DASH: 22 amerikanë u vranë nga sulmi i Hamasit
GAZA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se të paktën 22 shtetas amerikanë janë vrarë nga sulmet e Hamasit në Izrael të shtunën.
“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve”, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, të mërkurën pasdite.
Kështu, shënohet një rritje e viktimave amerikane nga sulmi i përgjakshëm i Hamasit.
Biden, një ditë më parëm tha se 14 amerikanë ndërruan jetë nga sulmi.
Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë mbi 1 200 njerëz. Izraeli u përgjigj, teksa vrau me raketa 1 100 palestinezë./Zëri.ai/
Lufta ‘ndan’ njerëzit/ Marshime për Izraelin dhe Palestinën në Europë
Luftimet e fundit në Lindjen e Mesme, kanë bërë që dhe njerëzit në Europë të ndahen në dy kampe. Mbështetës të Izraelit dhe të Palestinës, kanë marshuar në qytete të ndryshme të Anglisë.
Mbështetës izraelitë marshojnë në Mançester
Në Mançester, anëtarët e komunitetit hebre dhe mbështetësit u mblodhën, për të kujtuar të vrarët izraelitë nga Hamasi.
“Më duket sikur po mbaj zi për humbjen e njerëzve që nuk i njihja personalisht. Të gjithë jemi njerëz dhe ngjarja është e rëndë. Unë jam këtu për të treguar solidaritet. Ata janë vëllezërit dhe motrat e mia”, tha Gabbi Cohen, një qytetare, që mbështet kauzën izraelite.
Një tjetër marshues në Mançester, deklaroi se vrasja e fëmijëve nga Hamasi nuk mund të tolerohet nga bota demokratike.
“Bota është në dhimbje. Unë jam këtu sepse ndjej solidaritet. Qoftë çifut, sikh apo mysliman, fëmija juaj është fëmija im”, deklaroi një tjetër marshues për kauzën e Izraelit.
Mbështetës palestinezë marshojnë në Bradford
Ndërsa anëtarët e komunitetit hebre dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në Mançester, një marshim në mbështetje të palestinezëve u zhvillua në Bradford.
Mbi dyqind njerëz kanë marshuar në qytet. Njerëzit e mbledhur deklaruan se Palestina duhet të jetë e lirë, ndërsa kishin në duar flamuj palestinezë. Marshuesit ishin kryesisht nga komuniteti lokal mysliman.
Hamasi sulmoi Izraelin befasisht, duke vrarë mbi 1200 persona. Izraeli u përgjigj, duke ekzekutuar 1100 njerëz./Zëri.ai/
Egjipti përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
GAZA- Izraeli duket i vendosur për të ndërhyrë në Gaza, ndërsa ka tentativa për të arritur një armëpushim, pas 5 ditësh luftimesh të ashpra në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar egjiptian i sigurisë i tha BBC-së se nën direktivat e presidentit Abdel Fattah El-Sisi, qeveria egjiptiane po kryen kontakte dhe diskutime intensive me palët e interesuara, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, për të arritur një armëpushim humanitar, në mënyrë që mund të ofrohet ndihmë mjekësore dhe ushqimore për Rripin e Gazës.
"Përmes pikës kufitare tokësore Rafah, Egjipti gjithashtu vazhdon të mbajë kontakte me Hamasin dhe Izraelin për këtë qëllim. Kanë kaluar pesë ditë nga lufta dhe gjendja e civilëve në Gaza duket të jetë e rëndë", tha zyrtari i sigurisë egjiptiane.
Një zyrtar tjetër i njohur për bisedime i tha BBC-së se një pauzë e mundshme gjashtë-orëshe, për të lejuar korridorin humanitar, po diskutohet me palët e përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, shefi i OKB-së Antonio Gueterres ka bërë thirrje, që të mos vriten civilët dhe që situata në Izrael, të mos përshkallëzohet në rajon apo më gjerë. Tensionet në Izrael u shtuan, kur Hamasi sulmoi në mënyrë të befasishme, duke vrarë 1200 persona. Izraeli u përgjigj, teksa vrau 1100 njerëz./Zëri.ai/
Izraeli pritet të hyjë në Gaza, përgatiten spitalet
GAZA – Izraeli duket i vendosur që të zhvillojë operacionin, që aq shumë e ka propaganduar, atë tokësor në Gaza, vendbanim që ka një popullatë më tepër se 2 milionë banorë.
Një numër i madh trupash tashmë janë mbledhur në jug të Izraelit. Së bashku me shumë tanke dhe mjete të tjera të blinduara, ata janë bërë gati për të nisur operacionin e madh në Gaza. Edhe spitalet janë bërë gati, në rast se situata përkeqësohet.
Nuk është ende e qartë se kur do të jepet urdhri, ose cilat janë objektivat përfundimtare të qeverisë izraelite. Zyrtarët izraelitë flasin për krijimin e një realiteti të ri të Lindjes së Mesme, në thelb një Gaza pa Hamasin. Të gjithë treguesit janë, se ky operacion do të jetë shumë i madh.
Në pesë ditë sulme, Izraeli ka vrarë më shumë se 800 persona. Ka të ngjarë që Izraeli të vazhdojë të godasë Gazën nga ajri për disa ditë, duke e dobësuar Hamasin aq shumë, sa që kur të jetë çasti për ndërhyrje tokësore, aftësia e grupit për të luftuar do të ketë degraduar.
Me disa pjesë të Gazës të kthyera në gërmadha dhe rreth çerek milioni palestinezë tashmë në lëvizje, perspektivat për ditët në vijim duken jashtëzakonisht të zymta.
Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1200 persona, ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj duke ekzekutuar mbi 1100 palestinezë. /Zëri.ai/
Pa energji e ujë, në Gaza mund të shpërthejë krizë humanitare
GAZA -Lufta midis Izraelit dhe Hamasit është gati të hyjë në një fazë të re, pas informacioneve për një operacion të afërt tokësor izraelit në Gaza.
Mund të jetë një luftë e tmerrshme e një konflikti në zemër të një qyteti jashtëzakonisht të populluar, me një rrjet të gjerë nëntokësor tunelesh dhe prani të pengjeve, kryesisht izraelitë. Të hënën, Izraeli urdhëroi ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha furnizimeve për Rripin e Gazës, si pjesë e "rrethimit total" të enklavës palestineze të kontrolluar nga Hamasi.
Operacioni i përbashkët i luftës
Vazhdimi i aksionit duket i paracaktuar: "Izraeli do të nisë një operacion të madh të përbashkët lufte nga ajri, toka, deti dhe hapësira", siguron përmes Tuitter (X) John Spencer, një ekspert në Institutin e Luftës Moderne të akademisë amerikane Uest Point.
“Sulmet fillimisht do të synojnë qendrat komanduese të Hamasit dhe forcat e tij. Plumbat do të vijnë nga të gjitha anët. Në të njëjtën kohë, ushtria po përgatitet të pushtojë Gazën”, parashikon Alexander Greenberg nga Instituti i Jerusalemit për Strategjinë dhe Sigurinë (JISS).
Luftë e rrezikshme
Analisti i Janes, Andreu Gayler, një ish-oficer britanik, përshkruan një "fushë betejë të rrezikshme, ku kërcënimi vjen nga kudo", nga kanalizimet te çatitë, nga bodrumet te tavanet e rreme, pasi dhe popullata mund të luftojë.
"Spastrimi i çdo ndërtese, do të nënkuptojë vendosjen e njësive të asgjësimit të eksplozivëve kudo, në shkallë, litarë, eksplozivë, të gjitha do jetë nën zjarrin e armikut, ndoshta në errësirë të plotë", shpjegon eksperti. Ai shprehet se nëse përdoret artileri e rëndë, pasojat mund të jenë katastrofike.
Popullata në Gaza dhe tunelet nëntokësore
Rreth 2.3 milionë palestinezë jetojnë në Gaza, nën bllokadën izraelite që nga viti 2007. Në këtë zonë gjendet një labirint rrugësh të ngushta me popullsi të dendur, mbi një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore që ushtria izraelite e quan "metroja e Gazës".
Qindra tunele janë hapur në kufirin 14 km të gjatë midis Rripit të Gazës dhe Sinait të Egjiptit, për lëvizjen e personave të armatosur të Hamasit. Shumë tunele janë shkatërruar. Që nga viti 2014, Hamasi ka gërmuar dhe ka hapur tunele nëntokësore brenda territorit të Rripit të Gazës.
Personat e armatosur të Hamasit, të vendosur në një thellësi prej 30 ose 40 metrash nga sipërfaqja e tokës, lëvizin lirshëm atje, të mbrojtur nga sulmet izraelite. Raketahedhëset janë të fshehur disa metra nën sipërfaqen e tokës dhe kanë aftësinë të lëshohen falë një sistemi automatik të çeljes.
Ushtria izraelite e bombardoi rëndë këtë rrjet tunelesh në vitin 2021. Megjithatë, nëse një pjesë e rrjetit është e njohur për forcat e armatosura izraelite, por pjesët e tjera mbeten sekrete dhe janë në gjendje të ndërlikojnë seriozisht operacionet. /Zëri.ai/
I mbijetuari nga ‘festivali i tmerrit’: 20 miq të mi vdiqën, shpëtova mrekullisht
ISRAEL - Roi Peleg, një i mbijetuar i festivalit, ku Hamasi vrau shumë persona, foli për TV MEGA, për momentet e vështira që ka përjetuar.
“Rreth orës 6 të mëngjesit filluam të dëgjonim bomba dhe raketa dhe muzika pushoi. Shkuam te makinat tona për të marrë gjërat që kishim me vete dhe më pas filluam të vrapojmë.
Ndërsa shkuam drejt veriut, militantët e Hamasit filluan të qëllojnë në çdo drejtim. Ne u përpoqëm të fshiheshim. U fshehëm diku dhe po dëgjonim të shtënat, që po na afroheshin”, tha i mbijetuari.
I mbijetuari Peleg deklaroi se shumë miq të tij vdiqën nga sulmi i tmerrshëm i Hamasit.
“Dolëm në rrugë, por ata na kishin mbyllur në një rrethim dhe po gjuanin me armë. Ne u fshehëm nën disa pemë portokalli.
Ushtria izraelite u përpoq të na ndihmonte, por vetëm pas 6 orësh ia doli mbanë. Tani shumë nga miqtë e mi ose janë të zhdukur ose të vdekur”, deklaroi ai.
Hamasi qëlloi me armë personat që ishin në festival, duke vrarë 260 persona./Zëri.ai/
Erdogan: Izraeli nuk sillet si shtet, por si organizatë
ANKARA- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Eerdogan, në një deklaratë për mediat, ka kritikuar sulmet e njëpasnjëshme, që po ndërmerr Izraeli. Erdogan tha se Turqia dënon vrasjen e civilëve në Gaza.
“Ne kundërshtojmë vrasjen e civilëve në Izrael. Rrjedhimisht, ne nuk pranojmë për asnjë arsye masakrën e civilëve në Gaza nga bombardimet e pamëshirshme”, u shpreh presidenti turk, një ditë pas deklaratave të tij të djeshme, ku kritikoi edhe SHBA-të, për faktin se po armatos shtetin izraelit.
“Kur ndërpret ujin, energjinë elektrike dhe aksesin në një qytet dhe shkatërron infrastrukturën e tij, kur shkatërron xhamitë, kishat dhe shkollat, parandalon ndihmën humanitare për banorët, shkatërron ndërtesat plot me civilë, kjo nuk është luftë, por kasaphanë”, tha ai.
“Sulmet asimetrike dhe imorale kundër Gazës do ta vendosin Izraelin në një pozitë të padëshirueshme në komunitetin botëror. Bombardimi i zonave ku jetojnë civilë, vrasja e qëllimshme e civilëve, bllokimi i automjeteve që transportonin ndihma humanitare dhe paraqitja e gjithë kësaj si vepër legjitime, nuk janë pasqyrë e një shteti, por e një organizate. Nëse Izraeli nuk sillet si shtet, por si organizatë, atëherë duhet ta dijë se do të trajtohet si një organizatë”, theksoi Erdogan.
Më tej, Erdogan shtoi se paqja në rajon do të vijë vetëm me krijimin e një shteti palestinez. “Qetësia dhe paqja e përhershme në rajon do të vijnë vetëm me krijimin e shtetit palestinez, një shtet gjeografikisht të unifikuar në përputhje me vendimet e OKB-së, në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin si kryeqytet dhe njohjen nga e gjithë bota.
Që Izraeli të vazhdojë të ekzistojë si shtet dhe të jetë në gjendje të sigurojë sigurinë e qytetarëve të tij, është e mundur vetëm në këtë mënyrë. Përndryshe, incidentet që kanë shpërthyer nuk do të kenë fund dhe do të pasojnë tragjedi më të rënda”, theksoi Erdogan./Zëri.ai/
Opozita dhe maxhoranca bëhen bashkë! Krijohet qeveria e urgjencës në Izrael
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Benny Gantz ranë dakord për të krijuar një qeveri uniteti emergjente. Të dy njoftuan se Izraeli po formon një qeveri emergjente dhe një kabinet për menaxhimin e luftës për të udhëhequr luftën me Hamasin, i cili do të përfshijë vetëm Netanyahun, Ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland dhe Gantz. Ky i fundit, më parë ka mbajtur gjithashtu postin e ministrit të Mbrojtjes.
Më herët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, i cili foli të mërkurën në Fox Neës, tha se operacioni tokësor në Gaza është i afërt.
"Ne po përgatitemi për të hyrë në Gaza,"-tha ai.
Ndërkohë, Izraeli ndërpreu energjinë elektrike në Rripin e Gazës, ku rreth 2.5 milionë palestinezë jetojnë të izoluar. Aktualisht Gaza është pa energji elektrike pasi i vetmi stacion gjenerues ndaloi së punuari.
Të paktën 1 055 njerëz janë vrarë në Gaza, që kur Izraeli filloi sulmet ajrore. Shifrat janë bërë publike nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza. Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1000 persona, ndërsa përgjigje të menjëhershmee kishte nga Izraeli, duke vrarë mbi 750 palestinezë./Zëri.ai/
Mjeku u vra nga Hamasi, vetëm pse mjekonte të plagosurit
IZRAEL– Shteti i Izraelit ka zgjedhur që të bëjë publike historinë e një mjeku, që u vra nga Hamasi, vetëm pse kuronte personat që u plagosën nga sulmi i befasishëm i militantëve.
Në rrjetin social X, profili zyrtar i shtetit të Izraelit, ka publikuar foton e Daniel Levit, që jetonte në Kibuc.
A hero that was murdered for saving others ????
— Israel ישראל ???????? (@Israel) October 11, 2023
Daniel Levi, from Peru, lived in a Kibbutz in the south of Israel.
Hamas terrorists invaded the community where he lived with his family and began slaughtering dozens of people.
Daniel, who was a doctor, insisted that his family… pic.twitter.com/9d6zWaDbCF
“Daniel Levi është nje hero. Ai u vra, vetëm pse kuronte personat, që Hamasi i plagoste. Mjeku Levi jetonte në Kibuc të Izraelit.
Terroristët e Hamasit sulmuan komunitetin ku jetonte mjeku. Ai ishte aty së bashku me familjen. Familjarëve të tij iu tha që të largohen, që të shpëtojnë nga terroristët, ndërsa vetë vdiq si hero”, thuhet në faqen zyrtare të shtetit të Izraelit në X.
Hamasi goditi befasisht Izraelin mëngjesin e 7 tetorit, ndërsa përgjigja izraelite ishte e menjëhershme. Nga sulmet e përgjakshme, më shumë se 2200 persona kanë vdekur./Zëri.ai/
Bombardimet izraelite i shembën shtëpinë, burri në Gaza rri i përlotur sipër rrënojave
PALESTINË- Pamjet që po shihni tregojnë një burrë palestinez që i përlotur qëndron mbi rrënojat e shtëpisë dhe biznesit të tij, tashmë të shembura nga sulmet izraelite. Ai shihet duke qarë, i ulur në rrënojat ndërsa nuk jepen më shumë detaje nëse ka humbur ndonjë familjar.
Hamasi sulmoi befasisht Izraelin më 7 tetor, ndërsa kundërpërgjigja ishte e menjëhershme. Nga sulmet, mbi 2200 persona kanë humbur jetën nga të dyja palët e përfshira në konflikt. Qindra trupa të pafajshëm janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave ndërsa Hamsai viojn të mbajë peng dhjetëra persona./Zëri.ai
E tmerrshme! Mbesa shikon vrasjen e gjyshes live në Facebook
GAZA – Hamasi sulmoi në mënyrë të befasishme qytetet e Izraelit, duke marrë jetën e mijëra izraelitëve. Në disa raste, Hamasi vrau në mënyrë makabre.
E tillë është dhe historia e vajzës izraelite të quajtur Mor Bayder, e cila nuk mbajti dot lotët në intervistën dhënë për një kanal televiziv të Izraelit.
Bayder po përshkruante sesi militantët e Hamasit kishin vrarë gjyshen e saj dhe se këtë krim, ata po e transmetonin live në Facebook.
“Ne në shtëpi ishim të traumatizuar. Mamaja ime po fliste me gjyshen në Facebook, me kamera. Ajo nisi të zbehej dhe i mora shpejt celularin nga dora. Unë pashë vetë skenat e tmerrit.
Hamasi vrau gjyshen time dhe këtë vrasje e transmetoi në Facebook. Gjyshja u vra nga militantët. Po shikoja skena tmerri, teksa gjithë dyshemeja ishte e larë në gjak. Gjyshja ime ishte shtrirë mes pellgut të gjakut”, tha Bayder.
Ajo deklaroi se terroristi i Hamasit, pasi e filmoi vrasjen e gjyshes së saj, ngarkoi videon në profilin e gjyshes dhe e shpërndau ngjarjen makabre. Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë mbi 1200 izraelitë, ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj, teksa vrau më tepër se 1080 palestinezë. /Zëri.ai/
Nga Gaza, palestinezi Abdalla Jaber: Po shkatërrohemi, të ndalet vrasja e fëmijëve
TIRANË- Palestinezi Abdalla Jaber prej 30 vitesh jeton e punon në Shqipëri nga ku ndërtuar edhe familjen. Ai momentalisht ndodhet në Gaza me bashkëshorten dhe fëmijën, pasi shkuan atje për pushime dhe tashmë ndodhen në mes të luftës. Në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Abdalla sjell dëshmi të dorës së parë se si është duke e përjetuar këtë luftë e cila është duke prodhuar viktima nga Gaza dhe në Izrael. Fillimisht, ai i përgjigjet pyetjes se si kanë qenë për të këto pesë ditë në luftë.
Abdalla Jaber: Shtëpia ime është në një zonë që tashmë është goditur, 14-15 shtëpi ishin të dëmtuara, njëra prej tyre edhe shtëpia ime, kjo është gjendja në Gaza. Po hidhet një armë që përdoret për…si të them një zog i vogël me një tank, nuk e kuptoj përse avionët godasin njerëz civilë, kanë dalë video që kanë kaluar kufirin me izraelitë, çfarë ke këtu në Gaza, shko kapi atje, ata a kanë kaluar në Izrael, shko kapi atje, hidhen ditë e natë bomba. Çfarë pune ke në Gaza?!
Muhamed Veliu: Si i shikoni veprimet e Hamasit duke hyrë në shtëpitë e izraelitëve dhe vrarë ata, duke mos kursyer edhe fëmijët?
Abdalla Jaber: Nuk ka asnjë të drejtë të vrasë fëmijët dhe asnjë pikë të drejtë të futen në shtëpinë e tjetrit, unë nuk i jap të drejtë asnjë personi, ky është krim, kush vret fëmijët është kriminel, edhe tani në Gaza ditë e natë shikojmë me sytë tanë që fëmijët po vriten, Hamasi nuk ka të drejtë të vrasë fëmijët, edhe ata për të na vrasin neve. Intervistën e plotë me Abdalla Jaber do ta ndiqni në edicionin e lajmet në Top Channel në orën 15:00./TopChannel
Izraeli: Do qëllojmë godinat civile në Gaza, përdoren nga Hamasi
GAZA- Izraeli ka nisur të sulmojë Gazën, pasi Hamasi u përpoq sërish të kryejë sulme në qytete izraelite. Tev Avivi thotë se ndërtesat civile në Gaza janë "objektiva legjitime ushtarake", që përdoren për të fshehur asetet e Hamasit. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kanë në shënjestër ndërtesat civile në Gaza, sepse shtabi dhe asetet e Hamasit janë të fshehura brenda tyre.
"Hamasi përdor taktika të shumta. Ata gjejnë mënyra të ndryshme fshehjeje. Militantët e Hamasit përdorin edhe taktikën e fshehjes nëpër godina, që në dukje ngjajnë si civile”, tha Izraeli.
Zëdhënësi i IDF-së, nënkoloneli Jonathan Conricus tha në një konferencë shtypi të mërkurën se ndërtesat e tilla duhen sulmuar.
“Ajo që dua t'ju them është ndërtesat që duken si civile, në fakt nuk janë të tilla. Shumë prej këtyre ndërtesave janë objekte mirfilli ushtarake.
Dhe pse ndodh kjo? Për shkak se Hamasi i ka selitë, kërkimin dhe zhvillimin e tyre e asetet e tjera ushtarake, në ndërtesa civile”, tha Conricus. “Hamasi dëshiron të maskohet brenda ndërtesave civile sepse ata janë "frikacakë"”, tha Conricus.
Izraeli ka goditur Gazën me raketa që nga e shtuna, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të marrë hak ndaj Hamasit për sulmin e përgjakshëm të organizatës, në Izrael.
Të paktën 1 055 njerëz janë vrarë në Gaza, që kur Izraeli filloi sulmet ajrore në enklavë. Shifrat janë bërë publike nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza. Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1000 persona, ndërsa përgjigje të menjëhershmee kishte nga Izraeli, duke vrarë mbi 750 palestinezë./Zëri.ai/
Pse Egjipti nuk po e hap kufirin me Gazën
EGJIPT- Një nga pyetjet më të shpeshta që shtrohet në prag të një mësymje të ushtrisë izraelite në Gaza, është se pse Egjipti nuk po e hap kufirin e tij verior me Rripin e Gazës dhe nuk po lejon refugjatët palestinezë të hyjnë.
Analisti ushtarak Michael Clarke i është përgjigjur kësaj pyetjeje në The Guardian dhe ka bërë një analizë të asaj që po ndodh në Izrael. Clarke tha se qëllimi që kufiri po mbahet i mbyllur është për shkak të izoluar militantët e Hamasit në mënyrë që ata të mos largohen nga Rripii Gazës.
“Kalimi në Egjipt është i mbyllur dhe izraelitët ndoshta duan ta mbajnë atë të tillë,” tha ai, duke shpjeguar se shkak është prirja për të ndaluar militantët e Hamasit që të arratisen.
“Egjiptianët absolutisht nuk duan ta hapin atë sepse nuk duan problemin e refugjatëve. Ata nuk duan që një Gazë tjetër të zhvillohet në gadishullin Sinai”, tha ai.
Analisti shton se një plan për një zhvendosje e palestinezëve nga Gaza në Sinai është përfolur si opsion, por Egjipti është totalisht kundër.
“Kjo është sugjeruar – pse nuk i zhvendosim qytetarët nga Gaza në Sinai?” Jo, thonë egjiptianët, absolutisht jo”, tha Clarke.
Kujtojmë se në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.
Sakaq nga ana e palestinezëve në Gaza numri i viktimave ka tejkaluar 1050.
Rrëfimi i një të mbijetuare: Ushtarët e Hamasit më hynë në shtëpi
IZRAEL- New York Times ka folur me një grua që i mbijetoi sulmit me foshnjën e saj nga ushtarët e Hamasit. Në rrëgimin e saj për median amerikane, ajo tregon se ka pritur 27 orë që të mbërrinte ndihma. Shay Lee Atari, një këngëtare, ka folur nga shtrati i saj në spital për mediat izraelite, duke përqafuar foshnjën e saj 1 muajshe dhe duke përshkruar sesi partneri i saj e kishte ndihmuar atë dhe vajzën e tyre të arratiseshin ndërsa persona të armatosur hynin në banesën e tyre.
Ajo tha se vrapoi dhe u fsheh në një depo, duke e mbuluar veten dhe foshnjën e saj, Shaya, me disa thasë me dhe që gjeti atje. Kur ajo strehë nuk ishte më e sigurt, ajo vrapoi nëpër një lëndinë derisa një familje i lejoi që të strehoheshin.
"Ata pritën për 27 orë derisa më shpëtuan. Unë me të vërtetë nuk e di se ku ishte shteti ynë Ata na braktisën. Ata ishin në Twitter. Ja ku ishin ata,"-tha ajo, duke i bërë jehonë zemërimit dhe hutimit të shumë izraelitëve se si vendi, me aftësitë e tij të lavdëruara ushtarake dhe inteligjente, mund të ishte kapur kaq i pakujdesshëm dhe i papërgatitur.
Ndërkohë partneri i saj, Yahav Wiener, është zhdukur./Zëri.ai
Izraeli i vazhdoi bombardimet e pareshtura në Gaza gjatë natës
Izraeli i ka vazhduar bombardimet e pareshtura në Gaza gjatë natës mes 10 dhe 11 tetorit, duke i vrarë së paku 30 persona. Ushtria e Izraelit tha të mërkurën në mëngjes se avionët e saj luftarakë i goditën më shumë se 200 caqe në një lagje të qytetit Gaza, për të cilat tha se ishin shfrytëzuar nga Hamasi për t’i nisur sulmet e papara dhe befasuese ndaj Izraelit në fundjavë.
Një zëdhënës i Hamasit në Gaza tha të mërkurën se së paku 30 persona u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë natës. Numri i përgjithshëm i të vrarëve në enklavën e mbipopulluar bregdetare është rritur në 950, ndërsa janë plagosur 5.000 njerëz, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Të shtunën, militantët e armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës e sulmuan vrullshëm Izraelin në pjesët e tij jugore, duke e kryer sulmin më vdekjeprurës palestinez në historinë e Izraelit.
Ushtria izraelite tha të mërkurën se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Izrael ka arritur në 1.200 dhe se më shumë se 2.700 njerëz janë plagosur.
“Ne kemi shumë njerëz të vrarë,”- tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, koloneli Jonathan Conricus, në rrjetin social X. Shumica e viktimave ishin civile, të vrarë me armë në shtëpitë e tyre, në rrugë apo në një festival të hapur.
Shumë njerëz të huaj dhe izraelitë u zunë rob dhe u dërguan në Gaza nga militantët e Hamasit. Militantët e Hamasit kërcënuan të hënën se do t’i vrasin pengjet izraelite, civilë dhe ushtarë, nëse Izraeli vazhdon ta bombardojë Gazën pa paralajmërim, por nuk ka ndonjë indikacion që e kanë bërë një gjë të tillë derisa ushtria izraelite nuk po i ndal sulmet ajrore. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha duke u folur ushtarëve afër kufirit me Gazën se “Hamasi e donte një ndryshim dhe do ta ketë atë. Nuk do të mbetet asgjë nga ajo që sot është në Gaza”.
“Ne e kemi nisur ofensivën nga ajri, më vonë, do të vijmë përmes tokës. Ne jemi duke e kontrolluar këtë zonë që nga Dita 2 dhe jemi në ofensivë. Vetëm sa do të intensifikohet,”- tha ai.
Së paku 1.000 militantë të armatosur, të cilët ishin futur në Izrael nga Gaza, u vranë, raportoi gazeta izraelite Hayom. Izraeli i tërhoqi trupat nga Gaza në vitin 2005, 38 vjet pas okupimit dhe i ka vënë bllokadë kësaj enklave qëkur Hamasi e mori në dorë pushtetin në vitin 2007./REL
Lufta vazhdon! Ushtria izraelite në kufirin e Gazës: Jemi gati! Mbi 2000 viktima
Izraeli breshëri bombardimesh në Gaza, ushtria është gati për ofensivën nga toka
RRIPI I GAZËS- Izraeli vazhdon sulmin e pandërprerë me raketa në drejtim të Gazës, ku vetëm në 24 orë sipas tyre janë goditur 450 objektiva. Zyrtarët palestinezë thonë se shumë njerëz janë të bllokuar nën rrënoja dhe mund të jetë e pamundur të shpëtohen në rast se sulmet izraelit vazhdojnë.
Ushtria izraelite thotë se qindra mijëra trupa janë afër kufirit të Gazës "gati për të ekzekutuar misionin që ju është dhënë".
Izraeli pritet të nisë së shpejti një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës – ndërsa deklarojnë se misioni është të "siguohet që Hamasi të mos ketë asnjë kapacitet ushtarak".
Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200 - ndërsa më shumë se 900 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza. Presidenti i SHBA Joe Biden e ka përshkruar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit - i nisur të shtunën - si një "akt të së keqes".
Ndërkohë që një masakër është zbuluar në një fshat izraelit, ku janë gjetur njerëz me koka të prera, mes tyre dhe foshnja që kanë qenë në gjumë në momentin e sulmit.
U shtria izraelite thotë se ka shkatërruar një vend që Hamasi e përdorte për të zbuluar avionët mbi Rripin e Gazës.
Forcat ajrore të vendit gjithashtu postuan në Tëitter se avionët luftarakë gjatë natës goditën mbi 80 vende në Beit Hanoun në Gaza, "përfshirë dy degë bankash të përdorura nga Hamasi për financimin e terrorizmit në Gaza, një tunel nëntokësor dhe dy qendra komanduese operacionale të përdorura nga Hamasi për të drejtuar aktivitetet terroriste kundër Izraelit”.
Nga ana tjetër mijëra palestinezë organizuan demonstrata kundër sulmeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës në qytete në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.
Agjencia Palestineze e Lajmeve raportoi se protestuesit ngritën flamuj palestinezë dhe foto të viktimave të vrarë në Gaza./Zëri.ai
Lideri suprem i Iranit 'sherr' virtual me Izraelin
IRAN- Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei është përfshirë në një “sherr” virtual të pazakontë në rrjetet sociale. Khamenei poston shpesh në rrjetet sociale por këtë herë ai komentoi atë që po ndodh në Rripin e Gazës ku luftimet Izrael-Hamas kanë vrarë më shumë se 1700 persona deri më tani.
Në një postim në X, lideri suprenm i Iranit ka shpërndarë një mesazh në mbështetje të militantëve të Hamasit.
‘’Regjimi sionist dëshiron të justifikojë vrasjen masive të njerëzve në #Gaza duke u përpjekur të tregohet si viktimë. Krerët e regjimit uzurpator duhet ta dinë se përgjigja ndaj këtyre mizorive do të jetë një shuplakë më e rëndë për fytyrat e tyre të shëmtuara’’, shkruan ai.
The Zionist regime wants to justify the mass murder of the people in #Gaza by attempting to show itself as the victim.
— Khamenei.ir (@khamenei_ir) October 10, 2023
Heads of the usurper regime should know that the response to these atrocities will be a heavier slap to their hideous faces.
Por përgjigjia nga Izraeli ka qenë e menjëhershme.
‘’Është e lehtë të jesh i guximshëm kur fshihesh pas tastierës. Ju dhe miqtë tuaj të Hamasit do të pendoheni shumë shpejt për veprimet tuaja barbare”, I kundërpërgjigjet qeveria izraelite./Zëri.ai