Izraeli po hiqet si viktima, nuk ka viktimë që sulmon pushtuesin 24/7. Janë si narcistë./Zëri.ai
Izraeli bombardon mbi 100 ndërtesa në Gaza

GAZA – Ushtria e Izraelit ka njoftuar së fundmi se ka kryer të tjera sulme ajrore mbi Gazën, në ndërtesat, ku ajo beson se fshihen militantët e Hamasit.
Pamjet e sulmeve, Izraeli i ka publikuar në rrjetin social X. Ushtria izraelite deklaron se ka vënë në shënjestër godinat, ku Hamasi zhvillon aktvitetin e tij kriminal.
“Gjatë natës, kemi goditur mbi 100 objektiva të armikut. Objektivat, janë ndërtesa, ku terroristët fshihen dhe Hamasi mban logjistikën e saj.
Kemi shkatërruar municione, tunele, shtabet oprative të Hamasit, si dhe kemi vrarë një zyrtar të lartë të organizatës terroriste palestineze”, njoftoi Izraeli.
צה"ל תקף במהלך הלילה מעל מאה מטרות מבצעיות של ארגוני הטרור ברצועת עזה; חוסל מחבל שהשתתף בפשיטות הרצחניות בעוטף עזה
— Israeli Air Force (@IAFsite) October 20, 2023
מטוסי קרב תקפו במהלך הלילה מעל מאה מטרות מבצעיות של ארגוני הטרור ברצועת עזה, והשמידו פירי מנהרות, מחסני אמצעי לחימה ועשרות מפקדות מבצעיות. pic.twitter.com/IGFcoqN3Fd
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më shumë se 4800 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e përgjakshme të të dyja palëve./Zëri.ai/
Izraelitët të zemëruar me Netanyahun, lufta do 'vulosë' fatin e tij

TEL AVIV- Një ministër i qeverisë izraelite nuk u lejua të futej në spital. Truprojat e tij u lanë në kafen që iu derdhi një qytetar, ndërsa një tjetër ministre u quajt "tradhtare" dhe "imbecile" kur shkoi për të ngushëlluar familjet e evakuuara gjatë tmerrit. Masakra e kryer nga Hamasi më 7 tetor i afroi izraelitët.
"Por ka akuza ndaj qeverisë se i hoqi qëllimisht rojet nga kufiri dhe çoi vendin në luftën e Gazës që po trondit rajonin,"- shkruan Reuters. Zemërimi i publikut për 1,400 viktimat u nxit më tej nga vetë Netanyahu si një udhëheqës strategjik. Një kontekst tjetër është ndarja në shoqëri për nismën e koalicionit të tij fetar-nacionalist për të reformuar drejtësinë, e cila ka ngjallur protesta nga disa rezervistë të ushtrisë dhe ka ngritur dyshime për gatishmërinë luftarake.
Duke kujtuar dështimin e Izraelit për të parashikuar ofensivën egjiptio-siriane në tetor 1973, e cila përfundimisht bëri që kryeministrja e atëhershme Golda Meir të jepte dorëheqjen, ndaj dhe Amoz Asa-El i Institutit Shalom Hartman në Jerusalem parashikon një fat të ngjashëm për Netanyahun.
“Nuk ka rëndësi nëse ka apo jo komision hetimor; nëse e pranon fajin apo jo. E vetmja gjë që ka rëndësi është se çfarë mendon 'izraeliti mesatar' – që është se ky është një fiasko dhe se kryeministri është përgjegjës,”- tha Asa-El për Reuters.
“Ai do të largohet dhe bashkë me të gjithë struktura e tij”.
Një sondazh në gazetën Mariv tregoi se 21 për qind e izraelitëve duan që Netanyahu të mbetet kryeministër pas luftës. 66 për qind e tyre thanë se donin “dikë tjetër”, dhe 13 për qind ishin të pavendosur. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Likud do të humbiste një të tretën e përfaqësuesëve, ndërsa rivali kryesor i tij, Partia e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz, do të fitonte një të tretën.
Megjithatë, izraelitët nuk duan zgjedhje tani. Ata duan veprim, dhe ndërsa një kundërsulm rritet në një pushtim të mundshëm tokësor, Gantz, ish-shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, i ka lënë mënjanë dallimet politike dhe i është bashkuar Netanyahut në një qeveri emergjente.
Reuters raporton se Netanyahu është i zënë me takime me zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të dërguar të huaj, kështu që ai ka kufizuar takimet e tij me publikun. Ai u takua me familjarët e rreth 200 pengjeve të marra në Gaza, pa praninë e kamerave. Izraeli ka marrë mbështetje të hapur perëndimore për kundërsulmin, por ajo mund të dobësohet nëse pushtimi tokësor në Gaza ngec me viktima në rritje palestineze.
Netanyahu ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë të përgjegjësisë personale edhe pse gjenerali i tij i lartë, ministri i mbrojtjes, këshilltari i sigurisë kombëtare, ministri i jashtëm, ministri i financave dhe shefat e inteligjencës kanë pranuar të gjithë se nuk kanë mundur të parashikojnë dhe parandalojnë sulmin më të keq ndaj civilëve në historinë e Izraelit.
Izraeli ka marrë mbështetje të hapur perëndimore për kundërsulmin, por ajo mund të dobësohet nëse pushtimi tokësor në Gaza ngec me rritje të viktimave palestineze. Lufta gjithashtu mund të minojë dy shtylla të politikës së jashtme të Netanyahut: paqen me Arabinë Saudite, e cila tani është në akull, dhe kontrollin e Iranit, i cili përshëndet mini-pushtimin e Hamasit si një fitore dhe është zotuar të shkatërrojë Izraelin.
Planifikuesit ushtarakë thonë se lufta në Gaza, qëllimi i deklaruar i së cilës është të shkatërrojë Hamasin, mund të zgjasë me muaj. Çështja e pengjeve është bërë një pikë qendrore e kritikave ndaj reagimit të Netanyahut ndaj krizës së fundit. Familjet e izraelitëve të rrëmbyer po protestojnë, duke kërkuar që qeveria të marrë masa për lirimin e tyre, duke përfshirë një shkëmbim të mundshëm për mijëra palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.
Qeveria izraelite deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm idenë e negociatave me Hamasin për lirimin e pengjeve.
Disa protestues që u mblodhën jashtë selisë ushtarake të Izraelit në Tel Aviv të martën thanë se vendimi i kryeministrit për t'i dhënë përparësi goditjes së Hamasit në vend të lirimit të pengjeve ishte shenja më e fundit se ai duhet të tërhiqej.
"Shumë njerëz thonë se nuk është koha për një udhëheqës të ri dhe ne themi se është,"-tha për The Guardian Zvija Shmuelvich, e cila shërbeu në ushtrinë izraelite gjatë luftës së vitit 1973.
Kritikave iu bashkuan edhe veteranë të tjerë të ushtrisë izraelite./Zëri.ai
Izraeli vë në pranga zëdhënësin e Hamasit

GAZA- Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef, është arrestuar gjatë ditës së djeshme, gjatë një bastisje që Izraeli bëri në Bregun Perëndimor.
Yousef u arrestua “me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit”, tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet.
Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, që shërben si zëdhënës zyrtar i Hamasit në Bregun Perëndimor dhe mban një vend në Këshillin Legjislativ Palestinez.
CNN raportoi më parë se Yousef besohej të ishte në mesin e më shumë se 60 anëtarëve të Hamasit të arrestuar nga Izraeli në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor.
Luftimet midis grupit palestinez Hamas dhe forcave izraelite kanë hyrë në ditën e 14-të me mijëra njerëz të vrarë nga të dyja anët./Zëri.ai
Kina dhe Rusia ‘bashkojnë forcat’: Gati të qetësojmë situatën mes Izraelit dhe Hamasit

IZRAEL- Kina dhe Rusia "ndajnë të njëjtin pozicion për çështjen e Palestinës", tha i dërguari i posaçëm i Kinës për çështjen e Lindjes së Mesme, Zhai Jun, të premten pas takimit me homologun e tij rus në Doha.
“Kina dhe Rusia ndajnë të njëjtin qëndrim për çështjen e Palestinës dhe Kina është e gatshme të mbajë komunikimin dhe koordinimin me Federatën Ruse në mënyrë që të qetësojë situatën sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zhai, sipas medias shtetërore kineze CCTV.
Kina ka fajësuar konfliktin për "faktin që të drejtat legjitime kombëtare të popullit palestinez nuk janë garantuar", raportoi CCTV, duke cituar Zhai.
Ai tha gjithashtu se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë "për të luajtur një rol pozitiv" në rifillimin e bisedimeve të paqes midis dy palëve, duke shtuar se Pekini është "zemërthyer nga numri i madh i viktimave civile" në konflikt.
"Federata Ruse është e gatshme të punojë me Kinën për të promovuar një armëpushim të hershëm dhe për të ndalur luftimet midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe për të krijuar kushte për një kthim të hershëm në rrugën e duhur për çështjen palestineze," tha homologu i tij rus Mikhail Bogdanov në CCTV.
Zhai gjithashtu u takua me Ministrin e Shtetit të Katarit Mohammed Al-Khulaifi të enjten në Doha dhe diskutoi konfliktin "kritik" Izrael-Hamas.
Pekini është "zemërthyer" nga "përkeqësimi i mprehtë i situatës humanitare të shkaktuar nga konflikti", tha Zhai, duke u bërë thirrje "të gjitha palëve të interesuara të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje", sipas CCTV.
"Katari ka një ndikim të rëndësishëm në çështjen palestineze," tha Zhai, duke shtuar se Kina "është e gatshme të mbajë komunikimin dhe koordinimin me Katarin për të luajtur një rol konstruktiv në zbutjen e situatës aktuale të tensionuar".
Kina është "në procesin e komunikimit intensiv me palët përkatëse në komunitetin ndërkombëtar për të promovuar një armëpushim dhe përfundimin e luftimeve", tha Zhai, pa specifikuar palët përkatëse.