Shiu dhe furtuna 'përgjakin' rrugët e vendit!

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin që prej orëve të para mëngjesit kanë shkaktuar bilance tragjike në rrugët e vendit. Katër aksidentet të rënda regjistruan një bilanc me 2 viktima. Shkak për aksidentet është bërë lagështia në rrugë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksidenti i parë
Aksidenti i parë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në fshatin Vidhas në Elbasan. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, për pasojë u lënduan dy drejtuesit e mjeteve, një prej të cilëve në gjendje më të rënduar shëndetësore. 32-vjeçari i identifikuar me inicialet Gj.Z u transportua në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Lagështia në rrugë ishte shkaku i aksidentit. Për pasojë për disa minuta qarkullimi i mjeteve u bllokua duke shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Aksidenti i dytë
Një tjetër asksident në pak orë do të regjistrohej si pasojë e motit të keq. Këtë të herë në aksin Fier-Levan. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën por fatmirësisht nuk u regjistruan persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në Milot trajleri del nga rruga
Pa kaluar shumë nga dy aksidentet e para një tjetër aksident do të regjistrohej në vend, këtë herë në Milot. Një trajler si pasojë e lagështisë në rrugë, del prej saj. Siç mund të shihet në pamje shiu i dendur dhe era e fortë e bëjnë të pamundur shikimin. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Fatrmirësisht nuk pati të lënduar.

‘Përgjaket’ Tirana
Një aksident i rëndë i regjistruar pasditën e kësaj të mërkurë në zonën e Kopshtit Zoologjik në kryeqytet do ti merrte jetën studentit të Akademisë së Sigurisë, Arjan Shahajt. I riu ishte po lëvizte me shpejtësi në autostradë nga Sauku në drejtim të digës së Liqenit kur është përplasur me një tjetër makinë.
Si pasojë e përplasjes së fortë makina e tij ka përfunduar e botuar në rrugë dhe ka dalë jashtë saj. Shahaj ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Makina përmbyset në Rrugën Arbrit
Raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Arbrit pasi makina me të cilën ata udhëtonin humbi kontrollin dhe u përmbys mbi "Urën e Fshatit" në 158 metra lartësi.
Burrë e grua u transportuan menjëherë në spital dhe ndodhën në kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:
Klos/Informacion paraprak. Në vendin e quajtur Ura e fshatit Fshat, shtetasi A.K., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Ndërkohë autoritetet kanë përsëritur apelin e ndaj drejtuesve të mjeteve që të udhëtojnë me kujdes. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale u bënte thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar. Rama shkruante se të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë për përballimin e situatës por dhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.
Përpos aksidenteve kjo e mërkurë me shi dhe erë ka sjellë dhe bllokimin e disa akseve të rëndësishme në vend. Nga përmbytjet nuk “shpëtoi” as kryeqyteti. Në Durrës dhe Vlorë pati po ashtu probleme. Ndërkohë Kukësi, Tropoja dhe Shkodra kishin probleme me energjinë elektrike. Ndërsa në Dibër dhe Burrel rrëshqitja e dherave solli bllokimin e rrugëve./Zëri.ai
Moti i keq në vend! Rama: Të gjitha strukturat shtetërore në terren

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar për shkak të motit të keq në vend. Rama u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe ka njoftuar se të gjitha strukturat shtetërore do të jenë në terren për të siguruar kthimin në normalitet.
Kryeministri ka ndarë gjithashtu disa imazhe nga lagje të ndryshme të Tiranës, ku shihen Shërbime të Policisë Rrugore, të angazhuara për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.
"Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor,"-shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Moti i keq ka mbërthyer sërish vendin këtë të mërkurë. Në Tiranë lumi Lana rrezikon që të dalë nga shtrati, ndërkohë që shumë rrugë të kryeqytetit janë përmbytur dhe janë të vështira për t’u kaluar nga kalimtarët. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve edhe në Durrës dhe Vlorë, ku disa prej lagjeve të qyteteve bregdetare janë përmbytur. Ndërkohë si pasojë e motit të keq Kukësi, Tropoja e Shkodra kanë mungesë të energjisë elektrike./Zëri.ai
Qendra shëndetësore në Sukth jashtë shërbimit, uji futet brenda

DURRËS- Reshjet e dendura të shiut kanë nxjerrë jashtë funksionit qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit. Uji është futur brenda ambienteve, duke bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët.
Autoritetet njoftojnë se për pastrimin e ujit do të ndërhyhet nga mjetet e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime. Ndërkohë reshjet e dendura të shiut në Durrës kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi të qarkullimit të mjeteve, si dhe të këmbësorëve.
Moti i keq ka mbërthyer sërish vendin këtë të mërkurë. Në Tiranë lumi Lana rrezikon që të dalë nga shtrati, ndërkohë që shumë rrugë të kryeqytetit janë përmbytur dhe janë të vështira për t’u kaluar nga kalimtarët. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve edhe në Durrës dhe Vlorë, ku disa prej lagjeve të qyteteve bregdetare janë përmbytur. Ndërkohë si pasojë e motit të keq Kukësi, Tropoja e Shkodra kanë mungesë të energjisë elektrike./Zëri.ai
Vlora si “Venecia”/ 8 banesa përmbyten nga ujërat e zeza

VLORË- Vlora është një nga qytetet më të prekur nga reshjet e shiut që prej mëngjesit të sotëm kanë pushtuar të gjithë vendin. Shumë rrugë të qytetit bregdetar janë përmbytur, ndërkohë që 8 familje në lagjen Pavarësia janë të rrethuara nga ujërat e zeza. Në videot e siguruara nga Zëri.ai shihet qartë se banorët kanë vështirësi që të hyjnë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që prej orëve të para të mëngjesit janë në alarm nga frika e përmbytjeve.
Një qytetare, e cila është në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, tregon për Zëri.ai: Të shtunën që vajta të operohesha në spital, kur u ktheva e gjeta shtëpinë plot me ujëra të zeza. Blloqet dhe tullat i mbajmë aty përditë nga frika, kërkojmë vetëm që të na e rregullojnë, çfarë të themi ne. I kemi ngritur të gjitha karrige tavolina lart, se ka hyrë uji brenda.
Ndërkohë që kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka thënë se situate me përmbytjet është diçka që vazhdon prej 30 vitesh në Vlorë. “Kjo është një problematikë që vijon prej 30 vitesh.Për këtë qëllim duhet një projekt se bashku me qeverinë për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare. Situata shqetësuese është krijuar në disa akse të qytetit. Ka patur shqetësime edhe në një banesë ndërsa sipas tij reshjet ishin më shumë intesitet duke krijuar edhe këtë problematikë”- tha Dredha.
HARTA LIVE: Moti i keq vazhdon deri më 20 nëntor! Stuhi, rrebesh dhe përmbytje

TIRANË- Moti i keq, do të vazhdojë deri më 20 nëntor! Sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb ka parashikuar motin për sot duke bërë me dije se gjatë gjithë ditës do të ketë rrebeshe shiu deri në orët e vona të natës. Nesër, të enjtën, nuk do të ketë shi, por temperaturat do të ulen edhe më shumë. Të premten, një tjetër stuhi do të vijë në Shqipëri, e vetëm të dielën do të ketë një përmirësim të vogël të kushteve atmosferike. Të hënën, rinis shiu.
HARTA LIVE:
“Lajmet nuk janë shumë të mira, parashikohet që deri në 5 të mbasdites zonat veriore dhe qendrore do kenë intensitet reshjesh mesatare e herë pas here të lartë. Do bien mbi 80 mm që është një sasi e lartë duke marrë parasysh kohën afatshkurtër. Pastaj në zonat jugore nga ora 7 e mbrëmjes do ketë probleme qarku i Vlorës apo Gjirokastrës. Parashikohet të kemi një ndërprerje të reshjeve pas orës 10 të natës ku do ketë një dobësim gradual. Pastaj nga ora 24:00 deri në orën 03:00 do kemi rrebeshe shiu dhe stuhi, por që era do jetë e përkohshme. Nesër do ketë një përmirësim të ndjeshëm të motit, ndërsa të Premten do ketë një tjetër stuhi që do godasë brigjet e Shqipërisë. E Premtja dhe e Shtuna do ketë reshje në gjithë Ballkanin. Të paktën deri në datën 20 Nëntor do prodhohen stuhi tropikale në Paqësor të cilat do godasin Italinë Jugore e rrjedhimisht edhe Shqipërinë. Të Dielën do ketë një përmirësim të ndjeshëm ndërsa të Hënën sërish reshje,”-bëri me dije sinoptikania për TvKlan.
Gjithashtu, gjatë prononcimit të saj, sinjalizoi edhe zonat që kanë nevojë për më shumë kujdes, kryesisht në Veri të vendit, ndërsa theksoi se në këto kushte, përmbytjet janë të pashmangshme.
Zonat që duan më shumë kujdes?
-Shkodra e Lezha në veri-perëndim; Kruja, Laçi, Tirana dhe Elbasani (Zonat e Shqipërisë së Mesme)
–A rrezikohet lundrimi në zonat bregdetare?
Parashikohet që problematike të jetë kryesisht dita e sotme, nga ora 11:30 deri në orën 16:00, më pas do ketë qetësi. Sot parametri i erës nuk do jetë shumë problematik, por do ketë rrebeshe.
–A do ulen temperaturat?
-Nesër do jenë temperaturat e ulëta, mëngjesi pa reshje, por i ftohtë. Të premten do ketë rritje të temperaturave, përplasjet e masave ajrore do sjellin reshje në fundjavë. Problematikë e këtyre ditëve do jenë më shumë reshjet se temperaturat. Nesër s’do ketë reshje dhe do ketë mundësi që të tërhiqen ujërat.
Në kryeqytet është krijuar dhe një trafik i dendur, ku në shumë rrugë është paralizuar lëvizja e mjeteve. Ndërsa në rrethe, uji ka përmbytur banesa dhe biznese. Po ashtu, edhe shumë akse nacionale janë bllokuar nga rrëshqija e gurëve. Ndërsa pa energji elektrike ka mbetur Kukësi, Tropoja dhe Shkodra./Zëri.ai
Kukësi, Tropoja e Shkodra pa drita! MM: Skuraj –Burrel është bllokuar nga gurët

TIRANË- Rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me disa zona të vendit që janë prekur nga moti i keq. Aktualisht, në aksin rrugor Skuraj –Burrel ka pasur rënie masive gurësh që kanë bllokuar rrugën. Po ashtu, bllokim rrugësh ka pasur edhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.
Dalja e përroit të Zmejës nga shtrati ka shkaktuar që të përmbytet oborri i disa banesave në Mirditë. Situata po monitorohet edhe në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.
Po ashtu, po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër./Zëri.ai
Shi i dendur në Vlorë, përmbyten rrugët, rrezikohet biblioteka e qytetit
VLORË – Reshjet e dendura të shiut kanë ‘pushtuar’ ditën e sotme vendin dhe qytetin e Vlorës. Siç shikohet nga pamjet e Zëri.ai, bulevardi kryesor i qytetit është nën ujë.
Gjithashtu, lagjet e qytetit bregdetar janë përmbytur. Qytetarët janë parë duke kaluar me çizme në rrugë, ndërsa të pamundur kalimin e kanë pasur edhe disa mjete.
Janë disa akse nën ujë, Rruga "Albano Romina", rruga "Kosova", rruga Veledin Kollozi dhe zona pranë kishës Orthodokse, ndërkohë që brenda pak minutave është përmbytur edhe bulevardi "Ismail Qemali".
Po ashtu problematika janë shfaqur dhe në aksin që lidh Peshkëpinë me Vlorën, për shkak se rruga është bllokuar nga inertet.
Sasia e reshjeve të shiut por dhe mungesa e kanalizimeve janë duke rrezikuar dhe bibliotekën e qytetit, ku po vendosen thasë me rërë, që uji të mos depërtojë në ambientet e brendshme.
Moti i keq ka mbërthyer sërish vendin këtë të mërkurë. Në Tiranë lumi Lana rrezikon që të dalë nga shtrati, ndërkohë që shumë rrugë të kryeqytetit janë përmbytur dhe janë të vështira për t’u kaluar nga kalimtarët. Edhe në Durrës, në afërsi të stadiumit Niko Dovana ka prani të madhe të ujit në rrugë, duke vështirësuar kalimin e mjeteve. /Zëri.ai/
VIDEO/ Rënie gurësh dhe shi i dendur, bllokohet rruga në Shkopet

MAT- Shkopeti është i pakaluaeshëm. Pamjet e publikuara nga Zëri.ai tregojnë se si rruga në shumë akse është bllokuar. Moti i keq dhe shirat e dendur kanë bërë që gurët të bien e të bllokojnë rrugën. Çdo person që mund të kalojë në këtë aks, është i rrezikuar.
Moti i keq ka mbërthyer sërish vendin këtë të mërkurë. Në Tiranë lumi Lana rrezikon që të dalë nga shtrati, ndërkohë që shumë rrugë të kryeqytetit janë përmbytur dhe janë të vështira për t’u kaluar nga kalimtarët. Edhe në Durrës, në afërsi të stadiumit Niko Dovana ka prani të madhe të ujit në rrugë, duke vështirësuar kalimin e mjeteve.
Problematike raportohet të jetë situata dhe në Mirditë, ku rrezikohen të përmbyten disa banesa, si pasojë e fryrjes së përroit të Zmejës. Po ashtu, ka bllokim të rrugës në Shkopet. Ekipe shpëtimi të Mbrojtjes Civile dhe të zjarrfikësve si edhe punonjës të firmës që mirëmban rrugët janë dërguar në vend.
Rreshjet e shiut, Tirana bllokohet nga trafiku. Veliaj: Shmangni lëvizjet e panevojshme

TIRANË- Kanë mjaftuar pak minuta shi në Tiranë, që përveç përmbytjeve të disa rrugëve në lagje të ndryshme të kryeqytetit, të ketë edhe një paralizim të trafikut. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme që sjell Zëri.ai shumica e rrugëve të Tiranës janë të bllokuara duke lënë për minuta të tëra në trafik qytetarët. Përveç situatës së trafikut që ndodh çdo ditë, reshjet e shiut kanë përkeqësuar situatën.
Pamje nga trafiku në Google Maps:
Ndërkohë që edhe pse situata e sotme ka qenë e paralajmëruar, shumë rrugë në Tiranë sërish janë gjendur nën ujë, ndërsa Lana rrezikon që të dalë nga shtrati.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të bashkëpunojnë me punonjësit e emergjencave.
“Kujdes të shtuar sot me valën e re të rrebeshit! Të gjitha skuadrat janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për përballimin e situatës! Si herën e fundit, do evitojmë lëvizjet e panevojshme dhe do bashkëpunojmë me punonjësit e emergjencave! Kujdes të moshuarit e fëmijët dhe telefononi 112 për çdo rast kritik! Forca”, shkruan Veliaj. Reshjet e shiut pritet që të jenë prezente përgjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që në shumë qytete të vendit, ka probleme dhe në akset rrugore, veccanërisht në zonat rurale.
/Zëri.ai
Moti i keq, përmbyten rrugët në Tiranë, Lana rrezikon të dalë nga shtrati

SHQIPËRI- Moti i keq ka mbërthyer sërish vendin këtë të mërkurë, ku në Tiranë lumi Lana rrezikon që të dalë nga shtrati, ndërkohë që shumë rrugë të kryeqytetit janë përmbytur dhe janë të vështira për t’u kaluar nga kalimtarët. Ndërkohë që dhe në Durrës, në afërsi të stadiumit Niko Dovana ka prani të madhe të ujit në rrugë, duke vështirësuar kalimin e mjeteve.
Problematike raportohet të jetë situata dhe në Mirditë, ku rrezikohen të përmbyten disa banesa, si pasojë e fryrjes së përroit të Zmejës. Po ashtu, ka bllokim të rrugës në Shkopet. Ekipe shpëtimi të Mbrojtjes Civile dhe të zjarrfikësve si edhe punonjës të firmës që mirëmban rrugët janë dërguar në vend.
Pamje nga Durrësi:
Pamje nga Tirana:
View this post on Instagram
Moti gjatë ditës së sotme parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë fillimisht në veriperëndim e më pas lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug të vendit.
Reshjet do të jenë të herëpasherëshme dhe do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër. Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
/Zëri.ai
Rrebeshe, breshër dhe shkarkesa elektrike/ Si do të jetë moti sot

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë fillimisht në veriperëndim e më pas lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug të vendit.
Reshjet do të jenë të herëpasherëshme dhe do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër.
Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.