LIVE UPDATES

Zgjati më pak se një orë, mbyllet protesta e opozitës në Shkodër

➤Ka përfunduar pas 50 minutash protesta e opozitës në Shkodër. ➤ Kjo protestë u lajmërua nga kreu i PD-së, Sali Berisha pas atentatit me 3 viktima dhe një të plagosur në Shkodër. ➤Në këtë protestë morën pjesë kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nënkryetari i PD-së Luciano Boçi si dhe depuetët e opozitës: Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika dhe Lindita Metaliaj. ➤Boçi tha se protesta e sotme është organizuar si shenjë solidariteti për qytetarët e Shkodrës. ➤Më tej, Bardhi shtoi se një nga viktimat, Arlind Bushati denoncoi më parë në polici atenatin e dështuar, por nuk u mor asnjë masë. ➤Po ashtu, Noka u shpreh se mesazhi i këtij marshimi është për qytetarët që të ngrihen kundër narkoregjimit.

5 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Zgjati më pak se një orë, mbyllet protesta e opozitës në Shkodër

Zgjati më pak se një orë, mbyllet protesta e opozitës
Protesta në Shkodër

SHKODËR- Ka përfunduar pas 50 minutash marshimi i qytetarëve para bashkisë së Shkodrës. Ky marshim i heshtur, u organizua nga Partia Demokratike, pas atentatit me tre të vrarë dhe një të plagosur në Dobraç. Në këtë protestë morën pjesë kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi si dhe depuetët e opozitës: Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika dhe Lindita Metaliaj.

Protesta, u lajmërua nga kreu i PD-së, Sali Berisha disa ditë më parë gjatë fjalimit të përnatshëm nga ballkoni i shtëpisë së tij. Po ashtu, në konferencën e tij për mediat, Berisha tha se protesta është si shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës në Shkodër, Noka: Qytetarët të ngrihen kundër krimit

Zgjati më pak se një orë, mbyllet protesta e opozitës
Flamur Noka

SHKODËR- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se opozita ndodhet sot në Shkodër për t’u sensibilizuar me qytetarët kundër krimit që ndodhi disa ditë më parë në Dobraç. Ai tha se mesazhi i këtij marshimi është për qytetarët që të ngrihen kundër narkoregjimit, që po përpiqet të rrënojë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë

“Nuk mundet Shqipëria, që ka hapur kapitujt e negociatave dhe është anëtare e NATO-s, të jetë vendi i krimit të organizuar, djepi i mafies. Shqipëria duhet të jetë një Shqipëri tjetër, një Shqipëri normale.

Prandaj jemi këtu, për t’i thënë stop. Plani është marshim, protestë marshim kundër krimit politik, kundër krimit me fytyrë shtetërore. Policia nuk ka kohë të merret me ligjin, ka dalë nga binarët e ligjit pasi është një narkopolici. Në momentin që policia ka në fokus luftën kundër opozitës, kjo është domethënëse.

Policia është njësh me krimin, sikundër i gjithë regjimi është nën kthetrat e krimit. Mesazhi është për qytetarët të ngrihen kundër narkoregjimit, kundër krimit me pushtet, kundër këtij regjimi që po përpiqet të rrënojë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Shqiptarët nuk mund të pranojnë një krim që është nën kthetrat e krimit”, tha Noka. 

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Opozita protestë në Shkodër, Bardhi: Një nga viktimat denoncoi atentatin e dështuar, policia s’mori masa

Zgjati më pak se një orë, mbyllet protesta e opozitës
Gazment Bardhi

SHKODËR- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ndodhet në Shkodër në marshimin e organizuar nga opozita tha se masakra në Dobraç mund të ishte parandaluar. Bardhi tha se një nga viktimat, Arlind Bushati denoncoi më parë në polici atenatin e dështuar, por nuk u mor asnjë masë.

“Jemi këtu si qytetarë për të shprehur mosdakordësinë tonë për pushtetin që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër me shumicë dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, Ishte ngjarje e paralajmëruar, ishte ngjarje rëndë, krijon frikë dhe terror për qytetarët, pa shfrytëzuar fatkeqësinë familjare të secilës prej viktimave. U shpreh ngushëllimet. Pushteti që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër për shkak të lidhjeve të forta me politikën dhe qeverisjen, është një fenomen që duhet të kundërshtohet. Një nga viktimat kishte denoncuar një atentat të dështuar në qendër të Shkodrës dhe policia s’ka marrë masë, nëse do të kishte bërë policia detyrën ngjarja do të ishte parandaluar”, tha Bardhi.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Opozita marshim proteste në Shkodër, Boçi: Nuk ka kohë për të heshtur!

Zgjati më pak se një orë, mbyllet protesta e opozitës
Protesta e Opozitës në Shkodër

SHKODËR- Deputetë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit. Në këtë protestë kanë marrë pjesë kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi si dhe depuetët e opozitës: Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika dhe Lindita Metaliaj.

Boçi tha se protesta e sotme është organizuar si shenjë solidariteti për qytetarët e Shkodrës pas atentatit që ndodhi në Dobraç ku humbën jetën 3 persona dhe nëj tjetër mbeti i plagosur.

“Shkodra duhet të shprehë revoltën, zemërimin, nuk ka kohë për të heshtur, për t’iu bindur. Duhet një mosbindje civile dhe politike”, tha Boçi.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Masakra në Dobraç, opozita sot protestë në Shkodër

Zgjati më pak se një orë, mbyllet protesta e opozitës
Pamje nga atentati në Dobraç

SHKODËR- Partia Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës në Shkodër, si pjesë e aksionit “mosbindja civile” që ka ndërmarrë opozita. Pas atentatit me 3 viktima dhe një të plagosur në Shkodër, opozita e zhvendosi ‘mosbindjen civile’ në këtë qytet. Protesta, u lajmërua nga kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të përnatshëm nga ballkoni i shtëpisë së tij. Po ashtu, në konferencën e tij për mediat, Berisha tha se protesta është si shenjë solidariteti me qytetarët duke akuzuar qeverinë dhe policinë se bashkëpunon me banda.

“Masakra e Shkodrës, ishte një masakër e paralajmëruar, ishte një masakër e licensuar nga Edi Rama, narkopolicia dhe narkodrejtësia e këtij sistemi” tha Berisha.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur.

Deri më tani, opozita ka organizuar 2 protesta të mbajtura me datë 7 tetor dhe 29 tetor. Më 7 tetor, protesta u mbajt në Tiranë ku u hodhën molotov drejt instuticioneve shtetërore. Ndërsa më 29 tetor protesta u mbajt në 6 rrethrrotullimet e akseve kryesore nacionale, duke sjellë bllokimin e tyre për 3 orë. Gjatë tubimeve, pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ku u arrestuan disa persona. /ZËRI

Poll

MOS HUMB