LIVE UPDATES

Edi Rama takim me shqiptarët në Selanik: Vorio-Epiri është term i vdekur!

➤ Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet sot në Selanik, duke vijuar një “traditë” që krijoi disa muaj më parë për takimin me shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit. ➤ Në fjalimin e tij hapës, Rama u shpreh se në Greqi kanë mbërritur 8 nga 50 mësuesit e parë shqiptarë, të cilët do t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe. ➤ Rama tha se u prit në Selanik me protestë nga një grup personash që janë frymëzuar nga Vorio-Epiri, por ky term ka vdekur. ➤ Më tej, kryeministri lajmëroi se është përgatitur një kërkesë për qeverinë greke që të shohi një vendim të marrë 12 vite më parë, ku i ndaluan hyrjen gazetarit Marin Mema. ➤ rama u ndal dhe tek reforma në drejtësi, ku tha se po ndëshkohen të paprekshmit. ➤ Gjithashtu, Rama u ndal tek burgosja e liderit të opozitës së asaj kohe, Fatos Nanos, ku tha se ajo ndodhi për llogarit të partisë politike në pushtet.

8 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Rama nga Selaniku: Me reformën në drejtësi, po pastrojmë llumin shumëvjeçar të politikës

Edi Rama takim me shqiptarët në Selanik: Vorio-Epiri është
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha se reforma në drejtësi po fshin llumin e krijuar prej shumë vitesh nga politika. Ai tha se për herë të parë drejtuesit politik po përballen me drejtësinë. Gjithashtu, Rama u ndal tek burgosja e liderit të opozitës së asaj kohe, Fatos Nanos. Rama tha se burgosja e tij ndodhi për llogarit të partisë politike në pushtet.

“Fatos Nano u burgos jo nga një drejtësia e pavarur, as për përfitime personale të paligjshme, por për hesapet e një partie në pushtet, e cila e fundosi Shqipërinë nën rrënojat e piramidave financiare pa ju hyrë asnjë gjemb në këmbë përfaqësuesve të saj famëzi. Ne, PS, erdhëm ne qeveri, udhëhoqëm reformën në drejtësi, e cila fshiu llumin në sistem me vettingun dhe sot po fshin llum nga ai i zullumit shumëvjeçar i politikës. Asnjë nga vendet e reja të BE, ato që kanë hyrë më parë, nuk e kanë bërë një reformë të tillë , para se të hynte në BE. E ardhmja jonë në BE, nuk është më e largët, por është e gjitha në duart tona për ta afruar në harkun e pesë viteve të ardhshme”, tha Rama. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

“Çliruam drejtësinë”, Rama: Pandëshkueshmëria mori fund

Edi Rama takim me shqiptarët në Selanik: Vorio-Epiri është
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha nga Selaniku se drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet. Ai tha se kjo është hera e parë që nga themelimi i shtetit shqiptar që po hetohen zyrtarët e lartë. Më tej, ai shtoi se ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga funksionet publike, apo ata që e kanë lidhur kollaren e tyre me duart e botës së krimit po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga duart e pushtetit politik.

“Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse. Goditja e parë qysh nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912. Për herë të parë në historinë e shtetit tonë, njerëz të veshur me pushtet politik, apo të lidhur me pushtetin politik, i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë. Pavarësisht pozicionit apo linjës së tyre me partitë politike, qoftë në qeveri apo në opozitë, ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga funksionet publike, apo ata që e kanë lidhur kollaren e tyre me duart e botës së krimit po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga duart e pushtetit politik. Për të kuptuar sesa e re, për të kuptuar sesa e madhe dhe sesa historike është kjo që po ndodh, mjafton të shohësh kokën mbrapsht. Nuk do gjesh dot, që nga 1912, një individ të vetëm, me profil të lartë politik, që të jetë, hetuar, dënuar, apo gjykuar nga një drejtësi të pavarur nga pushteti. Sot, drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet. Thonë që ne po presim kokat e krerëve të opozitës. Nëse do të ishte e vërtetë, gijotina e PS-së nuk do kishte prerë aq shumë koka nga radhët e veta. Ka dhe një ekstrem tjetër, që thonë reformën e bëri Amerikë, se Amerika aty ishte edhe para se ne t’i hynim këtij deti në këmbë dhe fuqinë e saj ndikuese e kishte po njësoj. Amerika është dhe në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Nëse Amerika e kishte këtë peshqesh kaq kollaj, pse nuk na e solli më parë. Sepse as Amerika, as BE, as mund ta bënin, nëse nuk gjendet forca e brendshme që merr përsipër ta bëjë këtë proces.”, tha Rama. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Ndalimi i gazetarit, Marin Mema në Greqi, Rama: Absurde, do të dorëzojmë kërkesën për rishikimin e vendimit

Edi Rama takim me shqiptarët në Selanik: Vorio-Epiri është
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Shqiptarët në Greqi lajmëroi se është përgatitur një kërkesë për qeverinë greke që të shohi një vendim të marrë 12 vite më parë, ku i ndaluan hyrjen gazetarit Marin Mema në shtetin fqinj. Rama gjatë fjalimit të tij tha se Marin Mema ka bërë punën e tij si gazetar dhe masat e marra ndaj tij janë ekstreme dhe antidemokratike që bien ndesh me parimet e komunitetit europian.

“Meqë po flasim për gazetarët dhe lëvizjen e lirë të gazetarëve dua të besoj se ministri i jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke, do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’ia drejtojmë zyrtarisht që nesër për rishikimin e një vendim absurd të autoriteteve greke 12 vjet më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema të futet në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, ai nuk ka bërë asgjë më shumë dhe asgjë me pak se sa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve të historisë së shqiptarëve. Nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm ndaj kujtoftë në Athinë që ka nxitur apo ka marrë vendim absurd për ti ndaluar hyrjen në një vend të BE si Greqia, ky s’mund të jetë shkak për ti hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Është masë ekstreme antidemokratike, që bie ndesh me çdo vlerë dhe parim të komunitetit europian”, deklaroi Rama.

Në vitin 2012, gazetarit Marin Mema, iu dalua hyrja në Greqi dhe u shpall një person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare greke. Ndalimi i gazetarit erdhi pas disa temave të realizuara në emisionin “Shqipëria Tjetër”, të kushtuar çështjeve kombëtare shqiptare. Në emision ai i kushtoi disa tema trashëgimive të çamëve në Greqi në fshatrat, Margëlliç, në Gumenicë dhe në Filat. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Rama: Shqiptarët kanë pasur rolin e tyre në Selanik për shekuj me radhë

Edi Rama takim me shqiptarët në Selanik: Vorio-Epiri është
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Greqi, tha se ata janë model bashkëjetese. Më tej, ai u shpreh se shqiptarët janë pjesë e historisë së këtij qyteti dhe ata janë një shembull i miqësisë. Rama tha se Selaniku, është quajtur qyteti i mundësive dhe i ka përqafuar gjithmonë shqiptarët.

"Selaniku është një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit të takosh shqiptarë në Selanik është një mundësi për të depërtuar thellë në një histori të thellë të bashkëpunimit, që një qytet si ky, ka ditur gjithmonë t’u ofrojnë botëve që e rrethojnë. Unë jam këtu sot me ju, që sapo ka hyrë nëntori, muaji ynë kuq e zi i pavarësisë dhe i çlirimit. Dy ditët dhe dy datat tona më kuptimplota për të sotmen tonë evropiane, porsi shqiptarë dhe si selanikas, ju keni kremtuar festën e pajtorit të qytet të Shën Dhimitrit, është më shumë se një pajtor qyteti. Ju duhet t’ua mësoni me krenari fëmijëve tuaj që ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob i madh historik dhe i ka dhënë shansin më pas të gjejë më pas vendin dhe veten në bashkësinë e shteti modern grek, ku Selaniku ka begatuar si një nga qendrat më të zhvilluara ekonomike dhe një krenari kulturore e shoqërore të Greqisë.

Selaniku e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Këtu në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë. Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige, me artin e satirës, tregonte çka i dukej e mbrapshtë. Ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje në klubin e Selanikut. Fatkeqësia e shekullit 20, është treguar harraqe ndaj shqiptarëve. Ata pronarë të mëdhenj tokash, sado që kjo është histori, por nuk duhet harruar, ajo frymë bashkëjetese dhe shpirti sipërmarrës, që shqiptarët patën në Selanik. Kush kujtohet sa herë sa duhet, për Ali Pashë Tepelenën, që vuri dinjitet dhe rend në këto anë. Ishte Aliu nga Tepelena që sanksionoi që çdo keqbërës mysliman që tenonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend. Për ne shqiptarët, Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive", tha Rama. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

“Më kanë ardhur kërcënime”, Rama nga Selaniku: Vorio-Epiri është term i vdekur

Edi Rama takim me shqiptarët në Selanik: Vorio-Epiri është
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha se u prit në Selanik me protestë nga një grup personash që janë frymëzuar nga Vorio-Epiri. Rama tha se ata janë “fantazma” që jetojnë në të shkuarën dhe ndjen keqardhje për ta. Ai tha se termi Vorio-Epir ka vdekur dhe u përdorën për të shkaktuar pakënaqësi me Greqinë, por kjo nuk do të ndodhë.

"Diku këtu rreth e rrotull një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka e parulla qesharake që frymëzuara nga i ashtuquajturi Vorio Epir, ata kanë bërë këto ditë në adresën time edhe kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje siç me shkakton keqardhje edhe çdo spazëm e kujto në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë mike. Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë e me vakt. Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që bashkë me Italinë dhe Turqinë përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme.

Për shqiptarët e Greqisë, ajo është shtëpia juaj ku jeni qytetarë të barabartë të Europës njësoj si grekët, pa asnjë dallim. Ku peripecitë e jashtëzakonshme tuaja për integrimin janë kujtime e histori, të trishta sa të duash, por edhe një histori krenarie e mishëruar në historinë heroike të ambicies të prindërve që erdhën këtu me fëmijët në krahë dhe luftuan për vendin tuaj në këtë tokë të Evropës", tha Rama. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Bllokimi i gazetarëve në pikën kufitare me Greqinë, Rama: Situatë absurde për arsye të panjohura

Edi Rama takim me shqiptarët në Selanik: Vorio-Epiri është
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama nga Selaniku foli për bllokimin e gazetarëve shqiptarë dje në pikën kufitare me Greqinë. Ai tha se kjo është diçka absurde që nuk duhet të ndodhë më. Më tej Rama, përmendi rastin e gazetarit Marin Mema, i cili u ndalua 12 vite më parë të hyj në Greqi për shkak të profesionit të tij.

“U shpreh keqardhjen gazetarëve nga Shqipëria, që u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por duhet të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin një situate absurde që kurrë si ka ndodhur dhe s’mund ti ndodhë për asnjë arsye asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë. Meqë po flasim për gazetarët dhe lëvizjen e lirë të gazetarëve dua të besoj se ministri i jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke, do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’ia drejtojmë zyrtarisht që nesër për rishikimin e një vendim absurd të autoriteteve greke 12 vjet më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema të futet në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, ai nuk ka bërë asgjë më shumë dhe asgjë me pak se sa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve të historisë së shqiptarëve. Nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm ndaj kujtoftë në Athinë që ka nxitur apo ka marrë vendim absurd për ti ndaluar hyrjen në një vend të BE si Greqia, ky s’mund të jetë shkak për ti hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Është masë ekstreme antidemokratike, që bie ndesh me çdo vlerë dhe parim të komunitetit europian”, tha Rama. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Rama prezanton mësuesit e parë në Selanik: Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhën shqipe

Edi Rama takim me shqiptarët në Selanik: Vorio-Epiri është
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin e tij me shqiptarët në Selanik të Greqisë, në kuadër të turit me diasporën. Në fjalimin e tij hapës, Rama u shpreh se në Greqi kanë mbërritur 8 nga 15 mësuesit e parë shqiptarë, të cilët do t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.

“Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirësejugjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Ahtinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve. Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, që do lidhim kontratë punë për të mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Janë 8 gra, që dua t’i ftoj në skenë”, theksoi ai. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Turi i diasporës, Rama sot takim me shqiptarët në Selanik

Edi Rama takim me shqiptarët në Selanik: Vorio-Epiri është
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet sot në Selanik, duke vijuar një “traditë” që krijoi disa muaj më parë për takimin me shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit. Këtë herë Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik. Takimi me shqiptarët do të nisë në orën 11.00 (ora lokale greke) të paradites dhe do të zhvillohet në ambientet e "Hotel Porto Palace".

Gjithashtu, po zhvillohen edhe kontrollet e fundit të sigurisë brenda dhe jashtë sallës, ku autoritetet po përdorin edhe qentë që kërkojnë eksploziv.

Edi Rama takim me shqiptarët në Selanik: Vorio-Epiri është
Kontrollet

Kjo nismë përkon edhe me faktin që për herë të parë në Shqipëri, vitin që vjen do të implementohet edhe vota e diasporës, ku emigrantët do të votojnë me postë. E ndërkohë që Rama ka nisur turin, opozita nga ana tjetër ka zhvilluar vetëm një takim në SHBA, ku kishte dërguar drejtuesin politik të qarkut të Tiranës, Belind Këlliçin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB